SPAK ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të zhvilluar sot në Tiranë dhe Durrës, mes tyre një zyrtar policie dhe një biznesmen. Bëhet fjalë për Fatjon Kalluçin (majtas), shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, si dhe Embro Sulejmanin (djathtas), administratorin e një biznesi të njohur në Durrës.
Sulejmani, i cili u ndalua sot në kuadër të operacionit, është administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve” në qytetin bregdetar të Durrësit.
Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrollet dhe veprimet e tjera hetimore janë shtrirë në disa ambiente dhe banesa në Tiranë dhe Durrës.
j.l./ dita
