Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Gangsterë ka pasur, ka dhe do të ketë kudo e kurdoherë, por dendësia dhe pafytyrësia pa droje dhe kaq shumë e përhapur, alarmuese dhe e dëmshme e gangsterëve tanë ordinerë e politikë nuk njeh shembuj përveç vendeve ku, prej kohësh, e bëjnë ligjin Mafia, krimi dhe kaosi.
Kur në vitet ’90 ndryshoi sistemi politik në Shqipëri për shkaqe dhe merita që nuk kishin kurrfarë lidhjeje me gangsterët tanë, në skenat tona të varfra shoqërore dhe, sidomos, në skenën tonë politike u shfaqën me shumicë gangsterët politikë.
Disave prej tyre mirëshkollimi ua mprehu djallëzinë, ndërsa të tjerë pa kurrfarë kulture, por plot mllefe, etje për pasuri, qejfe e zdërhallje, rrëmbyen shpatat e luftëtarëve të popullit dhe u vetëshpallën misionarë të interesave të tij. Në vetëdijen e popullit të lodhur ekonomikisht dhe të zhgënjyer politikisht nisi të krijohej miti i shpëtimtarit të rremë, i luftëtarit heroik kundër komunizmit të vetëvrarë si dhe i demokratit të kulluar, pa pasur kurrfarë ideje mbi demokracinë, ekzistencën e saj të vërtetë apo maskimin e një realiteti tjetër nën vellon e saj.
Gangsterët politikë krijuan çetat e tyre dhe shpallën konkurrencën “e lirë” për sundim të popullit nën parullat e sundimit të vetë popullit. Popullit të etur për mirëqenie i “dhuruan” lirinë, domethënë të drejtën dhe mundësinë që periodikisht të zgjidhte si sundimtar të vet njërën nga çetat apo grupçetat e gangsterëve politikë. Ah, po, se edhe mund të harrosh! Popullit i “dhuruan” edhe të drejtën të ikë nga sytë-këmbët, të lërë shtëpitë, tokat, prindërit, gratë e fëmijët dhe të bëhet “perëndimor”.
E, çfarë kërkonte më tepër një popull të cilit, nga mëngjesi deri në darkë, gangsterët politikë dhe shërbëtorët e tyre mediatikë i buçisnin në veshë se asgjë tjetër më e rëndësishme se mirëqenia materiale nuk kishte në këtë botë.
Nuk vonoi shumë dhe u krijuan edhe çetat e gangsterëve ordinerë, të grabitësve të pasurive kombëtare, mbitokësore e nëntokësore. Për të qenë të suksesshëm në synimet e tyre dhe për të siguruar “bekimin” ligjor të grabitjeve, çetave të gangsterëve ordinerë iu nevojitej aleanca me çetat e gangsterëve politikë dhe, kështu, të dyja palët do të siguronin mirëqenien dhe pasurimin marramendës, të propaganduar dhe shitur në popull si triumf i ekonomisë së tregut, i konkurrencës së lirë, i aftësisë dhe zotësisë individuale.
Po ne, të pazotët për të konkurruar në tregun e gangsterizmit dhe tregun e ekonomisë së vjedhur si t’ia bënim?! Ju jeni të lirë të bëni zgjedhjet tuaja!- buçiste zëri i kryetarëve, propaganduesve dhe zëdhënësve të çetave politike- jeni të lirë të ikni ku të doni nëse s’ju pëlqen “Shqipëria demokratike”, domethënë Shqipëria ku vidhet çdo ditë pasuria kombëtare, ku zaptohen tokat dhe banesat e pronarëve të tyre, ku punësohesh në shtet vetëm nëse bëhesh pjesë e çetës politike dhe ku e fiton të drejtën nëpër gjykata vetëm nëse ke xhepin e mbushur me para që burojnë nga krimi dhe mashtrimi.
Kur ne ankoheshim, gangsterët politikë fajësonin çetën kundërshtare, megjithëse silleshin njësoj si ajo, dhe na ngushëllonin me fjalinë moderne: “jemi ende në tranzicion”. Pasi kanë kaluar thuajse 35 vjet nga kalimi në “demokraci”, kryetarët dhe elitarët e çetave të gangsterëve politikë janë pasuruar, duke rrëmbyer pronat e të tjerëve, blerë e ndërtuar vila, toka dhe pallate anekënd vendit dhe, sa më shumë pasurohen, aq më të egër dhe të paskrupuj shfaqen kundër njëri-tjetrit me pretekstin se u qan zemra për hallet tonë.
Për çudi, megjithëse populli është shndërruar në “sundimtar” qysh në 1991 dhe çetat politike në shërbëtore të tij, na rezulton se “sundimtarët” ose janë detyruar të ikin nga vendi ose e çojnë jetën në zgrip në fshatrat dhe qytetet shqiptare. “Shërbëtorët” me “lotaritë” e fituara jetojnë në luks. Gjithsesi, duhet t’i mirëkuptojmë kur deklarojnë se na sodisin të brengosur dhe po punojnë me përkushtim për ne. Kjo lloj “bamirësie” e sundimtarëve s’ishte parë as dëgjuar në historinë e njerëzimit.
Nga ana tjetër, kemi çetat dhe gangsterët ordinerë, trafikantët e drogës, të femrave dhe të tenderimeve qeveritare, të cilët kanë mbushur vendin me kulla moderne, restorante të paparë, rezorte të paanë, hotele të pashoq. Propaganda e gangsterëve politikë dhe mediatikë na thotë çdo ditë se kjo është mrekullia e konkurrencës së lirë dhe e iniciativës private, e lirisë që na sollën ata, gangsterët politikë. Me gjithë këto liri dhe të drejta, thuajse gjysma e shqiptarëve e kanë lënë vendin, dhe të tjerë përgatiten t’i ndjekin nëpër rrugët e botës.
Pas një kohe kaq të gjatë, statistikat na thonë se ende jemi vendi më i prapambetur në Evropë për shumë nga treguesit ekonomikë, të mirëqenies dhe, sidomos, të drejtësisë. Megjithëse ndërtohen çdo muaj shkolla të reja apo riparohen të vjetrat, studimet e institucioneve ndërkombëtare na tregojnë se niveli i arsimit tek ne shkon çdo vit në rënie, se gati 60 për qind e shqiptarëve janë analfabetë funksionalë, që thjesht lexojnë e shkruajnë shqip, por nuk kuptojnë gati asgjë, një kontingjent i përshtatshëm për t’u manipuluar lehtësisht nga gangsterët politikë.
Gangsterët politikë dhe mediat e tyre na thonë se çdo ditë e më shumë familja shqiptare po shpërbëhet, marrëdhëniet midis brezave po përkeqësohen, mosmirënjohja dhe mungesa e nderimit për prindërit po shtohen, autoriteti i prindit, mësuesit dhe priftit, tre institucioneve bazë të formimit moral e shoqëror, po bien në gjendje të lirë, ndërsa solidariteti njerëzor ka shkuar gati në pikën zero.
Megjithatë, bandat politiko-mediatike na këshillojnë të mos dëshpërohemi pasi “këto janë pjesë e demokracisë dhe tregut të lirë, e gjendjes së lirisë së kërkuar…”, shoqëruar me përbetimet se për ne, popullin sovran, po digjen në diell dhe po ngrijnë në akull.
