Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: “Pse nuk flisni më për kompaninë “Qefalia”? Keni marrë gjobën?”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: “Pse nuk flisni më për kompaninë “Qefalia”? Keni marrë gjobën?”
Lajmi i funditPolitike

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: “Pse nuk flisni më për kompaninë “Qefalia”? Keni marrë gjobën?”

Published: July 22, 2024
Shpërndaje

Belind Këlliçi doli sot për një deklaratë para medias, por duket se është zënë ngushtë nga pyetja që i ka drejtuar gazetari i kronikës i MCN Tv, Arsen Rusta, i cili i kujtoi Këlliçit një denoncim që ky kishte bërë në 18 maj për kompaninë e vëllezërve Qefalia dhe për të cilën nuk kishte folur më.

Gazetari Rusta e pyeti Këlliçin se a ishte e vërtetë që arsyeja pse nuk e përmendte më këtë denoncim është se kishte vjelë gjobën. “Në 18 maj keni bërë një denoncim nga selia për kompaninë e vëllezërve Qefalia. Pse nuk e përmendni më, pasi nga ana tjetër ka edhe “gojëdhëna” apo pretendime se gjithçka e bëni për gjobë?”, ishte pyetja që duket se e kapi ngushtë Këlliçin.

Këlliçi nuk iu përgjigj pyetjes, por kaloi në sulm ndaj gazetarëve, duke i akuzuar ata si të lidhur me inceneratorët dhe se i shërbejnë regjimit. Nuk dihet nëse humbjen e qetësisë Këlliçit ia shkaktoi pyetja e gazetarit, apo fakti se duhet të sqaronte para dyerve të SPAK pse një çështje që e kishte denoncuar një herë më parë, nuk e zinte më në gojë prej më shumë se 2 muajsh.

- Publicitet -

Historia e vënies së gjobave nga opozita ndaj bizneseve në Tiranë përmes deklaratave publike për gjoja përfshirje në afera, është pak më e vjetër se kjo e Këlliçit. Në fakt, ish kryetari i PD, Lulzim Basha dhe eksponentë të tjerë të PD janë akuzuar se kanë përdorur këtë taktikë për të vjelë gjoba nga biznese të ndryshme.

Një pyetje që lind pas kësaj është: A po përdor të njëjtën strategji si ish shefi i tij në PD dhe në Bashkinë e Tiranës edhe Belind Këlliçi?

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • mali says:
    July 22, 2024 at 11:31 am

    E dime qe te gjithe jane muter zj.dita ,por na thuaj ne cilin shtet te europes fermeret qe protestojne lidhur me cmimet e produkteve te tyre goditen nga policia?
    Fermeret e Maliqit vepruan njelloj si fermeret ne Poloni por qeveria polake nuk I goditi dhe gjobiti ,por mori masa per t’i mbeshtetur.
    Keshtu hyet ne UE me nje shtet fashist?

    Reply
  • Humoristi me vendlindje ne Elbasan says:
    July 22, 2024 at 11:38 am

    Bela cfare lidhje ka me Elbasanin qe eshte komanduar drejtues politik !?Po Salinjani i Lozhanit kunder kujt eshte ne Elbasan!?!?

    Reply
  • capi says:
    July 22, 2024 at 11:54 am

    Z. Mali shume koment i drejt. Ngjarja e Maliqit eshte nje shembull real cfare politika diskreminuse ndjek qeveria ndaj prodhimit te vendit. Per me teper penalizon demostruesit me gjoba. Dhe si thote populli te kesh dy: nje ta mbash e nje ta cashe. Barbaret e PD kane nje muaj qe djegin goma ne mes te Tiranes dhe nuk i gjen gje.
    Dhe ju gazeta Dita perse nuk lini vend per keto probleme reale qe kane shqiptaret. Apo harrova kane dale tampakest me probleme shume problem i madh.

    Reply
  • Humoristi says:
    July 22, 2024 at 1:07 pm

    Ngjarja e Maliqit tregon se ende katundaret e zones nuk e dine se jane ne kapitalizem!?Nuk mund te mjellesh po nuk kontrakove shitjen, o katundare,me tokat e marra nga vicitolsi!?

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 22, 2024 at 1:48 pm

    Po gazetaret pse nuk e permendin Incineratorin, mire qe e zune ngushte Kellicin, se nuk presim te na nxjerre ne drite Kerrici, po Gazeta pse kruhet me Kellicin dhe jo me koncesionet e Ramut Veliajt?
    Sa kurva qe jeni..
    Me zor do i beni njerezit te ndjekin vetem teorite tuaja.
    Plera te degjeneruar jeni te gjithe

    Reply
  • Spak says:
    July 22, 2024 at 3:27 pm

    Shqiptaret jane njerez te mire dhe te ndershem deri sa nuk kane gje ne dore,nuk kane nje post! sapo ju jepet mundesia ja shesin shpirtin djallit ashtu si Kerric dhe Co. ashtu edhe te Rames! Kam njohur Hamit Beqen dhe te birin qe kur ka qene i vogel dhe Akoma nuk besoj qe djali i shokut tim eshte akuzuar!

    Reply
  • Mjeku says:
    July 22, 2024 at 3:34 pm

    Mjaft qave per ate daumin hajdut Lil Beqen or Spak se do demtosh shendetin e do ti besh hatane qeverise. Ne te dhimbset vertet aq shko e paguaji ti ato 100 milion EURO te zhdukura te Sterilizimi e ta lirojne qe neser ate djalin e shokut Beqo.

    Reply
  • mali says:
    July 22, 2024 at 3:38 pm

    Humorist,po ata fermeret polake qe bllokuan prodhimet bujqesore e kryesisht grurin te hynte ne poloni prej Ukraines sepse prekeshin te ardhurat e tyre jane te pagdhendur dhe nuk e njohin kapitalizmin?
    Jo more kapedan .Prandaj populli voton nje qeveri qe te jete pergjegjese per ekonomine e vendit dhe te rite mireqenien e popullit te vet.
    Nuk voton nje qeveri qe te udhehiqet nja nje person handicap qe kudo qe shkon na mburet me atletet.

    Reply
  • mali says:
    July 22, 2024 at 7:39 pm

    Ku eshte ky deputeti I Maliqit te hape gojen e te mbroje maliqaret ne parlament?
    Jo degjojme ne parlamet dy psiko Bardhi e Noka leshi per tangat e xhevries.
    Maliqaret e kane problem dhe qeveria eshte e detyruar ta zgjidhe.
    Zeri I tyre ne qeveri percohet nepermjet deputetit.Prandaj ai mer goxha para per kete pune .
    Ne eshte frikacak le te shtrengoje shalet e gruas dhe t’u thote maliqareve hani mut si e keni ngrene 34 vjet.

    Reply
  • demo says:
    July 22, 2024 at 7:45 pm

    Beqir Valteri shpi pushke.

    Reply
  • aliu nga selenic says:
    July 22, 2024 at 8:02 pm

    Problem themelor per prodhuesit eshte ruajtje e konsumatorit dhe rujtja e prodhuesit nga konkurenca e pa ndershme. Shteti duhet te ndihmoj ne krijimin e kushteve te grumbullimit te prodhimeve te fshatarve ne se arrihet kjo do te kemi mjafte prodhime bujqesore dhe Blektorale !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?