Nga Adrian Thano
Ka një reagim të deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, pas debateve që u përhapën në rrjetet sociale lidhur me përdorimin e dialektit gegë në fjalimet e saj në Parlament, në vend të gjuhës standarde.
“S’kam me e lëshue gegnishten teme”, është motoja me të cilën ajo ka zgjedhur t’u kthejë përgjigje të gjithë atyre që e kanë ironizuar apo kritikuar.
Ekziston një debat i vjetër në Shqipëri që prej Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972. Zyrtarët publikë duhet t’i përmbahen gjuhës standarde në institucionet shtetërore apo ka hapësirë për dialektet si pasuri kulturore?
Dy shembuj krahasues si funksionon kjo në vende të tjera:
Zviceranët gjermanofonë janë shembulli më ekstrem. Në rrugë dhe familje flasin “Schwiizerdütsch” (dialektin zviceran), i cili është shumë i ndryshëm nga gjermanishtja e Gjermanisë. Por në institucione përdorin “Hochdeutsch” (gjermanishten standarde) për shkresa zyrtare.
Gjithsesi, në Parlamentin e Zvicrës është krejtësisht normale që një deputet të mbajë fjalim në dialektin e zonës së tij. Ata e shohin dialektin si shenjë lirie dhe pavarësie.
Franca është ana tjetër e medaljes. Që nga Revolucioni Francez, shteti ka luftuar me rreptësi çdo dialekt (breton, provansal, etj.) për të imponuar frëngjishten e Parisit si të vetmen gjuhë të kombit. Në Parlamentin francez, përdorimi i dialektit është pothuajse i paimagjinueshëm dhe shihet me ironi apo nënvlerësim nga elita politike.
Nuk jemi as Zvicra, as Franca. Tek ne ka një përpjekje që përdorimi i gegnishtes të paraqitet edhe si një formë rebelimi intelektual apo kulturor ndaj një standardi që, sipas kritikëve, e ka lënë disi në hije pasurinë e saj.
Është e vërtetë që gegnishtja mbart një peshë historike dhe letrare të jashtëzakonshme. Mendoni Fishtën apo Mjedën.
Por nga ana tjetër, ekziston nevoja praktike për një gjuhë standarde. Standardi nuk është armik i dialektit, por një mjet funksional që mundëson komunikimin zyrtar, arsimimin e njësuar dhe dokumentacionin shtetëror.
Kur një deputet flet në gegnisht në Parlament, ai e sfidon këtë normë zyrtare. Vërtetë, liria e shprehjes sugjeron që çdo përfaqësues i popullit duhet të ndihet i lirë të komunikojë natyrshëm. Por etika zyrtare kërkon që institucionet të ruajnë një nivel të caktuar formaliteti që kapërcen kufijtë krahinorë.
Për më tepër, përtej petkut gjuhësor dhe debateve mbi normën apo dialektin, ajo që ulëret në sallën e Kuvendit është, së pari, varfëria e skajshme e mendimit. Para se të jetë kriza e “si”, Parlamenti vuan nga një anemi kronike e “çfarë”. E pamundur të mos vihet re zbrazëtia e frikshme e artikulimit, jo vetëm politik.
Sidoqoftë, institucionet shtetërore kanë detyrimin të përdorin gjuhën standarde për të garantuar unitetin kombëtar dhe kuptueshmërinë e plotë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht rajonit.
Jashtë institucioneve, gjuha është një organizëm i gjallë që frymon lirisht. Sot, gegnishtja po dominon industrinë muzikore, kulturën e rinisë duke riprovuar se pasuria dialektore është mishi dhe gjaku i shqipes, ndërsa standardi është skeleti. Sfida është si të gjejmë një ekuilibër ku standardi të evoluojë duke u ushqyer nga lëngu i dialekteve, pa humbur qartësinë që kërkon një shtet modern.
Banaliteti i llogoreve “ne apo ata”, “imja apo jotja” është një rrugë qorre. Ne jemi një komb që rreh me dy zemra të një gjuhe, përmes dy kryedialekteve të mrekullueshme që plotësojnë njëri-tjetrin.


