Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Një burrë, një shpullë dhe 7 vajza që duhet të zgjedhin: Babain ose Tiranën! Një histori që të trazon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Një burrë, një shpullë dhe 7 vajza që duhet të zgjedhin: Babain ose Tiranën! Një histori që të trazon
KronikeKryesore

FOTO: Një burrë, një shpullë dhe 7 vajza që duhet të zgjedhin: Babain ose Tiranën! Një histori që të trazon

Published: August 25, 2023
Shpërndaje

Një nënë me shtatë vajzat e saj kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse sipas tyre ai nuk pranon që të transferohen në Tiranë. Gjykatësja Majlinda Dogga duhet të vendosë. Historia tregohet nga gazetarja Anila Hoxha:

Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.

Pastaj sollen babain. Një 44 vjecar , që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “Bijë – i tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.

- Publicitet -

Çifti u martua në vitin 2001. Cifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë.

Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje.

‘A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.

Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet. Edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. Po bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz.

“Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh”- i pohon gjykatës më e madhja. – Shkolla është e rëndësishme për mua thotë e reja.

I ati i përgjigjet në gjyq: “Po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju”.

Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste: “Në këtë shtëpi do bëhet sic them unë”. Ato hynë për t’i ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë.

Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.

“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia – i thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për ti takuar e për tu kujdesur.

Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm.

‘Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej cmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë burri të shoqes në prani të gjyqtares.

Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen. Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë.

Ai shkoi në policinë lokale, e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë “nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.

Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar. Aty u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.

“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve. Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona”

Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara.

‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot më– vazhdon zëmbytur 42 vjecarja” .

Gjykata civile vendos mbasi i degjon te gjithë: Burri në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz.

Cila është e vërteta?

Burri në pranga duke u çuar në sallën e gjyqit
Tetë denoncueset

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Oksidenti qe thua ti says:
    August 25, 2023 at 8:06 am

    Je bërë copë o mavri, po e ke patur zemrën të butë derisa ke lejuar dhe keto grate e tua të kanë cuar në këtë gjendje.
    Turp për gruan turp për vajzat.
    Ky është mendimi im

    Reply
  • Gim says:
    August 25, 2023 at 8:25 am

    1+1 ben 2. Vajzat ne tirane, Qera+jetese+universitet privat. Te gjitha ne shkolle jo ne pune. Paga jo e kualifikuar ne tirane max 500Euro ne muaj. Marrim rastin me te mire, sikur te gjitha vajzat jane me kte page…nuk del llogaria. ka dicka qe nuk shkon. Prandaj cmendet ai babai, se ben kte llogari dhe nuk i del dhe cmendet kur mendon qe kushedi nga dalin ato leke

    Reply
  • Aldo says:
    August 25, 2023 at 8:27 am

    Kjo gazetarja qe shkruan tani per dramat e familjeve te tjera shqipetare, ka punuar neper gazeta ordinere ku shpifja dhe sharja per te tjeret ishte kryefjala e punes se tyre.
    Kjo ne rradhe te pare duhet te gjykoje veten per te gjithe ata njerez qe ju ka rene ne qafe dhe qe duhej tju jepej urdher mbrojtje nga shpifjet e Aniles.
    Tani i erdhi rradha, mbasi gjykata ka dhene verdiktin, te na pyesi neve se cila eshte e verteta duke injoruar vendimin e gjykates ne nje drame familjare shqipare, tipar i rendomte i tranzicionit shqiptar, qe perseri shfrytezohet per te bere skup mbi kurrizin e tyre.
    DITA kaq keq ke rene qe po merr lajme koti edhe nga FB tani??????????????????

    Reply
  • info analitike says:
    August 25, 2023 at 9:00 am

    Realiteti shqiptar eshte nje realitet i dhunshem dhe kjo dhune nxitet e nga familja e me pas shkolla e me radhe. Dhuna fillon aty ku formimi i dobet, edukata, vrapi pas lekut te lehte, mungesa e parimeve baze te moralit dhe etikes e tashme jane reduktuar ne rendjen pas lekut me cdo menyre.
    Shikojini emisionet televizive shqiptare sepse aty evidentohen te gjitha sa shkrova. Aty eshte pasqyra me e mire e degradimit te shoqerise shqiptare. Ja te marrim analiste, politikane, eksperte, apo dhe te ashtuquajturit VIP-a: niveli i ulet kulturor, llastimi dhe kallangjosja deri ne neveri, paaftesia per te argumentuar e debatura, paaftesia per te degjuar tjetrin, egoja dhe arroganca, ngritja e zerit madje edhe dhuna verbale e fizike, denigrimi i bashkefolesve jane baza e cdo debati. Emisione ku nuk meson asgje vec harbuterise se te ftuarve.
    Shikoni femijet e te ashtuquajrve oligarke, kriminele potenciale te mbrojtur nga pushteti i prinderve e nga nenshtrimi i shtetit. Imagjinoni se ne cfare gjendje pastaj katandisen shumica e familjeve qe kane probleme financiare e sidomos ato qe jetojne neper fshatra e ne periferi ku atyre probleme i shtohet edhe niveli i ulet kulturor. Po jemi me fat se kemi nje Kryekendes qe vetekenaqet me deklarata bombastike per zbulim nafte qe ka si limit qiellin.

