Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Politika nuk është sfilatë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Politika nuk është sfilatë
AnalizaLajmi i funditopinion

Politika nuk është sfilatë

Published: November 30, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në foton e publikuar në Facebook-un e tij për 28 Nëntorin, Sali Berisha shfaqet me një kostum Brioni.

Për ata që nuk e dinë një kostum i tillë kushton mbi 5 mijë dollarë. Është markë e njohur për miliarderë ose për klientë alla James Bond. Nuk është për burrat e politikës, aq më pak për ata që pretendojnë se përfaqësojnë vuajtjen dhe sakrificën e popullit.

- Publicitet -

Kur një politikan vesh një kostum të tillë në një vend ku rroga minimale është më pak 300-400 euro, mesazhi që jep është “Unë nuk jam si ju”.

Shqipëria është një vend ku qytetarët mezi përballojnë jetesën. Një veshje e tillë është në mos arrogancë e pastër, shenjë e shkëputjes totale nga realiteti që përjeton shumica.

Sigurisht që veshja e shtrenjtë nuk është mëkat. Por kur vjen nga dikush që thotë se përfaqëson popullin, bëhet tregues i asaj që s’thuhet me fjalë.

Politika nuk është sfilatë. Një lider politik nuk duhet  ti lejojë vetes të matet me kostume miliarderësh por me përgjegjësinë për të shërbyer. Nuk ka mjerim e falsitet më të madh se një politikan (aq më tepër ish- President e Kryeministër) që ka humbur lidhjen me popullin e vet.

Thonë që në atë vend drejtësia po heton politikanët për korrupsion. Qytetarët kërkojnë me të drejtë jo vetëm hetime e dënime nga 1 apo dy vjet, por veprime për t’i kthyer popullit pasurinë e vjedhur të politikanëve.

Ky problem nuk është vetëm te Berisha. Është një sindromë që përfshin thuajse gjithë klasën politike shqiptare  majtas e djathtas. Një vend me arsim e shëndetësi të rrënuar dhe të ardhura minimale ka politikanë që shfaqen me ora luksoze, kostume elitare dhe poza që më shumë i përkasin revistave të modës.

Ironia shtohet kur këtë e bën në një mesazh që përkujton çlirimin! Luks i qepur mbi trupin e sakrificës kombëtare!

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
33 Comments
  • K R says:
    November 30, 2025 at 2:48 pm

    Nga mali te Brioni
    Ec aty Sali pordha
    Jet ke bër, jo shaka

    Reply
  • Vl says:
    November 30, 2025 at 2:52 pm

    Po ju gjeni .ndonje gje tjerer po me kostume 5mi eurosh me thoni kush nga ata rq qe jan ne parlament nuk i ka

    Reply
  • SPAK says:
    November 30, 2025 at 3:07 pm

    O komentuesi VI romake! Une kam dicka tjeter, jo tjerer, sic thua ti! Meso te shkruash shqip o gjysem analfabet!

    Reply
  • Ujku ujku (Opozita) e Cakalli (Qeveria) ben kerdine says:
    November 30, 2025 at 3:49 pm

    Ama c’na “zbulove” moj ti shoqe Migena – kostumin 5000 Euro te Saliut!
    Vrap nje here ne Surrel te shohesh Sarajin me vetem 3000 Euro te Ramiut !

    Reply
  • K R says:
    November 30, 2025 at 4:04 pm

    Filluan militantet b..q te komentojne.
    Po zihen kush nga q..rsat e tyre ka kostumin me te shtrenjtë

    Reply
  • rilindjotizim-sensibilizim says:
    November 30, 2025 at 4:06 pm

    Ti Migena hic fare mos ja qaj hallin ketij populli e mos mbaj hall as ti vete sepse ky popull qeveriset nga 2013 prej Partise “prane shtresave ne nevoje” me deputete qe jetojne me qera se nuk kane banesa private fare, qe levizin vetem me Taxi se nuk kane as makina private e qe vishen vetem me kostume te marra te Gabi.
    Shkurt, te gjithe pasaniket jane ne Opozite e te gjithe Varfanjaket drejtojne Qeverine.
    Kjo ngaqe jane te urdheruar nga kreu ti tyre qe te rrojne ashtu thjeshte e gju me gju me popullin qe mezi shtyn muajin sipas shembullit te tij personal, domethene…

    Reply
  • Vl says:
    November 30, 2025 at 4:21 pm

    O SAPKU po dukesh qe je aty per te na korigjuar po gisht eshte ai i shkreti ne vend te T kapi R
    Po me gjith ate je shume RQ

    Reply
  • SPAK says:
    November 30, 2025 at 4:29 pm

    O VI-s! Lexoje komentin e fundit dhe do ta kuptosh, qe je gjysem analfabet! Nje medioker qe flet me gjuhen e vrasesit gjakatar Sali ashtu si shume te tjere! Jemi te gjithe Shqiptare, kemi kundershti politike por s’jemi armiq per vdekje! Saliu i vuri kazmen shkolles me urdher te Serbise!

