Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari në një intervistë në Report Tv flet mbi ardhjen e Chris Lacivita në Tiranë dhe angazhimin e tij në fushatën e Berishës. Kokalari vë në dukje se e vetmja gjë që e ka sjellë z.Lacivita në Tiranë janë paratë dhe shuma sipas tij e paguar për konsulencën në fushatë duhet të jetë e majmë.
Kokalari po ashtu komenton edhe zgjedhjet e pritshme në 11 Maj, ku pohon se i duket e pakuptimtë që Berisha u lirua për fushatës, ndërsa u burgos kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ai komenton edhe “projektin” e Berishës për një ligj antiSoros, ku nënvizon se e gjitha është një shfaqje, pasi sipas tij njerëz pranë Trump kanë bashkëpunim të ngushtë me Sorosin.
Në fund të intervistës, Kokalari flet edhe për marëdhëniet e pritshme të Shqipërisë me SHBA nën administratën Trump.
Dua t’ju bëj pyetjen e parë sepse e pashë artikullin tuaj në gazetën DITA. Çfarë mendoni për situatën në Shqipëri? Jemi rreth 2 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme…
Mendoj se Berisha po përpiqet sërish të rrëmbejë pushtetin. Mendoj se ai i ka bërë mjaftueshëm dëm Shqipërisë. Unë mendoj se ai duhet të shkojë. Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë në një pozicion pushteti.
Është shumë e dyshimtë që SPAK e liroi Sali Berishën pikërisht në momentin që fillonte fushata zgjedhore dhe në të njëjtën kohë e futën Veliajn në burg. Kjo është shumë e dyshimtë për mua.
Nuk më duket e drejtë mungesa e akuzave për të. Kemi vitin 1997. Kemi privatizimin që ai u përpoq të bënte me Rezart Tacin. Kemi marrëveshjen me armët, municionet ilegale që i shitën qeverisë amerikane. Kemi një marrëveshje toke (Porto Romano) që lidhet me familjen e tij. Ka kaq shumë akuza. Po flasim për mbi 1 miliard dollarë mashtrim.
Dhe ndërkohë po hetojnë Erion Veliajn për disa fatura karte krediti për gruan e tij. Nuk e di se çfarë po ndodh atje. Nuk e di se çfarë paska bërë ai kaq të rëndë, por e di që ai meriton të ketë gjykimin e duhur. Duhet të lejohet të mbrojë veten dhe duhet të lejohet të bëjë gjithçka që është e nevojshme në lidhje me fushatën.
Ka fjalë që zoti Berisha ka krijuar lidhje me administratën e re të Trump. Bashkëpunëtorë e zotit Berisha e thonë këtë A e mendoni ju këtë?
Ky është lajm i rremë, Berisha nuk ka mbështetjen e Trumpit. Për Lacivitan më lejoni ta them qartë: jo para, jo Lacivita. Pyetja këtu është ku i gjen Berisha kaq shumë para?
Ai është paguar shumë para, merr shumë para ai për këto gjëra. Më thuaj ti, mos rriten gjë para në pemë në Shqipëri? Veç kësaj ai ka rënë në konflikt me disa njerëz pranë Trump. Pyesni veten pse Trump nuk e ftoi për të qenë pjesë e administratës z.Lacivita? E sfidoj që të shkojë në Shqipëri dhe të thotë se Donald Trump mbështet Berishën dhe se Donald Trump do të heqë sanksionin ndaj tij. Ai nuk mund ta thotë këtë, sepse nuk e ka atë fuqi. Ky është mendimi im për lajmet e rreme që Trump mbështet Berishën. Është e pakuptimtë që ka ende njerëz që besojnë se ai do bëjë diçka të mirë. Por për një gjë duhet t’ia jap meritën: Nuk lodhet së gënjyeri. Ashtu siç gënjeu kur u kthye në pushtet në 2005.
Ka hapësirë që të hiqet non grata apo është e pamundur?
Çdo gjë është e mundur por nuk besoj se do të ndodhë. As në administratën e Donald Trump. Berisha i meriton ato sanksione dhe kjo nuk vihet dot në diskutim. Lacivita foli edhe në media pak ditë më parë dhe nuk e përmendi fare Shqipërinë. As Donald Trump nuk ka folur ndonjëherë për heqje sanksionesh. As i bie në mëndje për Berishën. Pastaj, Berisha ka sanksione edhe nga Britania e Madhe. Ai i meriton ato 100%. Ai duhet të arrestohet dhe ndëshkohet. Kjo është ajo që duhet të ndodhë.
