Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I ati vrau veten me fotoksinë, i biri: Jemi shokuar, na bllokuan edhe minimumin jetik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I ati vrau veten me fotoksinë, i biri: Jemi shokuar, na bllokuan edhe minimumin jetik
KronikeLajmi i fundit

I ati vrau veten me fotoksinë, i biri: Jemi shokuar, na bllokuan edhe minimumin jetik

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashajt i cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK, në një prononcim për mediat ditën e sotme është shprehur se i ati kishte shkuar në SPAK për të kërkuar drejtësi pasi i ishte marrë pasuria nga përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.

Trashaj u shpreh se janë të shkuar për ngjarjen tragjike, ndërsa ka treguar dhe bisedën e fundit që i ati ka bërë para se të ndërmerrte aktin.

Pjesë nga fjala e djalit të Trashajt:

- Publicitet -

“Babi është munduar gjatë gjithë kohës që të na shmangte nga problemet që kishte me bankën BKT. Di një gjë që babi ka shkuar disa herë pranë SPAK. Kanë arritur deri në atë lloj limiti sa na kanë hequr dhe minimumin jetik, na kanë marrë gjithçka. Ne banojmë në fshatin Pllanë, ku dhe jetojmë aktualisht.

Babi kishte marrë mamin në telefon dhe i kishte thënë se kishte bërë diçka, kishte pirë fotoksinë. Humbja është katastofale, jemi të shokuar emocionalisht, nuk mund të spekuloj pa pasur të dhëna ekzakte. Personalisht mua, që kam qenë pjesë e administratës, këto zyra më kanë bllokuar minimumin jetik.

Dua që kësaj gjëje t’i hyj me themel, e gjithë paga më bllokohej në mënyrë absurde, na ka prekur të gjithëve si familje, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, isha në punë dhe nuk merrja rrogë, detyrohesha të bëja një punë të dytë.

Babai e ka pasur të thjeshtë që mund të merrte armën dhe të vriste disa veta, gjendja emocionale e tij ka qenë shumë e ngarkuar, SPAK bëri një reagim dhe tha që e thirrëm po na iku… unë këtë nuk di që ta sqaroj.

Nuk ka pasur asnjë tentativë të mëparshme për ti bërë keq vetes. SPAK-ut ai i ka vajtur me vendimet e gjykatave, në Prill ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme, dhe i ishte thënë që kallëzimi i tij nuk qëndronte. Këtu duhet të marrësh armën që të quhesh një njeri me karakter të fortë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • durrsaku says:
    July 3, 2024 at 10:58 am

    Ngushellime familjes. Kete rast do e zgjidhe Rama ne menyren qe di ai. Fajtor do dale ai qe vdiq.

    Reply
  • popull says:
    July 3, 2024 at 12:50 pm

    Pushofte ne paqe! Mafien shteterore shqiptare nuk e crrenjosim dot sepse e mban ne fuqi mafia nderkombetare

    Reply
  • Hamzai kastrioteve says:
    July 3, 2024 at 2:24 pm

    Shumica e ketyre tipave te permbarimit jane paskrupullt legena fare, per pak lek zbatojnel ligjin keta majmuna gjoja dhe te marrin shpine?!?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?