Ky veprim i kesaj deputete tregon se nuk perfaqeson dot asnjehere parlamentin shqiptar ne rast shkuarje ne BE sepse perfaqeson vetem lagjen e saj. por edukata, respekti , morali dhe ligji kushtetues per perdorimin e gjuhes standarte ne isntitucionin me ta larte te popullit, duhet qe te duken. Ajo le ta flase gjuhen dialektore edhe ne parlament, por deklarimi se nuk njeh gjuhen standarte nderkombtare shqiptare tregon se dhe flamurin nuk e respekton dhe hymnin nuk e respekton, pra nuk respekton republiken me te cilen perfaqesohet shteti dhe kombi saj me boten. Kjo tregon se kultura eshte me poshte se injornaca dhe me keta deputete kurre s’do kete Shqiperia perparim ne se perbejne shumice. Turp !
Parlamenti nuk është një vend i zakonshëm ku deputetët thjesht bisedojnë. Aty diskutohen ligje, ndryshime ligjore dhe formulime që mund të kenë pasoja për jetën e qytetarëve. Prandaj, çdo fjalë duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. Kur përdoren dialekte, ka rrezik që mesazhi të mos merret njësoj nga deputetë që vijnë nga zona të ndryshme. Gjuha standarde e shmang këtë problem, sepse secili e kupton tjetrin pa pasur nevojë për interpretime. Standardi vendos një lloj barazie. Nëse secili do të fliste në dialektin e vet, do të krijoheshin situata ku disa do të ishin më të kuptueshëm dhe të tjerë më pak. Kjo do të sillte një pabarazi të panevojshme në një institucion që duhet të funksionojë mbi parimin e barazisë mes përfaqësuesve. I rëndësishëm është edhe fakti që çdo fjalim në Parlament regjistrohet, transkriptohet dhe ruhet. Këto materiale shërbejnë si dokumente zyrtare, por edhe si dëshmi historike. Kur përdoret gjuha standarte bëhet shumë më e lehtë që këto fjalime të transkriptohen saktë, të përkthehen dhe të kuptohen nga çdo qytetar, pavarësisht zonës nga vjen. Dialekti, në këtë rast, mund të krijojë vështirësi dhe pasaktësi në dokumentim. Përdorimi i gjuhës standarde nuk është një mohim i identitetit.Askush nuk e humbet prejardhjen apo kulturën duke folur në standard në parlament. Gjuha standarte është thjesht një mjet praktik, i domosdoshëm për të bërë që Parlamenti të funksionojë siç duhet dhe që komunikimi aty të jetë i qartë, i barabartë dhe i besueshëm për të gjithë.
Gjuha e përdorur në parlament duhet të jetë gjuha standarte, sepse parlamenti përfaqëson unitetin e kombit, dhe deputetët nuk janë përafqësues vetëm të krahinës së tyre (zonës elektorale nga vijnë), por janë përfaqësues të Shqipërisë. Por problemi tashmë është diku tjetër.Pas votimit në unison nga partia socialiste për mos heqjen e imunitetit të Ballukut, ça tregoi ky rast? Tregoi që ata janë thjesht manekina politikë të kryetarit të partisë, të kryeministrit. Pra legjislativi është një zgjatim i ekzekutivit. Para ca kohësh vihej re Spiropalizimi i parlamentit, kurse sot kemi Zegjinezim të parlamentit. Pyetja është: A ka kuptim të diskutojmë se duhet të flitet me gjuhë standarte apo dialekt në një parlament ku nuk dinë në flasin por vetëm t’i servilosen kryetarit, të shahen, ofendohen tallen me njeri tjetrin e me popullin? Del e tepron një Big Brother televiziv, s’ka pse të ketë një dytë në parlament. Është luks i madh të diskutosh për gjuhën që duhet folur atje, kur mungojnë gjërat bazike si mendtë, mirëkuptimi, serioziteti, barazia, empatia, përgjegjshmëria, pastërtia e figurës. Dhe mbi të gjitha mungon alternativa dhe dhënia e llogarisë për shpërdorimin e parave publike.