Spitalet nëpër qytetet kryesore rindërtohen dhe pajisen me aparatura të kohës, por shqiptarit “të lirë” i duhet të paguaj sa herë ndodhet përballë njerëzve me bluza të bardha dhe moral të zi, edhe pse qeveritë kanë premtuar e shpallur “shërbimin shëndetësor falas”. Grabitësve të tokave e pronave të huaja iu legalizohen produktet kriminale, ndërsa pronarët e vërtetë dhe historikë duhet të sillen me dekada të tëra nëpër institucionet “demokratike” dhe gjykatat e korruptuara në kërkim të pronave të ligjshme.
Drejtuesit e bandave politike propagandojnë “njerëzillik” në marrëdhëniet e administratës shtetërore me qytetarët, por kur qytetarët ankohen deri fare lart, madje deri tek ata vetë, ndeshin në mospërfilljen, heshtjen, përçmimin dhe arrogancën e “shërbëtorëve” të popullit. Gangsterët ordinerë fusin në dorë pronat shtetërore e private dhe arrijnë t’i regjistrojnë në zyrat e gangsterëve politikë për 2-3 javë. Kur gjykatat i gjejnë fajtorë gangsterët ordinerë e politikë për grabitje pronash, pronarëve të grabitur, qoftë edhe shtetit vetë, nuk iu mjaftojnë as dhjetë vjet për të rimarrë sendin e vjedhur, sepse zyrat vendore e qendrore të gangsterëve politikë nuk janë të interesuar në rivendosjen e të drejtave të shkelura, sidomos të qytetarëve të thjeshtë. A nuk të mjafton që “të sollëm demokracinë dhe lirinë”, dashke edhe pronat e të drejta të tjera?!- kështu të përgjigjen me heshtjen e tyre “shërbëtorët” e tu.
Gangsterët, sidomos ata të shkolluar, i kanë të gjitha mundësitë të bëhen deputetë, ministra, kryeministra e presidentë. Duke qenë mjeshtër të paraqitjes së qëllimeve e synimeve të tyre të vërteta, por të maskuara, si dëshira e vullnet për të na shërbyer ne, duke derdhur lot krokodili për hallet tona dhe duke punuar në errësirë për “hallet” e veta, ata ia kanë dalë mbanë të fitojnë “mendjet dhe zemrat” tona, votat tona, brohoritjet dhe përkrahjen tonë mendjelehtë dhe, kështu, edhe legjitimimin e pushteteve të tyre gangstereske.
Kur ndonjëri prej shefave të gangsterëve politikë, për shkak të rrethanave të brendshme e, më shumë, të jashtme përfundon në arrest shtëpie, ushtarët e çetës përkatëse i mblidhen çdo ditë poshtë ballkonit në shenjë solidariteti moral, politik dhe antiligjor, megjithëse kapobanda e tyre ka pas djegur gjysmën e Shqipërisë për të ardhur në pushtet dhe ka pas shkaktuar rreth tri mijë viktima për ta mbajtur pushtetin me mjetet e dhunës, ngaqë kishte humbur besimin popullor.
Tash gati 35 vjet gangsterët politikë kanë si carta bianca të sjelljes së tyre qenien dhe vetëshpalljen antikomunistë. Duke përqeshur dhe mohuar çdo gjë të shkuar, të sigurt se e shkuara nuk kthehet më, ata na paraqiten si shpëtimtarët tanë dhe si misionarë të së ardhmes sonë. Na thonë në shumë mënyra dhe ne i dëgjojmë me mendje: A jeni të lirë? Dashkeni edhe drejtësi e moral qeverisës! Na paraqesin si “arritje” madhore të tyre pranimin e vendit në një organizatë ushtarake si NATO, duke na e shitur atë si një dhuratë dhe aleancë hyjnore, megjithëse është thjesht një instrument për sigurimin e interesave gjeostrategjike të krijuesve të saj.
Ndërsa e kanë katandisur artin dhe kulturën në një banalitet bulevardesh dhe gjuhën shqipe në një bordello ku cilido horr ordiner, politik apo mediatik mund të fusë fjalë dhe shprehje të mbledhura nëpër rrugicat e Perëndimit, këta karagjozë kanë shpallur si objekte muzeale kombëtare bunkerë apo shtëpiza të kohës së kaluar, ndërkohë që edhe sot shtete moderne ndërtojnë bunkerë e tunele nëntokësor për vetëmbrojtje, ndërkohë shtëpitë, objektet dhe satelitët e vëzhgim-përgjimit ua kanë sjellë në mes të Tiranës, duke i përgjuar këta klounë edhe në shtrat me gratë apo dashnoret e tyre.
Nga njëra anë gangsterët politikë përçmojnë, përqeshin dhe shkatërrojnë bustet dhe varrezat e shqiptarëve të rënë në luftë kundër pushtuesve, në anën tjetër, e kanë mbjellë jugun e Shqipërisë me varreza të ushtarëve grekë të rënë për “Vorioepirin”, apo iu kanë ngritur buste politikanëve grekë që na patën sjellë si dhuratë një peshkop që përgjatë 30 viteve bën në Shqipëri punën e “Zotit Grek”.
Produkti i vërtetë i sundimit të gangsterëve është një popull pa busull jete, gjysma e të cilit endet nëpër botë, ndërsa gjysma e asaj të mbetur ka “nderin” të merret me korrupsion, drogë, vrasje me pagesë, prostitucion dhe bixhoz. E, megjithatë, sa kohë lulëzon marrëzia jonë dhe buçasin altoparlantët e trushpëlarjes mediatike, gangsterët politikë dhe ordinerë do të përcaktojnë fatet tona dhe fatin e vendit tonë.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Eraldo Hadushaj PEDOFIL i Policisë RRUGORE , që NDALON PA SHKAK dhe PA ARSYE Vajzat Shofere të Bukura të Tiranës , dhe i NGACMON SEKSUALISHT !
Eraldo Hadushaj zanati i tij i vërtetë është BUJK dhe ÇOBAN Lopësh , por FATKEQSISHT punon si Polic RRUGOR në Tiranë , duke bërë ARROGANTIN , GANGËSTERIN , PEDOFILIN dhe HAJDUTIN nëpër KRYQËZIME dhe rrethrrutullimet e Tiranës !
I bëj thirrje SPAK (Altin Dumanit) dhe MINISTRIT Taulant Balla që të SURVEJOJNË 24/7 , KRYE KRIMINELIN Eraldo Hadushaj , të Birin e Batjarit , dhe ta ARRESTOJNË Një Orë e Më Parë , sepse êshtë RREZIK SHOQËROR , në të kundërt VËLLEZËRIT dhe të Dashurit e këtyre VAJZAVE , do të bëjnë VET GJYQËSI
Pikërisht si rezultat i veprimtarisë 30 vjeçare i këtyre kriminelëve politike situata ka arritur në humbjen e shpresës, dhe Rruga e vetme që na ka mbetur është largimi. Më kujtohet që para disa vitesh Ben Blushi thoshte se po largohen njërëzit dhe do të mbeteni pa skllevër. (një diçka e tillë). Por dhe atëherë kjo thënie ishte vonë se punët po shkonin keq ndërsa sot është shumë më keq dhe pa rrugëdalje. Prandaj sot ky vend bombardohet nga ngjarje tragjike dhe padi të ndryshme civile dhe penale të qytetarëve ndaj njëri tjetrit se vet mungesa e qeverisjes vendore dhe qendrore i ka sjellë këto anormalitete.Një ç’organizim i organizuar prej vitesh nga këto banda politike ka sjellë këtë situatë. Tani vini gishtin në kokë o milet se flitet për jetët tona, se bandat grinden për të mbrojtur pasurinë që i vodhën këtij vendi.
