Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Çadra në mal dhe mijëra qengja kurban, pelegrinët që i falen shenjtorit Abaz Ali mbushin Tomorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > FOTO: Çadra në mal dhe mijëra qengja kurban, pelegrinët që i falen shenjtorit Abaz Ali mbushin Tomorin
EnciklopediKryesore

FOTO: Çadra në mal dhe mijëra qengja kurban, pelegrinët që i falen shenjtorit Abaz Ali mbushin Tomorin

Published: August 23, 2022
Shpërndaje

Datat 20-25 gusht shënojnë pelegrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorrit, vendin e shenjtë të bektashinjve, por që vizitohet prej mijëra shqiptarëve të besimeve të ndryshme fetare.

“Teksa afrohesh drejt majës, tingujt e muzikës popullore, kafshët e gjalla në pritje për t’u bërë kurban, aroma e mishit të pjekur dhe kaosi i makinave që përpiqen të gjejnë parkim, të japin ndjesinë se po shkon drejt një festivali veror në mal” – shkruan gazetarja Nensi Bogdani e “Reporter”.

Kjo festë bektashiane lidhet ngushtë me emrin e shenjtorit Abaz Ali, për të cilin legjenda thotë se erdhi përpara qindra viteve me kalin e tij në malin e Tomorrit. Gjurmët gjenden në teqen e parë përgjatë rrugës që të ngjit drejt majës.

- Publicitet -

Rituali më i rëndësishëm i këtij pelegrinazhi është flijimi i një qengji, pra “kurbani”. Familje të tëra shkojnë atje për të blerë dele apo qengja, të cilat vetë tregtarët apo kasapët i flijojnë në thertoren që ndodhet në majë të malit.

Pasi kafsha flijohet, familjarët lyejnë ballin e tyre me gjakun e saj. “Çdo vit theren pothuajse rreth 10 mijë krerë bagëti,” thotë njëri prej kasapëve. Një qengj tregtohet nga 10 mijë në 15 mijë lekë të reja, në varësi të peshës.

“Këtë vit jemi shumë herë më mirë se vjet,” tha një tjetër kasap në thertoren që ndodhet në majë të malit të Tomorrit, duke iu referuar fitimeve. Pasi i therin dhe i rrjepin lëkurën, familjarët e fusin mishin e freskët nëpër thasë të mëdhenj, për të vijuar më pas rrugëtimin e tyre duke e shoqëruar me fjalët “na ndihmoftë”.

Shumë prej besimtarëve bektashinj e çojnë deri në fund rrugëtimin, duke qëndruar për netë të tëra nën çadrat e ngritura në majën e Tomorrit, deri në përfundimin e pelegrinazhit.

i.b. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • ce says:
    August 23, 2022 at 5:26 am

    Ky eshte sekti me primitiv ne planet qe legjendari Ataturk e perzuri me shqelma nga Turqia ne vitin 1923 . Shpikjet e dervisheve se ne ate mal paska ardhur Abaz Aliu nuk i besojne as femijet. Masakra me kafshet qe qelbin malin dhe 3 muaj prapa nga gjaku, kockat dhe mbeturinat e lekureve e shumezon me zero kete aktivitet te pakuptimte 5 ditor qe nuk ndodh ne asnje vend te botes. Pasi hane dhe mbushin barkun shkojne tek teqeja e Kulmakut me varret me kocka kali brenda dhe hedhin mjeranet 10 apo 20 mije leke qe te mbushin thaset e dervisheve dhe Mond bektagjiut .

    Reply
  • Detari says:
    August 23, 2022 at 5:48 am

    popull turk ndytin ambientin, te mjera kafshe.
    ku je o milloshevic…

    Reply
  • Ilir says:
    August 23, 2022 at 8:44 am

    Sa janë shtuar “pelegrinët” e idjot Ferdinand Samarxhiut – “nderi” i Kombit !
    Kjo që ndodh në Malin e Tomorit është jo vetëm masakër e qingjave të gjorë , e ambientit përreth, por edhe tregues i masakrës së Trurit të këtyre njerëzve “pelegrinë” – bërë në këto 30 vitet e fundit.

    Reply
  • realist says:
    August 24, 2022 at 8:32 am

    Ore Ce , desha te dinja , pse na qenka kaq “legjendar” ky Ataturku i Turqise , cfare legjendash i paska lene njerezimit ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?