Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nuk e kemi as dokumentin, as foton zyrtare të 28 Nëntorit, disa detaje për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: Nuk e kemi as dokumentin, as foton zyrtare të 28 Nëntorit, disa detaje për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur
HistoriLajmi i fundit

FOTO: Nuk e kemi as dokumentin, as foton zyrtare të 28 Nëntorit, disa detaje për burrin që shpalli Shqipërinë të pavarur

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Zakonisht fotot e figurave historike nuk janë të tilla, nga koka te këmbët. Jemi mësuar t’i shohim portret ose me retushime grafike.

Kjo më poshtë është një foto botuar në DITA e burrit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912. Duhet saktësuar se fotoja është shkrepur vite përpara se ai të merrte përsipër dhe të kryente aktin që ndryshoi historinë e vendit.

Nuk dihet sa vjeç ka qenë Ismail Qemali në këtë foto, por kur ka dalë në ballkonin e famshëm në Vlorë për të njoftuar pavarësinë e Shqipërisë ai ka qenë 66 vjeç.

- Publicitet -

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave, Ismail Qemali ka lindur në 1846. Ky fjalor nuk jep datën e lindjes, por historiani turk Nexhip Alpan, i cili ka shkruar një libër historik mbi Ismail Qemalin, pjesë nga i cili janë botuar sot në DITA thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846.

16 tetori rastësisht përkon me ditëlindjen e Enver Hoxhës që mori pushtetin 32 vite pas shpalljes së Pavarësisë. Ky nuk është fakti i vetëm kurioz historik për Ismail Qemalin.

Më poshtë, një përmbledhje e disave prej tyre, botuar sot nga DITA:

Emri real: Një kuriozitet nga jeta e themeluesit të shtetit është se në të gjitha dokumentet e kohës ai quhet Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali, apo Ismail Bej Qemali.

Sidoqoftë, Ismail Qemali duket se ka fituar të drejtën e qytetarisë, pasi kështu gjendet pothuajse në të gjithë librat zyrtarë të historisë.

Martesat dhe fëmijët: Ismail Qemali u martua dy herë. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edrenesë.

Ismail Qemali u detyrua “ta rrëmbente” gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem.

Vdekja e dyshimtë: Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime. Mendohet se ai është helmuar. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi iu hoqën organet e brendshme duke zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

Flamuri që ngriti: Ka pasur diskutime dhe ende nuk është zgjidhur se cili flamur është ngritur më 28 Nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë historike të Vlorës. Një variant është se flamurin e qëndisi Marigo Pozio, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit; një variant tjetër është se flamurin e solli Spiridon Ilo nga SHBA; ndërsa varianti i tretë është ai Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit, flamurin ia kishte falur Aleadro Kasstriota, burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

Fotoja simbol: Fotoja simbol e Shpalljes së Pavarësisë ka ngelur ajo e datës 1 dhjetor 1912. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912.

Dokumenti i Pavarësisë: Nuk është gjetur dokumenti original i Shpalljes së Pavarësisë. Ai që është, është kopje e Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës.

Sa qëndroi në pushtet: Ismail Qemali, si kryeministër dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar që qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, dmth, 12 muaj e 56 ditë.

Eshtrat: Si fillim, kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosisë së tij, në Kaninë. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919, ditën e mërkurë. Pas 13 vitesh të prehjes në kalanë e Kaninës, trupi i pajetë i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar u zbrit në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Trupi i Ismail Qemalit u vendos në atë vend ku ndodhet edhe sot, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figurën e “Flamurtarit”, vepër e skulptorit Odise Paskali.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
33 Comments
  • Andis says:
    November 28, 2023 at 4:22 am

    Perulje dhe mirenjohje per kete figure te shtetit Shqiptar.

    Reply
  • Arben says:
    November 28, 2023 at 5:32 am

    Osmanllinj Elhamdullillah

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 6:45 am

    Demo kontraversi

    Demo gjëmon me mallkime
    dhe kur në vezë gjen një qime
    c’burrë i lig paska qënë
    gjysmë e mendjes e ka lënë.

