Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Shtatorja e Milosheviçit inaugurohet në qendër të Moskës (pranë rezidencës së Putin) po çfarë është ajo që mban në dorë?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > FOTO: Shtatorja e Milosheviçit inaugurohet në qendër të Moskës (pranë rezidencës së Putin) po çfarë është ajo që mban në dorë?!
BoteKryesore

FOTO: Shtatorja e Milosheviçit inaugurohet në qendër të Moskës (pranë rezidencës së Putin) po çfarë është ajo që mban në dorë?!

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Në 14 qershor në qendër të Moskës është vendosur një shtatore e Slobodan Milosevic.

Milosevic, një kriminel ndërkombëtar, u akuzua dhe gjykua për krime makabre kundër njerëzimit në Kosovë, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kroaci.

Gazeta DITA raporton në një shkrim në numrin e sotëm se inagurimin e drejtoi një bashkëpunëtor i ngushtë dhe mik i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksandër Zalldastanov. Ky person është udhëheqës i bandave militariste motoçikliste të shërbimit sekret ushtarak rus, që njihen me emrin “Ujqit e natës”.

- Publicitet -

Shtatorja tregon Milosevicin duke mbajtur një maskë në njërën dorë që paraqet në dukje pikturën The Scream të piktorit norvegjez Edvard Munch, por në realitet ngjan më shumë me maskën e filmit horror The Scream.

Shtatorja u shoqërua dhe u dorëzua në Moskë nga grupi Ujqit e Natës. Në ceremoni mori pjesë dhe djali i Slobodanit.

Ministri Vulin në varrin e Milosevicit në Beograd

Duke komentuar sot në DITA, vendosjen e kësaj shtatoreje, diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati shkruan:

“Shtatorja u vendos në rajonin ekskluziv Sollosllovo të Moskës, rajon i elitës politike ruse dhe pranë rezidencës zyrtare të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pa lejen e të cilit as mund të mendohej vendosja e shtatores së kriminelit serb.

Ndaj dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Rusisë ngarkoi një anëtar të saj skulptor për ta bërë shtatoren.

Shtatorja pati edhe përkrahjen e qeverisë së Serbisë, ministria e kulturës e së cilës përgatiti të gjithë dokumentacionin shoqërues zyrtar dhe financoi dërgimin nga fonderia në Serbi në sheshin e vendosjes në Moskë.

Nderimi i Moskës për kriminelin më të madh ndërkombëtar të pas luftës në Europë vjen pas nderimit zyrtar, që i organizoi atij ish-ministri i kabinetit millosheviçian në kohën e kryerjes së krimeve, dhe sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi publikisht se “Millosheviçi është i pafajshëm”.

Kurse krahu i djathtë i Vuçiçit, Aleksandër Vulin, anëtar i qeverisë së Serbisë dhe tani shef i agjencisë serbe të spiunazhit, i cili ka qenë zëdhënës i bashkëpunëtores në krim dhe bashkëshorte e Millosheviçit, e shpalli publikisht kriminelin ndërkombëtar Millosheviç “luftëtar të lirisë”.

Diplomacia e BE me Borellët, Lajçakët dhe Stanot, nuk e kanë parë dhe as e kanë ndjerë këtë glorifikim të kryekriminelit ndërkombëtar Millosheviç. Dhe natyrisht nuk kanë folur, sepse po ndërtojnë një narrativë revizioniste për Serbinë agresore dhe imazh paqësor për presidentin fashist Vuçiç…”

Analiza e plotë e profesor Muratit, publikuar sot në DITA, mund të lexohet duke klikuar KËTU

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Burim Ramadani says:
    June 15, 2023 at 8:50 am

    Luftërat e tij barbare ishin për krijimin e Serbisë së Madhe. Përmes gjenocidit, ai besoi se do të krijojë Serbinë e Madhe.

    Shërbëtorët e tij po udhëheqin edhe sot Serbinë, fuke kërcënuar shtetet fqinje dhe duke thelluar lidhjet me Rusinë.
    Ata po ecin hapave të Millosheviqit

    Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vucic, edhe 18 vjet pasi Millosheviqi ishte arrestuar, i thurri lavde Kasapit të Ballkanit.

    “Milosevic ishte lider i madh serb, qëllimet e të cilit ishin të nmira, por rezultatet tona ishin shumë të dobëta” tha Vucic më 10 shtator 2018.

