Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Beteja për 20 përqindshin” prezantohet në diskutim të hapur në Himarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: “Beteja për 20 përqindshin” prezantohet në diskutim të hapur në Himarë
AktualitetKulture

FOTO: “Beteja për 20 përqindshin” prezantohet në diskutim të hapur në Himarë

Published: October 30, 2023
Shpërndaje

Himariotë, vuniotë, piluriotë e borshiotë të shunicës që vetidentifikohen shqiptarë dhe të pakicës që vetidentifikohen grekë iu përgjigjën një ftesë të hapur për t’u bashkuar në shëtitoren e Himarës, për një bisede publike mbi botimin studimor “Beteja për 20 përqindëshin”.

Bido theksoi se popullsia greqishtfolëse e tri fshatrave të zonës arrin në 19%, por numri i të vetidentifikuarëve si “grek” përllogaritet në shifrën 14,5%.

“Në këtë zonë janë tri fshatra greqishfolëse, Himara fshat, Dhërmiu dhe Palasa, por nuk janë minoritare për një arsye shkencore. Sepse kanë tradita dhe doke të njëjta me Labërinë bregase. Ka popullsi 19% greqishtfolëse, por jo të gjithë janë grekë. Prej tyre, 14,5% janë me vetidentifikim grek. Kjo është analiza që bëj në libër dhe më vjen mirë që studiues të shumtë, shqiptarë dhe grekë, bien dakord në këtë pikë.”, u shpreh Bido.

- Publicitet -

Në vijim të fjalës së tij, Bido shtoi se përmes nacionalizmit politik tentohet të prodhohet një 20 % i paqenë, që do të kishte implikime politike afatgjata.

“Ka një lëvizje politike që bën betejë per arritjen e 20%. Kjo lëvizje tenton të prodhojë artificialitet, një gënjeshtër. Është produkt politik, pasi kemi një ligj që do bënte që nga Llogaraja në Qafë Botë, të kishim tabela dygjuhëshe, flamuj greke, shkolla dygjuhëshe. Struktura nacionaliste të shtetit grek, e kanë tërhequr politikën e shtetit grek për të prodhuar politika me implikime afatgjata.

Nëse ndodh artificialiteti, do të prodhonte si efekt, që së pari ne do jemi në varësi të një shteti fqinj dhe aleat, që është Greqia. Dhe më kryesorja, do prishte kohezionin e komuniteteve të këtushme që jetojnë në harmoni, do përçante njerëzit që jetojnë vëllazërisht.”, tha Bido.

Në përmbyllje të diskutimin, të pranishmit zhvilluan një debat të gjerë, nisur nga keqinterpretime publike mbi këtë studim.

“Unë bëra një ftesë të hapur pikërisht për këtë debat. Më vjen mirë që më kanë ardhur himariotë, piluriotë, vuniotë, borshiotë, nga Çorraj. Më vjen mirë që erdhët me të tjera mendime, me mendimet që tentuan nacionalistët politikë për të përçarë, duke deformuar deklaratat e mia në mënyrë të strukturuar në rrjetet sociale dhe po e mbyllim duke rënë dakord.”

Më tej, në fjalën e marrë, studiuesi Kristo Çipa vlerësoi bazën shkencore të botimit dhe apeloi për ta lexuar duke lënë mënjanë emocionet.

“Ju falenderoj për këtë libër me baza shkencore. Edhe për ballafaqimet në këto zona dhe në televizione. Ne jemi të interesuar që këto studime të jenë mbi baza shkencore dhe jo mbi emocione. Është hera e parë që po bëhet një debat i hapur mbi këtë çështje. Dua që të lexohet ky libër me gjakftohtësi.”, tha intelektuali.

Pas pritjejeve në Delvinë, në Sarandë dhe në Himarë, turi i prezantimeve do të vijojë dy ditët e ardhshme në Vlorë dhe në Konispol, një prej qyteteve që qendron në fokus të trajtesës së këtij botimi studimor.

n.s./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…
  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?