Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frika e përhapjes së luftës, Irani: Nuk duam përshkallëzim, por Izraeli do ndëshkohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Frika e përhapjes së luftës, Irani: Nuk duam përshkallëzim, por Izraeli do ndëshkohet
AktualitetBote

Frika e përhapjes së luftës, Irani: Nuk duam përshkallëzim, por Izraeli do ndëshkohet

Published: August 5, 2024
Shpërndaje

Irani deklaroi këtë të hënë se nuk po kërkon të përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme, por theksoi se armiku i tij kryesor, Izraeli, duhet të “dënohet”. Deklaratat u bënë nga ministria e jashtme e vendit, në  një kohë kur frika për përshkallëzimin e konfliktit është tepër e madhe.

Vendet perëndimore u kanë kërkuar të afërmve të diplomatëve në Liban, të tërhiqen nga vendi nga frika e një zgjerimi të konfliktit.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se për shkak të një “situate sigurie shumë të paqëndrueshme” në Liban mes tensioneve në rritje midis Izraelit dhe grupeve militante të mbështetur nga Irani, Hezbollah dhe Hamas, të afërmit e punonjësve të ambasadës britanike në Bejrut do të largohen.

- Publicitet -

Gjatë fundjavës, Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy u bëri thirrje shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që të largohen menjëherë nga Libani pasi pasojat e një konflikti më të gjerë në rajon “mund të jenë katastrofike”.

Ndërkohë grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer këtë të hënë një sulm me dronë në veri të Izraelit.

Ky sulm vjen në kohën kur është rritur frika për një konflikt rajonal, pasi javën e kaluar u vra një komandant i lartë i Hezbollahut në Liban, dhe në Iran u vra udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përmes një njoftimi, Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shënjestruar një bazë ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të “sulmeve dhe vrasjeve” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në jug të Libanit.

Sulmi nuk duket se është pjesë e një kundërpërgjigje të ashpër që pritej lidhur me vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur në Bejrut javën e kaluar, shkruan REL.

Ushtria izraelite tha se shërbimet e zjarrfikësve po punojnë që të shuajnë zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit në Ajelet Hashahar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran të Iranit dhe vrasje e komandantit të Hezbollahtu, Fouad Shukur, në Bejrut kanë rritur tensionet në rajon, përderisa Izraeli po bëhet gati për një kundërpërgjigje nga Irani dhe milicitë aleate të tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?