Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati ligji për legalizimin e kanabisit, kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare. Si mund të merret licenca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Gati ligji për legalizimin e kanabisit, kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare. Si mund të merret licenca
KryesorePolitike

Gati ligji për legalizimin e kanabisit, kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare. Si mund të merret licenca

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka gati ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare.

Në draft thuhet ndër të tjera se kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë.

Subjekti që fiton licencën e kultivimit të kanabisit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

- Publicitet -

Po kush janë kushtet që një person duhet të marrë licencën?

Në draft thuhet se personi juridik që konkurron për licencë të aktivitetit për qëllime mjekësore, duhet:

a) të paraqesë planin e zhvillimit të biznesit, duke identifikuar modelin e kultivimit dhe qëllimin e kultivimit si dhe sipërfaqen minimale dhe maksimale të njësisë së zhvillimit.

b) të paraqesë planin e përpunimit të mjediseve për tharjen, prerjen dhe magazinimin, të pajisura në përputhje me kapacitetin prodhues, të parashikuara paraprakisht në planin e zhvillimit të

c) të paraqesë planin e sigurisë për sipërfaqen për kultivim dhe përpunim duke përcaktuar elementët e mbrojtjes, rrethimit, sigurinë me telekamera dhe sigurimi fizik për 24 orë, elementët pengues përpara hyrjes dhe tel me gjemba mbi gardhin, sipas parashikimeve të standardeve të Vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

ç)  Vetëdeklarim për punësimin për të paktën pesëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë me përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën përkatëse.

d) Vetëdeklarim për gatishmërinë për të lidhur marrëveshje me strukturën përgjegjëse të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike për të garantuar aksesin për inspektim ndaj shoqërisë private të sigurisë fizike që mbikëqyr mjediset e kultivimit të bimës së kanabisit dhe nënprodukteve te saj si dhe levizjes se automjeteve te dedikuara të qarkullimit të lëndëve të para dhe produkteve, sipas rregullave dhe tarifave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

dh) Vetëdeklarim se do të fillojë ushtrimin e veprimtarive të përshkruara në licencën e brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e licencës të aktivitetit.

e) Vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se kundërvlefta në monedhën kombëtare Lek e shumës jo më pak se 10,000,000 (dhjetë milionë) Lekë.

Sipas draftit, subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit

Po ashtu do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit e Përpunimit të kanabisit, strukturë e së cilës do të miratohet nga kryeministri.

–  Agjencia është institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të parashikimeve të këtij ligji në lidhje me kontrollin dhe mbikëqyrjen e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit si dhe prodhimit të nënprodukteve të saj.

–  Agjencia organizohet dhe funksionon në nivel qendror, si person juridik publik me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

– Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor.

– Burimet e financimit të Agjencisë janë nga buxheti i shtetit dhe veprimtaria buxhetore dhe financiare e saj, i nënshtrohet legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

– Agjencia ka stemën, logon dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga Stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj”.

– Vula e Agjencisë ka formën dhe elementët përbërës të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për prodhimin, administrimin, kontrollin dhe ruajtjen e vulave zyrtare.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 7, 2022 at 6:53 am

    Kanabisi sheron kancerin por keta perdorin Kanabis OMGJ dhe do e perdorin per budalliqe.

    Reply
  • Dudumi says:
    October 7, 2022 at 8:52 am

    Pse nuk financon te mbilket grure dhe miser. Oriz, perime, agrume. Pene frutore, rrush, etj. I kuktivon Izraeli me kosto te larte. Budallenj jane ata? Te ishte aq i bekuar hashashi do merreshin me hashash.

    Reply
  • Shpetimi Debatik says:
    October 7, 2022 at 9:48 am

    Drogaxhinj të të gjith llumit antishqipëtar bashkohuni dhe festoni me kllounin drogaç Edi.
    Fotoja e tij flet më shumë se fjalët.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 7, 2022 at 11:07 am

    Kryeministri i Droges vetem droge do te prodhoje. Te legalizoje edhe kokainen e Taulant Balles ne fabriken e tij ne Xibrake me administrator Ermal Hoxhen qe ligji te jete me i plote dhe do t’i beje shqyptaret si somnanbule qe te votojne symbyllur per Rilindjen.