    Kushedi se cfarë mëkatesh
    mban përbrenda ky legen
    Kur dhe ata që kish shokë
    i kafshonte si një qen.

    Duket që është intrigant
    ziliqar dhe smirëzi
    Kushedi se sa ka vuajtur
    gruaja e urtë, e shoqja e tij.

    Duket që është dredharak
    ndonëse hiqet parimor
    Mbahet si një atdhetar
    Nën rrogoz është tradhëtor.

    Mbahet si studiues i madh
    Hiqet si akademik
    Por dhe të mesmen e natës
    E mori se futi mik !

    Reply
  • RADIKA says:
    November 28, 2023 at 7:11 am

    FLAMURI

    Ardh e bardhe per nga mot
    Ditelindja e Atdheut
    Mbar mbi trojet arberore
    Valon flamuri Skenderbeut

    Gjemon Sheshi i FLamurit
    Dil moj Vlore e prit dasmoret
    Me flamurin kuq e zi
    Kryshq te pare prijne Deshmoret

    Vjen Kosova e Boletinit
    Si dikur ne te madhin mot
    Bashk me Isen puth flamurin
    Ate njeh per fe e zot

    Nga Ulqini ne Preveze
    Shkup, Janine e Manastir
    Pa liri se duam jeten
    Deshmore njemije here me mire

    MEMEDHE TE QOFSHIM FAL
    ballin lart mbaje gjithmone
    Perjetesisht mbetesh per ne
    FLAMURI,KESHTJELLA JONE

    Kush nder dej ka gjak shqiptari
    Qysh se asht kerthi ne djep
    Per vatan e per flamur
    VEC NJE HERE BESEN E JEP

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 8:52 am

    “Intelektuali” pseudo !

    Shokë kemi midis nesh
    në forumin tonë të nderuar
    një që mbahet “intelektual”
    herë rruar e herë pa rruar.

    Kopjon pllaja nga interneti
    copa shkrimesh si gurë zalli
    dhe në fund vendos pa turp:
    E përktheu: Intelektuali.

    Intelektual – fjalë e madhe
    s’përdoret si fjalë e kotë
    Por që të quhesh i tillë
    duhet një vepër e plotë !

    Ku i ke veprat o mashtrues
    Cilat libra ti ke botuar
    me cfarë tituj e nderimesh
    nga të tjerët je vlerësuar ?!

    Gënjen veten o mjeran
    kur mendon se na i hedh
    në ke ngrënë sapun për djathë
    neve dot nuk na e dredh.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 10:12 am

    FJALA ENVERISTE QE BULIZON ME PORDHE E FENDE
    VENDIN E KA NE HALE DHE ASPAK NE KETE KUVEND
    KY FANATIK QE NUK KA ASNJE ARGUMENT ME MEND
    ESHTE EDI RAMA BANDITI QE KORRUPTON CDOKEND

    Reply
  • Pekmezi says:
    November 28, 2023 at 11:55 am

    LAVDI dhe Pérulje pér ATDHETARIN ISMAIL BEJ VLORÉN e Madhérishém !

    Ismail Bej Vlora éshté LEGJENDA e SHQIPÉRISÉ dhe do tè jeté pérgjithmoné i PAVDEKSHÉM

    Reply
  • Pekmezi says:
    November 28, 2023 at 12:02 pm

    LAVDI dhe Pérulje pér ATDHETARIN ISMAIL BEJ VLORÉN e Madhérishém !

    Ismail Bej Vlora éshté LEGJENDA e SHQIPÉRISÉ dhe do tè jeté pérgjithmoné i PAVDEKSHÉM

    NEVERI dhe URREJTJE pér DOBIÇAT e PD + PS + LESHeLI + PR + PDIU + PDBNJ + PAD !!!!!!
    Gjithé kèto PARTI BANDITÉSH dhe KUSARÈSH qè pérmenda mè lartè , jané DOBIÇA FERRASH , qè kané VJEDHUR , GTABITUR dhe PLAÇKITUR SHQIPÈRINÈ toné tè BUKUR pèr 34 VJET PA PUSHIM !!!!
    VDEKJE kètyre BANDAVE KRIMINALE dhe kètyre ORGANIZATAVE MAFIOZE , qè fshihen prapa LOGOVE PARTIAKE , dhe JU PIJNÈ GJAKUN SHQIPTARÈVE !!

