Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores”! Saliu i lëshon kopenë e analfabetëve, Lame ka një përgjigje pas daljes me uniformë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: “Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores”! Saliu i lëshon kopenë e analfabetëve, Lame ka një përgjigje pas daljes me uniformë
KryesoreLifestyle

FOTO: “Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores”! Saliu i lëshon kopenë e analfabetëve, Lame ka një përgjigje pas daljes me uniformë

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

 

Nga Artan Lame*

Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha i vetmi që e kisha uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej mundësia.

- Publicitet -

Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake, apo xhaketa ushtarake me hije civile. Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.

Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të
shkuara.

Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. – Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. – Cfar e ka Putinin sa shume i ngjan.  Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un.  Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi. -Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. – Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. – Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt. -Kapterr MAHMUTI. Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

Postimi i Saliut

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje. Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët.

“Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja ipërkëtheva, po kush do ti
këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit, mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar arsyes së Faik beut. Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen, Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta.

Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.

*Botuar në DITA nga faqja e autorit në Facebook. Titulli në origjinal: PËR KË?

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?