Një artikull nga më të mirët, për nga thellësia e mendimit, mënyrën kronologjike të proçeseve”demokratike”shprehja lakonike dhe pasqyrim i përsosur i veprimtarisë së koordinuar midis çetës ordinere dhe gangsterëve politikë. Artikull që lexohet pa marrë frymë. Faleminderit Viktor Malaj!
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Me ne fund dhe Dita
Ju rikthye rruges se ZOTIT
Ky eshte INFORMACIONI
Qe i duhetSovran-POPULLIT!
Thuhet qe ‘gjysma epunes
Eshte fillimi i MBARE
Akoma s’po thuhet
Nga gropa sovrani te DALE?
E vetmja rruge e ngelur
Qe te rilindur SHTETi
Urgjent parlamentino
Ta cliroje me force MILETI!
Pa’ u cliriar edhe me force
Parlamenti Korrupsion-KRIMIT
Do vazhdojme te jemi skllever
Te SS-Serbit Sali ,Likes,EDVINIT
Eshte parlamenti krimit
E keqja e ish SHQIPERI SE
Si baza-themelet nga termetet
Fundosur germadhe-SHTEPISE
Me urgjence te clirohet
Parlamenti Salianeve-ORGJI
30 Vjet station nderzomi,harem
Me provare Edvin Metà e SALI
Vetem antishqiptaret trushpelare
Te inkriminuar,Fevzinj-ZAGARE
Me parlamenti te Inkriminuar
Kerkojne shtetin ta rilindin-HAJDARE
Vetem zagaret e disinformacionit
Perrallisin per reforme ne ‘DREJTESI’
Nderkohe qe pushteti baze-parlamenti
Eshte bordello krriminelesh-ORGJI !
As
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Me ne fund dhe Dita
Ju rikthye rruges se ZOTIT
Ky eshte INFORMACIONI
Qe i duhetSovran-POPULLIT!
Thuhet qe ‘gjysma epunes
Eshte fillimi i MBARE
Akoma s’po thuhet
Nga gropa sovrani te DALE?
E vetmja rruge e ngelur
Qe te rilindur SHTETi
Urgjent parlamentino
Ta cliroje me force MILETI!
Pa’ u cliriar edhe me force
Parlamenti Korrupsion-KRIMIT
Do vazhdojme te jemi skllever
Te SS-Serbit Sali ,Likes,EDVINIT
Eshte parlamenti krimit
E keqja e ish SHQIPERI SE
Si baza-themelet nga termetet
Fundosur germadhe-SHTEPISE
Me urgjence te clirohet
Parlamenti Salianeve-ORGJI
30 Vjet station nderzomi,harem
Me provare Edvin Metà e SALI
Vetem antishqiptaret trushpelare
Te inkriminuar,Fevzinj-ZAGARE
Me parlamenti te Inkriminuar
Kerkojne shtetin ta rilindin-HAJDARE
Vetem zagaret e disinformacionit
Perrallisin per reforme ne ‘DREJTESI’
Nderkohe qe pushteti baze-parlamenti
Eshte bordello krriminelesh-ORGJI !
Le te dale vetem nje shqiptar
Qe Jane Njerez,Jo SALIANJE
E te argumentoje si do rilindin shtetin
Pas 30 Vjet katraure,10 DUMANE!?
Themelet e të këqijave :
-Në Shqipëri i vuri Sali Berisha
– Në Kosovë Hashim Thaçi
I pari ishte student i Universitetit të Tropojës, kurse i dyt, student i universitetit të Drenicës.
Ka vetem emrin e Dritero Agollit:
Shkerdhatokraci!
Dhe nuk s’i te ndodhte ndryshe
While kapot maloke-katundare nuk kishin asnje prone ne TIRONE dhe ne qytetet e tjera.
Gjysherit dhe baballaret tane me kot shpresuan ne Demokraci dhe te merrnin pronat e blera me gjak dhe sakrifica gjate gjithe jetes,por morren me te gjatin se ato i morren anetaret e PD-se,vrasesit hajdutet te shpallur te perndjekur ,dhe me ne fund per kaos “tokat e xanuna “nga kerma karaxhic qe takoi ne Shkoder me 1992 arkanin qe ndihmoi serbet dhe vrau dhe zhduku shqiptaret sepse e filmuan me gligorovin dhe kryexhelatin serb milloshevic.
Dhe sot tironesit prej Tropoje ndjekin saleh kermen qe tani ankohet po ikin shqiptaret(qe i la me gisht ne goje)
Hajde dru me pre!
Me fal ti TIRONA se nuk e di ne je tironc apo jo, nje pyetje kisha, qe je patronazhist nuk diskutohet, qe nuk je tironc nuk diskutohet , pse ti nuk i permend jugoret qe kane ardhur ne Tiron por ankohesh vetem per verioret (qe jane dhe pakice ne popullsi) duke i ofenduar dhe maloke ? Besoj se ti je tiranas i Enverit qe te duket vetja kryeqytetar !
Nuk besoj qe gazeta dita ka kthyer rruge. Edhe ne kete shkrim megjithes eshte munduar te thote diçka reale nuk ka mundur te gjeje qetesi pa treguar se eshte kunder opozites .
Ktheji pergjigje durrsakut venali o tironc jabanxhi, se e hutove si patronazhist qe je. Brenda se njejtes fjali bie ne kundershti me veten, edhe thote nuk e di a je tironc a jo, edhe pastaj nuk e diskuto fare qe nuk je tironc.
Si ka mundesi te flitet per nje kthim te gazetes Dita kur ne shume artikuj kryesore qe kane te bejne mejeten e vendit nuk lejohen komente ?!
OK,V.Malaj:
-Duhet theksuar deri sa të dali UJI I ZI NGA TOKA,DETI DHE QIELLI:
•KRYEGANGËSTERI politikë NR.1 i 35 viteve,biles në 112 vite Shtet Shqipëtar është SALI RAM BERISHA I VIÇIDOLIT.Pasi ky njeri (KAFSHË-PAS 21 JANARIT 2011 sipas F.Nanos),në vitet 1990 ju dhanë ÇELSAT E SHQIPËRISË NË DORË dhe,bëri si deshi edhe sipas direktivave të AGJENTURAVE TË HUAJA:UDB,KGB,ASFALISË..duke kën më parë (1967) edhe SPIUN I SHIK dhe si mjek i bllokmenve me pseudonimin “PENICILINA”,Krijoi PD me Komunist e SPIUN, këta të fundit mbi 300 janë akoma në PD,Foltore,Opozitë,etj..!!
-Si i tillë,ju dha mundësia të dali në krye të Shtetit me porosi të R.Alisë(që edhe ky kërkoi të eleminoi E.Hoxhën në 1982 me agjentin Anglo-Amerikan XHEVDET MUSTAFA)..edhe ky SPIUN i UDB shkok i NAKO SPIROS dhe,që të 2 i bëri të vetët DUSHAN MUGOSHA i UDB gjat LNÇL.. që dihen tashmë.
-Pa e zgjatur,duhet të hapen DOSJET MENJËHERË për të eleminuar nga politika GANGËSTERËT POLITIKË TË CILËT KAN KAPUR PËR FYTI SHQIPËRINË ME GANGËSTERËT EKONOMIKË,me Oligarkët në Ndërtim, Drejtësi,Medje,Arsim,Shëndetsi..etj,duke detyruar moshën e RE të iki nga syt këmbët për mungesë SHPRESE..!
