Një sondazh i ri në Shtetet e Bashkuara sugjeron se disa votues demokratë janë gjithnjë e më të shqetësuar nëse Joe Biden është i aftë mendërisht për të shërbyer si president.
Sondazhi nga mediumi CBS News dhe kompania e të dhënave, YouGov, u bë pas debatit mes Bidenit dhe kundërkandidatit republikan, Donald Trump, javën e kaluar.
Ai tregon se 72% e votuesve të regjistruar besojnë se Biden nuk ka shëndet mendor për të shërbyer edhe një mandat.
Shifra paraqet rritje në krahasim me 65% të të anketuarve që thanë të njëjtën gjë në një sondazh të mëparshëm.
Sondazhi i fundit tregon, po ashtu, se 49% e votuesve thanë se Trump nuk gëzon shëndet mendor për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Shqetësime për moshën e kandidatëve – Biden është 81 vjeç dhe Trump është 78 – ka pasur edhe para debatit të 27 qershorit.
Megjithatë, zëri i ngjirur dhe përgjigjet e ngatërruara të Bidenit i kanë rritur shqetësimet në mesin e demokratëve për kandidaturën e tij – disa prej të cilëve kanë bërë thirrje edhe për tërheqjen e tij.
Vetë Biden ka pranuar se nuk ka pasur paraqitje të mirë gjatë debatit me Trumpin, por ka thënë se rizgjedhja e tij “do ta shkatërronte demokracinë”.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 5 nëntor.
REL
Biden-in po e perdorin si lecke te lerosur e zhubrosur, per te risjelle Trump-in ne Shtepine e Bardhe. Eshte e gjitha nje loje Psikologjike. I lodhin Amerikanet 4-vite me nje dement, qe ata te mbledhin mendjen e te mendojne se ka dhe me keq. Eshte si loja e Specialisteve me Sali Berishen, kur thone se doni te vije prape Saliu ju, apo nuk ka me te mire apo opsion tjeter, keshtu qe ne vend te pules hani sorren e te thoni dhe falimenderit. Nderkohe qe prapa skene nje dore i manaxhon te gjithe keta. E gjitha kjo eshte para planifikuar. Nje i urte ka thene dikur: ” Ne Politike nuk ka kurre rastesira “.
Po e mbyll me nje thenie domethenese. ” Remember, remember the 5-th of November, the gunpowder treason and plot, I know of no reason, why the gunpowder treason should ever be forgot…………… “. Ndoshta ndoshta, dicka e madhe do te ndodhe ne ate date ne Amerike, pervec zgjedhjeve. Te presim e te shohim deri atehere.