Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u katandis kështu Partia Socialiste?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Si u katandis kështu Partia Socialiste?
Kryesoreopinion

Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Published: August 3, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Si u katandis në këtë derexhe Partia Socialiste e Shqipërisë?

Si u shndërrua një parti që përfaqësohej nga figura si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Rexhep Meidani, Moikom Zeqo, Sabit Brokaj, Musa Ulqini, Makbule Çeço, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Ethem Ruka dhe Bashkim Fino në një parti-proksi, ose në një guaskë politike të Edi Ramës, Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Niko Peleshit, Belinda Ballukut, Evis Kushit, Sarës apo Zegjinesë?

- Publicitet -

Si ndodhi që transformimi i partisë politike më të madhe në vend prodhoi një dialektikë kaq negative? Në vend që të thellonte demokracinë e brendshme, pluralizmin e mendimit dhe debatin politik, ai prodhoi degradim institucional e politik, përqendrim të pushtetit dhe nënshtrimin e partisë ndaj vullnetit të një individi të vetëm.

Metamorfoza e Partisë Socialiste nën drejtimin e kryetarit të saj aktual—madje, për nga pasojat afatgjata, më dramatike se degradimi pothuajse asgjësues i Partisë Demokratike—përbën sot një nga dramat më të mëdha të realitetit politik e shoqëror shqiptar.

Përgjegjësit e kësaj gjendjeje? Për mua, siç kam theksuar edhe më parë, përgjegjësi kryesor për tjetërsimin ideologjik e politik të Partisë Socialiste dhe për humbjen e identitetit të saj historik është kryetari i saj aktual. Ky proces tjetërsimi ka zgjatur rreth dy dekada dhe është lehtësuar nga një rreth i ngushtë njerëzish, servilë e puthadorë të kryetarit, të shpërblyer me poste, privilegje dhe pushtet për besnikërinë ndaj tij, jo ndaj partisë dhe interesit publik.

Këta individë mbajnë një përgjegjësi po aq të madhe dhe pesha e barrës së kësaj përgjegjësie politike e morale ka përcaktuar qysh sot fatin e tyre.

Unë nuk jam dhe nuk kam qenë anëtar i Partisë Socialiste, por deri më sot kam votuar për të, duke besuar se politikat e saj përfaqësonin alternativën më të mirë për vendin.

Ky besim është thyer dhe nuk mendoj se mund të rikthehet tek unë sa kohë kjo parti do të drejtohet me të njëjtin lidership, të njëjtën mendësi dhe të njëjtat politika.

Po të kisha qenë anëtar i kësaj partie, sot, në shenjë proteste, ashtu si shumë socialistë që janë larguar ditët e fundit, do të isha ndarë edhe unë prej saj.

Kur shoh se sa refraktar dhe arrogant është kryetari i Partisë Socialiste dhe i qeverisë, sa inertë e të nënshtruar janë deputetët e kësaj partie në Kuvend, sa shumë ka rënë integriteti i saj dhe sa është zbehur besimi i votuesve te kjo forcë politike, narrativa e kryeministrit dhe e atyre pak oborrtarëve që nuk reshtin së bëri temena atij më duket jo vetëm politikisht e varfër, intelektualisht mediokre e qesharake, por edhe thellësisht vetëshkatërruese.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?