-Fatkeqsia Kombëtare nr.2 është DREJTËSIA e kapur nga Sb 92,e cila pasi u zhyt vet në Korrupsion madhor( ku 80 % i kapi vetingu)lejoi gangësterin politikë të rrjepi popullin pa mëshirë,duke filluar me FIRMAT PIRAMIDALE,Grushtet e Shtetit 97,98..e deri sot,ku edhe pas izolimit në shtëpi për Korrupsion nga ballkoni 8 po shpif ndaj SPAK,GJKKO(në fakt kundër Amerikës),Maxhorancës,Medjeve(në fakt ka kapur 99 % të tyre që në 2005)Sorosit..etj,duke u rrekur me 90 % të popullit..!
-Rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë nga gangësterët politikë dhe ekonomik të 35 viteve,së pari të Sb,Im,Lb,Monës,Fate Mediut,Zenit,Malltezit,Gitës,..mbi 1000 që nga 1992,është..KRIJIMI I NJË GJYKATE ND/KOMBËTARE..për sekuestro të pasurisë së tyre dhe dënimit kapital për VRASËSIT në 21 janar 2011,Gërdec,etj,etj.
-FLM VM,DITA
Viktor Malaj shkruan per Gangsteret politike por nuk ja ben dora te shkruaje se kush i futi keto Gangstere deri ne majen e politikes – Parlamentit.
Meqe Viktorit nuk ja ben dora, po ja kujtoj une nje qytetar me memorie i ketij vendi ;
Gangsteret madje me precedente penale i futi ne salle te Parlamentit si Ligjvenes se pari Edi Rama.
Madje u vuri dhe emertesen – Rilindas – Tom Doshit, Armando Prenges, Arben Ndokes, Mark Frrokut (Arben Frrokut para tij si deputet meqe kish vrare nje Komisar Policie) etj .
Pastaj Gangstere te tjere u derguan nga Rilindja e Rames neper zyra si Kryetar Bashkish si p.sh. Gim Kajmaku njefare Shukriu qe doli ne video brekegrisur me nje zuske etj, etj…
Eshte pra ky fenomen – Gangsteret politike nje risi e ketij pusht-shteti te ardhur ne 2013 me vetemertesen Rilindja.
Kjo duhet ti vleje ca Viktorit per te mos ja lene sklerozen ta derrmoje me shume…
Po ti o Artan HALEJA:
Me parrulla Partie do ta vazhdosh jashteqitjen ne kete forum te nerum? Kush te ka pljellur nga bytha ty o pederast injorant bythqir qe zgerdhihesh vazhdimisht me te tjeret pa asnje argument me klishe dallkaukesh? Sepse vetem idiote qe i ka lindur mamaja kurve e Partise ne HALET e Sigurimit dhe qe shafqen ne kete forum te nerum te gazetes DITA SI idiote te dobishem qe nuk replikojne me asnje argument dhe hane pyka llogjike, keta derdimene dhe zagare nuk dine te perlthejne nje fjali te vetme nga interneti duke i rreshqiqur temes papushim temes se debatit, po kush te ve ne kandar ty o debil handikap, kur ti o BOLE idiote nuk di te shkruash sagllam nje fjale ne gjuhe te huaj dhe nuk perkthen dot postimet copy-paste sepse kaq e ke kapacitetin intelektual, prandaj ik dhe bej shurren o zagar, karagjoz enverist qe e transformon forumin e gazetes DITA ne estrade, shko dhe mat forcat e bythqirit te Enverit me racen tende te felliqur kriminale komuniste per te grumbulluar hidrogjenin e zbuluar poshte kockave njerezore te Shtepise se Verdhe ne Burrel plot me tonelata metrike, por mund te shkosh edhe ne Maliq, atje ku Shefqet Peci mbillte miser mbi kufomat njerezore qe kishte groposur duke u mburrur per rendimentet e larta nga “plehrat” qe ushqenin misrin e Partise.
IK O SHKERDHATE ENVERISTE NE TE S’EMES SE RACA JUAJ E FELLIQUR NUK HA PYKA LLOGJIKE,
por:
Do te vije dita kur do ta kesh intelektualin balle per balle dhe atehere gjej brime miu ku te futesh se do t’i presim koqet e fanatikut dhe do t’i fusim ne goje qe te mos zgerdhihesh me me llogje sigurimsash.
Me sa duket Artan dhe ti je tironc si ai me nofken TIRONA.
Edi:
Pyetja juaj per gazeten DITA ka vetem nje pergjigje:
SEPSE GAZETA DITA KOMANDOHET NGA KRYE-GANGSTERI EDI RAMA QE KORRUPTOI FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT DHE QE PO ASGJESON SHQYPNINE
por:
Qe fanatiku enverist, Viktor Malaj nuk guxon t’ja permende emerin nje here te vetme ne dacibaon e tij, nderkohe qe e vertit bythen komuniste si “kurvat ne bordello” me llogje dhe klishte si ato te Artan HALESE pa thene asgje duke lene te kuptohet se te gjitha fajet i ka Saliu, prandaj edhe gazeta DITA nuk i hap frengjite per temat jetike qe shqetesojne sot shqyptaret, sic eshte korrupsioni makaber antishqyptar i Edi Rames qe me bedelet e tij po i ben nenat shqyptareve me keq se Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes me tollona dhe bunkere.
PRANDAJ EDHE GAZETA DITA E DABULLAVE TE I LESHON KOMENTET ME PIKATORE SI SPAK I HETUESVE TE ENVERIT QE RASI NE BURG BELERIN E HIMARES SI PROKURIORA E ARANAIT CELES APO SI PROKURORIA E KOSOVES QE PO E VERTIT BYTHEN SI “KURVAT NE BORDELLO” ME VRASJEN E LIRIDONES NGA BYTHARI BEXHET PACOLLI, NJASHTU SIC I VRISTE ENVERI DASHNORET E TIJ DHE NUK I MESONTE KUSH.
Ja cfare shkruan interneti per kete teme:
“Alban Dabulla është një personazh që ka ndikim politik në qeverinë qendrore dhe lokale, pasi dihen lidhjet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe me kryeministrin e Edi Rama, si djali i ish-deputetes socialiste Arta Dade. Kështu janë bërë një sërë transaksionesh mashtruese duke shmangur tatimet dhe detyrimet ne shtet. Është arritur që të provohet kjo skemë e kryer nga zyrtarë të lartë të drejtorisë së tatimeve dhe zyrtarë të tjerë të monitorimit të lojërave të fatit, sepse njëra prej tyre ishte edhe Telebingo Shqiptare. Pra në këtë aferë janë përfshirë edhe pushtetarë të lartë qe te cojne deri te kryeministri shqiptar.”
@ Intelektuali
Po lexoje shkrimin me mendje ( nese ke ) u njeri per gjynah, sepse ne shkrim, megjithese nuk permenden askund emra, ne kater-pese raste del e qarte qe behet fjale per Edi Ramen ( meqe cdo shkrim qe s’permend Ramen per keq, ty nuk te pelqen ). Ftohe koken perpara se te lexosh o njeri i pjerdhur!
Me duket se do filloj te urrej dhe ty Intelektuali po vazhdove ta quash forum te nderuar gazeten Dita qe eshte koke e kembe nje gazete moniste, Enveriste dhe mbi te gjitha: RAMISTE.
