Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Historia e një princi italian që u vra në Tepelenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FOTO: Historia e një princi italian që u vra në Tepelenë
AnalizaHistori

FOTO: Historia e një princi italian që u vra në Tepelenë

Published: March 20, 2026
Shpërndaje

Nga Auron Tare

Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe për t’iu kthyer historisë, po rrëfej një ngjarje me interes historik, vdekja e një Princi në Tepelenë.

Më 19 mars 1941, në malin e Trebeshinës, në mes të një beteje epike që ende përmendet në manualet ushtarake si Beteja e Kuotës 731, u vra princi italian Giorgio di Borbone-Parma, në moshën 41-vjeçare.

- Publicitet -

Oficer i ushtrisë mbretërore italiane dhe aristokrat, ai kishte marrë pjesë në disa nga fushatat ushtarake të Italisë fashiste, veçanërisht në Etiopi dhe Libi.

Komandant kompanie me gradën kapiten në një nga njësitë më të njohura speciale fashiste, “Arditi”, princi zbarkoi në Durrës dhe u vendos në kampin e Tepelenë.

Aty ku sot ndodhet stadiumi i Tepelenës ishte vendosur Divizioni i 51-të i Këmbësorisë “Siena”, ku njësia që ai drejtonte kishte bazën e saj.

Gjatë dimrit 1940–1941, forcat italiane kishin ngecur në vijën e frontit përgjatë Lumi Vjosa. Edhe vizita e Benito Mussolini në front nuk arriti të motivonte mjaftueshëm trupat për t’i shtyrë grekët mbrapsht.

Më 9 mars 1941, forcat italiane nisën një ofensivë të madhe përgjatë frontit për të marrë lartësitë strategjike të mbajtura nga grekët në zonën e Trebeshinës, ku ushtria greke kërcënonte gjithë trupat italiane të vendosura përgjatë Vjosës.

Sipas kujtimeve të pjesëmarrësve, Kuota 731 u bombardua për ditë të tëra aq fort sa peizazhi përreth u transformua. Njësitë speciale “këmishëzinj” dhe Arditët ndërmorën sulme të përsëritura për të larguar grekët nga kjo lartësi.

Pikërisht këtu komandanti i njësisë, princi Giorgio Borbone-Parma, u vra nga një plumb në kokë, gjatë luftimeve trup më trup pranë llogoreve greke. Beteja duket se ka qenë jashtëzakonisht e ashpër dhe zona përreth u mbush me trupa ushtarësh italianë të vrarë.

Me hyrjen e trupave elitë gjermane në Greqi në prill 1941 ( Pushtimi gjerman i Greqisë ), ushtria greke u tërhoq me shpejtësi duke braktisur pozicionet e saj.

Maja e Trebeshinës e njohur si Kuota 731 u shpall zonë e shenjtë nga Mbretëria Italiane në nder të ushtarëve të rënë. Në verën e vitit 1941 u ngrit një monument i madh për t’i përkujtuar ata. Ndër varret ndodhej edhe varri i thjeshtë i princit Borbone-Parma.

Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe kthimin e mëvonshëm të eshtrave të ushtarëve italianë në Itali, me shumë gjasa edhe trupi i princit u rikthye. Monumenti italian, ashtu si shumë të tjerë të ngritur për luftën, u shkatërrua gjatë periudhës komuniste.

Nga kërkimet e mia modeste nuk kam gjetur asnje info se cfare u be me eshtrat e Princit Bourbone-Parma. Ndoshta mund te jene ende aty ne Kuoten 731.

Ngjarja u harrua gradualisht dhe, përveç shoqatave si ajo e veteranëve “Alpini” që vizitojnë herë pas here zonën për të nderuar të rënët, ajo kujtohet rrallë sot.

Disa vite më parë, unë vetë jam ngjitur në Kuotën 731 dhe nuk kam gjetur asnjë gjurmë të monumentit. Ruajtja e këtyre vendeve do të kishte vlerë të madhe historike. Përveç kujtesës, përplasjet italo-greke në këtë zonë mund të përbëjnë një mundësi të rëndësishme për turizëm kulturor.

Rreth familjes Bourbon-Parma

Shtëpia e Bourbon-Parma është një degë italiane e familjes mbretërore spanjolle. Anëtarët e saj kanë sunduar dikur si Mbretër të Etrurisë dhe Dukë të Parmës, Piacenzës, Guastallës dhe Lukës.