A besoni se ndoshta ka individë që mund ti kenë dhënë informacione të gabuara edhe vetë zotit Lacivita për situatën në Shqipëri? Ata që kanë bërë edhe kontaktin me të?
Fatmir Mediu është i përfshirë në punësimin e Lacvita. Mediu shkon në Uashington me rroba të bukura, flet shumë mirë anglisht duke u përpjekur të krijojë kontakte dhe tenton t’u thotë atyre se po lufton komunizmin në Shqipëri. Ai bën sikur harron se komunizmi nuk ekziston më në Shqipëri, ka kohë që ka avulluar dhe i vetmi komunist i mbetur në Shqipëri tani është Saliu.
Konservatorët në Shtetet e Bashkuara ndoshta disa gjëra nuk i dinë këtë. Mendoni se Fatmir Mediu i thotë Lacivita-s se qeveria e Berishës i ka shitur Pentagonit municion të paligjshëm? A mendoni se i ka thënë LaCivitës për këtë? Mendoni se ka treguar për ndalimin e tij në Itali me atë Mahmutin?
Nuk mendoj se u flet atyre që takon për korrupsionin në kohën e Berishës. Mediu përdor edhe sentimentin që kanë konservatorët për Soros. Sigurisht i gënjen duke u thënë vetëm të vërtetat e tij. Por mbi të gjitha, ka shumë, po shumë pará në këtë mesele.
Berisha ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do të votojë një ligj antiSoros. A ju duket normale kjo?
Berisha thotë shumë gjëra, dhe një prej tyre ka qenë se do të luftonte korrupsionin. U bë një nga më të korruptuarit në histori. Po bëj një pyetje për Lacivitan. Le të përgjigjet për këtë, ose le ta bëjë Berisha:
Jared Kushner ishte ortak biznesi me Xhorxh Soros në një kompani të quajtur Kodrne. Jared dhe Ivanka Trump kanë raporte sociale me Alex Sorosin. Dua të sfidoj Lacivitan që të vijë në Shqipëri dhe të thotë se Kushner dhe Ivanka janë kukulla në dorën e Soros.
Vetë presidenti Trump zgjodhi një nga njerëzit e Soros si sekretar thesari. Madje një biznes të tijin e ka filluar me 2 miliard dollarë të dhëna nga Soros. Madje ende ka raport me Soros. Le të vijë Lacivita e të thotë se sekretari amerikan i thesarit është një kukull në duart e Soros.
Kjo teza Soroa është një lojë që ai e ka bërë në disa shtete kur kandidonte John Kerry. Mendon se do ta bëjë edhe këtu që të ndryshojë votën e socialistëve. Por shkurt, siç e thashë, pa para nuk ka Lacivita.
Dua një mendim tuajin për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, si ju duket ecuria e tij deri më tani? Dhe a besoni se do ketë përsëri mbështetjen e administratës së re amerikane?
Po i referohesh SPAK?
Po…
Kjo është një pyetje e rëndësishme. Normalisht që duhet të mbështetet. Por unë kam shumë pikëpyetje. Ata arrestojnë Erjon Veliajn 3 muaj para zgjedhjeve dhe lirojnë Sali Berishën. Unë ju kam dhënë shumë informacione atyre për njerëz të korruptuar të Berishës dhe asgjë s’ka ndodhur. U kam kaluar informacione dhe nuk e kam parë SPAK të hetojë asnjë nga këto çështje.
A ka njerëz që kuptojnë se çfarë po ndodh atje? Nuk kam parë SPAK të thërrasë njerëz të përfshirë në bisedat private në marrëveshjen e AEY-së për municionet. Ka persona të përfshirë në mbi 1 miliard dollarë mashtrim. Unë nuk po e shoh SPAK-un të lëvizë as gishtin për këto. Mendoj se nuk janë në rregull këtu.
Nuk i shoh të hetojnë paratë në një pjesë të korrupsionit që i rrethon. Kështu që duhet të mbështetet, por mendoj se duhet të mbështeten në një mënyrë që të shndërrohet në një krah të vërtetë hetimor, të paanshëm. Nuk po hetohen fajtorët për disa nga krimet më të rënda në Shqipëri.