Vetem ramista qe nuk jane.
Ia ke fut kot
Duket qe nuk e lexon
durrsaku:
Ti mund ta urresh intelektualin sa te duash se kjo eshte e drejta juaj, por please pa fyerje dhe ofendime, megjithate perqendrohu kur lexonintelektualin kur thote “forum i nerum i gazetes DITA” qe do te thote se te nerum jane te gjithe komentuesit etike dhe inteligjente qe shprehin mendimet e tyre sic i mendojne ata, pa fyer dhe ofenduar te tjeret duke sulmuar Armikun e Kllases te fshehur pas ferres dhe fakti qe gazeta DITA nuk e censuroi intelektualin per postimin e tij kunder pronareve te gazetes, qe jane djemte e socialistet, Arta Dade me dosje te hapura ne Drejtesi, kjo tregon se kryeredaktorii gazetes DITA po perpiqet te mbaje nje linje liberale dhe jo moniste duke gjykuar pragmatisht ne kushtet e konkurences se tregut te lire mediatik ku te ardhurat vijne nga lexuesit dhe jo nga buxheti i Partise.
Bedriu ka hapur Rubriken:Cfare kane shkruar shkruar e cfare kane thene te gjalle e te vdekur per Bedriun :
Bedriu u nis per Lufte.
Moooortja lufta Bedriut!!!!!!!!!
O bedri,o Bedri
Nuk behet lepuri ARI!
O Belul Gjeraquna !
Një shkrim realist që tregon gjëndjen në Shqipëri dhe është për të ardhur keq! Një shprehje thotë që « çfarë do të mbjedhësh, atë do të korrësh ». Kjo farë u mboll që në fillim të viteve 90 dhe kemi këto përfundime. Fajtorë kryesorë jane gangsterët politikë me Berishën në krye. Drejtësia që të bëjë drejtësi duhet t’a fillojë nga koka dhe jo në mënyrë selektive sikurse po vepron. Sa më shpejt të veprojë drejtësia, aq më mirë do të jetë për Shqipërinë.
Jo o durrsak, me thene te drejten edhe une jam durrsak, po jabanxhi.
Intelektuhale, me kalle friken, ja e arrita ate qe doja. E nxora intelektuhalen nga guacka e intelektuhales, dhe e nxora ashtu sic eshte, thjesht nje hale. Po te lutem, ate briskun mprehe ca mire, se e kam ca te ashper qimen.
NJE SHKRIM FRIKACAKESH
QE BYTHA SJA MBAN
TE DAL ME EMRA
PER SECILIN KLAN
NESE MBUSHUR ZHUL
E LLUM ESHTE LUMI
MOS LLAP POR NXITO
PASTROJE VIKTOR DUDUMI
Po shkruan per Gangstere ky Viktori sot,
por nje gje te vockel nuk po na e thote –
a hyn te keta Gangsteret, pra ate Politike,
ai Saje Qorri “suksesshem” na thuaj nje cike?
Gangsteri politik valle mos duhet te kete briret ne ball,
e nuk mjafton makina perbashket me Habilajt verdall?
a eshte edhe ky Ben Ahmetaj nje Gangster politik aktual,
qe e ka pas zevendes ndonje UFO e jo vete Rama budall?
Gangsteret kudo me Pushtetin jane sot ne Simbioz,
eshte kjo arritje madhore e ketij Rames karagjoz,
sa here ka zgjedhje per ti rene shkurt muhabetit
dalin Gangsteret dhe i mbledhin vota Pushtetit!
Ka nje emer Sal Vicidoli! Popull injorant democrat! Keni harruar genocidin e Saliut.Policine e tij! Artikulli ka shume uje!
durrsaku prej veriu because from south come in: 1/10
Hajde dru me pre!
Shoku Viktor sot po na shkoqit punen e gangstereve te politikes ama do ishte mire te shkruante se ato prosperuan dhe moren fuqi edhe fale mbeshtetjes mediatike te viktoreve e bedrinjve qe mbyllen syte dikur per te mbeshtetur qelbesirat. Ti bashke me shoket e tu je pjese e makines se propagandes e te trushpelarjes packa se sot qe era e qelbur ka mbuluar gjithe vendin ankohesh. E pra kur une ju shkruaja qe Kriekaqoli do te jete edhe me keq se Saliu shume mu sulet kundra, ama sot gjoja reflektoni mbi gjendjen katastrofike. Ka dhe ca gangstere OJQ-sh qe tani e kane mbushur xhepin plot me para nga gangsteret e politikes e nuk po bezajne si dikur ne kohen e Saliut.
Mos genje veten shoku Viktor se ti nuk je nga ata te pazotet qe te konkurrosh ne tregun e gangstereve te politikes. Te ishte ashtu do ishit mbyllur apo sulmuar me kohe ose thirrur ne SPAK si i ndodhi disa gazetareve per te cilet nuk me duket se ju ngritet zerin apo shkulet leshrat.
Sic ia kam shkruar edhe Bedriut, juve ju mungon ndershmeria intetelektuale dhe guximi per te bere nje “mea culpa” e vazhdoni me keto pirueta morale per te fituar ca besueshmeri.
durres 🎵I had my hous at Selvia per 4 breza but now for 28 years I’m happy at USA!
Zoti Viktor Malaj falimderit per kte artikull te vertet dhe brilant , nje artikull qe permbledh te ter zullumin 30 vjeçar te politikes medjas dhe poshtersit ne kte vend te dirigjuar
prej llumit antishqiptar , i cili ka zaptuar politiken medjan kulturen artin shkollen dhe xhdo gje ne ktr vend , kishen shqiptare gjithashtu plus parlamentin qe ka 30 vjet qe e zoteron gjysma agjenteve serb e grek duke u nisur nga kupolat e politikes ne shum raste , ata kan kapur dhe medjat ne kte vend , duhen urgjentisht te hapen dosjet e agjenteve qe kan punuar per sherbimin e fsheht serb dhe grek kto 30 ne politik me gangsterrt tan , rrespekte Viktor Malaj jeni gjeni i mendimit dhe i demaskimit dhe zbardhies se vertetes te monstruozitetit 30 vjeçar ne kte vend , falimderit per kte artikull te vertet si drita diellit , rrespekte .
Unë e falënderoj Viktorin për ato që thotë , s’kam të drejtë ta shajë pse nuk thotë edhe ato që kam unë në kokë . Gazeta “ e nerume “ ( e kam marrë hua këtë kompliment servil ) ka një çikë vënd edhe për ne të tjerët….. me të tekur …..
E kam me të dëgjuar këtë që do ju them :
Presidenti amerikan kur futet në zyrë në mëngjes , para se të fillojë punën , lexon ç’thotë gazeta Njujork tajms ( The New York Times ) .
Hajde gazetë hajde dhe sa “ frikacak “ ky presidenti .Le të guxojë ta quaj kazan a kusi , si ky trimi ynë me fletë ….pa e sheh të sëmës !
Po le ta lemë Amerikën , ajo është planet më vete , ajo nuk i le hauret e saj ti mbulojnë bajgat , ajo ka të shenjtë ligjin, para të cilit janë të gjithë njëllojë , absolutisht të gjithë .
Haurin tonë e kanë mbytur bajgat , sot po se po , por edhe që nga Skenderbeu . Ne paskemi qënë populli më gënjeshtar në botë . Por gënjeshtra , siç thuhet , i ka këmbët e shkurtëra dhe të katandis në një legen të vetkënaqur e të perbuzur !