Z.Thano me respekt
Varja dhe mos vlerëso erën e bajgave të kategorisë Koçeku.Të cilat pikturisti i “talentuar”,i ka futur me shumicë në kuvend dhe ps.
Gjuha Letrare Kombetare(keto 30 vjet po quhet Standarti) eshte nje Pasuri kombetare.Nuk e sajoi sekretari partise i sektorit Androkli Kostallari,se as kishte peshe per Ate Ndermarrje madhore ne plan Kombetar.Gjuha Letrare Kombetare fillon me Perpjekjet titanike,personale te shqiptarit me te shkolluar ne shkencen gjuhesore te shek XIX,Ko0standin Kristoforidhi,i cili te gjitha perkthimet biblike dhe prozen Didaktike e shkroi ne dy nendialektet: gegnishten e Elbasanit dhe Toskerishten e Korces.20 vjet para Alfabetit te Stambollit dhe 40 vjet para Kongresit te MANASTIRIT,perdori Alfabetin e persosur te krijuar prej tij me germa latine,Per shkronjat e perbera qe kemi sotr,perdori shenjat diakronike,si cekishtja. Ne gjurmet e tij eci nxenesi i tij Aleksander Xhuvani dhe te gjithe gjuhetaret shkencore te formuar ne Universitetet Europiane,Cabej,Domi,Riza,Demiraj. Gjuhetaret e Shkodres,Jup Kastrati,Kolec Topalli,Gjovalin shkurtaj,Kosova,Idriz Ajeti,Ali Aliu,Rexhep Qosja Arbereshet dhe Albanologet Evropiane qe moren pjese ne Kongresin e Drejtshkrimit.
Nuk eshte gjiurokastritce,Nuk eshte Permetarece,Eshte Gjuha Letrare Kombetare e levruar e pasuruar,e kthjelluar ne 150 vjet nga Kristoforidhi, Frasherllinjte,Fishta,Mjeda,Konica,Noli,Migjeni dhe ne menyre te vecante nga kengetaret e ligjerimit Lazgush Poradeci,Mitrush Kuteli,Perkthyesit e medhenj me Norme, Sotir Caci,Vedat Kokona,Vexhi Buharaja,Myqerem Janina,,Gjon shllaku,Jusuf Vrioni.Keta E SOLLEN GJUHEN LETRARE KOMBETARE ARRE TE QERUME NE TRYEZEN E KONGRESIT TE DREJTSHKRIMIT,npm.kryeveprave te Letersise Boterore..Gjuha e Njesuar kombetare permban te gjithe pasurite dialektore te krahinave ku shtrihet populli shqiptar. Eshte Pasuria me e madhe e ketij populli .,
Mirepo vulgu,bataku,llumi,funderrinat,Harbuti nuk fle,Cmira Harbutit nuk rri pa ndyre edhe gjuhen. Jo vetem me qindra e mijra barbarizma qe vershojne perdite ne gojehalete e big brothersave,ne lokalet E BLLOKUT,NE PORTALET E QELBURA,.
Nuk lane gje pa ndyre e pa shkaterruar.Edhe te vetmen Pasuri te Lashtesise te ruajtur disi nga vesi shkiatrrimit te Vulgut,,edhe ate e shkaperdhyeu Edi Rama,I verviti nje mafioz malok qen sharri nga keta maloket amerikane dhe ja vulosi me mut Butrintitr ca karabina te cpifura,Zhduku pergjithmone murin rrethues,.Se nuk rri harbuti pa ndyre.,Shifi Turirin Edi Rames,si turi kafshe.Jo Gorrill;e,por Goxille,Ky eshte krijese Hybride si Minotauri.Cehreli,Behreli-thote turku.shifi surratin,jepi vleren.Ky nuk ka lene bukuri natyrore,bukuri njerezore,bukuri kulturore,Bregdet,ishull,gadishull,pyje e burime pa ndyre,pa laparos,PA PERDHOS,SEPSE KY ESHTE KRIJESE BASTARDE,E FELLIQME.kY KA lindur autik,sakat,cyry6k si krijese deshtake,si vici me dy ko0ke,si pula me 4 kembe,prandaj nuk sheh dot vlera qe nuk mund ti perdhose.