    RROFTÈ ISMAIL ❤️ BEJ ❤️ VLORA
    RROFTÉ HASAN ❤️ PRISHTINA ❤️
    RROFTÉ LUIGJ ❤️ GURAKUQI ❤️
    RROFTÉ ADEM ❤️ JASHARI ❤️
    RROFTÉ ADEM ❤️ DEMAÇI ❤️

    Reply
  • Pekmezi says:
    November 28, 2023 at 12:04 pm

    LAVDI dhe Pérulje pér ATDHETARIN ISMAIL BEJ VLORÉN e Madhérishém !

    Ismail Bej Vlora éshté LEGJENDA e SHQIPÉRISÉ dhe do tè jeté pérgjithmoné i PAVDEKSHÉM

    NEVERI dhe URREJTJE pér DOBIÇAT e PD + PS + LESHeLI + PR + PDIU + PDBNJ + PAD !!!!!!
    Gjithé kèto PARTI BANDITÉSH dhe KUSARÈSH qè pérmenda mè lartè , jané DOBIÇA FERRASH , qè kané VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR SHQIPÈRINÈ toné tè BUKUR pèr 34 VJET PA PUSHIM !!!!
    VDEKJE kètyre BANDAVE KRIMINALE dhe kètyre ORGANIZATAVE MAFIOZE , qè fshihen prapa LOGOVE PARTIAKE , dhe JU PIJNÈ GJAKUN SHQIPTARÈVE !!

    RROFTÈ ISMAIL ❤️ BEJ ❤️ VLORA
    RROFTÉ HASAN ❤️ PRISHTINA ❤️
    RROFTÉ LUIGJ ❤️ GURAKUQI ❤️
    RROFTÉ ADEM ❤️ JASHARI ❤️
    RROFTÉ ADEM ❤️ DEMAÇI ❤️

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 12:49 pm

    Nuk e kupton qe je bere si dobxhinski me Bobxhinskin? O fjale me vend !
    Nderhyn ne komente kot me kot,per tu share nga komentuesit?
    Ose e ke pune e zanat dhe paguhesh nga gazeta per tu share,si thote Rita,ose e ke kenaqsi .
    Shkruaj edhe ti nje koment,nje analize,nje pershtypje,,njecke,njecke si thone korcaret.
    Pastaj merru me perkthimet e intelektualit,,me Akademizmin tim,me marifetin si te kopjosh pikepyetjet.
    Ja edhe cironka,,sot qe eshte shi e gjeti te rregulloje deren e klubit,,se i thashe une:-o Cironke,je fallco,Te paguan pronari kot. Do te duket qe nuk eshte fallco.

    Reply
  • vlonjati says:
    November 28, 2023 at 1:39 pm

    O Radika, flamuri eshte i shenjte dhe ti e ke pershkruar shume bukur por mos mendo se Kosova Cameria apo Shkupi duan ti bashkengjiten Shqiperise sepse e dine mire se flamuri nuk te jep as buke e as uje te cilen “atdhetaret tane” qe i “qan shpirti” per flamure keto qe na nevojiten ne vend qe te na i shtojne na i pakesojne si e si qe ne ta braktisim kete vend .

    Reply
  • intelektuali says:
    November 28, 2023 at 2:11 pm

    vlonjati:

    Me pelqeu komenti juaj pragmatik, por anti-patriotik dhe dua te shtoj se me kete mendesi pragmatiste veproi edhe Ismail Beu pasi ngriti flamurin e pavaresise ne Vlore, kur e pa qe nga ky akt tejet patriotik se “…flamuri nuk te jep as buke e as uje…” dhe ja mbathi dhe e braktisi qeverine, por me pare u kujdes qe t’ja shiste Greqise Jugun deri ne Vjose ne kembim te dy valixheve me dollare USD dhe pastaj u fsheh ne Bari dhe Perugia ku e gjeti hasmi i mashtruar dhe e helmoi me arsenik me gjithe te birin e tij.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 28, 2023 at 3:12 pm

