Me shkas nga shkrimi i Xhevdet Shehut “Hitlerianët e Tiranës”, dhe krijimet poetike të Arben Dukës dhe një poezi tejet aktuale në të njëjtën linjë të Hysni Milloshit si letër e Adolf Hitlerit për Sali Berishën
Nga Ndoc LOGU
Më datën 15 mars 2023, në gazetën “Dita” faqe 20-21, gazetari me gjak e shpirt atdhetar Xhevdet Shehu, na solli në kujtesë historinë e një shkrimi të tij, botuar 32 vite më parë, në gazetën “Zëri i Rinisë”, me titullin e atëhershëm “Një fantazmë sillet midis nesh” dhe nëntitullin “Hitleri duartrokitet në Tiranë“. Gazetari i talentuar atdhetar Xhevdet Shehu, është në kapërcim të dekadës të katërt që ka qëndruar dhe vazhdon të jetë në majën më të lartë, në pararojën e mediave shqiptare të shkruara, për profesionalizmin e lartë, shumëllojshmërinë e problemeve që trajton nga më jetike të jetës së vendit, për forcën e trajtimeve dhe argumenteve, për kulturën dhe diturinë sa më afër me të vërtetat e historisë sonë, e tjerë.
Risjellja në kujtesë e atij shkrimi të 32 viteve më parë, shpjegimi që i bën Xhevdeti në fillim, ribotimi i shkrimit dhe komenti në fund, takimit me Presidentin, janë aktuale, janë edhe trishtuese edhe sot. Kjo për faktin se janë të njëjtit personazhe e turma që në fillim, ose e filluan me duatrokitje për Hitlerin, me politikën si Gebelsi, ndërtuan rendin si Geringu duke e fashistizuar tërë jetën e vendit, politikën, administratën, ekonominë, historinë dhe arsimin e kulturën, me parullat ogurzeza të “Kuotës Zero”, “Çdo gjë fillon me ne”, “Ne jemi shpëtimtarët e Shqipërisë“, “Ne qeverisim, bota na ndihmon”, e deri tek “Çeku i bardhë“ etj, që në fakt ishin dhe mbeten varrëmihësit më të zi të çdo kohe, në historinë e kombit tonë. Dhe vazhdojnë akoma e nuk duan të ndalen, duke na mbushur mendjen se gjoja, se, ne që ishim atëherë, nuk jemi këta të sotmit!!!
Unë, nuk kam ndërmend të bëj një shkrim për shkrimin e Xhevdetit me rendësi të jashtëzakonshme të 32 viteve më parë. Shkrimi i Xhevdetit i thotë të gjitha mjaftueshëm. Por dua të bëj një shënim modest për fatkeqësinë e Shqipërisë dhe të popullit halleshumë që s’po na ndahen akoma. Por, edhe për faktin tjetër se, Xhevdet Shehu, është i pari nga gazetarët shqiptarë që e kapi, e kuptoi dhe reagoi me trimëri që i buronte nga atdhetaria e florinjtë e djalit të një partizani antifashist, kundër ideologjisë fashiste që lindi dhe po përhapej me shpejtësi, e shumë shpejt u bë sunduese e tërë jetës së vendit.
Shkrimi i Xhevdetit, i atëhershëm 32 vite më parë, shënimi i tij më 15 mars 2023 në gazetën “Dita” kishte mesazhin e kushtrimit mbarë shoqëror se “Çfarë erërash të tërbuara, si lubim do të fryjnë mbi Shqipërinë. Aq shpejt, aq e thellë, aq e madhe, aq e rrezikshme, aq e pabesë ishte futur tradhtia kundër atdheut dhe popullit”, sa në pak kohë, puna kishte arritur deri atje sa ish- kryeministri Ylli Bufi, nga ish- teknolog në fabrikën e alkoolit në Milot, arriti deri në kryeministër i vendit, nuk pranonte për t’i shkuar në zyrë presidentit. Madje, as nuk pranoi për të biseduar as në telefon. Ai i thotë sekretares: “Nuk kam kohë të bisedoj me të …!!!” edhe pse Presidenti ishte autoriteti më i lartë i vendit! Po, nga e merrte ky kryeministër tërë këtë fuqi e përzier me fodullëk, arrogancë e rreziqe tepër të mëdha e fatale për Shqipërinë? Patjetër, këtë fuqi e arrogancë nuk e merrte nga mbiemri i vet “BUFI”. Ai kishte marrë garanci e fuqi vetëm nga ideologjia fashiste e rrugës, nga fantazmat e Hitlerit, që kishte lindur në shpellat e Viçidolit, ishte formuar me Tiranën, e duke duartrokitur Hilerin, në ekstazën delirante fashiste priste me padurim për të marrë pushtetin, për të shkatërruar gjithçka dhe skuq Shqipërinë me gjakun e një populli të pafajshëm e të braktisur. Këto shikonte në horizont, për këto lëshoi kushtrimin gazetari i talentuar atdhetar Xhevdet Shehu 32 vite më parë e që mbetet aktual edhe sot pas 32 viteve. Janë të njëjtat fantazma naziste që edhe sot, si në vitet 90-të, kërkojnë që të vendosin karrigen e pushtetit mbi gjakun e popullit, të shkaktuar nga ata vetë, ashtu si etrit e tyre shpirtëror të viteve 1939-1944. Janë po këta që kërkojnë edhe sot, të fshijnë këpucët me nderin e popullit dhe dinjitetin e Atdheut.
