Edhe pse në sheshet e Prishtinës mbizotërojnë fotografitë e ish-drejtuesve të UÇK-së si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, bie në sy mungesa e figurës qendrore të rezistencës, Adem Jasharit, si dhe mospjesëmarrja e familjes së tij në këto tubime.
Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët u dënuan nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara.
Por në gjithë këtë simbolikë mungon një emër që për shumicën e shqiptarëve përfaqëson vetë themelin e luftës çlirimtare: Adem Jashari.
Në pamjet e shumta të publikuara nga protestat, figura e Komandantit Legjendar nuk është parë si pjesë qendrore e organizimit. Po ashtu, deri më tani nuk është raportuar pjesëmarrja e Rifat Jasharit apo e përfaqësuesve të tjerë të familjes së ngushtë të Adem dhe Hamëz Jasharit në ndonjërën nga këto tubime.
Kjo mungesë nuk dëshmon se familja Jashari është kundër protestave apo se pajtohet me aktgjykimin e Gjykatës Speciale. Familja nuk ka dhënë një qëndrim të tillë. Bekim Jashari, pas shpalljes së aktgjykimit, reagoi me mesazhin “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, por nuk u deklarua për protestat, organizatorët dhe katër kërkesat e tyre politike.
Megjithatë, mospjesëmarrja e familjes Jashari dhe mungesa e figurës së Adem Jasharit nga qendra e simbolikës së protestave ngrenë pyetje që nuk mund të anashkalohen.
Kujt po i kushtohen realisht këto protesta dhe kush po paraqitet sot si simboli kryesor i UÇK-së?
A po mbrohet lufta çlirimtare dhe sakrifica e mijëra dëshmorëve, apo po identifikohet e gjithë UÇK-ja me fatin juridik dhe politik të disa ish-drejtuesve të saj?
Raportet ndërmjet Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit
Mungesa e familjes Jashari bëhet edhe më domethënëse kur kujtohen raportet historike ndërmjet Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit.
Rexhep Selimi kishte deklaruar publikisht se Adem Jashari dhe Hashim Thaçi nuk kishin komunikuar për rreth gjashtë vjet. Ai kishte thënë gjithashtu se Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e kishin takuar Adem Jasharin gjatë asaj periudhe.
Edhe pas luftës janë raportuar raste kur Hashim Thaçi ka kryer homazhe në Kompleksin Memorial, por nuk është pritur në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Adem Jashari nuk ishte një figurë e krijuar nga pushteti, propaganda apo marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Ai dhe familja e tij e dëshmuan përkushtimin ndaj lirisë në Prekaz, duke u përballur drejtpërdrejt me forcat serbe.
Pikërisht kjo sakrificë e bëri Adem Jasharin simbolin gjithëkombëtar të rezistencës dhe UÇK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte pronë e një partie, një shtabi politik apo një grupi të krijuar gjatë dhe pas luftës. Ajo u përkiste të gjithë luftëtarëve, dëshmorëve, familjeve të sakrifikuara dhe qytetarëve që e mbështetën çlirimin. Në krye të kësaj historie qëndron Prekazi dhe sakrifica e familjes Jashari.
Thaçi nuk u dënua për luftën kundër Serbisë
Një tjetër dallim i rëndësishëm po humbet në retorikën e protestave. Hashim Thaçi nuk u dënua për veprimet luftarake kundër forcave serbe dhe as për përpjekjet për çlirimin e Kosovës. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, ai u shpall fajtor për përgjegjësi në vrasje, torturim, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar të kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë.
Gjykata konstatoi se viktimat nuk ishin pjesëmarrëse aktive në luftime në kohën kur u kryen krimet. Thaçi i ka mohuar akuzat dhe mbrojtja ka të drejtën ta kundërshtojë vendimin në Apel.
Edhe kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, theksoi se në gjyq nuk ishte UÇK-ja dhe as legjitimiteti i luftës së saj, por përgjegjësia individuale e të akuzuarve.
Prandaj, kundërshtimi i aktgjykimit është e drejtë demokratike, por barazimi i dënimit të katër individëve me dënimin e tërë UÇK-së është një shtrembërim që u shërben interesave politike.
Kujt po i kushtohet “Liria ka emër”?
Organizatorët kanë të drejtë të protestojnë, qytetarët kanë të drejtë t’i kundërshtojnë vendimet gjyqësore dhe mbrojtja ka të drejtë të kërkojë rrëzimin ose ndryshimin e aktgjykimit në Apel.
