Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.
KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, investimet e reja do të zhvillohen bazuar në tri prioritete të Planit të Investimit: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë; progresi në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, me lidhje të shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Velika Plana, që mundëson qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon; si dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar me këtë rast se plani i investimit për Ballkanin Perëndimor në vlerë 30 miliardë euro është përmbushur me një paketë të re prej 1.2 miliardë euro.
“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, gjë që është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”, tha ajo.
Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.
Plani mbledh deri në 3 miliardë euro investime, duke përfshirë 9 miliardë euro grante të BE-së nëpërmjet IPA III, gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Nga kjo shumë, 5 miliardë euro janë dedikuar përmes Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin.
Deri më tani, BE-ja ka miratuar programe për grumbullimin e deri në 17.5 miliardë euro investime në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro në formën e granteve të BE-së.
REL

Plaka Ursula e KE paska njoftuar Pakete te re investimesh ne Ballkanin Perendimor (dhe qenka Paketa e gjashte !)
Dhe permenden ca shifra te frikshme jo 3 miliard jo 9 miliard e programe edhe deri 17.5 Miliard investime me 5.4 Miliard ne forme grantesh (ne EURO te gjitha)
Sikur te ishin hedhur ne Ballkanin Perendimor keto Paketat e plakes Ursula, kjo qoshe e Europes do ishte ndryshuar ca…
…por KE e drejtuar nga ca Xhonglere ato Paketa me nje dore i hedhin e me tjetren dore i presin.
Dhe pastaj nxjerrin plaken Ursula qe te tregoje Paketat e Miliardat e xhongluara me se miri nga Xhongleret e Brukselit.
Mezi po pret dhëndrri kollovar Edi Rama që të mbush plot duart e kusaris me gjirin e bëshëm të subvencioneve dhe investimeve të nuses BE. Miljonat e taksapaguesve të BE për Shqipërin do të ken fatin e subvencioneve të BE për bujqësin përderisa zoti OLAF i nuses BE nuk po arrin të mar në hetim xhepisten e flliqur të kusarit Edi Rama , Krifcën. Edi Rama me miqtë e tij Zorrekët, Varhellët …..e BE, ka arriturr të rekrutoj sikurse rekrutoj edhe McGonigalin e FBI edhe OLAF -in e BE, kështu që
i tmerrshmi, i papërmbajturi, përbindshi kusar, Lypeni modern që nuk vjeth më si dikur duke hapur vrymje si urith nën dhe posht bankave por,
duke bredhur non stop si turist samiteve, duke treguar barcoleta, duke puthur kryeministre,, duke pritur e përcjell me nderime si McGonigalin e FBI presidentë, lidera, ……. Edi Rama po del i sigurt dhe me sukses me kusarin e tij edhe në arenën ndërkombëtare dhe
kartelit mafioz të tij do ti shtohen jo vetëm Zorreka, Varhelli, Makruani, Meloni……….por edhe McGonigalë në radhët e OLAF-it të nuses BE që heton korrupsionin dhe mashtrimin ekonomik të cilët, si të tjerët, do të marin llokmën e majme të merituar nga parat e vjedhura nga taksapaguesit e BE.
Ai nuk është kusar i rëndomtë por një dinosuar i vërtet, izhdërha i kusaris moderne.
Po të rronte edhe nja dhjet vjetë i nderuar shkrimtar Ismail Kadare, mbasi në Shqipëri të emigronin edhe ata pak njerëz të ndershëm që nuk mund të rrojnë në kthetrat e shtetit mafioz të korruptuar në çdo qeliz prej padrinos Edi Ram, mbasi të vdisnin edhe 770 mijë pensionistë që nuk blejn dot ilaçet nga Tirat e mjeksis falas dhe të ngelen vetëm nja 500 mijë patronazhistë dhe kusarë biznesmen,
me siguri shkrimtari ynë do të shkruante romanin “Kusari i kombit të vdekur” që do të ishte me përmbajtjen e tij pasqyr e intrigave në kufij të legjendës nga një individ real i sofistikuar deri në përsosje në ligësin e tij, bartës i të gjithë poshtërsive që mund të ket e shoqëria e sotme njerzore dhe
të jeni të sigurt me këtë roman që do të analizonte të keqen që ka pllakosur sot njerzimin që po të ngelet nën sundimin e të marrosurve, Ramëve, Putinëve, Kimëve, Xive ……. do të zhduket mbi planet, do të mirte çmimin Nobel i mohuar atij padrejtësisht.
Po nuk u hetua nga OLAF dhe SPAK se ku i futën mbi 100 miljon euro të subvencioneve për bujqësin kusari zuzar Edi Rama me Krifcën xhepiste të tij, ndërsa ambasadori Zorreka duke kërcyer vallen e naplonit tundëte këto miljona si fat për bujqit shqipëtarë që nuk muarën asnjë cent
miljonat e ngritjes së Ballkanit perëndimor për Shqipërin do të zhduken pa lën gjurmë në thesin e kusaris ndërkombëtare tashma.
Çfarë ka për Shqipërinë?Ç’na duhet Mali i Zi apo Serbia?