Shkrimin e Xhevdet Shehut, të 32 viteve më parë, e kam lexuar sapo doli në gazetë. Rreth dhjetë vjet më parë e kujtuam këtë ngjarje me Xhevdetin dhe që të dy mendojmë se eshtë dhe mbetet akoma aktual për aq kohë sa fajtorët e katastrofës sonë nuk janë dënuar. Madje, edhe sot, pas tërë asaj gjëme të madhe, autorët e tyre, na shiten akoma si shpëtimtarë. Ishte tronditëse, që pas 46 vitesh paqe, pune e jete të sigurtë, që kishin mundur nazifashistët, pas 52 muajsh lufte (katër vite e katër muaj) e liria na kishte kushtuar 28.000 dëshmorë, midis tyre 251 gra e vajza, tri prej tyre varura në litar, 12.650 të plagosur, 8500 të burgosur në burgjet shqiptare (gjatë pushtimit), 5118 persona të internuar në kampet e internimit jashtë vendit, ku 1250 u ekzekutuan, e të tjerë e tjera dëme, e pas 46 vitesh, në Shqipëri na shfaqen fantazmat dhe simbolet e ideologjisë naziste, ku me ne shqiptarët, ata e kishin paguar keq. Kjo ishte dhe mbetet një ngjarje tepër e rëndë. Në këtë luftë, ne shqiptarët, dëshmuam se ishim të denjë për të arritur lirinë. Shqiptarët e kishin merituar me luftë e sakrifica dhe e meritonin lirinë e paqen. Në LANÇ, dy pushtuesit nazifashistë, e paguan pushtimin tonë me 26.594 të vrarë, iu plagosën dhe gjymtuan 21.245 të tjerë dhe 20.900 robër lufte. Për këtë arsye, djali i partizanit dhe atdhetari i sakrificave, gazetari i talentuar Xhevdet Shehu, ishte ndër të parët që dha kushtrimin për reagim e vigjilencë si Fuçiku. Tërë këto shifra për luftën dhe lirinë tonë diheshin edhe para 32 viteve kur në Tiranë duartrokitej Hitleri. Por, kur e rilexova këto ditë, shkrimin e Xhevdetit, me dhimbje kujtova shifrat e mësipërme, por me urrejtje e neveri m’u suallën në mendje, metingashët e pa tru e as ndjenjë atdhetare. Kujtova edhe ato çka kanë ndodhur mbi truallin e kësaj toke dhe me jetën tonë. Pandaj, duke kujtuar ato vite të para të kësaj shkërdhatokracie, siç e cilësonte Agolli, nuk ka se si të mos më kujtohet edhe paralajmërimi i të parit poet shqiptar, Hysni Milloshi, i cili që në vitin 1988, dy vite para se të vërshonte llumi i zi mbi gjithçka në Shqipëri dhe poshtruan popullin tonë, tek poema “Atdheu” shkruante:
Atdhe, ruhu! Burokratët zënë shtigje edhe shtohen mizëri,
Shkelin brutalisht mbi popull, me fjalë i thurin lavdi.
……………………………….