Por askush nuk ka të drejtë ta reduktojë historinë e UÇK-së në biografinë politike të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Nëse “Liria ka emër”, emri i parë që Kosova ia ka dhënë asaj është Adem Jashari.
Prandaj mungesa e figurës së tij dhe mospjesëmarrja e familjes Jashari nuk mund të kalojnë pa u vërejtur. Ato nuk janë dëshmi se familja kundërshton protestën, por janë arsye e mjaftueshme për të pyetur nëse këto tubime po zhvillohen për mbrojtjen e UÇK-së apo për rehabilitimin politik të një grupi të caktuar.
UÇK-ja nuk fillon me Hashim Thaçin dhe nuk përfundon me aktgjykimin ndaj tij. Historia e saj është shumë më e madhe se çdo individ, parti apo protestë.
Dhe në themelin e kësaj historie mbetet Adem Jashari – jo si fotografi për ceremoni, por si simboli i pakontestueshëm i rezistencës, luftës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Marrë me shkurtime nga gazeta Bota Sot

Familja jashari u arabizua
Doli dhe ky idioti
Pas xha Temes ti je budallai numer 2 ne forumin e Dites
E vetmja menyr qe nos felliqet themeli i historis se kosoves esht t e mos lidhet fati i Hashimit me fatin e uck.
Dhe Jasharët e kan kuptuar mire kete gje.
I dija vetem te pushkes po edhe mendjen e paskan top
Mire e ka
Gabim barazimi mes luftes kunder serbve me luften e shqiptarve mes veti
Paska dale edhe nje shqiptar tjeter te vendose pikat mbi “i”.
Lum si serbët! As lodhen e as shpenzohen!
Dhomat speciale Harry Potter,ere Harry Potter,,Drejtori Magjistareve gjykatesi Smith,ka marre kalamajte e shkolles magjistareeve,I ka bere gjykatesa,prokurora.O deshmitare,o burra te Kosoves,qe luftuat me kucedren Serbe.Po futi mor nje te peshtyre Atij magjistarit Smith,se i vrejt turinjte maskarai sikur eshte profeti Abraham,
Te gjithe deputetet e Kosoves te votojne 100% per shkrirjen e ketyre dhomave spaciale te dallavaraxhinjve magjistare te perendimit,qe duan te denojne LIRINE E KOSOVES.
Mos e lini pa peshtyre ate Smithin,,,o Hashim! o Vesel!
Po nuk i ka denuar per luften me serbet ai
I ka denuar per vrasjen e shqiptarve te tjerë
Për vrasjen e tradhëtarëve që punonin me milosevicit.
Po a thua ti e konsideron tradhetarë edhe Bahajdin Hallaqin ?
Faleminderit për këtë sqarim. E kisha të nevojshme shumë.
Familja Jashari ashtë shum e vetëdijshme se këta shqiptar që iu kan bashkue Dosieve të Serbisë, edhe Adem Jashari po të ishte gjallë me gjeth Hamzen në Hagë kishte përfundue. Kjo ashtë TRAXHEDIKOMEDIA e DARDANISË, krejt kjo me fajet e Shqiptarëve të Kosovës, që pas luftës me veprimet e tyre, kundër njani tjerit e kundër Shtetit të Kosovës, sejcili në mënyren e vet-ë, së pari futen udhën në në Ara, mandaj në Oborr dhe së fundmi edhe në Shtëpi.
…
Nji shqiptar me një rast kish pas thanë: “Nuk jam kanë! Nuk jam! As nuk kam me kanë!” Kjo ashtë TRAXHEDIA që pas SHTETËSISË e ka përjetue DARDANIA!”.
Kryeredaktori i kësaj gazete e ka prekur npike temën e korrupsionit mes shqiptarëve natë shkrim para disa ditve. Edhe ky profesori britanik që dol sot e vërtetoi që korrupsioni osht nana e të këqijave e që i ka shtrëngu me e pranu Specialen
Shume shkurte .Familja Jashari po qendrone jashte protestave ne Prishtine , te cilat po mbahene qe nga 16 qershori , sepse ajo eshte nje familje legjendare e me dinjitet te larte . Ajo , s´don te perzihet me 47 mije veterane te rreme te luftes te mbeshtjellur me simbole kombetare dhe te UCK-se me familjare te tyre qe nje kohe te gjate po e zhvatin bugjetin e Kosoves . Si dhe me do bala milionere TE PASURUAR pa djerse qe po organizojne protesta me Sheshin Skenderbeu ne kryeqytet e rrugaqe te tjere qe po keqperdorin ndjenjat e qytetareve , lidhur verdiktin e Gjykates Speciale te Hages per kater ish – kreret e UCk-se te cilen me institimin e Thacit , Kuvendi i Kosoves e ka miratuar , me ligj .
