Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u shoqëruan të shtunën, më 17 tetor, me përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke shënuar ditën e pestë radhazi të trazirave në kryeqytet.

Rrugët përreth institucioneve qeveritare u mbuluan nga gazi lotsjellës, ndërsa forcat e policisë, të pajisura me skafandra, mburoja dhe mjete të tjera mbrojtëse, u përballën me protestues që hodhën gurë dhe sende të forta.

Policia përdori gjithashtu autobotë me topa uji, plumba gome për të shpërndarë turmën. Në disa zona shpërthyen flakë, ndërsa gurët e kalldrëmit të shkulur nga rruga mbuluan bulevardin.

- Publicitet -

Fotografitë e realizuara nga fotoreporteri i BIRN, Xhemali Moku, dokumentojnë disa nga momentet më të tensionuara të përleshjeve, përdorimin e forcës nga policia dhe kaosin që përfshiu qendrën e Tiranës.

Protestat, të nisura nga të rinjtë dhe studentët me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë përhapur gjatë javës në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa përshkallëzimi i dhunës ka ngritur shqetësime për sigurinë publike dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.

Një efektiv policie mban mbi kokë një arkë druri, ndërsa kalon mes gurëve të kalldrëmit dhe mbetjeve të shpërndara në rrugë, në një zonë të mbuluar nga tymi gjatë përplasjeve me protestuesit. Foto: Xhemali Moku/BIRN
Flakë të mëdha përfshijnë një pjesë të rrugës pranë një automjeti të blinduar të policisë, ndërsa uji dhe tymi mbulojnë zonën e përplasjeve në Tiranë. Foto: Xhemali Moku/BIRN
Një autobot i Policisë së Shtetit dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes mes ujit, tymit dhe gurëve të shpërndarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë përplasjeve të së shtunës. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Forca të shumta policie, të pajisura me mburoja dhe mjete mbrojtëse, lëvizin në formacion përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës kundër qeverisë. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Një kordon policor, i pajisur me mburoja dhe maska kundër gazit, qëndron mes tymit dhe qindra gurëve të kalldrëmit të shpërndarë në rrugë pas përleshjeve me protestuesit. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Disa efektivë policie ndërhyjnë ndaj një personi të shtrirë ose të ulur pranë hyrjes së një ndërtese, gjatë përplasjeve të së shtunës në Tiranë. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Një efektiv policie, i pajisur me maskë kundër gazit dhe mbrojtëse trupore, qëndron pas mburojave gjatë përplasjeve me protestuesit në qendër të Tiranës. Pranë tij shihet një objekt cilindrik në ajër. Foto: Xhemali Moku/BIRN
Punonjës të forcave të ndërhyrjes policore strehohen pas mburojave, ndërsa rruga përpara tyre është e mbuluar me gurë kalldrëmi dhe tym gjatë përleshjeve me protestuesit në Tiranë. Foto: Xhemali Moku/Reporter.al.
Protestues me fytyra të mbuluara lëvizin mes tymit dhe mjeteve piroteknike gjatë përplasjeve me policinë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, më 17 tetor 2026. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Një protestues me maskë mbrojtëse mban në dorë një cilindër municioni 40 mm, me mbishkrimin “Triple Charge CS”, gjatë protestës së 17 tetorit në Tiranë. Foto: Xhemali Moku/BIRN.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • K R says:
    October 18, 2026 at 9:36 am

    Perleshen bijt e nënave njëri me tjetrin për karrigen e një palaçoje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Organizatat dokumentojnë 31 raste të dhunës policore gjatë protestave, kërkojnë hetimin e drejtuesve
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  • Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh, 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur
  • 59 të lënduar nga protesta në Tiranë: 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë
  2. nastradini on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  3. shqiptar on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  4. K R on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  5. Vlora 97 on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?