Nga Adriatik Doçi
Ka 10 vjet që opozita humbet çdo palë zgjedhje, saqë vitet e fundit ka nisur të zbehet edhe kureshtja për rezultatin.
Krerët e saj kanë pretendimet e tyre për shkaqet e serialit të humbjeve në 2013, 2015, 2017, 2019, 2021, 2023…
Albert Einstein-it i atribuohet një shprehje e famshme: ‘Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme’.
Pas çdo humbje të radhës, opozita shqiptare vijon të njëjtën strategji, të njëjtin raport problematik me të vërtetën dhe të njëjtën logjikë ‘barëngrënëse’.
Dhe shembulli më i fundit i kësaj marrëzie është Gazmend Bardhi, kryetar i grupit të PD (linja e Rithemelimit).
Disa ditë më parë, Gazmend Bardhi, doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi Olsi Ramën si njeriun që fshihej pas ‘fjalëkryqit’ për një “person i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, në dosjen e kokainës Xibraka.
Bardhi tregoi edhe një targë makine (AA653DM), e përdorur sipas tij nga Olsi Rama, duke fshehur pronaren e makinës, që ishte motra e ish ministres së qeverisës Berisha, Majlinda Bregu.
Atyre që janë të stërvitur të dallojnë rrenat dhe gjymë të vërtetat nga e vërteta (gazetarë, analistë, prokurorë, ish prokurorë, avokatë etj.) në mendje u erdhi historia e Babales.
Ndoshta nuk është ndonjë kosto e madhe për Rithemelimin një tjetër Babale, një Joe Walsh, Dan Hutra etj., pasi për shkak të intensitetit dhe larmishmërisë, karagjozllëqe të tilla nuk zgjojnë më interes si Babale 1.
Por, Babalja e fundit, nëse mund t’a quajmë të tillë, është shoqëruar me një marifet të paprecedentë nga numri dy i një partie, në vitin e dhjetë të humbjeve radhazi.
Gjatë denoncimit të Olsi Ramës si njeriu që përputhej me burrin e ‘moshës 45 vjeç me flokë të shkurta’ të dosjes Xibraka, Gazment Bardhi theksoi se “sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij”.
Pra, kërkesë, jo kallëzim. Për shkak të një keqkuptimi dhe disa raportimeve se Bardhi kishte gënjyer për kallëzimin, mungesën e kallëzimit e konfirmoi edhe një herë sot vetë kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili sqaroi se “…E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës…”
Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.
Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.
Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?
Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal, i cili parashikon që “Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
Pra pse Gazment Bardhi i bishtnoi kallëzimit në SPAK?
Mos vallë ishte i vetëdijshëm se ‘denoncimi’ i tij i paralajmëruar ishte një Babale 2 dhe duke firmosur një kallëzim penal mund të përfundonte i pandehur në SPAK për kallëzim të rremë?
Në SPAK dhe në GJKKO, jo në Gjykatën e Tiranës si Salianji, i cili ka 3 vjet që i jep ‘karota’ trupit gjykues që të mos marrin vendim dhe është gati t’i hyjë në pantallona Ulsi Manjës që t’a përfshijë te amnistia?
Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.
Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.
Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?
Duket gati e pabesueshme që një forcë politike, në krizë besimi dhe pas 10 vitesh në opozitë, të prodhojë sharlatanizma të këtij lloji, të cilave Blendi Fevziu u kushton edhe emisione televizive!
Nga faqja e autorit në FB. Titulli është i redaksisë
Se mos u denua Salijani qe do te denohet ky, apo Mehdiu? Salijani ne u be dhe kryetare I komisionit hetimore nga PS. Keshtu qe ja ke fute kote o Doci. Shiko kur Bardhin PS ta beje kryetare ndonje komision tjeter qe ti mbylli gojen.
Z. Doci, ndoshta ke bere detyren si gazetar investigativ, por te shprehesh nje opinon se kjo eshte nje “Babale 2” me duket pak in nxituar per momentin. Let te presim reagimin e SPAK-ut per kete ceshtje, nese do te filloj ndonje hetim ose jo bazuar ne indiciet e Bardhit. Per me teper paralelisht po ngrihet nje komision hetimor per sistemin TIMs, qe me duket ka lidhje me kete ceshteje. Qenia ne ate komision do ti jap mundesi te grumbulloj me shume information ose evidenca per nje kallezim.
