Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Milano që rrëzoi pemë, shkaktoi përmbytje si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Në situatën që italianët e përshkruajnë si apokaliptike, një pemë e rrëzuar për shkak të stuhisë shkaktoi vdekjen e një të miture në Brescia.
Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.
Në via Corrggio në Monza një familje e cila ishte duke udhëtuar me makinë u godit nga një pemë. Burri ishte në mjet me bashkëshorten dhe vajzën e tij dhe mori dëme të shumta në kokë. Fatmirësisht vajza dhe nëna shpëtuan pa u lënduar ndërsa burri u shtua në spitalin San Gerardo.
Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës.
Për shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni.
Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera.
Në Palermo është dhënë alarmi maksimal për shkak të zjarreve që ende kanë ‘pushtuar’ kodrat.
Zjarret kanë rënë në malin Capo Gallo. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën.
Aeroporti i kryeqytetit sicilian do jetë i mbyllur sot. Në Palermo, observatori astronomik regjistroi 46.4 gradë, duke tejkaluar kulmin prej 44.8 që kishte ndodhur në 1999.