    Rrofte Dita e Flamurit!!
    Rrofte Kujtimi i Shenjte i Ismail Qemalit!!
    Poshte kurvat tradhetare, qe nga Rama, Zogu, Esadi, Mutati, inteleshe, zuzare dhe dhiare te ndyre, qe jane te pegerat e Kombit shqiptar.
    Lavdi deshmoreve dhe heronjve te ketij Kombi
    Rrofte 28-29 Nentori

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 28, 2023 at 3:35 pm

    Kur dashuron dashuria

    Rita moj e bukura Rita
    të erdhën rrotull shtatë petrita
    Unë tek kroi të prita
    Në agim kur zbardhi drita.

    Por ty Demo të desh shumë
    për ty desh u mbyt në lumë
    bast për ty me Demon vumë
    fitoi Demo e humba unë.

    Por nga dheu sec mbiu
    nga të Golemajve, Moisiu
    Nga beli ty të përfshiu
    mbeti thatë Demo ditëziu.

    Demo trimi e kapedani
    për ty Ritën e ka marr malli
    por nuk e le Moisi Golemi
    për herë ngritur i rri kalemi.

    Rita shpesh del në penxhere
    kur zjen gjellën në tenxhere
    mos shohë Demon të kalojë
    edhe xhanin t’ia gëzojë.

    Demo Ritën s’e ka harruar
    tek 1 Maji pi ujë të gazuar
    është ca i nevrikosur
    se rakia i është sosur.

    Por në cast e shpon bodeci
    në celular e marrin nga Roskoveci
    i kanë sjellë dy kile raki kocimare
    njërën falas e një pa pare.

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 3:36 pm

    Filmi thote”Nentori I dyte”.Pra flamuri I pare qe shpalli pavaresine e trojeve shqiptare nga TURQIA ishte flamuri I Skenderbeut qe hodhi poshte flamurin turk ne keshtjellen e krujes. Mendoj qe kjo date dhe autor I shkeputjes nga TURQIA te jete Skenderbeu qe e mbajti kete flamur te valvitet I lire nga sundimi turk per 25 vjet.Historite e shteteve kane shume oshilacione te varur nga politikat ndershteterore.Ismail Qemali u dergua nga Austro-hungarezet per te shpallur pavaresine e trojeve shqiptare me qellim per te mbajtur larg Italiane qe synonte ballkanin.U shfrytezua perpjekja e shqiptareve per shkeputje nga TURQIA. Kete boshllek me largimin e “te semurit te bosforit” nga keto teritore u bene arene e luftes politike europiane. Jo rastesisht ishin perzgjedhur qytete bregdetare perballe italise me qellim qe Italia te mos vinte kembe ne ballkan.

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 5:16 pm

    Sa per daten 29 nentor 1944 e ka spieguar shume qarte “plaku Mere”.Keputi fillin e tespijeve dhe ato u shperndane. Skenaristet e filmave shqiptare te realizmit socialist kane qene akademiket qe kane shkruar historine e shqiperise. Pra qarteson qe lindi lufta civile ,ku vellai vret vellane.Deshmoret e kesaj lufte I takojne “frontit antifashist” dhe jo komunisteve qe abuzuan me yllin e kuq.Sa per dijeni yllin e kuq e ka simbol edhe nje marke birre.

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 5:19 pm

    @mali, yllin e kuq (ose pentagramin) e kane simbolin e tyre edhe satanistet

    Reply
  • ¿? says:
    November 28, 2023 at 5:19 pm

    @mali, yllin e kuq (ose pentagramin) e kane simbolin e tyre edhe satanistet

    Reply
  • Vërtet besoni se sot shqipëtarët jan më mirë se kurrë sikurse thotë Rama......!!!!!??????...... says:
    November 28, 2023 at 6:25 pm

    Kur egërsirat shoviniste të Ballkanit, serbë, grekër, malazes…….me ushtritë e tyre shqyenin copa të teritoreve etnike të banuar nga shqipëtarët, plaku i mënçur Ismail Vlora, me shpalljen e pavarsisë si një akt juridik me vlerë ndërkombëtare, duke çfrytzuar kundërshtit dhe interesat e fuqive të mëdha në Ballkan ku Austro. Hungaria kishte interes të mbështeste kombin shqipëtar përball ekspansionit sllavo rus, arriti që në tavolinat e pazareve diplomatike të fuqive të mëdha Shqipëria të ishte e pranishme si shtet që tashma ishte i pavarur dhe jo pjesë e perandoris Osmane.