    Reply
  • Vl says:
    November 30, 2025 at 4:39 pm

    Ore rob itrash un nuk mbroj Saliun po jam realist me gjej 1 deputet qe ska kostum 5mi euro.

    Reply
  • Zdromsi says:
    November 30, 2025 at 5:32 pm

    Keshtu nisi gazetaria shqiptare, me kostumin 1500 dollarë të Genc Rulit me 1993. E keshtu po bitis.
    E hedh Saliu nji kopsë në foto dhe hidhen të bëjnë shpjegime psikologjike.

    Reply
  • Dursakja says:
    November 30, 2025 at 5:59 pm

    Mos njehsoni as deputetët, as partitë, as komshitë tuaj, as fëmijët tuaj.
    Secili njeri ka individualitetin e tij, mendimin, kulturën, ekonominë si dhe karakterin individual të tij.
    Në socializëm ishte ndryshe, ai sistem kishte një centalizim të çuditshëm, një unifikim mendimi për shumë probleme, shije, si dhe politizim në të gjithë aspektet e jetës.
    Demokracia ka individ të ndryshëm
    këndvështrime të ndryshme të botës dhe realitetit të saj, liri të plotë të fjalës, të lëvizjes, të mendimit dhe të veprimit.
    Demokracia ka në themel të saj pluralizmin e mendimit, rolin e individit si dhe kundërshtarin politik e shikon si konkurrent në mënyrën e programeve të hartuara nga forca të ndryshme politike për zhvillimin dhe përparimin e gjithanshëm të vendit, në asnjë mënyrë armik.
    Forcat politike që fitojnë në zgjedhje kanë programet e tyre dhe në drejtimin e vendit do të punojnë për zbatimin e tyre.
    Demokracia është sundimi i shumicës, pra gjithnjë merr pushtetin ajo parti që fiton.
    Pushteti është në shërbim të qytetarit.
    Instucionet shtetërore kanë përgjegjësi për zhvillimin e qëndrueshëm të të gjithë sektorëve në gjithë fushat e jetës së vendit.
    Marrja e detyrës për drejtimin e shtetit, pra ardhja në pushtet nuk është dhunë dhe nënshtrim për qytetarët por mbrojtja dhe rritja e mirëqënies së tij në të kundërt ajo klasë politike duhet larguar nga pushteti.
    Prandaj qytetari duhet ta shoh si gjënë më të shtrenjtë të drejtën e votës, ai do të vendosë për klasën politike të vendit të tij që do të marrë pushtetin.
    Çdo qytetar shqiptar duhet të jetojë me dinjitet në këtë vend.

    Reply
  • Yt says:
    November 30, 2025 at 6:27 pm

    50 mije t’a blesh, shpellar mbetesh, e ke te shkruar ne balle

    Reply
  • ilir says:
    November 30, 2025 at 6:29 pm

    E bleu ne Brazil! Atje e kapi me 70% zbritje plus i hoqi detax ne kufi. I doli lir fare. 1500 euro!

    Reply
  • Milo says:
    November 30, 2025 at 6:30 pm

    Mos i bini në qafë shtazës së Vicidolit. E ka blerë te gabi në Itali

    Reply
  • Braka says:
    November 30, 2025 at 6:41 pm

    Ju kujtohet se si mashtronte në fillim të viteve 1990?! Thoshte se do të qëndronte në apartmentin e tij të vjetër në Brakë! Ky ka fituar Ginesin si gënjeshtar dhe mashtrues dhe lëkura i është bërë shollë që as skuqet dhe as zverdhet! Më vjen keq për ata që akoma i mbajnë oturakun që të shurojë!

