Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore
Analizaopinion

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Published: March 1, 2026
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Dje, në bulevardin që e trajton si skenë personale, Sali Berisha e riktheu shfaqjen e preferuar: luftën kundër korrupsionit dhe komunistëve. Kundër korrupsionit, njeriu që është në akuzë Për korrupsion. Njeriu që është non-grota nga SHBA Mbertëria e Bashkuar për minim të demokracisë dhe korrupsion të lartë.

Luftë me komunistët nga komunisti -antikomunist që ka dekada që është rrëzuar, varrosur, analizuar, mallkuar dhe arkivuar. Por jo për të. Për të, ai duhet të mbetet gjallë – sepse pa të, ai mbetet pa armik. Dhe pa armik, mbetet pa identitet.

- Publicitet -

Këtu fillon paradoksi psiko-politik: njeriu që ulërin më fort kundër komunizmit sillet si relike e tij. Retorika e një partie-shtet, gjuha e përçarjes, logjika “kush nuk është me mua është armik”, mitingu si ritual i bindjes kolektive – të gjitha këto janë vegla tipike të kulturës politike që pretendon se po lufton. Ai nuk e urren komunizmin si sistem; ai urren faktin që nuk është më ai që e kontrollon sistemin.

Në Europën Lindore, ish-liderët komunistë u rrëzuan, u tërhoqën, u zhdukën nga skena ose u transformuan. Në Rumani, në Poloni në Hungari, historia kaloi në kapitull tjetër. Por tek ne kemi një fenomen klinik interesant: një figurë që jeton politikisht si i përndjekur i përjetshëm, ndërsa ka qenë sekretar partie dhe sillet ende si komunist dhe patriark i përhershëm. Një lider që flet për pluralizëm me ton sekretari partie. Një revolucionar që kërkon bindje absolute.

Psikologjikisht, kjo është ajo që quhet “projekcion”. Ai akuzon të tjerët për atë që mishëron vetë. Sa më shumë bërtet për komunizmin, aq më shumë riprodhon metodologjinë e tij: kultin e figurës, demonizimin e kundërshtarit, mobilizimin përmes frikës. Dje nuk pamë një protestë kundër sistemit; pamë një rikthim të mentalitetit të rrethimit – “ne kundër të gjithëve”, “populli i pastër kundër armiqve”. Një manual i vjetër, me kopertinë të grisur, por ende në përdorim.

Tallja bëhet e pashmangshme: komunisti i fundit në Europën Lindore që proteston kundër komunizmit. Një figurë që aktron si disident, por reagon si aparatçik. Një lider që e quan veten antikomunist, ndërsa struktura e partisë së tij funksionon si sekt besnikërie personale. Në vend të debatit – anatema. Në vend të programit – mallkim. Në vend të reflektimit – ulërimë.

Dhe dhuna? Dhuna është mekanizmi i fundit i atij që ndjen se po i mbaron koha. Kur nuk bind më me ide, provokon me tension. Kur nuk frymëzon më me vizion, mobilizon me zemërim. Është reagim i një figure që ndjen se historia po e lë pas dhe kërkon ta kapë prej krahu me zhurmë.

Në fund, ajo që mbetet është një kontradiktë tragjikomike: një njeri që e ndërtoi mitin mbi luftën kundër një sistemi të rënë, por që në thelb nuk arriti kurrë të dalë prej formimit të tij politik. Një klloun cirku që akuzon fantazmat, ndërsa publiku është lodhur nga e njëjta shfaqje.

Sepse komunizmi mund të ketë vdekur si regjim, por tek ai duket se mbijeton si instinkt. Dhe instinktet, sidomos ato të pushtetit absolut, nuk vdesin lehtë – ato thjesht maskohen me fjalë të reja.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • kane ndodhur pa tregohen says:
    March 1, 2026 at 10:49 am

    Enver Hoxha neper dokumentare te kohes tij eshte shfaqur dendur atehere por jo aq me pas, ne nje tribune te paralakimeve te i majit. Nen sqetull i futet nje djalosh i ngasheryer qe i jep lule dhe rri nen sqetull te tij si me qene nen sqetull te perendise ne parajse. Emer mbiemer u mesua me pas – Fatmir Xhafaj.
    Ai tashme eshte thinjur duke ndenjur serish nen sqetulla tjera, ato te Edi Rames.

    Reply
  • demo says:
    March 1, 2026 at 10:54 am

    O Demali,po ky bir kurve malok na la numrin dje.Une jam 10 vjet me iri se Berisha,po te marshoj 4 ore rrugeve te Tiranes bie i vdekur ne toke.Ky udhehoqi Turmen 4 ore si djale i ri,Duroi presionin e zjarrfikseve dhe therriste:-Jo topat e ujit,por as topat e Ushtrise nuk me luajne nga Istikami. 82 vjec ky eshte Rekord Gines. Edi Rama,ti vetem me Helikopter e ndjek kete!