Çfarë mendoni për Partinë Demokratike? E kemi diskutuar një vit e gjysmë më parë dhe ju ishit shumë skeptik se Berisha do të kthehej sërish. Por ai është sot në krye të PD
Kjo është një pyetje shumë interesante. Shoh që të gjitha partitë po ndjekin në mënyrë agresive diasporën. Këta shqiptarë nga Evropa ose Shtetet e Bashkuara nuk besoj se janë të verbër. Nuk besoj se kujtesa e tyre është kaq afatshkurtër. Ata nuk duhet ta kenë harruar 1997-ën. Ata nuk duhet të kenë harruar shkatërrimin dhe vdekjet në Shqipëri. Unë mendoj se Berisha do të humbasë dhe mendoj se kjo është mënyra e vetme që Partia Demokratike të bëjë ndonjë përparim. Ata drejtohen nga një humbës. Është një humbës i korruptuar. Pas zgjedhjeve ata duhrt ta heqin qafe atë dhe më pas duhet të rishikohet një parti e re me një lidership të ri. Nuk mendoj se socialistët duhet të jenë përgjithmonë në qeveri, por me Berishën është mbyllur kapitulli.
Zoti Kokalari, tani që zoti Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, cilat duhet të jenë marrëdhëniet e Shqipërisë me administratën e tij? Mendoni se zoti Trump dhe administrata e tij do të kenë qasje të re për shqiptarët?
Fatkeqësisht nuk mund të jem 100 përqind i saktë në përgjigjen time. Administrata amerikane shpresojmë se do të jetë ende mbështetëse dhe mike. Jam pak i shqetësuar për Donald Trump. Më pëlqejnë disa nga politikat e tij veçanërisht në lidhje me përpjekjen për të ulur taksat dhe sigurisht jam dakord që burrat nuk duhet të lejohen të luajnë sporte për femra, por jam i trazuar për filozofinë e tij izolacioniste. Nuk jam i sigurt se si do të shfaqet kjo në Ballkan.
Unë nuk e di se si administrata e re do t’i ketë marrëdhëniet me Shqipërinë. Nuk jam i sigurtë. Por ju mund të shikoni se çfarë po bën ai në Ukrainë. U thotë ju duhet tia jepni një pjesë të vendit Putinit, kurse neve të na jepni mineralet. Ai dëshiron të sigurohet që të mos ketë konflikt, por nuk i intereson kush duhet të heqë dorë. Mendoj që për momentin ka probleme të tjera, para se të mendojë për Shqipërinë.
Kam edhe një pyetje tjetër për non gratën e zotit Berisha. A mund të na e sqaroni si funksionon sistemi i shpalljes non grata në SHBA?
Nuk jam një ekspert i fushës por mund t’ju them se nuk funksionon që dikush merr në telefon sekretarin e shtetit, psh Soros e merr në telefon dhe i thotë: Ma shpall non grata këtë personin. Dhe ai i thotë, ok e bëj unë.
Ka një dosje të Berishës për korrupsion. Megjithëse, sinqerisht unë nuk e besoj se duhet një dosje në Departamentin e Shtetit për të kuptuar shqiptarët kush është Berisha. Të gjithë e dinë këtë.
Kthehemi tek privatizimi me biznesmenin Rezart Taci, te kthehemi te marrëveshja e tokës me dhëndrin. Mund të rikthehemi në kaq shumë çështje të kaluara. Ai është i korruptuar, dosja e tij është voluminoze.
Berisha është kaq mashtrues. Mbaj mend çfarë më tha në zgjedhjet e 2005. Më dha një dosje të gjithë këtyre njerëzve që kishin lidhje me drogën dhe lloj-lloj aktivitetesh të tjera korruptive etj. Dhe më tha se këta njerëz do hetohen dhe dënohen të gjithë nëse zgjidhem. Çfarë ndodhi më pas? U bënë miq të tij. Berisha akuzon njerëzit për korrupsion dhe vetë është njeriu që ngriti në Shqipëri administratën më të korruptuar në histori. E veç kësaj është krijuesi i lajmeve të rreme në Shqipëri.
Nëse do të ishit këshilltar i qeverisë shqiptare, çfarë do të sugjeronit në lidhje me kursin apo raportin ndaj administratës së re në SHBA?
Gjatë administrimit të Bidenit, SHBA-të mbajtën marrëdhënie të mira me Ballkanin. Nuk e di çfarë do të bëjnë Shtetet e Bashkuara në lidhje me sigurinë e Ballkanit pasi thashë që jam pak i shqetësuar për këtë politikë izolimi. Por Shqipëria i ka dhënë shumë Shteteve të Bashkuara në lidhje me sigurinë rajonale, në lidhje me luftën ndaj terrorizmit. Shtetet e Bashkuara i detyrohen Shqipërisë.
