Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Forcimi i Lidhjeve: Mundësi Strategjike për një Marrëveshje të Totalizimit (shmangia e taksimit të dyfishtë dhe njohja e sigurimeve shoqërore) SHBA-Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Forcimi i Lidhjeve: Mundësi Strategjike për një Marrëveshje të Totalizimit (shmangia e taksimit të dyfishtë dhe njohja e sigurimeve shoqërore) SHBA-Shqipëri
Komunitet

Forcimi i Lidhjeve: Mundësi Strategjike për një Marrëveshje të Totalizimit (shmangia e taksimit të dyfishtë dhe njohja e sigurimeve shoqërore) SHBA-Shqipëri

Published: November 5, 2024
Shpërndaje

Nga Arnold Visha

Në një ekonomi globale, lëvizshmëria e fuqisë punëtore përtej kufijve kombëtarë është gjithnjë e më e zakonshme. Kjo levizje ngre nevojën për një marrëveshje dypalëshe për të menaxhuar kompleksitetin e të drejtave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për palën punëtore.

Ndërsa shume vende europiane kanë korrur përfitimet e Marrëveshjeve të Totalizimit me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria ende nuk e ka zyrtarizuar një partneritet tëtillë. Ky artikull eksploron përfitimet e mundshme të vendosjes së një marrëveshjeje të tillë midis Shqipërisëdhe SHBA-së, duke bërë krahasime me disa shtete të tjera europiane të cilat kanë kohë që kanë zyrtarizuar këtë marrëveshje me SHBA.

- Publicitet -

Por, çfarë është realisht “Totalization Agreement” ose e ashtuquajtura Marrëveshje e Totalizimit?

Marrëveshjete Totalizimit mbrojnë punonjësit nga rreziku i taksimit të dyfishtë mbi të njëjtat të ardhura nga sistemet e sigurimeve shoqërore kur ata punojnë përtej kufijve. Këto marrëveshje ndihmojnë gjithashtu punëtorët të kualifikohen dhe të llogaritin përfitimet e pensionit, aftësisë së kufizuar dhe të ardhurave nga sigurimet shoqërore për pjesëtarët e familjes të individëve të cilët kanë humbur jetën ose ish-pjëstarëve ushtarak, kur atandajnë karrierën e tyre midis dy vendeve.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrëveshje dypalëshe me 30 vende të botës ndër të cilat dhe disa shtete të vogla europiane si Republika Çeke, Sllovenia dhe Sllovakia.

Sllovenia edhe Sllovakia janë shtetet më të funditeuropiane të cilat kanë krijuar marrëveshje tësuksesshme totalizimi me SHBA-në. Këto marrëveshjekanë qenë vendimtare në:

Lehtësimin e lëvizjes së punonjësve: Reduktimi ibarrës administrative dhe financiare për kompanitë dhe punonjësit që punojnë përtej kufijve.

Inkurajimi i investimeve të biznesit: Krijimi i një mjedisi ligjor dhe ekonomik më të parashikueshëm për bizneset që operojnë në të dy drejtimet.

Sigurimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore: Sigurimi që punëtorët të mos humbasin mbrojtjen e tyre të sigurimeve shoqërore gjatë punës jashtë vendit.

 Megjithëse nuk gjenden të dhëna lehtësisht të disponueshme për numrin e shtetasve amerikanë dhe shqiptarë që punojnë në vendet reciproke, është e qartë se rritja ekonomike e Shqipërisë në vitet e fundit dhe zgjerimi në dimensionin turistik, kanë rritur besimin e investitorëve të huaj përfshirë dhe ata amerikanë për investime madhore. Ky bashkëpunim në lehtësimin e mënyrës së taksimit dhe njohjen e sigurimeveshoqërore të paguara në vende të ndryshme mund të sigurojë përfitime të ngjashme siç shihen në vendet e tjera europiane.

Sipas statistikave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2023 rezulton se investimete huaja direkte (FDI) nga kompanitë amerikane nëShqipëri kanë arritur shumën historike prej 232 milionë dollar amerikan, me një rritje të shpejtë krahasuar me 100 milionë dollar në fund të vitit 2020.

Duke përdorur si bazë krahasuese vendet e tjera europiane të përmenduara më sipër rezulton se Sllovenia ndalet në shumën prej 96 milionë euro të investimeve të huaja direkte, zotëruar nga kompanitë amerikane dhe Sllovakia në rreth 176 milionë dollar amerikan, të dhëna të publikuara për herë të fundit nëvitin 2021.

Mbi bazën e statistikave më larte krijohet besimi se një marrëveshje e tillë do të ishte tepër fitimprurëse për të dyja vendet duke parë dhe tendencën në rritje të investimeve amerikane në vendin tonë.

 Do të nevojiteshin analiza paraprake dhe gjithëpërfshirëse për të vlerësuar përputhshmërinë midis sistemeve të sigurimeve shoqërore të SHBA-së dhe Shqipërisë, pasi kjo është baza kryesore mbi të cilën ngrihet ideja e një bashkëpunimi dypalësh i kësaj natyre.

Megjithatë, suksesi i implementimit të marrëveshjeve të njëjta me partnerët europiane të diskutuar më lartë sugjeron se dallimet në sistemet reciproke mund të kapërcehen në mënyrë efektive nëpërmjet marrëveshjeve të mirë-strukturuara.

 

Zbatimi i një marrëveshjeje totalizimi midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të pasqyrojë suksesine marrëveshjeve të mëparshme me vendet e ngjashme, duke rritur lidhjet ekonomike, duke thjeshtuar proçeset burokratike dhe duke siguruar mbrojtje të rendësishme për punëtorët. Kjo jo vetëm do të sillte përfitime në sektorin ekonomik, por edhe do të forconte partneritetin strategjik historik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke u përafruar me modelet e provuara, Shqipëria mund të rrisë atraktivitetin e saj si një destinacion biznesi duke mbrojtur forcën e saj punëtore të angazhuar në SHBA. Tani është koha që palët e interesuara në të dy vendet të hedhin bazat për këtë marrëveshje me përfitim reciprok.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?