Adrian gegërishtja nuk është vetëm shkodranishtja. Një gegë nga fshatrat e Shkodrës nuk do të kuptohej me një gegë të fshatrave të Tiranës. Le ti përdorim dialektet, nëndialektet, të folmet e zonave, të folmet e veçanta për pasurimin e standartit dhe në letërsi e art.
o Thano c’e le te kakarise kete dudumin Demo, ky sikur fle te porta e Dites, na hapi barkun o burre i dheut, kodra pas bregut flet gjithe diten, nuk te vjen ta hapesh gazeten se do gjesh kete gudufin duke llomotitur, hiqja “licensen” te na lere rehat..
Sa per Kocekun i duhet thene se eshte betuar t’i sherbeje Shqiperise jo fshatit te vet.
mendoj qe ne kete rast demo ka shume te drejte. Dhe, eshte ne harmoni te plote me shkrimin e Thanos.
E ploteson ne menyre te mrekullueshme historikun e Lavdishem te Shqipes Standarte.
Me shqipen standarte nuk jane marre capacule, por Figura Historike Kombetare qe themeluan Bazen e Shtetit Shqiptar, te bashkuar nga Veriu ne Jug.
Kush del kunder ketyre Shtyllave te Identitetit Kombetar, eshte ose Armik i Shqiperise, ose cope idioti apo idioteje si kjo Kucumucka Koceku qe cfare halli ka ajo, nuk kuptohet.
Halli i Shqiperise eshte te ruhet nga copetimi, kjo mikja i meshon copetimit.
Pra, ose eshte nje cope putane e radhes qe ka marre Ramuti per te cbere Shqiperine, ose eshte putane e radhes qe e ka marre Ramuti per te cbere Shqiperine..
Copat e plerave vazhdojne i bien njera gozhdes, tjetra patkoit.
Dhe, nderkohe Shqiperia vazhdon e cbehet e shkaterrohet nga dita ne dite
Po qe se do ishte intelektuale, nuk do thoshte: -“S’kam me e lëshue gegnishten teme”.
Po kush i tha ta lëshojë? Le të flasë sa të dojë në shtëpi e ku të mundet, në dialekt. Por përsa i takon të folmes publike në parlament, respektohet gjuha zyrtare, gjuha letrare, gjuha e shtetit.
Për fat të keq ne i kemi tmerrësisht të paktë intelektualët, ndoshta në gishtat e njërës dorë. Nuk di nëse zonja në fjalë, bën pjesë në ata pesë gishta.
Intelektual është llaf i madh, pikërisht për faktin se intelektuali shikon larg, atje ku ne të tjerët nuk mundemi të shikojmë dot. Dhe intelektuali shikon jo vetëm përtej hundës së tij, por edhe përtej krahinës nga vjen.
Patjetër që Fishta i madh duhet të jetë pjesë e letërsisë në shkolla.
Sepse gabimisht shqiptarët quajnë intelektual, cili/ëndo, që ka mbaruar një shkollë të lartë.
Asnjë lidhje!
Italia kishte katër dialekte, por vendosi një të vetëm gjuhë zyrtare. Po kështu Franca që ka shtatë raca popujsh të ndryshme brenda “kombit” të saj. Por vendosi një, siç thuhet në këtë material.
Ky lloj sherri i paqenë, është futur qëllimisht për përçarje. Kushedi se kush i fryn. Qoftë nga jashtë, apo qoftë nga brenda. Megjithëse me këta “farë kapacitetesh” që përveç të tjerave në këtë vend, marrin edhe rrogat, ne nuk kemi më nevojë për armiq të jashtëm…
Demo respekte për komentin.
parlamenti i mbushur me debile
Çdo popull i civilizuar ka gjuhën standarte.Deshqiptarizimi i Shqipëris ka filluar me Sali Berishën,Nanon(njeri që përdorte më shumë fjalë të huaja se të shqipes) dhe Edi Rama që përfundimisht do të shkatërroj çdo gjë që është shqiptare,të zhdukë shqiptarizmën në Ballkan.
