Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për 2023\Kuotat dhe kriteret për studimet “Master” në Drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për 2023\Kuotat dhe kriteret për studimet “Master” në Drejtësi
AktualitetShoqëri

Gara për 2023\Kuotat dhe kriteret për studimet “Master” në Drejtësi

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

 

Vetëm 290 studentë të rinj do të mund të ndjekin studimet e ciklit të dytë “Master” në programet e Fakultetit të Drejtësisë, për vitin akademik 2023-2024. Kaq është edhe numri i kuotave që Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar për pranimet e vitit të ri akademik në të pesë programet e studimit të ciklit Master që zhvillohen në Fakultetin e Drejtësisë. Kjo tregon se gara për konkurrimet e reja të këtij viti do të jetë e ashpër, për shkak të fluksit të lartë të kërkesave që paraqiten për studime në këto programe, si dhe numrit të kufizuar të kuotave që janë miratuar tashmë.

Sipas vendimit të marrë, konkretisht në programet e “Masterit shkencor” studimet do të ofrohen në tre profilet:“E drejtë civile” ku do të pranohen 35 studentë të rinj, “E drejtë penale” ku do të pranohen 85 studentë, si dhe “E drejtë publike”, ku do të përzgjidhen për të vijuar studimet 35 studentë të rinj.

- Publicitet -

Ndërsa në “Master profesional”, gara do të zhvillohet vetëm në një program studimi që është  dega “EU Bussines Law” ku do të pranohen 85 studentë të rinj. Për ciklin e tretë të studimeve “Master ekzekutiv” janë miratuar 50 kuota pranimi.

 

Kriteret për “Master shkencor”

Krahas përcaktimit të kuotave, janë miratuar tashmë edhe kriteret që do të zbatohen në përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të dalin nga konkurrimet e 2023-shit.

Autoritetet bëjnë me dije se për pranimet në ciklin e dytë për vitin e ri akademik 2023-2024 kriter pranimi do të jetë dëshmia e mbrojtjes së gjuhës së sipas testeve ndërkombëtare të licencuara në vendin tonë. Përzgjedhja e fituesve në këto programe do të bëhet sipas mesatares.

Autoritetet e këtij fakulteti sqarojnë se prioritet i parë në përzgjedhje janë studentët që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në këtë fakultet, si dhe prioritet i dytë janë studentet që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në një nga universitete e tjera publike. Nëse do të ketë sërish kuota të lira, përzgjedhja do të vijojë me studentët që kanë kryer studimet pranë strukturave private të arsimit të lartë.

Për programin “Master profesional EU Business Law” në konkurrim do të përfshihen edhe  kandidatët që kanë përfunduar studimet në programin e Ekonomi në institucionet publike dhe jo publike të arsimit të lartë.

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në  programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Programet e studimeve “Master profesional” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studimet e këtij cikli përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

 

Kriteret për kuotat në “Master Ekzekutiv”

Për të konkurruar për kuotat e pranimeve të ciklit të tretë në “Master ekzekutiv” çdo kandidat duhet që të plotësojë këto kushte: të zotërojë një diplomë “Master i shkencave”, ose një diplomë të fituar brenda apo jashtë vendit të vlerësuar si ekuivalente me të, si diplomë e nivelit të dytë diplomë e integruar e nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në cikle studimi.

Aplikuesit për këtë program duhet të kenë përfundimet e larta në Drejtësi ose Shkenca Sociale. Do të pranohen në konkurrim edhe kandidatët që kanë përfunduar studimet në shkencat e tjera të përafërta me të “Masterit Ekzekutiv”, nëse janë angazhuar profesionalisht në institucione ku kërkohet ekspertizë në fushën e “Kriminologjisë”.

Nota mesatare për pranimin në këtë cikël studimesh është mbi 8. Kandidati duhet gjithashtu të njohë një prej 5 gjuhëve të huaja të BE-së: Anglisht Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht apo Spanjisht vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryera në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për njohjen e këtij kriteri.

Programet e studimeve “Master ekzekutiv” ofrojnë arsimim të një niveli të lartë shkencor dhe profesional. Ato kanë kohëzgjatje normale një ose dy vite akademike dhe organizohen përkatësisht me 60 ose 120 kredite. Ato përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diploma “Master ekzekutiv” në fushën e arsimimit të kryer.

 

 

 

Programi i studimit                                                  Kuotat

 

Master i shkencave “E Drejtë Civile”                              35

 

Master i shkencave “E Drejtë Penale”                            85

 

Master i shkencave “E Drejtë Publike”                           35

 

Master profesional EU Business Law                              85

 

Master Ekzekutiv në Kriminologji                                   50

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?