Ne kemi njerëz të ditur , por s’janë trima , janë frikacakë . Ne kemi trima për te berë trimëri të marra , por janë shumë injorantë . Keq i kemi punët !
Ja Viktor Sdikushishti, qe nuk e nxjerr surratin e vertete kurre, tregoi perrallen e radhes me gangstera e mafioze, ua rruajti mire e mire nga te gjitha anet, mori rrogen edhe per sot e po i fut nje pilaf me plonca tashti. Gangsterat kane nevoje edhe per Viktora edhe per Bedrira qe t’u bejne nga pak fresk.
Me sa duket kjo pikepyetja e dyfishte do te jete homoseksual, pasi i kerkon gazetes me kembengulje te vendose foton e Viktorit. A te interesojne surreterit e autoreve te shkrimeve apo vete shkrimet zonja pikepyetje ?!
Artikulli ka shume te verteta,qe fillojne me pare se te “vithisej” sistemi nonopartiak.Ganksteret ne kete periudhe kohore kane emra konkret “me te majte e te djathte” se te tille nuk ka pasur asnjehere.Po ata qe na “treguan” rrugen e sot na thone keni korupsion galopant ku ishin?Mire per disa qe nuk i duan tu vene ne shtepi (nongrada) po te tjeret ku hyjne?Natyrisht “ata” nuk mund te benin kontrolline tyre po,r per te ditur se c’benin e c’bejne jane te mireinformuar.Ne Shqiperi lidhur me ganksteret kane folur qe ne vitet 30-t te shekullit te kaluar “hani pini e rrembeni,mbushni canta e xhepa,te pa breke u zuri dreka,milioner u zuri darka”(Ali Asllani).Cdo popull mund te katandiset si ne kur interesat e te huajve jane mes nesh.Ganksteret qe permenden jane burra shteti,yje ne ngjitje,kryeministra brilant e plot epitete te tjera.Keta “gankstere”jane grabites e sherbetore.
Gangsterret Politike i emeroi Ramiz Alia &Co.Deklaruan se pas tyre Shqiperia do te jete nje “Republike Bananesh”.Deri diku e realizuan me zarat e tyre,Berisha,Nano,Meta,etj etj.Futni ne burg keta ndyrresira dhe do shikoni si do te kete nje ngritje cilesore qeverisja dhe progresi vendit.Me Berishen,Meten e te tjere neper kembe nuk mund te kete Shqiperi demokratike e te zhvilluar.
Gangsteret politike ka patur deri ne 2013 – Qe Prej 2013 kur edhen ne pushtet Rama me Rilindas/e pas ka vetem Engjellore/ushe ne Pushtet qe jane ne gare kush e kush te shpalose me qarte shembelltyren e Engjellushit/es duke mos vjedhur as “me lezet” fare, fare…
C`pati “Interlektuali” qe e paska hedhur tutje masken dhe flet ashtu sic eshte ne te vertete halabak , me nje gjuhe rrugacesh e te felliqur qe te kall krumen ? ! Njerezit qe nuk mund te permbajne veten nga egersia dhe banaliteti , jo vetem nuk mund te jene intelektuale , por as qytetare te thjeshte te cdo vendi ! ! !
Pese vjet do me qani,pese vjet do me shani,gjithe jeten do me kerkoni
…ata qe ty tere jeten do te kerkojne, ja ku te shohin Ramen e ta shijojne…
Hajro Limaj: Tradhëtitë dhe dështimet e qeverive në këto 30 vite
Nga Gazeta Telegraf -26 Dhjetor, 202332
Share
Politikanë të paaftë, të papërgjegjshëm, apo tradhëtarë?!!
Sigal
Hajro Limaj, Kolonel (R)
“Populli u hodh në rrugë dhe diskuton mbijetesën, ndërsa “liderët” politikë, shtetarët dhe deputetët u pasuruan padrejtësisht me vjedhjen masive të pasurisë kombëtare, në të gjitha format e saj. Vendi është ndarë në dy pjesë: politikanët dhe shtetarët, që pasurohen në kundërshtim me ligjet dhe nuk ndëshkohen e nuk dënohen për vjedhjen e pasurisë, ndërsa populli varfërohet për ditë e më shumë, sidomos shtresat e varfëra dhe pensionistët.”
Mendoj dhe lexoj çdo ditë. I kthehem, e i rikthehem historisë të shtetit shqiptar. 32 kryeministrave që kanë drejtuar vendin. Ngritjet, përplasjet, dramat. Natyrisht gjykimet bëhen për kohërat që kanë ndodhur, mbi ngjarjet, që janë zhvilluar. Por aspak, me mendje të kthjellët dhe me thellësi mendimi më rezulton se Atdheu ynë i dashur, Shqipëria, 33 vitet e fundit drejtohet nga liderët dhe politikanët, ndoshta nga më të dyshuarit edhe për tradhëti kombëtare. Kush nuk ka mbërritur në këtë konkluzion natyrisht që do të pyes: Po përse?!
1.Me ndryshimin e sistemit, në vitet 1990, ishte fatale euforizmi ndaj kapitalizmit dhe ekonomisë së tregut. Shqipëria, nga terapia e shokut dhe çmenduria e “çekut të bardhë”, shkatërroi kapitalin ekzistues mendor, fizik, tokësor dhe nëntoksor, vetëm për faktin se fabrikat dhe uzinat ishin me “tulla të kuqe”.I vetmi vend i Europës Lindore që i bëri vetes këtë tragjedi të pandreqshme.
U shpërdorua dhe u vodh pasuria jonë kombëtare. Ajo u përvetësua abuzivisht nga bandat kriminale të “BIZNESIT”, të politikanëve e “shtetarëve” shqiptarë, që pushtuan Shqipërinë. Ndërsa tani vazhdojnë me koncesionimin e aseteve të mbetura, nga të cilat nuk do të ngelet asnjë pasuri për brezat e ardhshëm, por, në të kundërt, një borxh i madh që do ta mbajë të varfër popullin shqiptar. Shqipëria vuan nga sëmundja, të cilën ekonomistët e quajnë “mallkimi i resurseve natyrore”. Jemi një vend i pasur me burime natyrore dhe nëntokësore, por fatkeqësisht populli më i varfër në Ballkan dhe në Europë. Mjafton të shkojmë në Bulqizën e kromit apo Ballshin e naftës, për të parë realitetin e trishtueshëm, ku njerëz të varfër jetojnë mjerisht mbi tokën e pasur që shfrytëzohet nga të huajt. Jemi të gjunjëzuar përballë pasojave të erozionit shkatërrimtar ndaj kapitalit natyror, fizik dhe njerëzor. Nëse në vitet e para “eksporti i krahut të punës” ishte burimi i të ardhurave për familjet e varfëra shqiptare, në vitet e fundit “hemoragjia e trurit”, sidomos mes të rinjve dhe profesionistëve, është kostoja më e lartë që po paguajmë.
2. Shkatërruan shtetin në themel duke e lënë vendin pa mbrojtje, pa siguri, pa drejtësi. Këtë realitet e vërtetoi kriza politike-ekonomike dhe sociale e viteve 1996-1997. Vendi ngeli pa ushtri, pa rend dhe pa qetësi. Edhe pse historia e Shqipërisë shpreh pasojat që ka pësuar vëndi nga politikat e gabuara apo tradhëtitë e kohës, ajo asnjëherë nuk jep një shëmbëll të shkatërrimit plotësisht të ushtrisë shqiptare nga vetë shqiptarët.
