Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari grek: Greqia një tigër prej letre, që po i rrëshket demokracia!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gazetari grek: Greqia një tigër prej letre, që po i rrëshket demokracia!
AktualitetBoteRajoni

Gazetari grek: Greqia një tigër prej letre, që po i rrëshket demokracia!

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Fitorja e kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi pa dyshim mund të cilësohet si mbresëlënëse por edhe e merituar. Kjo për shkak të diferencës së madhe që kishte partia e kreut të qeverisë, demokracia e re, me partitë e tjera opozitare si dhe për shkak të “sukseseve” që ka pasur Mitsotakis në këtë mandat 4 vjeçar.

Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, përmes materialeve të ndryshme të publikuara në profilin e tij në Twitter, na ka sjell një analizë të plotë të qeverisjes së Mitsotakit, ku përfshihen arritjet, investimet, përmismi i ekonomisë mirëpo dhe skandale te ndryshme si përgjimi i zyrtarëve të lartë por edhe shtypja e fjalës së lirë.

Fillimisht gazetari gjerman ndalet të rritja e ekonomisë së vendit.

- Publicitet -

Ekonomia greke është rritur në mënyrë solide prej vitesh, duke tejkaluar performancën e anëtarëve të tjerë të Eurozonës. Në një raport të publikuar në tetor të vitit 2022, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se Greqia do ta mbajë produktin e saj të brendshëm bruto në territor pozitiv.

Mandje vendi fqinj u cilësua si “tigri i ri i rritjes së Evropës” me ekonominë greke të fokusuar kryesisht të turizmi dhe transporti. Sektori i IT-së, logjistikës dhe shumë sektorë të tjerë raportohet se janë në lulëzimin e tyre.

Me mitsotakis në krye, siç vëren Martens, investimet do të jenë në rritje. Disa kompani ishin stepur nga vendime të mëtejshme për investime, pasi kishin frikë se kreu i partisë së majtë, Alexis Tsipras dhe ish-ministri i i financave janis Varoufakis mund të ktheheshin në pushtet. Kjo duket tashmë shumë e largët, dhe për këtë arsye pritet një valë e re investimesh.

Ndërsa, për shumë të forumi botëror i ekonomisë, çështjet e biznesit mund të ishin të vështira për tu kuptuar, për kryeministrin Mitsotakis, ishte shumë e thjeshtë. “Gjuha e biznesit është një gjuhë amtare” për kreun e qeverisë greke i cili ka punuar për Chase Manhattan & McKinsey në Londër.

Mirëpo siç thekson dhe Martens 4 vitet e fundit u shënuan edhe nga raste të shumta korrupsioni dhe skandalesh të tjera, të cilat prej kohësh do të kishin çuar në zgjedhje të parakohshme në shumë vende të tjera të bashkimit evropian.

Një nder skandalet që beri më shumë bujë në mediat vendase dhe jo vetëm ishte ai i spiunazhit. Pikërisht në ditën kur u betua, Mitsotakis vendosi shërbimin sekret nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë. Ai emëroi nipin e tij si koordinator të institucionit.

Mirëpo me vonë u zbulua se shërbimi sekret kishte përdorur SPYWARE për të spiunuar disa gazetarë dhe të paktën një politikan opozitar. Menjëherë pas publikimit të lajmit, Shefi i shërbimit të inteligjencës greke dha dorëheqjen. Ky i fundit, sipas burimeve zyrtare të cituara nga mediat ndërkombëtare, kishte pranuar se agjencia kishte përgjuar gazetaret.

Edhe pse çështja u ngrit ne komisionin parlamentar, dëshmitarët kyç të çështjes ishin të ndaluar të dëshmonin. Rregullat dhe procedurat ligjore u ndryshuan.

“Pse duhet ta bënte këtë Mitsotakis? Po ju lej të hamendësoni.” Shkruan gazetari gjerman. Megjithatë Martens nuk ndalet me kaq. Ai vë në dukje edhe problematikat e kreut të qeverisë me median.

Konkretisht, ai ndalet te përplasja verbale se kishte mitsotakis me një gazetare gjermane, e cila e akuzoi kryeministrin grek se po mashtron në lidhje me emigrantët të paligjshëm. Përgjigja e mitsotakis ishte: “Unë e kuptoj qe nga vendi ku ju vini e keni zakon të bëni pyetje direkte edhe unë e respektoj këtë, mirëpo nuk do ju toleroj te me ofendoni”

Në fakt, mitsotakis gënjeu për refugjatët të paligjshëm. Në një artikull të publikuar new york times, e cila publikoi edhe pamje video, vërtetoi se qeveria greke po dëbon sërish emigrantët në Turqi.

Megjithatë qëndrimi që ka pasur ndaj emigrantëve mw shumw e ka favorizuar se sa e ka ndëshkuar. Kjo pasi vetë bashkimi evroipian ndjekë një politikë të ashpër për emigracionin./abcnews/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?