Atdhe, ruhu! Demagogët perin e zi e tjerrin hollë,
Në çdo sofër me heronjtë do të ketë edhe tradhëtorë…
Dhe më pas poeti, ju drejtohet atyre shtresave që kanë përballuar peshën më të madhe në tërë betejat e fituara nga populli ynë.
Hapni sytë, hapni sytë ju punëtorët e çliruar,
Ju heronj pa dekorata, ju vigan të shenjtëruar,
Fryjnë erëra të sëmura jasht’ e brenda si lubitë,
Jo, s’ka vdekur Bot’ e vjetër, hapi sytë, hapi sytë.
Hapni sytë ju fshatarë e ju veteran të Luftës,
Revolucioni nuk përmbyset vetëm me ushtri të pushkës,
Lisin që s’e shemb rrufeja krimbat mund ta rrëzojnë,
Krimbat me fytyrë njeriu, që ilegalisht mes nesh jetojnë…
Xhevdet Shehu është i pari gazetar shqiptar që dha kushtrimin se ç’po i kurdesj Shqipërisë. Hysni Milloshi, ishte i pari poet shqiptar, edhe si gazetar, që tragjedisë sonë i parapriu dhe i kushtoi me një poemë kushtrim me titull domethënës “ Atdheu”, vargjet nga e cila i sollëm më lart. Në prag të zgjedhjeve para shumëpartiake me 31 mars 1991 poeti trim Hysni Milloshi, iu drejtua popullit shqiptar me këto fjalë: “Popull shqiptar! Mos shkoni te kutia e votimit me shaminë e zezë lidhur syve, se, ndryshe as qyqja e malit nuk do t’ua vajtojë hallet dhe tragjeditë tuaja që ju presin…”. Nuk e di ka ndonjë që mund të kundërshtojë, apo të mos jetë i bindur se kështu ka ndodhur, përveç atyre që e shkatërruan Shqipërinë dhe poshtëruan popullin?! Edhe ky poet, edhe Xhevdeti, i kanë kushtuar me qindra shkrime, me dhjetra vepra lirisë, historisë, sovranitetit, vlerave dhe të ardhmes Shqipërisë së përparuar e me dinjitet. Por, ajo që më nxiti për këtë shënim modest, është shkrimi i Xhevdetit i 32 viteve më parë, shënimi dhe sqarimi shoqërues i ribotimit të shkrimit. Por edhe aktualiteti i tij, edhe pas 32 vite të shkuara, është po aq aktual se atëherë, madje edhe më shumë. Përveç këtyre ka edhe diçka tjetër.
Më datën 5 maj të vitit 2010, u takova me poetin Hysni Milloshi tek Varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë.
-Eja me mua- më tha- Dua të vendos një karafil të kuq tek varri i vëllait tënd, pilotit dëahmor Ndue Logu… Ai ka qënë skënderbegas, ushtarak i lartë si unë, por më shumë se ne, Ai, ishe pilot dhe është dëshmor i pavdekshëm…
Ashtu bëmë.
Duke u kthyer për tek monumenti “Nënë Shqipëri”, poeti nxorri nga xhepi një krijim poetik e ma tha.
-Lexoje- më tha. Më jep një mendim për të, kur të takohemi ndonjëherë tjetër.
Kaluan disa kohë e nuk u takuam. Për disa javë, unë, isha jashtë vendit. Pamfletin në vargje e lexova dhe e vura në një dosje, atje ku ruaja edhe krijime të tjera të Hysniut. Kur u takuam i thashë se ishte interesant, me personazh të gjallë, dhe aktuale për kohë të gjatë. Mbaje një herë- më tha. Kam filluar një punë më të madhe e jam i zënë. Ai kishte filluar dhe po shkruante një roman me tre vëllime, rreth dymijë faqe me titull “ Enverit të Madh”. Ai mundi të botonte vetëm vëllimin e parë, dhe dy të tjerët mbetën pa përfunduar sepse, në prillin e vitit 2012, në rrethana të dyshimta, u nda nga jeta në Sanatoriumin e Tiranës. Ka dyshime të forta se e vranë. E në se ai u vra, poeti u vra me urdhër të personazhit të pamfletit, ashtu si Remzi Hoxha, Haklajt e të tjerë. Në pak vite, poetit i kishin bërë tre atentate të rrezikshme për ta eleminuar. Ditën që kryetari i partisë fashiste të Italisë erdhi në Tiranë, poetin Hysni Milloshi e arrestuan pa bërë asnjë shkelje. Atë e arrestoi polici blu Tonin Vocaj, tamam si në Gestapon e Hitlerit!!!