Në HAGË nuk po gjykohet Lufta Heroike e U Q K – së por po Gjykohen individ……
kush i bëri Ibrahim Rugovēs
4 Atentate dhe kush ja vrau Bashkpuntorēt më të denjë të tij….
kush vrau mbas lufte shumë Aktivist të LDK, kundërshtarë Politik etj etj etj ..
Dardani ,ndërrohe atë emër.Turpë të flasish si propaganda serbe e transmetuar nga LDK.Rugovës i është bërë një atentat dhe nuk pësoi asgjë.Atentati u paralajmërua (V.Surroi)nga gazetari Nebi Murseli nga Londra “se pregaditet një atentat kundër I Rugovës për të fajsuar H.Thaçin.Askush nuk besoi ,pas dy ditësh ndodhi,u bastis shtëpia e Rugovës u gjetën mbi 1milion euro ,por në fund u heshtë e gjitha.Serbët që vranë 6 të ri në kafenen Panda në Pejë për të fajsuar UÇK ,nuk vritkan shqiptarë kolaboracionist që u shërbenin atyre dhe që LDK edhe atëher edhe tash është plot,për të fajsuar Thaqin ,Veselin…..Por në fundë mir ua kan bërë,po për udbashët e vrarë akuzohen Çlirimtarët,kjo është tragjike o dardan i Dardanis.
Jasharët e dinë se, UÇKja e vertet nuk egziston ma— UÇKja e vertetë është vra me Gjeneral Ahmet Krasniqi dhe Adem Jasharin.
Kjo UÇKja e sodit është UÇKja e rrejshme, është UÇKja e hotel Rognerit, është UÇKja e serbofilëve Fatos Nano e Fatos Klosi…., kjo është UÇKja e argatëve të shkaut ..!!
Kjo UÇKja e sodit është UÇKja e hajnave, tradhtarëve, dhe e vrasësve të shqiptarëve—- kush i bashkohet kësaj UÇKje bonë mëkat/ xhynah të madh ndaj qindra viktimave shqiptare të vrarë nga dora e tradhtarëve që sot dhe dje janë mshefë mbas UÇKs !.
T.REX,
Mire zoteri, vazhdoni luftën tuaj brendashqiptare per “purifikim”…dhe thellohen mbrapa drejtuar qindra vite. Kohe keni, gjersa shkjau përditë krijon e shpalos plane kunder Kosoves.
“”Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krështē, bura e grā
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā.”
(Lekë Matrënga)
Mungojn Jasharët sepse ktyne PDK, AAK ,Nisma kurr nuk ju kan interesu Jasharët por vetëm interesi si të pasurohen në shpinë të Jasharve dhe uqksë. Per hajni e korruption kta jan të barabart = me Radojqiqin
ADEM HAMZE SHABAN NENE E KOMBIT SHQIPETARE ZAHIDE JASHARET KUSH I ANASHKALON..I PEBUZE..( ATA NUK MUNDEN KURRE) ATA NUK GENE SHQIPETARI PO RE TE DJALLIT!!!
Kjo eshte e verteta per fat te KEQ per Kosoven…20 vite analfabetet cubet hajnat krriminelet dileret e droges tradhetaret dilingjit eskortat bashkepuntoret e Listes Serpska”-Vucicit Serbis na ka udheheqe pire gjakun..kane vjedhe e parat e jetimve te VETERENAVE TE UCK..kane vjedhe edhe ne guret mermeret lapidaret drrasat qefinat e heronjeve deshmoreve te UCK..!!!
Donje ME zhbe LUFTEN HEROIKE CLIRIMTARE QE 150 VITE PER KOSOVE..DHE TE ASAJ MADHESHTORES SE UCK SE ADEM HAMZE SHABAN JASHAREVE AGIM RAMADANEVE SALI QEKAJVE MUJE KRASNIQEVE LLADROVCEVE LUANE HARADINVE…ETJ ETJ !!!