    Në këtë faqe është hedhur baltë mbi figurën e tij madhore që shpëtoj me aktin e tij shpërbërjen e kombit shqipëtar në skllevër të shovinistëve fqinjë dhe është e turpëshme të shpikësh psh që Ismail Vlora shiti Shqipërin grekërve për një valixhe me dollarë dhe unë bëj pyetjen po Kosovën, Ulqinin, Dibrën…… Ismail Vlora i shiti, sa valixhe me para i dhanë serbët, malazezët si shpërblim. Mos ata që vendosën, diplomatët e fuqive të mëdha i dhanë Greqis të gjithë pjesën e Shqipëris deri në Prevezë e dinin që kjo pjesë ishte shitur nga Ismail Qemali me para në dorë pa ja dhanë Greqisë? Mos vallë ministri i jashtëm i Greqisë u provoj fuqive të mëdha që Ismail Qemali, si “pronar” legjitim i kësaj pjese mund ta shiste sikurse shiti cari i Rusis Alaskën SHBA me para në dorë? Mos vallë serbë e malazezë që kishin pushtuar veriun deri në Shkumbin ato ditë që shpallej pavarsia i kishin dhënë Ismail Qemalit valixhet me para?

    Festojmë 111 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit turq por

    kur do të jetë festa e çlirimit të vëndit nga pushtimi më barbar gjer më sot në historin tonë, pushtimin e ushtrisë së nomenklaturës drejtuese të Partisë pseudo komuniste të Punës dhe shtetit pseudo socialist dhe bijve dhe bijave të tyre, ushtria e bandave të kryekusarëve Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama që

    mbasi si minjtë grryen dhe rrënuan themelet e godinës së shtetit pseudosocialist, u shëndrruan nga antishqipëtari dhe antikomunisti Ramiz Alia në ushtrin pushtuese të derrave të pangopur kapitalistë që

    për 30 vjetë i shkaktuan shqipëtarëve dhe Shqipëris të gjitha poshtërsit që nuk arritën ti bënin kurrë as të gjithë pushtuesit që kanë kaluar në trojet tona për 3000 vjet histori, pushtim barbar që po e përfundojnë me spastrimin etnik të trojeve shqipëtare që në Shqipëri pothuaj ka mbaruar, kanë ngelur vetë 700 000 pensinistë dhe gati 400 000 spiun patronazhistë të gestapos zgjedhore të kusarit kombçfarosës Edi Rama me familjet e tyre që dontë pasohet me shpopullimin e Kosovës në qoftë se komploti Rama, Vuçiç dhe McGonigalët rekrutuar prej tyre në diplomacinë dhe zyrtarët e BE dhe SHBA për krijimin de jure të Serbis së tretë të pavarur në Ballkan në Kosovën e veriut të spastruar tashma nga shqipëtarët etnik, spastrim që do të përfshij edhe pjesën tjetër të Kosovës mbasi të rekrutojnë për qëllimet e tyre ose të heqin qafe edhe pengesën Albin Kurti.

    Festimet nuk i frenojnë armiqtë e kombit shqiptarë, Edi Rama, Vuçiç dhe McGonigalët e tyre, përkundrazi nën tymnajën e festimeve dhe samiteve si ai i diasporës, ato do të pasohen në poshtërsira të tjera kundër popullit shqipëtar dhe Shqipëris.

