Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gara për kuotat e Masterit, nis sot konkurrimi në degët e Histori-Filologjisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gara për kuotat e Masterit, nis sot konkurrimi në degët e Histori-Filologjisë
AktualitetShoqëri

Gara për kuotat e Masterit, nis sot konkurrimi në degët e Histori-Filologjisë

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Nis sot konkurrimi për pranimet e reja në programet e ciklit të dytë të studimeve Master në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, pjesë e Universitetit publik të Tiranës. Autoritetet e këtij fakulteti kanë bërë me dije procedurën që do të duhet të ndjekin të gjithë studentët që kanë kryer studimet e nivelit të parë “Bachelor” dhe që duan të ndjekin programet e nivelit të dytë “Master profesional”, apo edhe “Master Shkencor”.

Janë rreth 23 programet e studimit të ciklit të dytë për të cilat do të mund të garojnë të gjithë studentët për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen gjatë vitit akademik 2022-2023. Për të ndjekur studimet në “Master i shkencave” do të mund të garohet për këto 15 degë: Arkeologji, Trashëgimi Kulturore, Gjeografi, Gjuhësi e sotme, Gjuhësi historike, Histori, Marrëdhënie ndërkombëtare, Teori dhe kritikë letrare, Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar, Studime letrare shqipe dhe antropologji kulturore, Marrëdhënie me publikun, Gazetari europiane dhe ndërkombëtare, Komunikimin ndërkulturor, Marketing mediatik, si dhe Drejtimi dhe menaxhimi i mediave

Ndërsa në programet “Master profesional”, gara do të zhvillohet për pranimet e reja në degët: Mësuesi në Gjeografi për arsimin e mesëm, Sistemet e informacionit gjeografik të aplikuar, Mësuesi në Histori për arsimin e mesëm, Arkivistikë, Mësuesi në gjuhë-letërsi për arsimin e mesëm, Redaktori, Guidë turistike, si dhe Gazetari investigative.

- Publicitet -

Kush duhet të konkurrojë për programet “Master”?

Në programet e ciklit të dytë, krahas studentëve që kanë kryer ciklin e parë të studimeve në këtë fakultet do të mund të aplikojnë edhe studentë që kanë kryer studimet “bachelor” në degë të njejta, ose të afërta nga fakultetet e tjera brenda Universitetit të Tiranës, si dhe në universitetet e tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që plotësojnë këto dy kushte: Kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose që janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA sipas kritereve të përcaktuara.

Afatet e konkurrimit:

Konkurrimi edhe për kuotat e pranimeve të vitit të ri akademik do të zhvillohet me anë të dosjes. Në këto kushte, kandidati duhet të paraqitet në sekretarinë mësimore të programeve master personalisht, ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe të dorëzojë dokumentacionin e zyrtar të përcaktuar nga udhëzimi i posaçëm i miratuar më herët nga dikasteri i Arsimit.

Në dosjen e aplikimit duhet që të përfshini formularin e aplikimit të plotësuar sipas formatit të caktuar, fotokopje të diplomës, si dhe listës së notave të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës. Po ashtu, duhet që të dorëzoni edhe Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuara me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datë 3.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 78, datë 8.2.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike”, të ndryshuar, duhet të paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origjinalin, të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP). Nëse kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.

Dokumentacion shtesë vetëm për shtetasit e huaj duhet që të përfshijë dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. Nga ky detyrim përjashtohen shtetasit e huaj që kanë përfunduar një cikël/program studimi në gjuhën shqipe në institucione të arsimit të lartë në Shqipëri. Shtetasit e huaj që aplikojnë, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, përjashtohen nga tarifat e shkollimit, në përputhje me marrëveshjet përkatëse. këta student duhet të paraqesin edhe një CV, si dhe deklaratën e plotësuar sipas formatit të caktuar.

Ndërsa kandidati me statusin e personit me aftësi të kufizuara duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar të librezës së lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror ose kopje të noterizuar të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), kandidati me statusin e jetimit, duhet të dorëzojë dhe fotokopjen e noterizuar e dokumentit që certifikon statusin e jetimit të lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror, kKandidati nga komuniteti rom dhe ballkano-egjiptian, duhet të dorëzojë dhe vetëdeklarim ose një dokument që vërteton që është rom apo ballkano-egjiptian.