    Reply
  • Skypion says:
    November 30, 2025 at 6:43 pm

    Nuk mund te relativizohen salltanetet e Edi Rames, qe jane identike me ato te sheikeve te Lindjes se Mesme.
    Nuk mund te relativizohen rrobaqepesit private te Edi Rames, ne kryeqendren e modes boterore, Milano.
    Nuk mund te relativizohen shishet e veres 34 mije eure, qe Edi Rama mban ne bufene e zyres se tij dhe qeras perfaqesuesit e karteleve te droges, kur i vijne per takim.
    Nuk mund te relativizohet instalacioni miliona euro ne oborrin e Kryeministrise, vetem per te kenaqur syte Lartgjatesia e tij.
    Nuk mund te relativizohen udhetimet dhjeteramilone eruoshe me avion privat, qe ben Edi Rama.
    Nuk mund te relativizohen udhetimet e qejfit qe Rama ben bashke me familjen, per te ndjekur ndeshje futbolli ne Milano, Berlin, Madrid etj.
    Nuk mund te relativizohet bileta supereshtrenjte e radhes se pare qe Rama paguan, per te pare nje ndeshje baskebolli ne SHBA, vetem e vetem, qe te kenaqe deshirat e veta dhe te voglit te tij.
    Nuk mund te relativizohen mijera e dhjetera mijera euro qe Rama shpenzon vetem per koleksionin e shallvareve te tij, qe i permjerr ne menyre te pavullnetshme per shkak te droges qe thith.
    Nuk mund te relativizohen 20% per 3 mandate radhazi si Kryebashkiak i Rames, qe i siguroi nje pasuri 200 milione dollareshe, per te cilen vete OSBE-ja e permend ne raportin e saj te brendshem (qe dmth, super te sakte).
    Nuk mund te repativizohen jo milionat, por miliardat, qe ka bere kero vite si Kryehajdut i qeverise.
    Nuk mund te relativizhen as 900 mije eruot e Velices, qe i ka shpenzuar vetem per tanga e gjera te ngjashme.
    Mos u lodhni kot.
    Sali Berisha, e kam thene shpesh ketu, dhe flm qe po na e jepni prape mundesine, nuk ka qofte edhe nje foto te vetme keto 35 vite, duke pire nje kafe me nje shok a mik; edhe pse me i gjurmuari per ta kapur ne mekat.
    Kot lodheni te godisni ne piken me te forte, me ta pathyeshme, me fisnike te Sali Berishes: jeten e tij te perkore, jeten e tij si te nje murgu a asketi.
    Kot, pse eshte si te peshtysh perpjete.

    Reply
  • capi says:
    November 30, 2025 at 6:48 pm

    O zot cme kujtoi kjo pamje Thusla Doom tek Conan the Barbarian qe u transformua ne gjarper.

    Reply
  • Detari says:
    November 30, 2025 at 6:50 pm

    ballukja fut ne xhep dhjetra miliona euro per cdo “veper” keta medren me gardiropen e salehut…vk ju jeni te gjithe per SPAK duje filluar nga media. Shume gabim qe nuk ju godet SPAKU.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    November 30, 2025 at 9:05 pm

    Po ç’merreni me kostumin kur ai është vrasës me dashje i shumë e shumë njerëzve, kur është shitës i intetesave të Shqipërisë dhe i vet asaj…

    Reply
  • Emigranti says:
    November 30, 2025 at 10:04 pm

    Merren mediat merren
    Me te gjitha jane marre
    Edhe me Balluken edhe me vrasjet e Saliut edhe me kostumet
    Moa ia qani sh hallin ju komentusa kalorsit qe po i varen kembet
    Shikoni se po ju vjedhin e po ju perdhunojne si kurva ate shikoni

    Reply
  • chp says:
    December 1, 2025 at 12:10 am

    E kam thene dhe ne disa artikuj te fundit qe Mig. Aleksi ka degraduar perfundimisht duke e goditur “pa meshire” per kostume te shtrenjta nje Vrases gjakftohte me kollare dhe Tradhetari me i madh ne trevat shqiptare per te gjitha kohrat…
    Ne fakt me “ner me thone” Berishalja nuk eshte fajtor se krimet e tij ne nje fare menyre i ka pranuar dhe eshte mburrur duke urinuar viktimat dhe jetimet e vrasjeve te tij me hallatet e miqve tane nderkobetare..me masdraganin e Rames dhe rr..çken e migenave te shtypit menderosur shqiptar.. Turp !

    Reply
  • Mentori says:
    December 1, 2025 at 3:38 am

    Na la pa bukë dhe hapi konferencë për dietat, si kirurg që flet për shëndetin mbi kufoma. Na vrau, por nuk na la të vdesim – se i duheshim pa gojë, për të mos folur. Na shtypi, por jo deri në fund – se i duheshim pa shpirt, për të mos kundërshtuar. Na poshtëroi nga kënaqësia: sepse poshtërimi për të ishte luks, si kostumi i shtrenjtë mbi mjerimin tonë. Dhe pastaj na foli për moralin, si xhelat që jep leksione mbi mëshirën.
    Ky është “lideri ynë”.