    Në videon e bashkëngjitur, analizohet përse në mendjet e lidershipit të Serbisë Millosheviqi është ende gjallë!

    Kjo është video e tretë në ciklin e dokumentimit të çështjeve të sigurisë, që ndërlidhin qëllimet dhe veprimet armiqësore të Serbisë dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

    Në videon e ardhshme, do të thellojmë analizën për qëllimin e lidershipit serb për krijimin e Serbisë së Madhe, qëllim ky që mbetet aktual.

    Realizimi teknik:
    Flodian Kuçi dhe Rilind Kuçi

    Kliko 👉👉🏼👉🏽 https://youtu.be/QHoKqnsQRGI

    Ju lutem gazetes se nderuar Dita për #Share

    Reply
  • K R says:
    June 15, 2023 at 9:13 am

    Asgje per tu habitur…
    Veprimet e Vucic në të kaluarën, që nga mohimi i masakrës së Reçak-ut, projekti i mini-Shengenit dhe mbështetja për partitë e rendit të vjetër kishin një qëllim të vetëm – rikthimin e Kosovës dhe Malit të Zi në orbitën e dominimit serb. Vučić është Milosević me buzëqeshje – qëllime të njejta, taktika të ndryshme.

    Reply
  • Bora says:
    June 15, 2023 at 9:14 am

    Batonit ia tha milosevic ne Hage qe ti je i yni apo jo? A don te them edhe emrin tend te koduar?

    Kete e rikujtoi edhe veton surroi para do kohesh ne mediat e kosoves.

    Ju Dita çse nuk e ngreni zerin qe njo agjent i Slobodanit keshillon sot kryeministren e Shqiperise?

    Reply
  • Per qendrimet e Dites says:
    June 15, 2023 at 9:18 am

    Tri cilësime për Kryeministrin e Kosoves sot: dikush tha është si Stalini, dikush tha ai është Mao por me skandalozja koka kjo e Migjen Kelmendi ‘Albin Kurti me ngjan me Milosevic’. Kjo sepse sipas tij ai është sjelle me kapadaillek ndaj Amerikes dhe se ish-krimineli Milosevic në fillim të viteve të 90-ta bënte të njejtën ndaj Holbruk-ut.

    Gjuha rreshqet nganjehere se eshte gare politike. Por, asnjë trishtim apo urrejtje ndaj kundërshtarit politik nuk mund të jetë shkas për këso krahasimesh. Kerkesa e Albin Kurti qe Serbia te njeh Kosoven nuk mund të krahasohet me spastrimin etnik. Mendoj që ketu me Bedri Islamin e Fatos Tarifan e keni tepru, ndersa qendrimet e Shaban Muratit jane korrekte, atdhetare

    Ky ‘kapadaillek’ i Qeverisë së Kosovës ndoshta po duket shumë nga prizmi i një serviliteti në rritje të klasës politike të Kosovës – sa më shumë është humbur vota popullore aq me shumë është shtuar shkalla e pro-amerikanizmit të rendit të vjetër.

    Pajtohem që Kurti ka mundur të navigoj më mirë këtë situatë Mirëpo mua po më duket një pozicionim i cuditshem që i kërkojn Kurtit të dorëzohet pa kushte ndaj Serbisë

    !!!!!

    Reply
  • SPAK says:
    June 15, 2023 at 9:32 am

    I shkreti komb Shqiptar dhe vecanerisht kombi Kosovar! Jeni prapa Botes! urrejtja juaj ju ka lene Komb mesjetar ku s’kishte dituri! Guximi i juaj dhe i Kurtit eshte nje injorance e pa imagjinueshme! Degjoni Ameriken ata jane me ju dhe jo me serbet,por edhe ata kane planet e tyre me te medha! Eshte habi e madhe qe akoma keni ngelur te pa edukuar ne mes te Europes! Urrejtja vret vete njeriun qe urren!

    Reply
  • Karlliqe Figura Kadavrash qe Historia i groposi ! says:
    June 15, 2023 at 9:35 am

    eshte ky art qesharake Politike , te tentosh e spostosh “vemendjen ” e Opinionit drejt Kalbesires qe i grpos me gjithe shpirtin e tij prej Psikopati Sadist qe nuk gjente kenaqsi ne jete vec Krimive ? Mesiguri qe Skluptori duhet te quhet Borelis Vuqiqovic , nga Brukseli

    Reply
  • George says:
    June 15, 2023 at 12:13 pm

    E vetmja rruge e bashkimit te shqiptareve ne epoken e re te globalizimit te ekonomise, heqjes se kufijve midis shteteve dhe levizjes se lire te mallrave dhe njerezve eshte “Ballkani i Hapur Demokratik”. Me mendesitё dhe praktikat nacionaliste shqiptarёt do tё mbeten nё shekuj tё ndarё nё 6 shtete…

    Reply
  • Tironci says:
    June 15, 2023 at 2:28 pm

    George, ti qenke nje mut muti.