Cfare me shqeteson me te vertet eshte. a do te dal e verteta apo do te varroset sa te perfundoj pazari i rradhes? Duke qene skeptik, dhe duke pare motivin e politikaneve tane, ka shume mundesi te ndodh kjo e dyta. Qofsha i gabuar.
MBANI MEND KUR THOSHTE BIRISHA ; VIJNE AEROPLANE DHE MARRIN DROGE NE DIVJAKE ?
DIKUSH U PERGJIGJ : – SALIU NGATRROHET ME AVIONET E SPERKATJES PER MUSHKONJA…
NUK KALOI SHUME KOHE DHE NJERIT I DOLI RROTA. U KAP DHE … A E MBANI MEND SE CFARE KISHTE NGARKUAR ???
Vetem nje gje te ben te qeshesh me prova te tilla amatoreske ! Kush eshte ai ekspert apo prokuror kaq i zoti qe pa nkohur personin mund te vlersoje moshen e tije fiks 45 vjec !!!!!!! Ne cdo rast perdoret shprehja rreth 45,ose 40-45 vjec ose 45-50 vjec por kurre nuk fiksohet nje numer se propaboliteti eshte pothuajse zero qe te gjesh te sakte moshen e nje personi te pa njohur. Dhe idioti Bardhi ngulte kembe ne deklarimin e tije kur thonte qe ekspertiza thote 45 vjec Olsi ne ate vit ishte 45 vjec prandaj eshte ai. Fatkeqesi e madhe me ke kemi te bejme!!!!!!
Edhe ketij Bardhi ia ka zene rrota bishtin thote populli.
Ai dhe kompani e tij me ato komisione jane vetem gam-gam qe punojne per interesin e Rames.
Me keto Edi Rama shfaqet ne BE se :1.-egziston opozite dhe 2-degjohet zero I tyre.3- shqiperia eshte vend demokratik me nje opozite te fuqishme.
Me kete te gjithe jane te kenaqur.
Ore doç pe eshte fare e lehte per ta.kuptuar nese ka qene Olsi apo Jo…perse nuk shkruan asnje fjale per makinen e perdoruar nga olsi rama dhe grupi kriminal …te kujtohet gje Saje qorri se cna thoshte: ja kam lene makinen kusherinjeve …dnth e njejta skeme apo Jo more Doçkë???
Qy Doçi jo vetëm ka mar për sipër që të shplaj fekalet që njëra palë, pala e kusarit Sali i ka hedhur palës kundërshtare të kusarit kombçfarosës Edi Ramës, tamam si dikur pastruesja e komunales pastronte me përkushtim fekalet e WC publike por
qy bën edhe një punë tjetër, mer përsipër të mbush kovën me fekale cilsore të palës së kusarit Rama dhe t’ ja heth surratit palës së kusarit Sali Berisha.
Është gazetari tipik i pushtetit ton mediatik që me përkushtim ose janë shplarës fekalesh të krimit , korrupsionit dhe kusaris që mbulojnë kokë e këmb “udhëheqsit tanë të shquar dhe kryeministrave të mirë” duke i bër të pastër si Gjush akullorja, ose
me zell, përveshin mëngët, mbushin plot kovat me fekalet e haleve kapic me korrupsion , krim dhe kusarin 30 vjeçare dhe në studiot televizive , faqet e gazetave u a hedhin në surrat palës kundërshtare.
Është një nga punët më të paguara, konkuron me vrasësit me pagesë, sepse edhe kjo punë ka lidhje me një vrasje , vrasjen makabre të kombit që në fshatrat dhe qytetet e zbrazura të Shqipëris po përjeton agonin e vdekjes, vrasje porositur dhe paguar mirë nga “udhëheqësit e shquar dhe kryeministrat e mirë”, kusarët Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe sa të tre së bashku nga poshtërsit popullit dhe vëndit, përbindshi i sofistikuar horror kombçfarosës, Edi Rama.
Kur Politika te mos guxoje te beje Prokurorin dhe Gjykatesin mund te jemi te qete se shteti modern shqiptar u be.Kjo arrihet kur klasa politike maturohet dhe mban distancen nga pushteti gjyqesor ose Pushteti gjyqesor maturohet dhe i tregon vendin Politikes nese perpiqet te nderhyje.SPAK e filloi por shoh se ka ngec,pothuaj se po humb shpresa per nje shtet e shoqeri moderne.Rrofte Republika e Bananeve.