    Reply
  • Skypion says:
    December 1, 2025 at 5:33 am

    Eshte cudi e madhe, sesi nuk u ben pershtypje lluksi i shfrenuar i Edi Rames, ketyre gazetareve te majte?!
    Sepse, Edi Rama eshte kryetar i PS-se, i socialistes; eshte i majte pra.
    Te majtet, si artikullshkruesja, kane nje ideologji qe i kundervihet lluksit. Atehere si ka mundesi qe nje Kryeminister i se majtes te beje nje jete te shfrenuar lluksi, prej sheiku, dhe gazetareve te majte si zonja Aleksi, te mos u beje pershtypje kjo?!
    Duket goxha paradoks, apo jo. Ne fakt nuk eshte; keshtu jane keta; te gjithe keshtu. Flasin e flasin, shkruajne e shkarrashkruajne per barazine dhe te varferit, por kur vijne ne pushtet, jepen pas gjithe atyre veseve qe vete i paten share kur ishin ne opozite; keshtu ka ndodhur perhere; keshtu ndodh e do te ndodhe deri ne neveritjen me te madhe.
    Por me keq se politikanet e majte, jane gazetaret dhe intelektualet e majte, qe i mbeshtesin; qe bejne sikur nuk i shohin zullumet e tyre; apo me keq, qe i shohin por nuk u bejne pershtypje.
    Pikerisht ketu jemi tek rasti i Rames; gazetaret e majte, si zonja Aleksi, i shikon ashtu si une dhe te gjithe ne, te gjitha keto vanitetet, shpenzimet marramendese te luksit, si te nje sheiku, qe ben Rama, por nuk i bejne aspak pershtypje (mbase mendon, se e meriton kete lloj jete Rama).
    Eshte kjo arsyeja, se pse them qe te majtet jane me shpirttharet, me te pashpirtet. E gjithe ajo cka thone per te varferit, eshte nje tallje e pashpirte me ta.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 1, 2025 at 5:44 am

    Ky edhe me rroba burgu te uroje ta ben borxh😃

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 1, 2025 at 6:09 am

    O Thano, mos u bej shebel i Meros, he burre.
    Vetem sportelisti i Unazes mori 40 milione euro, e lere me te flasesh per qindra miliona euro te vjedhura nga rama Balluku, Mimi, Veliaj, Gjiknuri, e Koka , e pambarim. Me kostumin e Berishes do i mbuloni te gjithe?

    Reply
  • Dudumi says:
    December 1, 2025 at 7:02 am

    @Chp! I nderuar, per cfare ka degraduar gazetarja? Ka vene ne dukje qe Dogtorri del e flet ne emer te te varferve, ne mbrojtje te tyre, I veshur me kostum qe kushton aq sa marrin pensionin vjetor 3 a me shume pensioniste. Kur edhe ai vete, me rrogen parlamentare e pensionin qe merr duhet te jete ne veshtiresi te perballoje blerje te shtrenjta.​Dmth,​vetkuptohet qe Dogtorrit I hyjne shume para nga drejtim e qe s’i kapin kamerat apo radaret. Si Topalli qe I derdhej qeverise per hallexhinjte dhe vete ben dasme ne Rome sikur me e pase cunin princ te Anglise. Po ka degraduar M. A. qe ne pak rrjeshta kap nervin hipokrit te kesaj klase politike te degraduar, atehere kemi rrjedhur te gjithe. Edhe ne qe hedhim me kot mijera komente.

    Reply
  • Igor says:
    December 1, 2025 at 7:38 am

    Ne shqiperi po flitet,po shkruhet per korupsionin e Ukraines por nuk shohin korupsionin e Shqiperise ma i nalti ne Evrope por jo edhe i mbeshtesin te koruptuarit keta mbeshteten vet nga qeveria ,drejtesia e pa afte ,dhe keta habiten pse populli po ike ne mergim ,i mjeri shtet ,i mjeri popull injorant

    Reply
  • bjeri drejt se ke lehtesira says:
    December 1, 2025 at 7:51 am

    pershendetje Migena! Nese e ditke se ky popull mezi e nxjerr muajin, atehere mos u kap ta gjesh te keqen tek kostumi 5000 Euro i Opozitarit (sa e faturon ti) por shih te keqen atje ku eshte, tek fatura 50 Milion Euro VJEDHJE e vetem nje tenderimi (sa e faturon SPAK) e Pushtetarit. E ke kaq thjeshte, nuk ke nevoje per rrotullime te stergjata alla Magelan.