    Reply
  • Ahmet says:
    June 15, 2023 at 2:30 pm

    Unë nuk jam një nga ata që kishte trimërinë ti shërbente çështjes kombëtare me pushkë në dorë në vijën e parë të luftës për liri në Kosovë. Isha një zyrtar shumë aktiv i Kryqit të Kuq Amerikan që mbështeste kosovarët me mjete dhe fonde.
    Por, tani duhen mendje të holla dhe me vullnet të pathyeshëm, sepse çfarë jepet vështirë se mund të merret përsëri.
    Yrishi i Edi Ramës nuk ka të bëjë aspak me të mirën e Kosovës, por me çimentimin e autokracisë dhe pushtetit të tij absolut në Shqipëri.

    Reply
  • Me Kakat e Kaposhit ruset ndertojne Bustin e Milloshit ! says:
    June 15, 2023 at 2:47 pm

    Nji Rekord i ri Ginnes

    Reply
  • Vlora 97 says:
    June 15, 2023 at 2:59 pm

    Ndersa flaket ne Kosove kane marre permasa te rrezikshme, Rama dhe Berisha kerkojne te ndezin, secili cigaret e veta duke u perpjekur te perfitojne paturpesisht nga situata.

    Rama po e perdor ngjarjen per te perfituar perkrahje nderkombetare, te dobesuar tashme prej skandalit McGonigal. Loja me pezullimin e mbledhjes dypaleshe ishte shume e ulet ne nje moment te tille. Nga ana tjeter Berisha po kerkon ta djege jorganin e Kosoves per hesap te pleshtave te tij, duke ushqyer retoriken bajate te sovranizmit dhe antiamerikanizmit. Analistet e tij, gjithashtu kane veshur parzmoret e nacionalizmit teatral me dhembet skermitur ndaj Serbise dhe Europes, duke shpalosur fuqine e keshtjelles se pamposhtur buze Adriatikut.

    Vendi ame, si nje njerkë e keqe, nuk ben as, te pakten, per t’ia qare hallin bijes se vet. Te pakten Shqiperia te ishte ne nje ze, ne nje situate te tille problematike. Mire qe s’jemi per te ndihmuar, por te pakten te mos pengojme.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    June 15, 2023 at 3:54 pm

    I hangt shpirti rriqna

    Reply
  • Pergjigju says:
    June 15, 2023 at 4:18 pm

    Pse Shqiptaret, ne krahsim me greket serbet maqedonasit malazezet jane me te percare brenda vendit hallakatur neper bote ?!
    Pse niveli i krimit dhe i korrupsionit eshte me i larte ne vend se sa ne vendet perreth Shqiperise??
    A jane politikanet shqiptare te ndergjegjshem idelaist dhe integruar thelle me popullin e tyre apo jane kunder popullit te tyre ?!

