Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Si u hoq imazhi i Zogut nga kartëmonedha e vitit 1939
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > FOTO: Si u hoq imazhi i Zogut nga kartëmonedha e vitit 1939
KurioziteteLajmi i fundit

FOTO: Si u hoq imazhi i Zogut nga kartëmonedha e vitit 1939

Published: February 10, 2024
Shpërndaje

Gjatë pushtimit italian në Shqipëri u prodhuan një seri kartëmonedhash e mes tyre kishte edhe një kartëmonedhë provizore, e cila kishte si qëllim që t’i jepte kohë italianëve që të përgatisnin modelin e ri.

Në atë periudhë, kartëmonedhat mbanin figurën e Ahmet Zogut dhe ndryshimi që duhej bërë ishte fillimisht vizual.

Në kushtet e pushtimit, do të ishte e pafavorshme për italianët që kartëmonedha të mbante figurën e mbretit të arratisur.

- Publicitet -


Ambasadori amerikan në Tiranë në dokumentet e atyre viteve shkruan se për të hequr figurën e Zogut u tërhoq nga qarkullimi e gjithë kartëmonedha shqiptare dhe u rihodh në treg pasi fytyra e Zogut u fshi prej saj.

Kartëmonedha 100 franga ari ishte emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Veç portretit të Ahmet Zogut, përmbante edhe peisazhin e urës së Gomsiqes në Pukë. Në pjesën e pasme, kishte një peisazh të lumit Drin.

Për të hequr figurën e mbretit të arratisur, italianët do të ndiqnin një praktikë që ishte ndjekur edhe më herët në vitin 1913 me pullat postare.

Pas shpalljes së Pavarësisë së vendit, ndërsa pritej printimi i pullave të postës me elementë shqiptarë, për të vijuar shërbimin u përdorën pullat e periudhës osmane, të cilat u vulosën (me vulën e prodhuar në Itali) përsipër me imazhin e një shqiponje dykrenare.

Edhe në këtë rast, praktika do të ishte e njëjtë! Kartëmonedha 100 franga e 1926 do të vulosej me imazhin e një shqiponje dykrenare. Vula me shqiponjë do të fshinte/fshihte imazhin e Zogut.

Në këtë mënyrë, kartëmonedha do të përdorej e tillë deri në vitin 1940 kur u emetuan kartëmonedha me simbolika e imazhe të tjera.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Të rinjtë ndihen të tradhtuar”, filozofi italian jep alarmin për krizën e thellë të Europës
  • SPAK i komunikon akuzat Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash
  • Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën
  • Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
  • Zbardhet dëshmia e autorit që vrau dy vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë

Komentet e Fundit

  1. Glaukias on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Qerratai on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. demo on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Momenti i duhur... on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Doktor Mortja on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?