    Reply
  • edi says:
    December 1, 2025 at 8:01 am

    Me vjen keq per komentuesit patronazhiste si Dumdumi e chp qe shohin vetem me nje sy ! Kur flitet per vjedhjet e Rames, Ballukut , Veliajt e te tjere qeveritareve te kundervihen me ane te ligjit ( a thua te gjithe kane mbaruar per drejtesi ) Qe eshte gjykata ajo qe vendos ne je apo nuk je fajtor ndersa ne rastin e Berishes nuk presin te vendose gjykata ! Kesaj i thone drejtesi.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 1, 2025 at 10:54 am

    @edi! Mos Te vije keq, se nuk è kam problem te shoh me te dy syte. Kam thene disa here qe Veliaj duhet te jepte doreheqje, jo te kapet pas karrikes se te zgjedhurit. Ata qe e votuan​nuk ia dhane voten te shperdoroje. Idem edhe Balluku. Kush shperdoron, vjedh apo​gabon ta paguaje, qofte I majte, I djathte apo pertej e brenda ketyre. Persa I perket Dogtorrit, qe eshte pergjegjes per njemije te zeza as diskutohet fare.

    Reply
  • Pa censure says:
    December 1, 2025 at 12:15 pm

    Komunistet te lyer si Socialiste meren me zilet e te tjereve, nuk degjojne kembanat e tyre. Po dhe Saliun tuajin e keni se ish Komunist eshte por e lyet pak blu se nuk kishte me lezet nje Parti PPSH te dale boje, Duhej pluralizmi me bojatisje te reja, per tu hedhur hi syve njerezve. Une artikullin do ta titulloja: “Nje Komunist ngjyre Blu me Kostum Brion Socialist”.

    Reply
  • Deni says:
    December 1, 2025 at 4:07 pm

    po ti po na can daullen se je i djathte?
    shkoni mer pordhuni,ky me mire ky me keq…te gjithe pa perjashtim shkerdhata,bashke me ty!
    Aty diskutohen fatet e shqiptareve e problemet e persitshme prej atyre kostove,surrati jot po na mbron berishen e po shan tjere…kujt inplas trapi per berishe,ramene tipa si ty mer,qe nuk kane ca me bo e rei e shkruj komente duke perdor po epitete apo gojedhena te sales,tu mbuluar mutin me shurre …shko mer se ska nevoje kombi per shkerdhata te tille…ato duhet te japin llogari dhe kaq,pike.te tjerat jane llafollogji e panevojshme.
    Nuk jane idiote,shurdhe e te verber shqiptaret.

    Reply
  • chp says:
    December 2, 2025 at 2:35 am

    Zoti Dudumi
    Mendoj se shume gjera na bashkojne si komentues dhe pak na ndajne.Nuk hedh poshte cfare shkruan Migaleksi apo dhe ju ne komentin replike me mua…
    Duhet te kapni sensin apo fabulen e komentit…Thene ne nje kendveshtrim tjeter: Nese Vicidol Dinasty si Dyvalieret ne Haiti : Papa Doc Sali dhe Baby Doc Xen do ti kritikojme per kostume kemi marre fund…
    Salihi ka dale me kete kostum si trumfator jo vetme ndaj shtreses varfer por me shume ndaj kokalareve te 21 Janarit 2011 duke urinuar jetimet e te vrareve por dhe Edi Rames qe ne nje fare menyre po e kercenon me korofillaket e Spakut duke ja egzekutuar gjeneralet e qeverise apo te bashkise me Neperken Argita qe nuk eshte sekret te thuhet se eshte nen breckat e saj..
    Cuditerisht fix 34 vite me pare ky PERBIDENDESH i dale nga incesti Cia-Udb i viteve 80 rrezoi Qeverine Pan Kombetare pikerisht duke kerkuar ARRESTIMIN E BLLOKMENEVE te cilave ja ka kaluar disa here,,,
    Eshte njelloj sikur Berisha te akuzohet per aresye se armet e gardes qe vrau me urdher te tij nuk ishin pastruar mire…
    Thjesht
    Leshimi nga Migaleksi i bombave atomike ndaj Berishes per nje kostum dhe te heshtet per tolerimin kriminal qe po i behet kesaj monstre nga nderkombetaret dhe impotenca po aq kriminale e Rames eshte e pa pranueshme..
    Lereni “djaloshin” kriminel Berishe te festoje dhe te urinoje viktimat e e tij dhe shikon Gjyshin Rame qe nuk eshte cudi ta shohim si Nano ne 1993 apo Thaci ne 2020..qofsha i gabuar !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ të personave të akuzuar në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  • Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë dhe biznesmenë
  • “Zoti Bideja”, kolegët i bllokojnë foltoren deputetit Bido
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?