    Reply
  • na more Pergjigjuni ! says:
    June 15, 2023 at 7:56 pm

    problemi eshte se ne kto Halete Mediatike Shqiptare , paguhen nga Armiqte e Shqiperise me fondet e vecanta akorduar nga Kurva Plake , dhe na pengojne ne Shqiptareve te diskutojme ktu ._ Por le te kthjeme nji pergjigje Ty “Pegjigju ” ne kte Pyetje Cinike ! _ Shqiperia eshte Sulmuar nga Europa qysh mbas largimit te Turqise nga Shqiperia , duke armatosur HIneat reth Shqiptaeve dhe nxitur kunder shqiptareve .Ne 1912 poashtu ,Hienat rreth Shqiptareve , me ne krye pjesen me te madhe te Europes , ben cmos qe mos te lejonin Krijimin e Shtetit Shqiptare . Duke mos ja dal ,te na Pengonin neve si Shqiptare te shpallnim Pamvaresine e Shqiptarise , u hakmoren ne menyren me Kriminale me 1913 duke na Copetuar ,duke na sulmuar e penguar vazhdimishte ne te gjitha drejtimet . Me 1924 – ishin kunder nji Shteti Demokratike Shqiptare thirrur nga Fan Noli , dhe duke par ke ai Atdhetare e teper inteligjent ne krahasim me gjithe politikanet greke apo serbe ne Ballkan , e sulmuan duke mos i dhene asnji perkrahje duke Mose Njohur Republiken Demokratike Shqiptare te thirrur nga Fan Noli ,sepse ne cdo rast , ishin kunder nji Shteti te Forte e Demokratike Shqiptare (sepse ne fund te fundit Noli s’ishte as anadollak e as Diktatore por i Formuar si asnji ne Ballkan me nji Kulture te Admirueshme edhe per vet Europianet e kohes ,dhe pikerishte kte Nuk deshironte Europa te ishin ne Krye te Shqiperise . Kancelarite Europiane nxituan e krijuan nji Ushtri te udhehequr nga Gjenerale Ruse per te sjell ne Shqiperi Famekeqin Zogen e Kurves i cili ate kohe , jetojne ne Beograde ne Oborrin e Mreterise Serbe . Por nuk mbaroj me kaq sulmet e Europes qe ndersente ne cdo kohe Hienat serbo greke -kunder Shqiperise te uhstronin Gjenocide ne popullsite shqiptare . Pra Shqiperia si shtet nuk u la asnjiher i lire i qet i pasulmuar e penguar e sabotuar edhe pas LIIB nga Gjaprinjte e dal nga Vryma e Kurves Plake . Gjeten rastin ne Komunizem na Izoluan ! Perse vall ? Cfar shkaktonim ne Europes ,na trembej neve ajo se do ta pushtonte Enveri ? Perse na benin Embargo ,Sanksione ,Izolim total kur ne ishim vendi i vetem Komunist qe braktisem Traktatin e Varshaves dhe larguam Rusin nga bazat tona Detare ? Pra , fill pas ikjes se Turqise (se sdua te zgjatem ktu ) na sabotuan si Shtet ,na sulmuan na penguan , na izoluan per te vetmin qellim qe ne si Shqiptare mos te unksionojme e zhvillohemi si Shtet e shoqeri ,kur dijme mire te gjithe se Zhvillimi bie Perparimin ne cdo fushe .Nderkohe qe vendet rreth nesh , kshin lidhje Tregetare e Ekonomike etj me gjithe Europen . Tito psh mori ne vitet 60 e ca , MIljarda borxhe nga Bankat e Botes ajo Boterore etj (edhe pse Bota me JUgosllavine po Ekesperimentonte si kunderpesh te Sistemeve ate Kapitaliste e Komuniste per arsye qe dihen,si nji Rreklame Perendimore , kunder sistemit Komuniste ) _ Pra ,nuk e di se sa mundet te kuptoshe zotrote Pergjigje nga kjo Histori Gjenocidale e panderprer kunder Shqiptareve , qe edhe me radhjen e DEmoracise ne Shqiperi , nuk lan Poshtersi e Inkriminim te Shtetit Politikes e shoqerise Shqiptare pa ber ,duke na sabptuar hapur e ne gjithcka me Emisaret Gjaprinje qe dergonte gjasme si Udhrefyes te DEmokracise ke ne ,duke mbeshtetir Injorancen e tipit berisha me bandat e Krimineleve etj Dhizma Europiane ,,,,por po e mbyll kte Koment duke thene ; se Nqs Europa do i futej e sulmonte ,pengonte ,izolonte ,embragonte ,saksiononte Gjermanine apo X shtet Europiane per dy shekuj me radhe ,si veproj me Shqiperine , duhet te dish qe sot X shtet Europian do vuante nga te gjithe kto te meta ,qe shikojme sot ne Shqiperine tone .

    Reply
  • Një kritik amator i artit skulpturor . says:
    June 15, 2023 at 9:31 pm

    Ëndrra makabre e përbindshit Sllobodan Millosheviç ishte që me kanibalët shqipëtarngrënës të armatës sërbe, të realizonte spastrimin etnik të Kosovës nga shqipëtarët me zjarr, hekur, përdhunime, dhunë barbare por fal liderve të botës demoktatike përndimore Klinton,Ollbrajt, Bler, ………, dështoj me turp dhe i helmuar nga marazi dha shpirt në burgjet e gjykatës ndërkombëtare njëlloj si Geringu nazist që helmoj vehten në burg para se të ekzekutohej si kriminel lufte..