Faleminderit z. Kokalari ishte me të vërtetë kënaqësi që ju patëm sërish në Report TV
Bisede me nivel te larte, e hapur.
Ha pilaf Pilo!!
Bravo Geri, ka hyre ne gare me Evin kush e kush te fitoje me shume plke te Rama.
Eshte kriminale qe analiste te tille si Kokalari nuk i drejtohen Berishes kriminel….sI puna e LaCivites ka qene Kokalari ne 2005 qe prune Krimberishen ne pushtet me Mero Bazen dhe superstrategun amerikan me iniciale S.S & more…dhe duhet te kete marre pare te madhe…Nese Spaku i heq zinxhirin Berishes nga gjysem arresti dhe burgos Veliajn para votimeve ky eshte nje veprim i ngjashem me Egzekutimin e Alendes jo me bomba por me Spak….Habitem me dy Kokalaret e Amerikes qe i kane marredheniet me Krimberishen ON/OFF…qe edhe kur akuzojne kete qenin per gabime flasin sikur te kene arra ne goje…Eshte turp per Ameriken qe e pruri Serberishen ne 1992 si dhender te Beogradit pasi u organizua grushti i shtetit ne 2 prill 1991 me usa-tallaret e Azemit..U mbrojt kur kreu krime te perbindeshme me KINEZERIRAT E ARVIZIUT dhe tani po tallin trapin ne kohen e Bidenave dhe Trampave me non grata gallata..Monumenti qe i ngriti frikacaku Ramiz Alia Enverit ne 1988 ka qene mikroskopik ne lidhje me kete Supermonument qe po i ngre administrata Tramp atij Xhaxhit duke tentuar te sjellin ne pushtet nje nga monstrat me te ndyra qe ka nxjerre kombi shqiptar Usali Serbiberishaj…per te gjitha kohrat..
Berisha eshte komunisti i Vetem i mbetur-thote Kokalari.Ke te drejte o Kokalar,por kur e kuptove ti,e kishte marre ferra Uraten.Demo e kuptoi ne Nentor 91.Profeti Rexhap Qose me te diturin profesor Gramoz Pashko,,edhe me heret,.
Ky komunisti i vetem malok,beri Ate qe nuk ndreqet kurre.Shqiperia e komunisteve Antikomuniste eshte ndertuar mbi Truall te Vjedhur,.E vetmja gje qe na ka mbetur,eshte te mos e votojme.Po hidh nje swy nga keto Forcat e Reja qe po rreshtohen ne Zgjedhje.Fol nje fjale te mire per ta.Aty kemi shprese.
Tredhaket e spakut kane qene e jane dylberet e sali vukut,ua futi salehu socialisteve duke thene:skapi organizate kriminale etj,etj gjasme ky eshte kundra ne kohen qe ky i drejton sic i do sumagoje e qelbur.
Kurse ti Iso duket qe je dylber i Rames. Merr me vete dhe chp.
Asgje e re nga fronti i Perendimit..
“Aktivistet e njohur”, te cilet jane teresisht te panjohur ne Politiken Amerikane, nuk kane asnje lloj influence ne qarqe amerikane por edhe amrikano-shqipetare ne SHBA. Por sikurse edhe opinioni i brendshem ne Shqiperi i cili ndjek zhvillimet politike, edhe keta ” aktiviste ” te cilet marrin nje fare interesi ne Shqiperi nga gazetare katunare dhe te varfer ne lajme dhe raportime, dine po aq sa dine shqiptaret, per zhvillimet e brendeshme ne Shqiperi, dhe pothuaj nuk dine asgje se çfare do te ndodhe ne SHBA ne lidhje me zhvillimet e fundit.
Te gjitha ato qe thote Geri, qofte per Berishen, apo per dike tjeter, jane gjera te njohura nga opinioni publik shqipetar, nga strukturat e drejtesise shqiptare, dhe kur sheh pregatitjet e partive te medha per zgjedhje, sheh nje deja vu qe ka vite qe perseritet.