    Reply
  • Bekim says:
    August 25, 2023 at 9:04 am

    I lumte gruas! Nuk ia dilte dot financiarish me burre. Tani qe e fut burrin ne burg. Tani i del e i tepron. Burri, ne burg qeni! Pse? Nuk e perballonte dot financiarisht levizjen ne Tirane. Kemi drejtesi ne!

    Reply
  • Aldrin says:
    August 25, 2023 at 2:03 pm

    Dava ..

    Reply
  • demo says:
    August 25, 2023 at 2:50 pm

    Ne vend qe te arrestoni ate grua,qe u ngriti mendjen vajzave te shkollohen ne Tirane ,qe te shtata dhe te banojne ne Tirane,qe Ay burre u be copa 20 vjet per te krijuar mundesine,te rritet e ndershme ajo famile,te shkollohen,,ju arrestoni burrin,qe u be copa.E nxorri dhe shtepine ne shitje zavalli,,po ku blihet shtepia ne Tirane moj vajza?Po shihni moj mijra moshataret e juaja,qe punojne ne Bujqsi,qe punojne rrobaqepsi dhe nuk kane mundesi te shkollohen?Po pse moj shihni big brother? Pse shihni klaren me luisin?Thllanxen,Fiollen,Kthellen,qe i bejne 6 muaj ne Maldive,6 muaj ne Big Brother.
    Ku do vesh ne Itali ti moj qelbesire?Po pak te ka rrahyr yt ate.Nuk e dini ju si kane perfunduar mijra fshatare qe kane vajtur ne Itali?.Ju doni vrare,se e keni bere gjys njeriu tyt ate,,

    Reply
  • Fjale me vend says:
    August 25, 2023 at 3:30 pm

    femrat te fusin ne burg sot po nuk iu doli e tyrja.
    E di cfare i ndodhi nje komshiut tim? Ma tregoi vete. Pi ca i shkreti me raste. Futet te blej ne nje market ne lagje nje paket cigare ca i dehur me nje 5 mij leksh te ri, dhe ajo shitesja goc e re pasi pasi i merr kartmonedhen, futet ne pjesen brendshme te dyqanit dhe telefonon policine qe gjasme po e shqetesonte nje i dehur. Vjen policia e merr te shkretin 24 ore brenda. “Ore po dale se i dhashe shiteses 50 mij lekshin e nuk me dha as paketen e cigareve!”, po kush e degjonte. “Te te vije turp qe genjen, je dhe burre i vjeter!” i thane policet.
    hajde gjeje me maskareshat !

    Reply
  • Bardi says:
    August 25, 2023 at 4:12 pm

    Mos te rafte per ti kujtuar kur lexon keto shkrime.Eshte kollaj te shprehesh per te tjeret.

    Reply
  • mali says:
    August 25, 2023 at 6:25 pm

    Femijet mbi moshen 18 vjet quhen te pavarur nga prindi dhe prindi nuk ka detyrim ligjor te kujdeset per ata.Ne kete moshe femija zgjedh vete :te jetojne me prinderit ose te fitojne jeten vete duke jetuar larg prinderve.Ne se pranon te jetosh me familjen zbato rregullat e familjes. Mbrojtja jepet vetem me vendim gjykate per ciftet e divorcuara,deshmitare.Ketu une nuk kuptova se perse I duhet mbrojtje kesaj gruaje e pa divorcuar,kur burri ka bere perpjekje per shitjen e shtepise dhe te plotesoje tekat e femrave te shtepise.Te prishesh nje bisnes qe te ka dhene gjithe keto para per te studiuar femijet ne university edhe private dhe te zhvendosesh me Tirane ,mendimi im eshte si tja heqesh vehtes. Kush te garanton qe rifillimi I bisnesit te ri ne Tirane te jep te njejten fitim? Ky eshte burre me mend sepse zhvendosja ne Tirane vetem shkaterim moral e material I familjes do te kete. Une jam dakort me demo-n.Me 7 vajza ne Tirane duke prishur busnes eshte adventure e rrezikeshme.Edhe ne perendim nuk ndodh kjo te prishesh busnes per tekat e gruas.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?