Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
Aktualitet

Fushata “Bashkohu me Policinë” në Tiranë, Balla: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj

Published: July 18, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi maturantët që kanë ambicie të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë.

Gjatë një takim me maturantë të shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Tiranë, Balla prezantoi mundësitë që ofron Akademia për formimin e të rinjve.

“Ndërsa vlerësoni drejtimin që doni të marrë jeta juaj, të merrni në shqyrtim edhe propozimin tonë që studimet ‘Bachelor’, pas përfundimi të arsimit të mesëm, të vini t’i kryeni tek një institucion i certifikuar arsimor, si Akademia e Sigurisë. Në 3 vite studim në fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, ju do të merrni jo vetëm diplomën ‘Bachelor’, por edhe një gradë policore, ‘Nënkomisar’. Kjo do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj, jo vetëm për t’u bërë pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit. Por sapo të mbarosh studimet në bankat e universitetit, ta kesh vendin e punës të siguruar, këtë ta ofron vetëm Akademia e Sigurisë. Këtu, që nga dita e parë e pranimit, hyn një sistem kontrate, pagese dhe vendi të sigurt pune”, i ftoi Balla, të rinjtë e të rejat.

- Publicitet -

Ministria e Arsimit ka mundësuar aksesin në portalin UAlbania, nga data 30 korrik deri më 4 gusht, për të gjithë të rinjtë që duan të aplikojnë.

“Kemi 100 kuota në këtë vit të parë. Dua t’ju garantoj se Akademia e Sigurisë është një institucion që ka brenda vetes profesorë shumë të mirë me një përvojë të shkëlqyer. Por ne do të kemi pjesë të Akademisë edhe profesorë që vijnë nga akademi policie nga vende të ndryshme, SHBA, UK, Gjermania, Spanja, Italia pa tjetër dhe vende të tjera që kanë një traditë shumë të pasur. Unë e nxis Drejtorin e Akademisë që të kemi sa më shumë partneritete në funksion të shndërrimit të AS së Tiranës, në një qendër të rëndësishme universitare me profilin e sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin perëndimor”, tha ministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh gjatë bashkëbisedimit, se sot ka ndryshim të ndjeshëm, pasi Policia e Shtetit është e mirëpaguar, e mirëtrajnuar dhe e modernizuar me pajisjet, mjetet dhe logjistikën e duhur.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?