    Skulptura e kasapit të Ballkanit në Moskë paraqet atë të kënaqur edhe ka zgjatur nga bota e të vdekurve në botën e të gjallëve krahun e tij të djathtë që ka firmosur urdhrat për krimet barbare njëlloj si krimet e hitlerianëve në luftën e dytë botërore nga i marrosuri Adolf Hitler. Krahu i tij i djathtë kriminal zgjatur në botën e të gjallëve është realisht vëllau Vuçiç i Putinit dhe Edi Ramës dhe ky krah i djathtë i kasapit Millosheviç, Vuçiçi, mban fort kokën e një njeriu të ngërdheshur deri në shëmti të frikshme të një përbindshi dhe Millosheviçi statujë po thot që

    “kjo është koka e njeriut në trupin e të cilit është futur, në momentin që vdiqa, shpirti im me pengun që nuk spastrova Kosovën nga rraca e qelbur e shqipëtarëve, peng që ai po e realizon me sukses, duke më lën të turpëruar edhe mua, spastrimin e Shqipëris nga shqipëtarët duke u a bër jetën ferr me armën efikase të kusarisë dhe

    e ka radhën të realizohet edhe pengu im, spastrimi etnik i Kosovës nga rraca shqipëtare nga ky njeri njëlloj si njëlloj si në Shqipëri duke e mbajtur fortë nga koka me krahun tim të djathtë Vuçiç mbasi të rrëzojmë pengesën Albin Kurti me ndihmën e Mc Gonigalëve të diplomacis së SHBA dhe BE”.

    Këto gjëra zbuloj unë si kritik i artit pamor në këtë vepër skulpturore që nderon Moskën ku është ekspozuar duke dhën mesazhin që

    shpirti i Millosheviçit është gjall dhe qëndron aktiv në trupin 198 cm linear të gjatë të njeriut kokën e llahtarshme prej kusari të të cilit ai Millosheviçi i statujës e ka mbërthyer dhe nuk e lëshon me krahun e tij të djathtë Vuçiç deri sa të realizoj spastrimin e etnk të të gjithë shqipëtarëve edhe në Kosovë.

    Reply
  • demo says:
    June 16, 2023 at 12:40 am

    Mirekuptojeni Milloshevicin edhe Vucicin !
    Mirekuptojeni popullin serb per shkak te lidhjeve te thella historike,nostalgjike,dramatike me Rusine!
    Ja,,Vendosni sanksione popullit shqiptar te Kosoves,se keta jane mesuar te rrihen,te vriten dhe te lidhen brenda gardhit te vet.

    Reply
  • Drita says:
    June 16, 2023 at 1:12 am

    Po VuciRama dhe profesoret e Dites nuk Kane shkuar ende ne Moske per inaugurimin e skulptures.? Ramsesi nuk i dha ndonje dore suratit te ndyre te Milloshevicit, se ai eshte shume i talentuar per te mbuluar poshtersite me bojra! U shofte raca e ndyre e politohajduteve socialiste kriminaliste shqiptar. Fatin e Esad pashes paci!

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    June 16, 2023 at 2:11 am

    Nuk e pe ti Drita se ishe e zënë me zanatin më të vjetër në botë, Rama e “zbuloi,, statujën, bile edhe e ka “paguar,,.

    Reply
  • Një kritik amator i artit skulpturor . says:
    June 16, 2023 at 5:45 am

    Ambasadori Hill, diplomatët Lajçak, ai Eskobar që po punojnë fort bashk me Vuçiçin dhe Ramën për të rrëzuar me një grusht shteti ama paqsor të qytetruar dhe demokratik pengesën e projektit të tyre diplomatik, qeverin e destabilizuesit, komunistit , hajnis, luftënxitsit , talibanit, kokfortit………përbindshit të llahtarshëm Kurti që të krijojnë urgjentisht Sërpska Respublika në Kosovë, kanë propozuar që në ceremonin për shpalljen e pamvarsisë në kryeqytetin Mitrovicë të përurohet një kompleks skulpturor ku të paraqitet

