Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fuqizimi ekonomik i grave, Veliaj: “Të sigurohemi që ofrojmë shanse të barabarta për të gjithë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Metropol > Fuqizimi ekonomik i grave, Veliaj: “Të sigurohemi që ofrojmë shanse të barabarta për të gjithë”
Metropol

Fuqizimi ekonomik i grave, Veliaj: “Të sigurohemi që ofrojmë shanse të barabarta për të gjithë”

Published: December 15, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje të gjithë aktorëve në shoqëri se është koha për të ushtruar një presion të shëndetshëm për fuqizimin ekonomik të grave dhe barazisë gjinore. Në fjalën që mbajti sot, në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i grave dhe perspektivave gjinore”, kryebashkiaku e vuri theksin te nevoja për një vëmendje të shtuar për ofrimin e shanseve të barabarta për të gjithë.

“Nëse një grua kërkon kredi për të njëjtin produkt, ose për të njëjtin biznes, me të njëjtin plan, si një burrë, probabiliteti është që një burrë financohet më shpejt se një grua, se ‘është burrë i besës, e mban fjalën’. Pra, ka lidhje me folklorizmin, pa asnjë lidhje me plan biznesin. Krejt papritur, për të njëjtën ide biznesi, një burrë e merr kredinë, kurse një grua jo. Në gjykatë, nëse për të njëjtën çështje, fjala vjen pronë, kontratë e pa likujduar, shkon një sipërmarrëse grua, cili është probabiliteti që për të njëjtin rast të jepet e njëjta drejtësi edhe për një burrë, edhe për një grua? Më rezulton që një burrë e ka më kollaj të marrë drejtësi sepse e ka shok atë gjyqtarin, se do pinë një kafe, ndërkohë që një grua, e cila nuk ka kohë të rrijë në kafe se është gjithë ditën duke bërë punë, duke u kujdesur për familjen, por edhe për biznesin, e ka probabilitetin më të vogël që të marri drejtësi për të njëjtin rast. Prandaj, unë besoj se përtej historive të suksesit, kemi nevojë për të bërë një ekzaminim dhe do të doja shumë që nga këto aktivitete, të dilnim me disa tema që duhet t’i ndjekim, të shohim se si funksionon sistemi financiar, nëse i diskriminon apo jo gratë? Si funksionon sistemi i drejtësisë? Të sigurohemi që secili të ushtrojë një ‘presion’ të shëndetshëm”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ofrimit të shanseve të barabarta për të gjithë. “Ne e themi në shqip, barazi. Por, nuk është e njëjta gjë. Është tjetër gjë barazia dhe tjetër gjë të kesh shanse dhe mundësi të barabarta. Se këtu barazi kemi të gjithë. Ky qytet, fatmirësisht është grua, sepse jo vetëm se kemi më shumë nënkryetare bashkie, janë 70% janë gra, por për herë të parë kemi vendosur një barazi kur vjen puna te Këshilli Bashkiak, ku me ligj është 50 me 50, por lista jo 50% e grave në fund, por 1 me 1, dhe fillon me një grua, që edhe nëse një parti e vogël zgjedh vetëm një kandidat, do të jetë grua”, deklaroi ai.

- Publicitet -

Veliaj falënderoi dhe partnerët të cilët kanë mbështetur këtë aleancë. “E vlerësoj shumë! Unë e shoh vërtet këtë si një festë dhe një besëlidhje të duarve që lidhen bashkë për të prodhuar mjaltë në një koshere të përbashkët, që është Bashkia e Tiranës dhe qyteti ynë.  Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është pjesë e kësaj feste dhe e kësaj lidhjeje duarsh, edhe jam shumë i lumtur që ambasada amerikane, Yuri dhe gjithë kolegët e saj, Anxhelina, janë këtu, për të siguruar që kjo koshere ka financimin e nevojshëm që ky prodhim mjalti të lulëzojë”, tha kryebashkiaku.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, theksoi se forca e grave qëndron në unitet dhe jo në ndarje. Duke i shprehur mbështetjen e SHBA-së, Kim theksoi se janë gratë ato që vendosin se ku duan të jenë dhe janë ato që vendosin për jetën e tyre. “Forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Jam shumë krenare që SHBA mbështet përpjekjet e grave se çfarë duan të jenë në fund të ditës dhe ku duan të jenë. Ne do t’ju ofrojmë mjetet sepse në fund bëhet fjalë për jetën tuaj dhe ju vendosni se çfarë doni të jeni dhe ku doni të shkoni”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?