3. Populli u hodh në rrugë dhe diskuton mbijetesën, ndërsa “liderët” politikë, shtetarët dhe deputetët u pasuruan padrejtësisht me vjedhjen masive të pasurisë kombëtare, në të gjitha format e saj. Vendi është ndarë në dy pjesë: politikanët dhe shtetarët që pasurohen në kundërshtim me ligjet dhe nuk ndëshkohen e nuk dënohen për vjedhjen e pasurisë, ndërsa populli varfërohet për ditë e më shumë, sidomos shtresat e varfëra dhe pensionistët.
“Populli kërkon integrimin në BE, ndërsa krerët e politikës shqiptare realisht punojnë kundër integrimit. Veçanërisht, në 8 vitet e fundit janë dashuruar me Beogradin, Ankaranë dhe pjesërisht me Athinën, vendet që e kanë pushtuar dhe e kanë tjetërsuar në shekuj Shqipërinë.”
4. Populli shqiptar është i pushtuar nga pushtetarët shqiptarë.. Ata kanë bërë ligje krejtësisht të kundërta nga ato që zbatohen për popullin, duke zeruar barazinë para ligjit. Nuk arrestohen, nuk ndëshkohen dhe nuk gjobiten, në kundërshtim me të gjitha standardet e vendeve të rajonit, Europës dhe botës. Mos ndëshkueshmëria e tyre dhe mungesa e barazisë para ligjit ka shkatërruar parimin e barazisë para ligjit, unitetin kombëtar dhe besueshmërinë për të ardhmen. Kohët e fundit ka filluar një lëvizshmëri dënimesh me këmbënguljen e Amerikës, por është krejtësisht e pamjaftueshme. Po s’u arrestuan njëri pas tjetrit, pa kohë zgjatje të gjithë kryeministrat dhe shumica e ministrave të tyre, që vërtetohen abuzimet kapitale të tyre, populli nuk mund të ketë besim dhe rritje të mirëqënies.
5. Mos përfaqësimin e popullit në Kuvend, mbasi deputetët zgjidhen me listën e kryetarëve të partive, duke mos përfaqësuar realisht interesat e qytetarëve. Kryetarët e partive, partitë i kanë kthyer në prona të tyre dhe rreth vehtes së tyre kanë biznesmenët, të inkriminuarit, ata që nuk i thonë asnjë herë jo kryetarit. Demokracia brënda partive ka mbaruar, e cila reflektohet pastaj në të gjithë veprimtaritë politike jashtë tyre. Mendimi ndryshe në këshillat kombëtare dhe kryesitë e partive nuk ekziston. Kush shprehet me alternativa të tjera nga kryetari ai përjashtohet. Asnjë prej kryetarëve të partive të mëdha nuk e do ndryshimin e sistemit, sepse e kanë kthyer parti- kryetar, ashtu si qeveri- kryetar.Totalitar. Nëse do ndryshohet sistemi do kemi rregulla më të mira për të funksionuar më mirë demokracia. Ndërkohë që kundërshtarët që janë të gjithë, thonë që çfarëdo sistemi të kesh vota do vidhet. Është një përdorim i keq, dinak. Nuk është sistemi që rregullon mundësitë për të pasur proces zgjedhor me standarde. Sistemi duhet trajtuar për të rregulluar funksionimin e kësaj shoqërie si shoqëri demokratike. Jemi në këtë situatë që duke iu pamundësuar zgjedhësve, çdo partie tjetër për të hyrë në skakierë, pamundëson çdo iniciativë të re politike. Këta e dinë që po ndryshove sistemin krijon kushte, që bien ndesh me interesin e tyre si agallarë të mëdhenj të partive politike dhe nuk e bëjnë. Nuk ka ndonjë shpresë.
6. Dy partitë kryesore, PS dhe PD, kanë ndërtuar një sistem zgjedhor, që u mundëson mos t’i konkurojë apo rrëzojë një forcë e tretë politike. Ky sistem solli shkatërrimin e demokracisë, konkurencës dhe pa barazisë apsolute të shtresave të popullsisë. Vetëm krijimi i një partie të re duke mos afruar asnjë nga kjo klasë politike, me intelektualë dhe atdhedashës duke përmbysur këtë sistem totalitar shqiptarët mund të marrin frymë lirisht si europianët.
7.Populli kërkon integrimin në BE, ndërsa krerët e politikës shqiptare realisht punojnë kundër integrimit. Veçanërisht ,në 8 vitet e fundit janë dashurar me Beogradin, Ankaranë dhe pjesërisht me Athinën, vende që e kanë pushtuar dhe e kanë tjetërsuar në shekuj Shqipërinë. Në vend të punojnë me të gjitha forcat për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar me mbi 500 milionë qytetarë me prodhim të përgjithshëm bruto 20 trilionë dollar e kanë braktisur atë. A ka tradhti më të madhe sesa të bësh politika ekonomike për genocidizimin e shqiptarëve nga Shqipëria? Jo vetëm të rinjtë, por tani kërkojnë edhe të moshuarit një vend ku të futen për të jetuar allashqiptarçe, apo alla afrikanshe. Këtë vuajnë sot shpirtërisht dhe mendërisht shumica e shqiptarëve të vërtetë e të thjeshtë. Prandaj edhe për reformën në drejtësi dhe krijimin e SPAK-ut shpresojmë pak. Po nuk u arrestuan dhe po nuk u dënuan drejtuesit kryesorë të partive politike, ministrat që i kanë bërë gjëmën këtij populli me Gërdecët apo tenderat, koncesionet, PPP-të, Shqipëria shkon drejt shpërbërjes. Politikanët dhe shtetarët tani janë shkëputur përfundimisht nga bashkëjetesa me popullin e mesëm dhe të varfer. Ata kane ndërtuar supervila me pishina në Kodrën e Diellit, në Surel, në Farkë, në Gjirin e Lalëzit e shume vende të tjera turistike. Këtu nuk mund të mendohet më për shtet të së drejtës dhe shtet ligjor. Klanet politike dhe oligarkët e kanë skllavëruar plotësisht popullin shqiptar. Vetëm ngritja masive e të gjithë popullit në protesta dhe në demostrata, duke bllokuar institucionet partiake, qeveritare dhe vilat me pasuritë e mëdha të tyre, mund ta detyrojnë policinë kriminale dhe prokurorinë të arrestojnë në masë këtë hordhi kaq ë rrezikshme.
Pushtetare kane pushtuar shqiperine,
Tamam si Hamasi ka pushtuar Gazen.
Eh,more Hajro Limaj,dikur servil,palo gazetar i gazetes se ushtrise,ndersa me pas u ktheve nga komunisdt serviol ne antikomunist berishist aq sa te bene edhe ATASHE USHTARAK NE TURQI!
Dhe tani na numeron mbrockulla se vete merr aq pension sa nuk marrin dot 10 pensioniste te tjere!
Zoti XH. Duka,ju vleresoj si intelektual ,qe tentoni t’i vini gishtin prane PLAGES shoqerore qe ka perfshire prej 34 vjetesh Shqiperine,ndryshe nga te gjitha shkrimet e koheve te fundit te DITA-s qe i kane bere fresk SUNDIMIT DIKTATORIAL te Edi Rames!