    Reply
  • mirel says:
    October 7, 2022 at 12:31 pm

    Ky KM ka shprehur vendosmeri kunder kultivuesve te paligjshem te kanabisit dhe kete e tregojne statistikat e misionit monitorues italian. Tashme eshte koha qe edhe Shqiperia te futet ne rrugen e ligjshmerise e te perfitoj pjesen e vet nga tregu global mjaft fitimprures i ketij produkti.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 7, 2022 at 12:56 pm

    Shume mire qe e legalizoni por nga ligjji shikohet se do te fitoje nje grup oligarkesh dhe jo fshatari i varfer dhe as malesori qe ka nje cope toke dhe jo 5 hektare? Shteti mund te merrte monopolin e grumbullimit e te shitjes, siç e kishte dikur per duhanin, dhe te linte te lire prodhimin. Ky ligj nuk rikthen malesoret ne male dhe largimin e tyre nga qyteti ku rrine papune, pasi nuk mund te marrin liçensen qe kerkon 5 hektar toke qe nuk i kane. Malesorit nuk i siguron jetesen nje cope toke qe kane e mbjellur me miser, por ato me ujin qe kane , me plehun e bagetive qe do te rrisin, mund te kultivojne kanabis me cilesi shume me te larte se fusha. Ligji nuk pasqyron aspak realitetin shqiptar. duket si nje ligj i shkruar per Teksasin apo shteteve qe kane siperfaqe te pafundeme toke. Tere keto agjensi kontrolli te kualitetit, dy satelitet qe hodhet, tere ajo procedure tharjeje e perpunimi, dhe tere keto licença vetem rrisin korrupsionin dhe krimin e organizuar. Perpara se te aprovoni kete ligj i siperfaqeshem dhe joshqiptar, perveç ndryshimeve qe duhet te beni, duhet edhe lironi nga burgu me qindra djem nenash qe i keni prangosur sepse kane kultivuar pak rrenje kanabisi per te jetuar. Rritja dhe tharja e kanabisit duhet te jete e lire per malesoret dhe pa nevojen e liçensave. Shteti apo kompani te liçensuara duhet te merren me grumbullimin dhe shitjen e tij, sikurse ka qene per duhanin. Ndryshe nuk kemi liberalizim por vetem monopol nje grupi oligarkesh dhe rritje te korrupsionit per te siguruar liçensat.

    Reply
  • !!? says:
    October 7, 2022 at 2:27 pm

    Njerzit që do të meren me kultivimin e kanabisit janë caktuar me kohë nga zoti Eskobari i Europës e nderumi Edi Rama dhe nuk kan fare lidhje me bujqësinë dhe fshatin dhe fshatarët dhe kanë bër gati serat gjigande që do të mbillen me kanabis në fshatrat e Myzeqesë,sera që nuk u dihet pronari nga fshatarët që banojnë aty, mjafon që i njeh vetëm Eskobari; thuhet që janë biznesmen të ndershëm shqipëtarë dhe të huaj që kanë aktivitete në Meksikë dhe Ekuador që i pret e i përcjell pa zhurmë mediatike Eskobari dhe

    ata, kur vijnë të paguajnë punëtorët që bëjnë serat, vijnë me autokollonë makinash dhe i hipnotizojnë e shokojnë punëtorët e shkretë që bëjnë serat kur hapin valixhen plot me para, sikurse trgojnë ata, tamam si në filma me….nejse……janë miqtë me përvojë në kultivimin e kanabisit të Eskobarit ton e të mos bëjmë krahasime pa vënd punëtorësh që nuk kan parë aq shumë para ndonjë herë.

