Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë ndër vite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë ndër vite
AktualitetBote

FOTO: Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë ndër vite

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua dhe u plagos të mërkurën, duke u bërë lideri i fundit evropian që u bë objektivi i një atentati. Mediat sllovake thanë se vrasësi ishte një burrë 71-vjeçar, por motivi nuk ishte i qartë.

Ndërsa tentativat për vrasjen e liderëve në Evropë kanë qenë relativisht të rralla gjatë 50 viteve të fundit, një numër politikanësh të shquar evropianë kanë qenë objektiva të sulmeve në dekadat e fundit. Reuters ka përmbledhur disa atentate të regjistruara ndërvite kunder politikanëve në Europë ndërvite.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Anna Lindh- 2003

- Publicitet -

Ministrja e Jashtme suedeze dhe politikania kryesore socialdemokrate Anna Lindh u plagos për vdekje në një goditje me thikë në një dyqan në qendër të Stokholmit në shtator 2003. Sulmuesi u kap dy javë më vonë dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Zoran Gjingjiç- 2003

Kryeministri serb Zoran Gjinxhiç u vra në mars 2003, në Beograd, Serbi. Gjingjiq ishte një politikan pro-perëndimor që kishte udhëhequr rrëzimin e autokratit Slobodan Millosheviç në vitin 2000.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Jacques Chirac- 2002

Presidenti francez Zhak Shirak i mbijetoi një atentati në korrik 2002, pasi një sulmues qëlloi me një plumb në drejtim të tij, por humbi teksa po rishikonte trupat në Ditën e Bastiljes.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Pim Fortyun- 2002

Një politikan i njohur holandez i cili ishte kritik ndaj imigracionit dhe Islamit, Fortuyn u vra në maj 2002, nëntë ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Ai u qëllua dhe u vra nga një aktivist për të drejtat e kafshëve.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Wolfgang Schauble- 1990

Politikani gjerman Wolfgang Schauble mbeti pjesërisht i paralizuar pasi u qëllua tre herë në një ngjarje të fushatës zgjedhore vetëm disa ditë pas ribashkimit të Gjermanisë në 1990.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Olaf Palme- 1986

Kryeministri suedez socialdemokrat Olof Palme u vra në një rrugë në qendër të Stokholmit në shkurt të vitit 1986 teksa po shkonte në shtëpi me gruan e tij pas një mbrëmjeje në një kinema. I dyshuari, i cili u dënua në vitin 1988, u shpall i pafajshëm në apel.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Margaret Thatcher- 1984

Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, e quajtur “Zonja e Hekurt”, i shpëtoi për pak një shpërthimi të madh në një hotel ku ajo po qëndronte në Brighton, Angli. Një bombë me vonesë të gjatë ishte vendosur në hotel përpara konferencës së Partisë Konservatore nga anëtarë të Ushtrisë së Përkohshme Republikane Irlandeze (IRA). 5 persona u vranë nga shpërthimi.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

PAPA Gjon PAUL II- 1981

Papa me origjinë polake u qëllua në sheshin e Shën Pjetrit në zemër të qytetit të Vatikanit në maj të vitit 1981. Duke pësuar dy plagë me armë zjarri, ai ende u tërhoq dhe disa vite më vonë sulmuesi i tij kërkoi dhe iu dha falje nga presidenti italian Carlo Ciampi.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Aldo Moro- 1978

Ish-kryeministri dhe presidenti i kristiandemokratëve të Italisë Aldo Moro u rrëmbye nga anëtarët e grupit militant të ekstremit të majtë Brigadat e Kuqe në mars 1978, të cilët kërkuan lirimin e të burgosurve në këmbim të lirimit të tij. Rreth dy muaj më vonë, ai u gjet i vdekur në bagazhin e një makine.

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Lusi Carrero Blanco- 1973

Menjëherë pasi u bë kryeministër spanjoll në vitet e fundit para vdekjes së diktatorit të krahut të djathtë Francisco Franco, Luis Carrero Blanco u vra në një bombë në një rrugë në Madrid nga grupi militant nacionalist bask ETA.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtori i ‘TV Alsat’ në Maqedoninë e Veriut gjendet pa shenja jete, nisin hetimet
  • Parandalohet vrasja pas një konflikti me armë në Divjakë, arrestohen 6 persona
  • Universiteti nën peshën e së shkuarës: Pse ndryshimi është kaq i vështirë
  • “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi
  • E moshuara e vetmuar ua lë shtëpinë trashëgimi fretërve kapuçinë, ajo që gjejnë fshehur në dollap i befason të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  2. Greta on A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?
  3. Dashi on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  4. Berlin on “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi
  5. Vl on “Nuk do ta njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët reaguan kundër Ukrainës, por ne nuk ndikohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?