Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forcat izraelite vrasin 5 militantë palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një komandant
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Forcat izraelite vrasin 5 militantë palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një komandant
AktualitetBote

Forcat izraelite vrasin 5 militantë palestinezë në Bregun Perëndimor, mes tyre një komandant

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë pesë militantë të tjerë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një komandant lokal, ndërsa kreu për të dytën ditë me radhë operacioneve kundër terrorizmit

Izraeli tha se bastisjet në veri të Bregut Perëndimor – gjatë të cilave që nga e marta janë vrarë gjithsej 16 persona, pothuajse të gjithë militantë, kanë për qëllim parandalimin e sulmeve.

Palestinezët thanë se ata i shohin si një zgjerim të luftës më shumë se 10 mujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe që synojnë të përjetësojë sundimin ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi Bregun Perëndimor.

- Publicitet -

Ndërkohë, Izraeli tha se ka rënë dakord për të paktën tre ditë “pauzë humanitare” të luftimeve në Gazë, duke filluar nga e diela, për të lejuar zyrtarët e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara të kryejnë vaksinimin kundër poliomielitit në territor, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hamasi e mirëpriti pauzën humanitare për programin e vaksinave kundër poliomielitit, tha të enjten zyrtari i Hamasit, Basem Naim për Reuters.

Gjithashtu të enjten, zëvendësi i të dërguarit amerikan në Kombet e Bashkuara tha se Izraeli u kishte thënë zyrtarëve amerikanë se një “gabim në komunikim” mes njësive ushtarake izraelite, ishte bërë shkak për sulmin e armatosur, ndaj një automjeti të Programit Botëror të Ushqimit në Gazë.

Programi Botëror i Ushqimit pezulloi përkohësisht lëvizjen e punonjësve të tij në rajon të mërkurën, pasi të paktën 10 plumba goditën një nga automjetet e tij me shenja të qarta që mbanin emrin e organizatës, ndërsa po i afroheshin një postblloku ushtarak izraelit. Nga incidenti nuk pati të lënduar.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?