    Ngelet vetëm Rikëshillimi kombëtar i veçant për kanabisin ku do ti imponohet nga populli zotit Eskobar të Europës që të legalizohet sepse ai e di mirë që do ti dal mbi 70% pro kanabisit rezultati i këshillimit kanabisian sepse ai vetë personalisht do ta drejtoj , do ti numroj vet ai një për një prot dhe kundrat me ndershmërin që e karakterizon dhe

    agrobiznesmet me stazh në problemet e kanabisit do të hapin plantacionet në çdo cep të vëndit, dhe do të arrijnë që në 2030 Shqipëria të jetë superfuqi jo vetëm energjitike në glob me shtesë të fuqisë 4 terawat në vit (sa 8 000 HEC si ai i Fjerzës) por edhe

    superfuqi globalenë në kultivimin e kanabisit dhe ta meritoj emrin e saj Kanabistan me popullin e lumtur, skllevrit bagladeshas, që do të zëvëndësojnë shqipëtarët që do të kenë emigruar plotësisht përveç nja 40 000 spiun patronazhistëve të Eskobarit që do të menaxhojnë kampet dhe getot e skllevërve bagladeshas me përvojën e kampeve dhe getove hitleriane.

    Ja pse Eskobari i Europës po ngutet të legalizoj kanabisin, serat janë gati, të tjera po ndërtohen si në fshatin tim, fermerët e kanabisit nga Ekuadori dhe Meksika mezi po presin të fitojnë miljardat basjkë me Eskobarin, populli është vetëm një nocion i Këshillimit kombëtar për të thën që gjoja u pyet, fermeri rural që ka ngelur akoma, të bëhet gati të emigroj se

    Kanabistani rural nuk ka nevoj për të mbjell grurë, misër fasule , lopë që japin qumësht të freskët …….do të ushqehemi me bukë jo vetëm aeroporti turistik por edhe me “bukë kanabisi” të Eskobarit të Europës.

    Reply
  • Asd says:
    October 7, 2022 at 3:11 pm

    @nje shqiptar
    Shume sakte!

    Reply
  • Ripopulloni malet says:
    October 7, 2022 at 6:16 pm

    Shqiperia eshte shtet malor me 700 m. mesatare mbi nivelin e detit. Me fjale te tjera jemi te gjithe malesore por mjerisht mali eshte braktisur pasi nuk nxirret fitimi i jetese. Ne malet tona ka uje , toka biologjikisht e kimikisht te pasterta, ajer te paster, ndriçimin e duhur per te prodhuar kanabis te cilesise te larte. Politika e shtetit dhe e kombit tone ka qene qe kurdohere qe malet te mos i braktisim. Liberalizimi i kanabisit duhet te shfrytezohet pikerisht per te “RIPOPULLUAR MALET”., per ti dhene mundesi malesorit te jetoje ne male, te rris bageti e te hap agroturizme etj. etj. Mjerisht ligji i propozuar shikohet se eshte hartuar kunder shqiptarit, por vetem ne favor te ndonje kompanie te huaj monopoliste por jo per ne. Shihet qarte se po synohet te hapen ferma, tip fazoni apo call qendre, ku paguhen pak pasi synohet te shfrytezohet krahu i lire i punes te fshatareve te varfer. JO mor zoteri pushtetare . Kjo politika e juaj do te vazhdoje te largoje nga vendi shqiptaret dhe do te sillni punetore nga vendet me te varfera te botes per te ripopulluar vendin. Kjo nuk eshte politike dhe as rritje ekonomike, por synime te disa feudaleve per tu pasuruar.
    Propozimi im per ligjin eshte fare i thjeshte: 1) prodhimi duhet te jete i lire per te gjithe. Cilesia e prodhimit, tharjes dhe paketimit duhet te jete e lire dhe pergjegjesi me shume rrezik e prodhuesit. 2) Duhen ngritur laboratore te liçensuara dhe konkuruese private qe dokumentojne kategorine, standartin e cilesine e prodhimit. 3) Grumbullimi dhe shitja e prodhimit duhet te behet nga firma private te liçensuara. 4) Shteti kontrollon dhe merr taksat e duhura ne shitjet nga prodhuesi tek grosisti dhe nga grosisti ne shitjen apo ne eksportin e prodhimit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?