Media nuk duhet t’ia dije fare per hallet e politikaneve per te mbajtur apo marre pushtetin,sic ka ndodhur deri me sot,por duhet te jete vertet PUSHTET I KATERT ashtui sic ka qene dikur gazeta Koha Jone kunder sundimit te ANTISHQIPTARIT Sali Berisha,por qe sot i fshin sumen Rames!
Qe ne nen titull ju gaboni rende kur thoni se “Rama perballe Rames”!
Gaboheni i nderuar Duka!
Jo vetem Rama,por e gjithe klasa politike shqiptare ,vecanerisht 2 partite kryesore qe kane SUNDUAR prej 34 vjetesh,duhet te ishin ballafaquar qe fillim me REALITETIN EUROPIAN,meqenese na premtuan duke na mashtruar se do “T’a bejme Shqiperine si gjithe Europa”!
Sot pas 34 vjetesh shumica e shqiptareve NUK KANE PARE NE FAMILJET E TYRE ASGJE NGA REALITETI EUROPIAN,pervec rrenimit te gjithanshem qe solli mjerimin total!
Nga qe as media nuk perdori “BISTURINE” ne trupin e gangrenizuar te shtetit shqiptar,kemi arritur ne nje gjendje ku veshtire se mund te mendohet se do filloje ndonje ndryshim i vogel edhe per 100 vjet!
Ndaj sot ju keshilloj juve si gazete,qe dikur keni qene mbrojtese e flakte e interesave te qytetareve,por keni devijuar keq,t’a gjykoni jo vetem Ramen ,por te gjithe klasen politike shqiptare te ketyre 34 vjeteve vetem duke e ballafaquar realitetin shqiptar me realitetin ne SHBA,se vetem AMERIKA eshte PASQYRA me e mire ku politikanet dhe qytetaret shqiptare mund te shohin ne pasqyre FYTYREN E VERTETE TE STERROSUR te ketij realiteti katastrofik qe ua ka nxire jeten shumices se shqiptareve!
Mos harxhoni kohe me Berishen dhe PD, se me ata po merret SHBA dhe SPAK-u,por merruni me Ramen ,sepse ai sot eshte RREZIKU NR.1 SHKAKTARI I TE GJITHA FATKEQESIVE QE PO PERBALLON POPULLI SHQIPTAR!
Rama ashtu si Berisha kurre nuk ka punuar per interesat e shumices se shqiptareve,sepse NUK KA DASHUR TE PUNOJE!
Si Berisha ashtu dhe Rama kane zbatuar dhe vazhdojne te zbatojne ne Shqiperi KUNDER POPULLIT SHQIPTASR pervojat me MASHTRUES DHE KRIMINALE qe ka pare njerezimi kudo ne bote per mijra vjet!
Doni fakte?
Ka mijra fakte per te vene me shpatulla per muri te dy,por ju si gazete nuk guxoni te dilni hapur sidomos kunder Rames,se e quani ate “me te mire se Berisha”!
Ja nje fakt:
Pas rrezimit te diktatures komuniste,nga vete komunistet, Sali Berisha,qe uzurpoi pushtetin ndryshe nga cfare bene te gjitha vendet e lindjes ish komuniste ,AI I VURI KAZMEN DHE ZJARRIN TE GJITHE SHQIPERISE DUKE SULUR PASURIVE KOMBETARE HORDHITE E KRIMINELIT AZEM HAJDARIT!
Ky ishte dhe eshte nje veprim kriminal ANTISHQIPTAR,i pa precedent ne bote per mijra vjet ,pervecse kur pushtohet nje vend me lufte!
Pa arsyetuar asgje,mjafton te kuptojme se cfare demi kolosal i beri vendit,mbrojtjes dhe ekonomise tone shkaterrimi dhe grabitja e te gjithe INDUSTRISE MODERNE USHTARAKE dhe armatimit dhe municioneve gjigansde qe kishte vendi ne vitin 1990 dhe qe sot mund te perdoreshin jo vetem per mbrojtjen e vendit ,por edhe per t’i ardhur ne ndihme Ukraines!
Se ne asnje vend te lindjes ish komuniste NUK U SHKATERRUA E AS U GRABIT ASNJE FIJE FLOKU NGA PASURIA KOMBETARE ,sepse kjo gje nuk kishte te bente me DIKTATUREN KOMUNISTE,se ishin pasuri kolosale te popullit!
Ndersa tani na duhet t’a fillojme cdo gje nga e para me shpenzime kolosale!
Te gjitha sa po ju shkruaj,i kam fiksuar ne mendjen time pasi kam pare ne Michigan (SHBA) realitetin atje,qe ne se qeveritaret tane,po te mos ishin ANTISHQIPTARE dhe ne se do t’a merrnin pervojen e ketij SHTETI MODEL per zhvillimin e Shqiperise,sot me te vertete do “HANIM ME LUGE FLORIRI”!
Kam me mijra foto ,vidio dhe deshmi okulare per t’ua treguar realitetin ne Michigan gati ne te gjitha fushat e jetes!
Shqiptareve u duhet treguar se ne Shqiperi nuk u instalua KAPITALIZMI,por nje VILAJET OTOMAN i bojastisur me turli lloj bojrash qe te mashtrohen shqiptaret!
Ne Shqiperi eshte instaluar VARIANTI FILLESTAR I KAPITALIZMIT TE EGER KU NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK!
Ndersa ne Michigan kam pare se SHTETI,PUSHTETI E RESPEKTOJNE NJERIUN VERTET SI SOVRAN dhe se maredheniet ne shoqerine amerikane atje JANE MAREDHENIE NJEREZORE aq sa po t’u njoh realisht me ato cfare kam rregjistruar atje jo vetem DO HABITENI,POR DO REBELOHENI PLOT URREJTJE PER ATO CFARE NA KANE BERE TE GJITHE PUSHTETARET PREJ 34 VJETESH!
Sot GANGSTERET politike me te medhenj kane sherbimin me te madh kunder popullit shqiptar gatio te gjithe median shqiptare!
Guxo po deshe te komentosh kritika me fakte per Ramen apo me keq akoma kunder Erion Veliajt,te censurrojne menjehere!
Ja ky eshte sot pushteti i katert!
Ne shkrimin e tij F.Tarifa pohon:
“Shkenca është e hapur ndaj kritikave dhe ka një aftësi inherente të vetëkorigjohet; pseudoshkenca është armiqësore ndaj tyre.”
Dakort,por si e spjegon zotrote,qe te gjitha shkrimeve te tua i bllokohen komentet ne DITA?
Mos valle zotrote ke kaq shume frike nga reagimet e lexuesve sa nuk i ben dot balle t’u pergjigjesh?
$$$:Pasojat kane shkaqet.Konstatimet jane po aq te vjetra sa edhe dy te parat.Ajo qe nuk del eshte shkaku I vertete dhe rruga e zgjidhjes.Shkaku eshte tek sistemi politik,tek modeli i regjimit te qeverisjes me”perfaqesues”(te emeruarit e kryetare eat te bandave).Kjo e mban te hapur rrugen per pushtet personal ne qeverisje,per autokraci…,sulltanat etj.Ketu fillon zgjidhja.Kthimi I Sovranitetit tek populli.Kjo duhet bere ne Kushtetute,dhe Kushtetuta behet me Referendum.Duhet ligj per Referendumet dhe per qeverisjen me grup,me keshilla.Bill Klinton foli me 3 Korrik 2023 ne Tirane,per ata qe kane “vesh”…:”Vendimiet e grupit jane me te mira se te nje gjeniu…”Ketu “fle lepuri”…