    Njerëz, prisni që së shpejti , akoma pa u shuar tamtamet e daulleve të festës, taksat reja për banesat, tokës, trruallit, taksën e sigurimit nga tërmeti, ngritjen e pandalshme të çmimeve ku, përveç të tjerave, së shpejti, do të kemi privatizimin nga Edi Rama duke e bër pronë të tij me metodën e PPP dhe konçensioneve ujin e pijshëm që na fal natyra dhe që do tu kushtoj shqipëtarëve sa frëngu pulën, në qoftë se do tu fal pensionistëve gjelin ngordhalaq 5000 L të rinjë të vitit të ri që, në fakt, është një nga dhjetra “gjelat” që kusari gjatë vitit 2023 ua ka vjedhur haptazi pensionistëve, do tua nxjer prej hundësh këtë gjel “dhuratë” duke u vjedhur në nivelin që justifikon shprehjen kërcënuese të tij, s’keni parë gjë akoma juve qytetarët e mi, dmth pensionistët e shkretë që kanë ngelur pa vdekur se, të tjerët, janë tashma qytetarë me dinjitet të vëndeve ku presidentë, kryeministra, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, liderat e partive……..nuk janë kusarër sikurse janë në Shqiprin e sunduar nga kusari i sofistikuar tashma edhe i nivelit ndërkombëtar, global Edi Rama dhe me opozitë të kryesuar nga polikrimineli horror i pa nështrueshëm nga drejtësia, Sali Berisha.

    Gëzuar festën e pavarsis nën pushtimin barbar të kusarëve dinakë , ish sekretarë dhe zyrtarë të partis dhe shtetit pseudokomunist dhe bijëve dhe bijëve të tyre, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama dhe luvgetrit partiakë e kapitalist biznesmenë që u vijnë pas.

    FLM Dita, nga shqipëtari që nuk i beson samiteve dhe festave me ngjyra patriotike të organizuar nga supergebelsi i politikës shqipëtare, i nderuari kusar kombçfarosës, Edi Rama.

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 7:32 pm

    Pikpyetje,shiko sot si u mbush stadiumi me qeleshe te bardha dhe zhgaben e zeze dykrenore? Shiko shqiptaret qe plot krenare me qeleshe te bardhe e zhgaben e zeze dykrenore I ke ne rruget e europes.Kjo I tmeron serbet e greket se bashku me bashkepuntoret shqiptare qe populli I quan tradhetare te shqiptarizmes duke filluar qe nga akademia e shkencave qe hane buken e shqiptarit dhe I sherbejne serbit e grekut.

    Reply
  • Arban says:
    November 28, 2023 at 9:28 pm

    Tel libri RECETA PA KOMB tregohet me fakte se si e se ku e morën komunistet jugosllave deklaratën e pavaresise. E keni ne Beograd. Shteti te shkoje e ta marre.

    Reply
  • spata says:
    November 28, 2024 at 5:01 pm

    O burra e patriot shqiptare kudo qe jeni.Ndihuni krenar dhe peruluni me respek para atije flamuri qe ngriti Plaku Ismail.I lini hamendesite .Mese 34 vite demokraci gojrat vene ne pikpyetje kete akte madhor e patriotik te Mevetesise.Mos shikoni gunen por ate pune madhore . Nuk ishte aq kollaj , jo vetem nga rrethanat gjeopolitike por dhe nga shqiptaret qe as e mendonin veten jashte ombrelles Osmane.Eshte detyra jone ta vlersojme e ndricojme kete akte madhor e te nxisim e te kerkojme nga ata qe na qeverisin te punojne per kombin e tja ngrem vlerat popullit tone.Ismaili hodhi gurin themeltar te shtetit te pavarur.Brezat ta cojne me latre kombin e jo te veme ne pikpyetje ato te mira qe na kane lene te paret.Armiqte tane duan qe shqiptaret te perplasen me njeri tjetrin per te na mbajtur te percare.Keshtu sic manifestojme hamendesi kurr sekemi ardhmeni.Gezoni keto festa madhore e mos peshtyni sakrificat e burrave te kombit qe vune jeten e tyre per te qene te lire e te pavarur.Lavdi 28- 29 Nentori per jete burrave we na dhuruan Mevetsine e diten e clirimit.

    Reply
  • Rroft Luli says:
    November 28, 2024 at 6:58 pm

    STOP ¿?