Familja rrjedh nga dinastia franceze e Kapetëve në linjë mashkullore. Emri “Bourbon-Parma” bashkon emrin e familjes (Bourbon) me titullin e Dukës së Parmës.

Sot, kjo familje lidhet me familjen e Dukatit të Madh të Luksemburgut, dhe anëtarët e saj mbajnë titullin Princ/Princeshë me predikatin e Lartësisë Mbretërore.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • RoCu says:
    March 20, 2026 at 3:21 pm

    Ka njè ndrishim midis ushtarève tè rènè nè Luftè. Ata qè luftojnè pèr tè mbrojtur familjen, nderin Atdheun e tyre janè dèshmorè dhe nè raste tè veçanta Heronj. Nèse princi Giorgio u ndodh aty nè krah tè shqipètarève pèr tè mbrojtur Shqipèrinè Ai varr duhej tè ishte aty nè quotèn 731 e sigurisht njè vènd pelegrinazhi. Historia èshtè krrejt ndryshe. Kjo nuk e mohon atè qè ajo Quotè me ndihmèn e qeverisè Italiane tè rikthehet edhe mè e bukur se ajo e Verès sè ’41. Lufta ka rrèmbyer gjithmonè djem tè ri, me ideale e èndrra tè ndryshme, pèr mè tepèr duhet tè theksohet atè qè kanè bèrè aventurirèt grekè me varret e ashtuquajtura tè ushtarève tè tyre qè kur erdhèn Gjermanèt u zhdukèn …..e mè vonè kanè pèrdorur gjithè llojè mènyrash pèr tè krijuar ato Varreat si ajo gozhda e Nastradinit, qè qèllimet dihen edhe falè dobèsive tè politikanève shqipètarè.

    Reply
  • SHQIP says:
    March 20, 2026 at 4:00 pm

    V.F.L.P.
    poshtë fashistët ballistët zogollistët berishistët
    Populli shqiptar do fitojë

    Reply
  • Fshatari says:
    March 20, 2026 at 4:55 pm

    Ndryshimi i lufterave dikur me lufterat sot.
    Ne lufterat dikur ata qe mernin vendime per lufte mernin pjese vete ( ose femijet e tyre, nese ata vete ishin shume te moshuar) ne lufte. Mbreti qe fuste mbreterinee ne lufte ishte vete ne krye te ushtrise ne fushe beteje, dhe rreth tij ishin pleqesira qe mbesheti luften. Femijet e atyre qe aprovonin luften ishin ne vijen e pare te frontit.
    Sot? Sot ata qe marin vendime lufte dhe familjet e tyre rine pas tavolinave ne zyra te shtruara me karpete te shtrenjta, ndersa ata qe jane ne frontin e luftes jane femijet e shtresave te mesme te shoqerise.
    Gjithmon ne historine e qenies njerezore ka pasur e do te kete luftera, por lufterat e dikurshme ishin me te ndershme kur dikush ( mbret, princ apo parlament) shpallte lufte. Sespe ata qe mernin apo perkrahnin vendimin ishin vete ne vijen e pare te frontit te luftes.

    Reply
  • dyshuesi says:
    March 20, 2026 at 5:03 pm

    Tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ka një aristokrat që kërkohej , koloneli Z , i cili ishte nga familje aristokrate. E jëma ishte konteshë.

    Reply
  • Skela says:
    March 20, 2026 at 6:52 pm

    Je në vete ti Roçka! Mu duk se e lexova gabim frazën: “Nëse princi Giorgio u ndodh aty në krah të shqiptarëve për të mbrojtur Shqipèrinë Ai varr duhej të ishte aty në quotën 731 e sigurisht një vënd pelegrinazhi”! Je çmëndur fare apo si??! Apo je edhe ti ndonjë nga ata katolikët që e pritën Musolinin me lule! Se Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë qelbësirat dhe tradhtarët.

    Reply
  • xxx says:
    March 20, 2026 at 7:04 pm

    Ballistet e Edvin rames ne pushtet qe jargaviten per status elite me keq se femrat kur kapen flokesh per tu dukur.

    Dita nuk nguron te botoje letyrat qe shkruan Tare gjithe duke ditur se ky ne bashkepunim me Ramen ofruan Sazanin-oferte e pakerkuar, cifutit te familjes trump.