Koalicioni madheshtor qe ka ngritur Saliu, duke futur brenda lloj lloj aliazhi, te majte, te djathte, monarkiste, republikane, komuniste, radikaliste djathtiste, çame dhe greke, tradhetare te te gjitha llojeve, korrupsioniste nga me te spikaturit etj, pa asnje influence publike, pa asnje perfaqesim klasor apo politik, pa asnje perfaqesim krahinor, pa etiketen dhe kartolinen morale per tja lene zgjedhesit ne dore, eshte tashme nje lloj harakiri me thike druri, per te ruajtur veten nga vdekja dhe kallja ne grope, ne shkembim te nje karrige ne parlament.
Por me keqardhje konstatohet se besushmeria dhe kredibiliteti i SPAK-ut po bie. Djemte e SPAK-ut, dhe te BKH, per te cilet, askush deri tani nuk dinte asgje, ne pergjithesi katunare te pagdhendur, te ish koopertaivave bujqesore, prure ne Tirane, derguar nje pjese ne Plepa, te mevonshmit mbaruan Fakultete Juridike te tipit Met Muça, dhe dolen te paster e te kulluar si kristali per tju perveshur grabitjes e rryshfeteve te hallexhinjve, deri sa nje pjese per shkak te mjeshterise ne mbulim dhe justifikim te korrupsionit dhe parave te vjedhura hallexhinjve, perfunduan ne SPAK dhe BKH ( kjo e BKH-se qenka nje tragjedi me vete, filluar qe nga ish juristja e thjeshte dhe civile e zyres juridike ne MB, e cila, se si, e se qysh u be zvDrejtore e Pergjithshme e Policise, dhe qe andej shefe/kryetare e BKH).
Nuk ka nevoje qe keto te na i thote Geri. Po i mesojme dita dites. Dhe idealizimi qe i kishim bere SPAK-ut po na shkrihet dita dites si te ishte nje statuje kristali akulli, rrethuar nga korrupsioni dhe paaftesia perveluese brenda zyrave te tij. Miliardere, pronare hotelesh, pallatesh, apartamentesh, notere me breza vertikale dhe horizontale, pasanike qe kane ne dore fatin e hallexhiut, na e ulen entuziazmin.
Ata na treguan se jane po ata te cilet i kane lidhjet e forta me ustallaret e pushtetit. Pooor tani ata kane guxuar kuptuar se mund te shkojne me larg. Ata kontrollojne akuzen, ata kontrollojne gjykimin, ata mund te pergjojne dhe intimidojne gjyqtaret kushtetues, dhe qe ketej te gjithe sistemin e drejtesise. Ata jane te rrezikshem sepse te hapin çeshtje atje ku nuk ka, dhe nga ana tjeter nuk i levizin nga vendi dosjet qe flene gjume, te disa nga ngjarjeve kriminale me te rendesishme ne historine e ketyre 30 e ca viteve..
Check and Balance. Geri po e kerkon kete ne Shqiperi, por mesa duket ky parim po shkelet perdite edhe ne vendin qe me se shumti ishte gardiani i tij..
llogjike solide, koment me shume brum.
Edi! Mua nuk me intereson se cfare mendon askush e sidomos cfare mendoni ju sumelepiresit e kopilit serb,djalit te vukut.Sa per dylber ma sill gruan,vajzen ose motren,ben po ta kesh te bukur edhe mamin dhe te jeni i sigurte se do ta lene lidhjen qe kane (kuptohet po paten nje te tille) dhe nuk do ti ndahen terakut Iso.
Gomarica e gomari Kokolorve,ja skuqen fytyren fisit te tyre!Enver Hoxha i paska njohur mire Kokolaret!?Pordhacet ne burg,te diturit mesues te popullit.
O Iso, duket qe vjen nga nje familje e kulturuar .
per komentuesin..:Precizim
7 Mars, 2025 te 10:03 am
Ke nje falenderim te madh per komentin qe rralle shikohet ne mediumet e shqipfolese…Me ka rene rasti te lexoj marreveshjen e Donald Alelulse ( edhe ato me germa te vogla por me gjëma të mëdha) ne 2016 ku Gjykata speciale do ndiqte korrupsionin apo krimet pas vitit 2013..pra Edhe Rama eshte pjese e kesaj tradhetia ndoshta me e renda qe nga 1912…..Kete Kokalarin mashkull TA KESH MIK TE PRISH PUNE..TA KESH ARMIK TE HA MUNE…por ate DONALD LU-NE e ka akuzuar me fakte si i emruar nga turbo berishistet e Washingtonit..dhe lobi extrem i Vorio Epirit te Amerikes.
Aktiviste prezantojne ate Evi, edhe kete Gerri tashme e prezantojne Aktivist, e para KokaKare e ky i dyti RrotKarist!