Kur lexova shkrimin e Xhevdet Shehut, në gazetën “Dita” më datën 15 mars 2023 me titull “Hitlerianët e Tiranës”, që shoqërohej me dy fotografi, të dy si vëllezër, Adolfit dhe Saliut, menjëherë shkova tek arkiva personale dhe gjeta pamfletin tronditës në vargje të Hysniut me titull “Letër e Adolf Hitlerit dërguar Sali Berishës më 1 maj 2010”, prej 136 vargjesh. Ja pamfleti i plotë, të cilit i parapriu ky shënim…
Katër vite e gjysëm më parë nga koha kur u shkrua pamfleti në vargje, në janarin e vitit 2006, Hysni Milloshi kishte botuar atë që unë e quajta “Manifest antifashist”, një “Letër e hapur” drejtuar mbarë opinionit shqiptar e botëror, me titull : “Fashizmi troket në dyert e Europës” duke na rikujtuar krimet nga më çnjerëzoret që janë bërë ndaj lirisë dhe jetës së popujve, përfshi edhe Shqipërinë, gjoja në emër të lirisë dhe demokracisë. Kështu dy Fuçikëve shqiptarë, Xhevdet Shehu dhe Hysni Milloshi, që paralajmëruan, që dhanë kushtrimin e parë, që bënë thirrje për vigjilencë dhe reagim atdhetar, iu bashkua edhe një i tretë: Poeti Arban Duka. Xhevdeti në publicistikë, Hysniu në prozë dhe Arbeni në poezi, u bënë dhe mbetën treshja më përfaqësuese e mbrojtjes së çdo vlere të historisë sonë, pas viteve 1990. Kjo treshe atdhetarësh të florinjtë, Xhevdet Shehu, Hysni Milloshi dhe Arben Duka, që më ngjajnë me Rilindasit e mëdhenj, të kohës sonë më tragjeke e teatrale ku po luhet me fatet e vendit e të popullit, mbeten rilindasit e kohës sonë me parashikimet, paralajmërimet, paraprirja me ide dhe nga rreziqet. Kjo treshe që kishin lindur, rritur e formuar në shtatin e atdheuet, e atdheu, në shtatin e tyre, nuk iu nënshtruan së keqes as të këqinjve. Ata, përuleshin vetëm përpara vlerave historike, popullit dhe Flamurit tonë Kombëtar.
E mbyll këtë shënim me shqetësimin e thellë dhe bindjen se “E ardhmja e popullit tonë, mirëqenia dhe siguria, sovraniteti dhe përparimi, liria dhe dinjiteti, mbeten vetëm një iluzion dhe ëndërr e popullit, si në këto 32 vite”. Prandaj them se, janë aktuale paralajmërimet e tre Fuçikëve shqiptarë për vigjilencë dhe reagim atdhetar.
LETËR E ADOLF HITLERIT DËRGUAR SALI BERISHËS MË 1 MAJ 2010
Nga: Hysni Milloshi (1948-2012)
Kur bota dridhej e tmerrohej,
Përpara meje anembanë,
Nuk e mendoja se do zgjohej
Fantazma ime në Tiranë.
Po ja që Zoti s’e kish thënë
Të harohesha përjetë!
Për ty, Sali e paskam lënë
Fytyrën time të vërtetë.
Të falem, biri im, të falem,
Që ma ktheve lumturinë!
Në shpirtin tënd çdo çast ringjallem,
Të shkel mbi jetën dhe njerinë.
S’jam xheloz me ty në jetë
Besomë, flas veç të vërtetën,
Se çdo baba gëzon ta ketë
Djalin më të mirë se veten.
Në të parën ditë të Majit,
Kur pashë që larg koncertin tënd,
Për inat të Edi Ramës,
Gjithë jetën solla nëpër mend.
Çiljetën tënde tek vështroja
Në skenë krah teje, biri im,
Eva Braunin po kujtoja,
Me mall dashnori e trishtim.
Besnike ishte Eva ime,
Po dhe ti paska Eva plot,
Ta dekorosh Erla Mëhillin
Me nga një urdhër në çdo mot.
Më duket pak si arixhofkë,
Po si nazizte s’ka të sharë.