    Reply
    • RoKu says:
      March 21, 2026 at 10:34 am

      Hej Skela jeni shumè defiçit nè vèmendje, Princ Georgio do tè thèriste “Imbecile”

      Reply
  • Patriot says:
    March 20, 2026 at 7:28 pm

    Historia tregon shume dhe shtremberimet qe ju kane bere asaje na ka lene po identitet.
    I vetmi shtete qe perpara se te pushtoje studionte historine kane qene Anglezet. Renndesia e historise qendrone sepse ajo perseritet.
    Shume domethenese qe forcat Greke nuk pranonin te derzoheshin kunder shqiptareve dhe Italianeve por u zhduken sapo erdhen Gjermanet.
    Edhe tani kur Gjermania flete europa degjon

    Reply
  • demo says:
    March 20, 2026 at 7:56 pm

    U vrane per NE.PER TE CLIRUAR TOKAT SHQIPTARE,CAMERINE DHE EPIRIN NGA PUSHTUESIT GREKE.
    Te paret ne sulm duhet te hidheshin shqiptaret,Shqiptaret ja mbathen, Dezertuan.BataljoniTomorri.
    Hajt mburruni 80 vjet qe sabotuat Italine fashiste.
    Atdheun e gezojne Ata qe e mbrojne.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    March 20, 2026 at 8:41 pm

    SHQIP , poshte hajdutet ramiste .

    Reply
  • chp says:
    March 20, 2026 at 11:42 pm

    -Ne paragrafin e 11-te ka nje gabim te madh ose nje fjali qe duket e ngaterruar ku thuhet
    (citoj) Maja e Trebeshinës e njohur si Kuota 731 (fund citimi)
    ..ne fakt maja Trebeshines eshte 1.342 metra.
    -Ne 1993 per here te pare kete lartesine 731 e kam pare ne murin para parlamentit grek te Ushtari panjohur,ne Athine ku eshte shkruar dhe Gryka e Kelcyres dhe qafa Kicokut .etj
    -U interesova ne literaturen e luftes italo-greke dhe me ka habitur fakti qe nje njesi e vogel ushtarake greke perballoi e vetme ushtrine italiane me ne krye Mussolinin qe udhehiqte personalisht betejen nga rreth 5 km distance…
    Kjo ndoshta eshte beteja me lavdishme ushtarake por me e nevleftesuar per te gjithe kohrat,ndoshta se kjo beteje pas dy ditesh me futjen e gjermaneve ne Greqi u eklipsua ( flasim ushtarakisht..)
    -Ne literature njihet si “the Battle of Hill 731” por lartesia e kesaj kodre nga bombardimet fuqishme ju hoqen 4 metra
    -Persa i perket artikullit te Tares ky i fundit ,edhe pse kam patur nje fare respekti ne vitet 90′ te shekullit kaluar ka kaluar “out the order” dhe nuk doja ta ofendoja per kete artikull por do ti kujtoja nje artikull “te pjerdhur” kur fotografine te anija e princit Vlora ne Amerike ne vitet 20′ Tarja yne e paraqiste si atdhetar kurse ne fakt ai ishte si kollovar i Elenes qe ishte bije e nje super te pasuri…..Nuk e dime nga e ka prejardhjen togfjaleshi..””germo,Tare germo “””por ne rastin e Auronit tingellon ne menyre prefekte..

    Reply
  • GJenerali i ushtrise says:
    March 21, 2026 at 12:31 am

    Vari leshte

    Reply
    • artani says:
      March 21, 2026 at 6:27 pm

      ne fakt artikulli nuk eshte gje tjeter vec nje fragment historik. nuk ka lidhje me ndonje nostalgji apo reference te ketij lloji. nuk e kuptoj ku qendron problemi i parashkruajtesit. nderkohe ai artikulli per Princin Vlora une e kam lexuar dhe me ka pelqyer shume. ideja ishte se si pritej dikur nje figure shqiptare ne amerike edhe pse sigurisht perzier me kuriozitetin dhe egzotiken. pra nuk kishte kurfare hiperbolizmi ne ate shkrim.

      Reply
  • Fshatari says:
    March 23, 2026 at 4:56 pm

    Ve bast qe gjysma e komentuesve ketu jane robote (bots)
    Te flasesh per nje ngjarje historike dhe te kesh te pakte 1/3 e komenteve for Saliun e Edin tregon se ata qe shkruajne jane robote dhe jo njerez ( ose….. budalleku ne kohen e internetit ka aritur ne piken ekstreme)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?