Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
Komunitet

FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”

Published: November 12, 2024
Shpërndaje

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.

“Në Tiranë kemi ndërtuar mbi 45 shkolla. “Pjetër Budi” është e 46-ta, kurse shkolla “Edith Durham” është e 47-ta. Në këto 10 vite, shkollat e periferisë janë ndërtuar të gjitha të reja, e krejt papritur, shkollat e qendrës stonojnë me to. Nëse e gjithë Tirana po modernizohet, kishte ardhur koha që të modernizoheshin edhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Njësisë 5. Tani na ka mbetur vetëm “Petro Nini Luarasi”, puna për të cilin nis vitin tjetër, pas një diskutimi që do të bëjmë me komunitetin. Por, së pari, dua mirëkuptimin e prindërve. Dikush më pyeti: “Pse nuk i ndërtoni shkollat në verë”? Së pari, shkolla do të paktën 9 muaj të ndërtohet. Pra, do mundohemi që ta mbarojmë për 9 muaj dhe të jemi gati shtatorin tjetër. Por, nuk mund të hapet një kantier, ngjitur me një kantier tjetër. Duhet të mbaronte shkolla “Emin Duraku”, që të kishim mundësi taë përdornim si shkollë mbështetëse teksa mbarojmë “Edith Durham”. Nuk i hapim dot të dyja kantieret njëkohësisht, sepse i bie që fëmijët t’i dërgonim në Kinostudio me shkollë”, sqaroi Veliaj.

Duke u ndalur te projekti i shkollës, Veliaj shtoi se nga një godinë me dy kate, shkolla e re do të ndërtohet me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe do të shërbejë për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët. Tre katet e tjera të godinës do të jenë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

- Publicitet -

“Për 9-10 muaj do të kemi një shkollë të re, e cila siç e shihni edhe nga renderat, do të ngjasojë me gjimnazin “Sami Frashëri” në strukturë, duke maksimalizuar hapësirën. Pra, nga një shkollë dy katëshe do të kemi një shkollë katër katëshe, me ashensor. Në qoftë se më përpara aksesi për fëmijët me aftësi të veçantë ka qenë i vështirë, ne do të krijojmë të gjitha mundësitë që, nga fëmija më i vogël në parashkollor, deri tek ai që mbaron 9-vjeçaren, të mos mungojë asgjë, si dhe të kenë një mjedis të sigurt në shkollë. Duam të shfrytëzojmë ditët me diell, me shpresë se nuk do të kemi një dimër të forte, për të ecur shpejt me punimet. Nëse e shikoni, shkolla e vjetër s’ka pasur kolona, ka qenë e gjitha vetëm me mure mbajtëse. E kuptoj se ka shumë nostalgji, siç kishte shumë nostalgji edhe për Teatrin. Por, nostalgjinë do ta mbajmë te muzeu i shkollës, ndërkohë fëmijëve të Tiranës, në zemër të Tiranës, do t’u japim një super shkollë të re. Fakti që shkojmë në mbi 30 klasa, të gjitha turn i parë, na e bën të lehtë edhe për fëmijët që të ndjekin kurset pas mësimit”, tha kryebashkiaku.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re, do të jetë edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët i Njësisë 5.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
  • Kurti nis në SHBA fushatën kundër vendimit të Hagës, takohet me kongresmenin amerikan
  • Rritja e shpejtë e çmimit të banesave dhe kreditë, Moody’s paralajmëron Shqipërinë
  • Atentati në Sarandë, policia merr në pyetje rreth 20 persona
  • Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. Socialist Polican on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  2. Socialist Polican on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  3. Realist on Si e arritëm dhe e kaluam mesataren e BE-së me çmimet e ushqimeve
  4. labi on Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  5. K R on Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?