HAGA DO TA VAZHDON PUNEN EDHE 10 VITE SE PAKU….GJYKATESI KRYESORE NE HAGE AMERIKAN Charles L. Smith III KA MERITAT VLEREN MIQESIN PER POPULLIN SHQIPETARE SI BILL KLINTON MEDLIR OLLBRAJE HAVIER SOLANE..DIHTE TE SHPALLET HERO IGJALLE ..I KOSOVES…TI NGRITET NJE LAPIDARE NE OBORRIN E GJYKATES PREKURORIS SE KOSOVES NE HAJVALI!!!
Drrr.Alban Shkodra analfabeti.Asgjë nuk të shkon as dr as Alban as Shkodra ,vetëm Tradhëtar njeri i shkaut.
Nje shkrim shumë objektiv.
Mesazhi i Bekim Jasharit “Rrofte UCK” eshte i drejte. Por Jasharet e kane te qarte qe “Rrofte UCK” nuk do te thote edhe rrofshin vrasesit dhe keqberesit. Dalengadale edhe qytetaret do te vetedijesohen dhe do ta kuptojne se nuk duhet perkrahur ata qe per interesa vetanake vrane shoket e tyre pas shpine.
Me pelqeu fjala e komentusit H,qe shkruan:Edhe Adem Jashari te ishte gjalle,do perfundonte ne Hage.
Do përfundonte më keqë se këto që janë në Hagë.Serbia nuk ka nevoj të propagandoj vetë ndër shqipfolsat, kundra UÇK.Rexa,karabina,mollosa ….ka plotë që gjoja mbrojnë UÇK apstrakte dhe sulmojnë çdo udhëheqës,kamandant…..Familja Jashari po të mos e kishte marrë në mbrojtje Hashim Thaçi, do përfundonte ndryshe.LDK e quante dhe ende një pjesë e madhe e quajnë,të trent,kr….Rugova as ngushëllime e as vizitoj varret e tyre.Djali i Rifat Jashurit kërkonte nga Thaqi të bëhet presodent,Thaqi e dinte se nuk e votonteLDKdhe aty filloj ftohja.Albini i premtoj disa herë por e kishte për ti mashtruar.Tash e kanë kuptuar,por vonë.
Ky lloj muhabeti me kujton shqiptaret qe dikur thonin per Adem Jasharin “pse nuk u dorezua, pse sakrifikoi me te medhenj e me te vegjel…”
Nuk ka nevoje Serbia te paguaje per te na percare, i kini ne Kosove Gani Gecet me shoke, qe vrane dhe Abedin Rexhen e UCK, e pas lufte ishin deshmitaret kryesore kunder UCK ne gjyqet e Eulex dhe te Hages.
Tani na kerkojne llogari kush i vrau aktivistet e LDK, kush i beri atentat Rugoves… Kush i vrau? U lodhen 5 vjet prokuroret ne Hage, po nuk u gjeten gje…
Kjo nuk i jep pergjigje pytjes pse Jasharët nuk jan ne ato protesta
Per mua bejn mire se keshtu ndodhi cfar ndodhi me Thacin, UCK ka nje dritare lirie nga ku merr frym e pandotur
Simboli i UCK eshte familja e Adem Jasharit e martirizuar atje ku behej lufta, ne Kosove.
Sa per keta qe po denohen ne Hage, ata luften ne Kosove e ndoqen nga Rogner ne Tirane.
Dikush aludon se edhe Adem Jashari te ishte gjalle do ishte i burgosur ne Hage.
Kjo nuk bind sepse atje ne Hage jane derguar e dergohen jo ata ish-UCK qe nuk jane ne politike, por ata ish-UCK qe jane ne politike e aspirojne pushtet aktualisht. Te tille pra si Thaci Krasniqi etj.
nje fakt – a nuk e perplasnin Ramush Aradinajn ne Hage sapo i afrohej pushtetit?
Tashme Ramushi eshte ne opozite pa asnje peshe politike e Haga nuk kujtohet per te.
Por Thaci ishte ne pushtet e donte te mbante pushtet akoma me Krasniq e te tjere pas.
Konkluzioni : Amerika apo Aleati Strategjik, nuk e do UCK ne pushtet madje as ne politike, fare. I ka dhene kartonin e kuq e kete e provoi me rastin Aradinaj. Por Thaci kujtoi se me yesman-izmin mund ta pranonin. Dhe gaboi.
Kushdo nga UCK qe do tentoje pushtet politik do perplaset ne Hage, e kete e ka nga Aleati Strategjik e askush tjeter.