    Reply
  • Hajdari. says:
    November 28, 2024 at 8:04 pm

    Oh sa mire me ken Shqiprar o heheheeeeejjj… Po cfare Shqiptare jemi ne o majmune… I vetmi shtet ne Bote qe nuk as dokumentin origjinal te pavaresuse dhe as nje foto te shpalljes se pavaresise… Shqiperia eshte nje stan me derraaaa… Derr Sala derr Iliri , derr Ed Rama… dhe nje tufe me derra qe zgjedhin derrin me budalla per te udhehequr tufen… Kjo eshte Shqiperia… nje tufe derrash thone Esat Pasha eshte hero… nje tufe tjeter thote jooo Ismaili eshte Hero, nje tufe derrash thone Sala eshte heri… nje tjeter thote joooo Edi eshte … Ohhh sa mire me qene Derrrr o heeeejjjj…

    Reply
  • Buda says:
    November 29, 2024 at 3:00 am

    Emri i plote i Ismail Qemalit eshte: Ismail Qemal Bej Vlora. Shkurtimi: Ismail Qemali eshte i sakte, pasi titullin e “Bej” e kishte i ati, Qemali. Te afermit dhe miqte e therrisnin: Ismail Efendi (nga greqishtja: zoteri, titull qe u jepej njerezve me shkolle, nder ta edhe nepunesve ne Perandorine Osmane).

    Reply
    • ¿? says:
      November 29, 2024 at 5:19 pm

      Buda ku e ke gjet ti qe Efendi na qenka nga Greqishtja, apo deshe te thuash nga Turqishtja dhe te shkuan gishtat Greqisht?

      Reply
  • Arben says:
    November 29, 2024 at 7:23 am

    Osmanllinj Elhamdullillah
    Allahu Ekber.

    Reply
  • Arben says:
    November 29, 2024 at 5:14 pm

    nuk e kemi deklaraten origjinale ne Gjuhen e Ndritur Osmane.

    Shqipetaret jane Osmanllinj Elhamdullillah

    Reply
    • ¿? says:
      November 29, 2024 at 5:22 pm

      Arbeno ti mire e ke deri diku, po jo komplet, se jo te gjithe shqiptaret jane Osmanllinj, kane mbetur edhe ca Arber qe nuk jane perzier me spermen Osmane. Ju krimbat e gjirizit turk qe ndotet trojet arberore, na nderruat edhe emrin, tashti a shisni edhe pordhe Elhamdullillahçe

      Reply
  • Rroft Luli says:
    November 29, 2024 at 5:46 pm

    Largohu nga Forumet Arbërore.
    Shko e komento në PIDH të manas sou në Eleniqi.

    Reply
  • Deda says:
    November 29, 2024 at 5:50 pm

    Po mirë more Arben loqia , Arben turku , Arben kari , turqit erdhën në viset shqiptare më 1400 . Para se të vinte qoftëlargu turk , çfarë ishin shqiptarët , osmanllinj , apo thjesht shqiptarë kristianë ? Nga na e nxjerr ti që shqiptarët janë osmanllinj elhamdullillah ? Kur i shkruaj këto dy fjalët e fundit turke , më hip në shpirt një urrejtje e pa kufi , për atë plehrë Turqi , që na la 500 vjet prapa botës . Por nuk u mjaftua me kaq , akoma na vjen rrotull me ndonjë thërrime që na jep dhe na i mbushi vendin me xhami e minare , që na çajnë bythën me ulërimat e tyre , dhjetë herë në ditë . Të dhjefsha Turqinë dhe Allahun tënd o Arben .

    Reply
  • Arben says:
    November 28, 2025 at 7:40 am

    Osmanllinj Elhamdulillah
    Shkruar në gjuhën Osmane, prandaj
    “ka humbur”
    Është shëndoshë e mirë, o milet.

    Reply
  • Detari says:
    November 28, 2025 at 8:08 am

    sepse eshte produkt turk, i bere nga turq si qemali, frasherit etj.

    Behuni krenar dhe pranojeni origjinen tuaj turke se lat nam mjaft u munduat te fshiheni mbas Arberise e gjithe bota e di cfare jeni vetem ju hiqeni si perendimore ne maj te minarese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?