    Sllobodan Milosheviçi dhe përkrah tij heronjtë e qyterimit serb në luftrat e gjatë shpërbërjes së Jugosllavis Mlladiç, Arkan, Sheshel dhe në basreliefe skena të heroizmave serbe në Sebrenicë, në Retçak…., serbë duke përdhunuar heroikisht gratë në Kosovë e duke djegur e rrafshuar fshatrat e Kosovës dhe duke përzën me heroizëm e trimëri gratë, fëmijët , pleqtë e Kosovës dhe

    në mes të kompleksit në një basrelief të paraqitet heroi serb Arkan duke shqyer aeroplanin bombardues amerikan rrëzuar në Serbi gjatë bombardimit të NATO dhe ngjitur një basrelief ku të paraqitet ambasadori i nderuar Kristofer Hill, kushuri i agjentit të FBI Mc Gonigal, në gjunjë duke kërkuar falje Serbis për bombardimin kriminal nga NATO.

    Parashikohet që në ceremonin e shpalljes së pamvarsis së Donbasit serb të Kosovës të mar pjes edhe presidenti Bajden, frau Vanderlejn, Blinken, Borel….. që do të përkulen me nderim te këmbët e shtatores heroit të qytetrimit serb Millosheviç dhe shtatoreve të heronjëve Arkan, Sheshel, Mladiç bashkangjitur me të që luftuan kaq shumë që në atë kohë për Ballkanin e hapur të paqes, begatis, miqsis që gëzojmë sot sllavët e jugut dhe shqiptarë bashkë mbyllur në Ballkanin e hapur dhe më kryesorja

    figura qëndrore e ceremonis si gjithmonë në takimet ndërkombëtare do të jetë ai, autori i ngarkuar për këtë vepër madhore të artit skulpturor , ai, kryeministri piktor dhe piktori kryeministër unik në botë, lideri i permasave globale dhe tashma dhe artisti serioz me famë botërore, kusari ynë i nderuar Edi Rama që është i pari edhe kryesori, më i tëbuari në grushtin e shtetit demokratik të diplomacis perëndimore për rrëzimin e Albin Kurtit që duhet të ndoth këto ditë që të bëhet realitet Republika serbe në Kosovë me kryeqytet Mitrovicën me president vëllaun e Dodikut propozuar nga Moska.

    Ai me të gjithë gjatësin e tij 198 cm linear do të gjunjëzohet me hijeshi dhe do tu puth këmbën Bajden, Olaf Sholcit, Makronit …….me përvojën e gjunjëzimit para kryeministrit të Luksemburgut në Tiranë………dhe qershia mbi tortën e ceremonis që do të jet sensacion në mbar globin, ai, Rama , do ti vërsulet nga mbrapa presidentes së BE frau Ursulas, do ta mbërthej me panxhat e tij të fuqishme dhe do ti jap një goxha të puthur….diplomatike…. nën duartrokitjet e stuhishme në këtë çast tallavaje argëtuese të të gjithë pranishmëve në cermoni duke bër pak xheloze edhe sinjora Melonin dhe ministren Spiropali që do të jen të pranishme në këtë eveniment për të cilën po punojnë fort jo vetëm Mc Gonigalët e diplomacis perëndimore por ka një bashkpunim të ngushtë të diplomacis perëndimore me Lavrovin dhe inteligjencn ruse pa harruar njësin ushtarake Wagner mar me urgjenc dhe instaluar në Mitrovicë nga ministri Vulin direkt nga llogoret e luftës heroike për çlirimin e Bahmutit nga forcat naziste të Ukrainës.

    Artist serioz , autori i këtij kompleksi skulpturor, kusari kombçfarosës Edi Rama sapo ka mar porosi nga Mc Gonigalët e diplomacis perëndimore që një kopje të vendoset para Kapitol Hill në SHBA dhe një para ndërtesës së parlamentit të BE si gjest të kërkimit të faljes për bombardimin kriminal nga NATO të Serbis që do të shkëput përfundimisht Vuçiçn nga vllazëria me Putinin.

    Reply
  • Tironci says:
    June 16, 2023 at 8:16 am

    Boll ju budallenj !

    Nuk i pyet askush politikanet o budallenj?

    Elita e Londres edhe New Yorkut pra Illuminati sundon te gjithe boten edhe i komandon si kukulla me tela te gjithe politikanet.

    Lexoni kete qe ta kuptoni:

    Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikoje ne kete emision.

    top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/

    Reply
  • 2 Lisat says:
    June 16, 2023 at 11:33 am

    Le të bëjnë një më të madhe e ta vënë para parlamentit europian dhe një tjetër në shtëpinë e Makronit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?