Misir Hoxha dhe Nelson Hoxha (babë e bir), kanë rrahur dje rreth orës 10:00, në parkimin ballor të hotel-resortit “Ballkan”, dy përmbaruesit privatë Altin Latifi dhe Engjëll Muskaj.
Resorti është pronë e familjes Hoxha dhe një vendqëndrim i njohur nga kalimtarët e shumtë në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në Mirakë.
Ditën e premte parkimi i resortit është kthyer në arenë të një skene dhune, ku Misir Hoxha ka goditur me shkelma e grushta së bashku me djalin e tij, dy përmbaruesit privatë Latifi dhe Muskaj.
Nga burimet policore mësohet se ngjarja ka ndodhur kur dy përmbaruesit po bëheshin gati të sekuestronin brenda ambjenteve të resortit orenditë e tij, për shkak të një borxhi të vjetër që daton nga viti 2014.

Sipas burimeve policore, Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejta për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro, me një vendim gjykate të vitit 2014. Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e resortit të familjes Hoxha.
Procesi për ekzekutimin e borxhit kishte filluar në vitin 2014 nga përmbaruese Kozeta Caka, e cila e kishte pezulluar atë për shkak të disa vendimeve nga gjykatat.
Arben Isufi dhe Misir Hoxha, sipas policisë janë personazhe të njohur në qarkun e Elbasanit dhe të Durrësit. Për ekzekutimin e borxhit pas 10 vjetësh janë pajtuar dy përmbaruesit Altin Latifi me Engjëll Muskaj që përfaqësojnë një shoqëri private “Enforcement Group” shpk me qendër në Fier.
Notere Teuta Hoxha, bashkëshorte e shtetasit Misir Hoxha me aktivitet në Elbasan ka komunikuar me përmbaruesit për problemin ligjor që paraqiste borxhi i bashkëshortit të saj, borxh që nuk njihet nga familja Hoxha.

Megjithatë, përmbaruesit Latifi dhe Muskaj janë shfaqur në dyert e resortit “Ballkan”, paraditen e së premtes, në kohën kur lokali i hotelit dhe resorti ishte me klientë, për të sekuestruar dhe hequr orenditë e tij.
Ky fakt ka irrituar Misir dhe Nelson Hoxhën që kanë dalë jashtë në parking duke goditur fizikisht dy përmbaruesit dhe shtrirë përtokë ata. Në çastet e rrahjes, punonjësit e policisë nuk ishin prezentë megjithëse ishin thirrur më vonë.
Me mbërritjen e forcave të policisë së Librazhdit, janë ndaluar të gjithë të pranishmit e ngjarjes së shëmtuar, dhe Misir e Nelson Hoxha janë ngarkuar me veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.
E pyetur nga DITA për ngjarjen, notere Teuta Hoxha tha se “lajmi i dale në media eshte i njeanshem dhe nuk eshte ne faqen zyrtare te policise se shtetit”. Ajo shtoi se ka edhe denoncim nga pala tjeter dhe se rezervonte të drejtën të fliste më shumë “vetëm pasi të komunikonte me avokatin”.
Pritet një prononcim i Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili kontrollon përmbaruesit dhe noterët privatë, por edhe një qëndrim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili është përgjegjës për rolin e Policisë së Shtetit në ngjarje të tilla anti-turistike, veçanërisht kur ato prekin zonën që ai ka mbuluar si deputet i Qarkut të Elbasanit dhe Librazhdit.

Ata du permbaruesit vajten si qeni ne veshte,si gomari ne duhan,.
Ky Isufi te shkoje ta haje vete dajakun,mos fusi permbaruesit .
Vete i dha borxhet,vete t`i marre.
Taulant Balla i ka miq te dy palet.
Shume shume do mbaje tre dite arrest ata dy babe e bir,Do dalin prape.
Me logjiken e Demos Rama paska te drejte kur thoka: kokat henkshin. Popull qe e ka care historine me shpate ne dore, nipat e skenderbeut. Por te kujt??? Te 1 Apo 2 skenderbe??. 1 luftoi per atdhe, 2 per xhepat e tije.
Po pse une i thashe atij te japi borxh?Jepet borxh sot,o Patriot?
O Rameee!po ca thu ti o shoku Chat GTP, E-Albania,Face Time?
Cfare Planeti jane keto llafet?
E di ti qe ishte dyfishu cmimi Internetit te E-Albania?
Une kontraten e lidha me Albtelecomin,,Para tre muaj Albtelecomi pa me pyetur mua perfundoi E-Albania.Sot E-Albania gdhiu me cmime te dyfishuara.
Une hesapet i bej me gishta.
Saliu eshte katundar dixhital.
Me ate merru,jo me popllin.
pse une do t`i paguaj paret e satelitit?
Edhe permbaruesit ne shqiperi jane ndyresirat dhe hajdutet me te medhenj te ketij vendi.Duhen varur njesoj si prokuroret,gjygjtaret,noteret policet gjygjesore etj etj lista eshte e gjate.
ky thote Chat GDP me vidjo Call, Face Time dhe ca gjera te jashtme qe une qe shkruaj me pende e me boje nuk i kuptoj fare,.Di qe shejtani me boje me gjithe keto snat-chapa i ka humbur te gjitha gjyqet Nderkombetare,,jo vetem Ato 130 miljon euro te Bexhet mafiozit,,
Shteti shqiptar per shkak te gjenialitetit te chat GDPiut do paguaje 1 miljard euro gjyqe Nderkombetare ne Strasburg.
Ky i thote ato gjerat e jashtme Chat GDP,Video call,i thote ky edvini,po ca kalamaj me video-lojra i zbulojne gjithe sistemin kompjuterik qeverritar,sekretet e qeverrise dhe ja publikojne.I rrofshin Chat GDPirat.
I rrofshin sateliterat!
O Xhevrieeee!O Xhevrieeee morracakja me corape najloni,me kepuce me taka!
Per cfare i duhen publikut keto lajme ? Keto lajme kane nje efekt psikik negativ, te publiku!
Edhe Amerika i ka pas kto probleme ne shekullin e 19 . Gjonat kshu bohen kadal e kadal. Shekulli i 20 na solli alfabetin qe te fillojm dhe gjenerojm kulture.Permirsim ka ,ja kalum nga „sopat kokes“ ne Rovereto te „grushta e shkelma“ n‘Librazhd !
Edhe Amerika i ka pas kto probleme ne shekullin e 19.Gjonat kshu bohen kadal e kadal . Shekulli i 20 na solli alfabetin qe te fillojme dhe gjenerojm kulture. Permirsim ka, ja na „sopata „e Roveretos kalum ke „grushtat e shkelmat“ e Librazhdit !
demo, e pranoi edhe shkenca zyrtare e Britanise edhe Amerikes qe Gjuha Shqipe eshte gjuha me e vjeter indoeuropiane:
gazetadita.al/shkenca-nuk-ka-dyshime-gjuha-shqipe-6-mije-vite-e-vjeter-autoktone-dhe-qe-ende-flitet-shkrimi-i-plote/
Tani ti ore demo merr nje gauzhde edhe haji mutin Agron Dalipajt.
Isha vet prezent dhe ato permbaruset erdhen si horra.duke be presion dhe pa prezencen e policis.nderkohe zoteria qe ishte pronari i thoshte prisni te vij policia.
Ato permbarues jane ordinere mashtrusa. Jetojne me lemosha e te tjerve.
Turp ca njerzish perfaqsojne insitucionet. Barbona