Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit, kontrollohen qelitë e të burgosurve përjetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit, kontrollohen qelitë e të burgosurve përjetë
AktualitetKronike

Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit, kontrollohen qelitë e të burgosurve përjetë

Published: September 22, 2025
Shpërndaje

Forcat operacionale të Policisë së Burgjeve kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, me fokus kryesor identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme brenda ambienteve të sigurisë së lartë.

Në qendër të këtij operacioni kanë qenë edhe disa të dënuar me burgim të përjetshëm, ndër ta edhe Indrit Shaqe, i cili vuan dënimin për krime të rënda. Burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në qelinë e Shaqes janë gjetur sende të ndaluara, që dyshohet se përdoreshin për komunikim të jashtëligjshëm.

Kontrollet janë përqendruar në identifikimin e pajisjeve të ndaluara si telefona celularë, karta SIM apo pajisje të tjera që mund të shërbejnë për komunikim të paligjshëm me botën e jashtme. Sipas burimeve, një sërë sendesh me interes të veçantë për hetimet janë sekuestruar dhe tashmë janë në proces verifikimi nga autoritetet përkatëse.

- Publicitet -

Ky operacion vjen në kuadër të masave të shtuara për të rritur sigurinë dhe për të ndërprerë çdo tentativë për organizim kriminal nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Gjithashtu po nga vetë forcat e sigurisë së IEVP Peqin është ushtruar kontroll ku është gjetur një telefon një të dënuari, i cili vuan dënimin te seksioni sigurisë së lartë.

Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim.

Indrit Shaqja mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023, kur i akuzuari për vrasjen e dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj, ekzekutoi me armë brenda burgut Arben Lleshin, në një krim motivet e të cilit mbetën të panjohura.

Shaqja rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre.

Më 2 shtator të vitit 2014, tre persona torturuan për grabitje e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç. Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani, kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave, Artur Kacanolli, kanë marrë dënimin maksimal në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi
  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes

Komentet e Fundit

  1. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Joni on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  3. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. Anonymous on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. Vilajet Qyrku on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?