Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I arratisuri nga burgu grek grabiti shtëpinë e Argita Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I arratisuri nga burgu grek grabiti shtëpinë e Argita Berishës
KronikeLajmi i fundit

I arratisuri nga burgu grek grabiti shtëpinë e Argita Berishës

Published: December 17, 2023
Shpërndaje

Një numër i lartë zyrtarësh dhe politikanësh shqiptarë kanë rënë pre e vjedhjeve në banesat e tyre përgjatë viteve të fundit.

Karakteristikë e këtyre rasteve ka qenë se shumica e tyre nuk janë denoncuar. Shkaku ka qenë skandali që do pasonte me pyetjen e pashmangshme: Ku u gjetën paratë që janë vjedhur?

Me përjashtin të rasteve si ajo e ish-zyrtares që kishte fshehur mbi gjysëm milion euro në tubat e ajrimit të kuzhinës dhe ndonjë rasi tjetër, shumica e këtyre vjedhjeve ka mbetur e fshehur.

- Publicitet -

Raste tipike janë regjistruar në vilat e Gjirit të Lalzit dhe në rezidencat e luksit në Tiranë.

DITA mëson se prova për shumë prej këtyre rasteve gjenden edhe në komunikimet e rrjetit SKY që gjenden aktualisht në duart e prokurorëve të SPAK pas zbërthimit të këtij aplikacioni nga hetuesit francezë.

Një nga krerët e krimit shqiptar aktualisht i burgosur ka qenë truri i një serie vjedhjesh në banesa të ministrave dhe emrave të njohur politikë për të cilët kishte ibënformacion se fshihnin sasi të madhe paraje kesh në banesa.

Një rast i raportuar ka qenë ai i vjedhjes së një prej banesave të shumta të çiftit Jamarbër Malltezi – Argita Berisha. Malltezi aktualisht është në arrest shtëpiak për aferën e klubit Partizani, kurse vajza e ish-kryeministrit Berisha përflitet se ka ambicie të pasojë babanë në politikë.

Një investigim i medias greke ka zbuluar se një i arratisur nga burgu i Trikalas, ka qenë implikuar në grabitjen e banesës së Argita Malltezit në Tiranë. Real News, një gazetë e përjavshme në Greqi, shkruan se grabitja ka ndodhur disa kohë më parë dhe sipas identifikimit të policisë shqiptare, një prej grabitësve ka qenë Fatos Sylaj, i cili ishte arratisur me dhjetë të tjerë nga burgu i Trikalas në Greqi.

DITA raporton numrin e sotëm detaje për vjedhjen në banesën e çiftit Malltezi, ku sipas citimeve të policisë greke, hajdutët kishin hyrë nga pjesa e prapme dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

Sipas policisë, Sylaj akuzohet për të paktën 30 grabitje të gjitha në banesa personash të akuzuar për korrupsion.

Ai u arrestua në Tiranë, pas dyshimeve se ishte fshehur në Kosovë.

Policia raporton se disa grupe të tjerë kryejnë të njëjtin aktivitet që ka vënë në shënjestër banesa politikanësh dhe zyrtarësh në gjithë rajonin, si dhe banesa biznesmenësh të lidhur me ta.

Një tjetër grup u zbulua së fundmi. Autorët kanë marrë para dhe ar me vlerë të madhe, si dhe kasaforta. Sipas njoftimit të policisë, ata kishin marrë para të gatshme 17.810 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 437.961 euro.

Në foto kryesore, pamje nga rasti i sipërpërmendur. Lart, Sylaj, poshtë çifti Malltezi – Berisha

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?