    Reply
    • Ganua says:
      March 1, 2026 at 2:43 pm

      Kur do pushosh vetëm një herë pa ngrënë o demo

      Reply
  • Heu bre... says:
    March 1, 2026 at 6:43 pm

    Këta malokët o demo paskan një huq të keq. Mjafton t’i jepet mundësia, dhe në rastin më të volitshëm për ta, i kundërvihen e i bëjnë gropën njëri-tjetri, thjesht për t’i treguar pushtetarit të momentit se janë njerëz ” të besës” dhe se bëjnë gjithshka për të.

    Brenda një afati relativisht të shkurtër kohor po shohim se ish “desidenti i thekun”, i biri i një sigurimsi siç kanë pohuar së fundmi “gojët e liga”, i cili nga mesi i dytë i vitit ’90-të rëfehej çdo natë ke “Voice of Amerika” kundër sistemit diktatorial hoxhist, papritur e pakujtuar na e paska ndërruar si me stil kameleoni lëkurën.

    Çuditëridht është hera e tretë a e katërt branda dy muajve që “desidenti i thekun” po bën sulme të njëpasnjëshme me goditje të përqendruar kundër lexhendës dhe bishtukërve që i venë nga pas, me qëllim lënien në harresë të skandaleve të aktualitet, përmasat e të cilave kanë kapur majat.

    Ndërkohë që pothuajse gjithë gazetarët janë lodhur dhe kanë hequr dorë gradualisht nga denoncimet dhe sulmet bajate kundër një non-grate, të nxjerrë tashmë prej 13 vitesh me shuplaka (me votë) nga çdo funksion shtetëror, “dezidenti i thekun” është zgjuar nga gjumi letargjik dhjetra vjeçar, dhe ka filluar dhe ky të tregojë po të njëjtat përralla nga e kaluara, të dala boje dhe që s’ngjallim më aspak interes për lexuesin.

    Një desident i vonuar nuk i hyn në punë askujt. Si “desident” donte të hynte në histori dhe shërbëtori besnik i Hoxhës, i ashtuquajturi “penda e artë” e kombit, por koha dhe bashkëudhëtarët dëshmuan të kundërtën e saj që pretendonte. Çmimi nobel mbeti për të një ëndërr në syrtar.

    Reply
  • Hoxha says:
    March 1, 2026 at 10:45 pm

    E dogjen se duan te ndertojne kulla, kaq e thjeshte eshte, tung

    Reply
  • Artan says:
    March 2, 2026 at 2:58 am

    Heu bre, ja dhe nje koqe qe sulmon “pendën e artë”. Eh, kjo është e keqja e shqipove, kane shumë dru me pre si ky “heu bre” dhe pak “penda të arta”.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    March 3, 2026 at 4:12 pm

    Nuk arri ta kuptoj se perse quhet “Vila e Enver Hoxhes”?Nuk e di sa kohe banoj ne ate vile shteterore Enver Haxha. Po pse quhet e tille?Ajo quhet e tille sepse politikanet antipopullor te ketyre 35-viteve duan ti hedhin hi syve popullit. Duan te tregohen se kane luftuar komunizmin.Te gjithe pa perjashtim qe nga Saliu e Edi e deri te te”rinjte”Shabani e Hasimja,Shehu e Llapaj e kushdo thjeshte duan ti ngjajne atij.Keta jane nje tufe grabitesish qe nuk kane asgje te vertete.Komunizmi “vdiq”atje ku lindi (Rusi) e tek ne nuk erdhi kurre.Ndarja midis atij dhe ketyre eshte 1-Ai e deshi Shqiperine,keta nuk e duan.2-Ai e donte qe Shqiperia (jashte mundesive)te ishte e para per cdo gje.Keta e katandisen te paren per krim,korupsion e kurveri.Lereni Enverin qe ka 41 vite,qe ka ikur dhe akoma sot i trembeni.Keta sot jane grabitqaret qe zihen per gjene e grabitur.Beni sa beri “diktatura “per Shqiperine dhe do te mbeteni perjetesisht ne panteonin e arte te SHQIPERISE.Ndryshe turpi do tu mbuloj si Esat Toptani.

    Reply
  • Alma says:
    March 7, 2026 at 1:09 pm

    Aman mos na I nxirrni qelbesiren vrasesin Enver.U zhdukte me fare rack e tij dhe ata qe e kane duatrokitur nje jete te tere per primer e pafundeme te tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje
  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, autoritetet druhen për qindra viktima

Komentet e Fundit

  1. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Right Side on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  3. 1thundrak on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  4. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?