Kur flet ajo më rrjedhin lotë,
Shkëlqen si nusja mbi gomar.
Të falem bir, ke militarë
Që s’i pata unë dikur,
Me guzhinieren Monda Bulku
Mund të bësh dhe ca kulturë.
Me Jozefina Bonapartin
Do të korrësh plot suksese
Të sigurtë e hidhni hapin,
Ndaj po u nis ca peshqeshe.
Zonjës Bulku një të puthur
Plot aromë, sa të kënaqet.
Po dhe mua fukarait
Të më lagen pak mustaqet.
Jozefina Bonapartës
Po i çoj kryq e helmetë.
Ndryshe nga të gjitha gratë,
Ajo shurrën hedh përpjetë.
Shurrë e saj e mbyti Shkodrën,
Falë Zotit, nja tri herë…
Për merita ndaj nazizmit
Ngrija bustin në mermer.
Të falem bir, se shkollën time
Ti e njeh me rrënjë e degë.
Për t’i djegur kundërshtarët
Duhet ndezur zjarri i shenjtë.
Raishtangut i vura flakën,
Të akuzoja komunistët.
Në Tiranë t’i dogje “NATO-n”
Të akuzoje socialistët.
Ky është një mësim i vjetër.
Që na vjen nga historia.
Më shumë beson një gënjshtër
Se të vërtetën njerëzia.
Në të parën ditë të Majit,
Ti shkëlqeve veç për mua…
I urrej njerëzit mbi dhé
Po ty, o bir, me shpirt të dua.
Dyqind mijë socialistë,
Që kundër teje demonstruan,
Me koncertin më biblik
Prej racës tonë u nderuan.
Ti merre, pra, hallall të qoftë
Kurorën time të cinizmit.
Për jetë të jetëve të mbuloftë
Lavdi e kryqit të nazizmit.
Në djall grevistët e urisë
T’i çosh, o biri im, o djalë.
Mbaja frerin tiranisë,
Që të rrish si mbret mbi kalë.
Çifutët, siç i ndoqa unë,
T’i ndjekësh socialistët varg.
Nëpër natë ti vuru hunë,
Në mëngjes i qaj nga pak.
Bjeru vënçe të dyqindve,
Si të ishin dyqind Marksa.
Digje në krematorium
Të gjallë shtrigën Manushaqe.
Ke bekimin tim t’i djegësh
Të dyqindët krejt të gjallë.
Dhe kutitë të mos i hapësh
Pa e marrë një plumb në ballë.
T’i ruash votat që ke vjedhur,
Si nazist me dinjitet.
Se s’je i pari i hajdutëve,
Që vjedh ca vota në planet.
Të shenjtat vota vodhe natës
Vetëm si ushqim për kalin.
Të jesh krenar si Prometeu,
Që dikur ka vjedhur zjarrin.
Të rrosh, o biri im, o djalë
Si kral mbi kalin e pushtetit.
Socialistët hiqi zvarrë
Dhe rro vetë në mes xhenetit.
Gjysma e popullit në vdektë,
Ruaj, bir, ti gjysmën tjetër,
Gjysma e gjysmës në firoftë,
Çerekun ruaj pa u tretur.
Po dhe çereku në t’u shoftë,
Ti mbretëro mbi hi e varre.
Dhe kusurin e pushtetit
Mbaje me lavdi krenare.
Po të pyeti Bot’ e qelbur
O Sali ku i ke shqiptarët?
Serbes thuaj: “Edi Rama
M’i ka therrur gjithë të gjallët”.
Dhe vazhdo t’i thuash Botës
Me qetësi e madhështi:
S’e ke dalë në krye të saj
Me kulturë, ekonomi.
Thuaj varret janë të lumtur,
S’ka më kriza e protesta.
Ndër ta burrat rrojnë si mbretër,
Gratë rrojnë si mbretëresha.
Pastaj ujqër mblidh në natë,
Krijo me ta një parlament
Dhe me vota unanime
Zgjidhu bir, ti president.
Mëso ujqërit t’ulërijnë
Nëpër pyjet plot me pisha:
“Rroftë shteti ujk mbi tokë,
Rroftë President Berisha!”
Po e mbyll të shtrenjtën letër,
Shkruar brenda në bunker….
Të përshëndet një plak i çmendur,
Ati yt, Adolf Hitler.
1 Maj 2010