Afatet për aplikim dhe shpalljen e fituesve

Sa i takon afateve të konkurrimit, autoritetet kanë bërë me dije se pranimi i dosjeve të konkurrimit do të vijojë deri në datën 18 tetor, ndërkohë që dorëzimi mund të bëhet çdo ditë ndërmjet orareve 12:00 – 16:00. Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni vlerësues i departamentit shqyrton kërkesat dhe paraqet listën e aplikantëve, të renditur nga ai që klasifikohet me më shumë pikë, deri tek ai që është me më pak pikë. Shpallja e fituesve do të bëhet zyrtarisht në datën 3 nëntor.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesve në “Master Profesional Mësuesi”

Sa i takon kritereve të përzgjedhjes së fituesve që do të ndjekin programet e mësuesisë, autoritetet e Fakultetit bëjnë me dije se përparësi kanë së pari studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, për të vijuar më pas me studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve të tjera publike të akredituara, si dhe studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në universitet me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta, të akredituara. Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Në programet “Master i shkencave” do të garohet në:

  • Gjuhësi                                    58 kuota
  • Letërsi\Studime letrare          56 kuota
  • Histori                                     15 kuota
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare            50 kuota
  • Trashëgimi Kulturore                          25 kuota
  • Arkeologji                                            25 koota
  • Gjeografi                                             33 kuota
  • Gazetari dhe Komunikim                    100 kuota

Në programet “Master profesional” do të garohet në:

  • Mësuesi në Gjeografi për arsimin e mesëm              150 kuota
  • Sistemet e Informacionit Gjeografik të Aplikuar       22 kuota
  • Mësuesi në Histori për arsimin e mesëm                  130 kuota
  • Arkivistikë                                                                   30 kuota
  • Mësuesi në Gjuhë-Letërsi për arsimin e mesëm       176 kuota
  • Redaktori                                                                    59 kuota
  • Guidë Turistike                                                            25 kuota
  • Gazetari investigative                                                             25 kuota

Në programet “Master profesional”, kanë përparësi:

  • Studentët të cilët kanë përfunduar studimet “Bachelor” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
  • Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve të tjera publike të akredituara.
  • Studentë të cilët janë diplomuar jashtë vendit në Universitet me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta, të akredituara.
  • Renditja e secilit fitues bëhet sipas kritereve të mësipërme duke respektuar notën mesatare.

Në programet “Master i shkencave” kanë përparësi:

  • Studentët aplikues duhet të kenë dhënë një prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, në nivelin B1, sipas Vendimit nr 18, dt 13.07.2016, të Senatit Akademik të UT-së.
  • Studentët të cilët kanë përfunduar studimet “Bachelor” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
  • Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta të universiteteve të tjera publike të akredituara.
  • Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të përafërta të Universitetit të Tiranës.
  • Studentët të cilët janë diplomuar jashtë vendit në Universitete me programe më lëndë të njëjta ose të përafërta.
  • Studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degë të njëjta apo të përafërta të universiteteve private të akredituara

Kriteret e pranimit “Master Profesional” në “Gazetari Investigative:

  • Kanë përparësi studentët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor, në Gazetari, Komunikim, Marrëdhënie Publike, ose të ngjashëm me këtë program.
  • Në rast se numri i aplikimeve e kalon kuotën e parashikuar të pranimeve nga njësia bazë (departamenti), kandidatët do të seleksionohen sipas: 1) Niveli i përshtatshmërisë së diplomës Bachelor në studimet në programin Master Profesional në Gazetari Investigative, 2) Nota mesatare e grup lëndëve të specialitetit, që do të përcaktohen nga Komiteti Shkencor (mesatarja 5= 1 pikë, 5.1= 2 pikë…10=50 pikë), si dhe 3) Nota mesatare e përgjithshme (mesatarja 5= 1 pikë, 5.1= 2 pikë…10=50 pikë).
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?