Pajtohem me shkrimin, por edhe me komentin e intelektualit atdhetar Pano Hallko.
Jo vetëm në parlament, por në të gjitha institucionet e shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës duhet të flitet vetëm gjuha standarde shqipe. Standardi i gjuhës shqipe është tashmë pasuri e madhe e kulturës sonë kombëtare, e cila na forcon unitetin kombëtar. Dialektet padyshim janë pasuri e kulturës dhe ruhen e të trashëgohen, por nuk janë gjuhë me vete. Gjuha shqipe është një. Ne jemi një komb i ndritur, kemi një gjuhë, një flamur, një himn kombëtar.
Në institucionet shtetërore duhet të përdoret vetëm gjuha e pastër shqipe, për shumë arsye. Sepse janë institucione shtetërore, kombëtare, jo lokale. Kjo i shërben shumë forcimit të unitetit tonë kombëtar.
Debati që shtrohet për çështjen e gjuhës është nxitur nga serbët, nga Miloshevici, për përçarje mes shqiptarëve. Dhe njerëz të tillë që kërkojnë të nxisin debate të tilla janë antishqiptarë.
Dialektet të mos përdoren nga zyrtarët apo deputetët. Në parlament dhe institucionet shtetërore duhet të ketë një rregullore etike, e cila të ndalojë kategorikisht dialektet. Sepse ata nuk janë teatro. Sepse ne jemi të ndarë në gjashtë shtete dhe i vetmi element identifikues që kemi ruajtur identitetin ka qenë e mbetet gjuha shqipe.
Prononcimi i deputetes Koçeku është i gabuar, është jokombëtar. Sepse ajo vërtet është deputete e Shkodrës, por parlamenti është i Shqipërisë, dhe ajo nuk i përket vetëm atij komuniteti. Apo ajo synon që vetëm me të folurën e dialektit të ruaj simpatinë e votuesve të saj! Jo me qëndrimet e veprimtarinë e saj. Por unë jam i bindur, që ajo nuk di të flasë gjuhën standarde. Pyes zonjën: po himnin kombëtar në çfarë dialekti do e këndojë?
Shqipëria ka shumë dialekte, jo thjesht dy dialekte të mëdha. Vetëm në Dibër mund të ketë mbi 7-8 dialekte, dhe është vështirë të merremi vesh cep e më cep Dibrës, po të mos flasim hollë. Nëse secili deputet apo zyrtar nuk e lëshon dialektin e vetë të jeni të bindur që do krijohet një zallamahi.
Gjuha shqipe është gjuha e Throtit!
Flisni pastër shqip! S´ka më mirë!
Mire e ke ti o K. Dauti, mos te krijohet “zallamahi” se gjuha shqipe, eshte gjuhe e “Throtit”! O te ftohur ne te ndenjura, pjese e akademise se re, asaj te madheshtise se te marreve
Nuk duhet ekstremizuar problemi as nga njera ane as nga tjetra, mendoj….. Gjuha standarte eshte pasuri qe duhet ruajtur, por edhe dialektet jane shume te cmuara sepse kane lidhje direkt me trashegimine dhe historine tone…
Fillimisht te sqaroje me veten nese e ka mbiemrin Koçeku apo Koqeku dhe emrin Marjana apo Mariana pastaj te beje nje debat ne parlament me ndonje dibran apo nai tirons dhe te na thote do merren vesh apo jo.
Idiotesi province. Mali im eshte me i larte se mali yt.
Ne parlament dialektet shuhen dhe gjuha e folur i afrohet nje kompromisi nga te gjitha palet.
Per gjuhen e shkruar debat tjeter por ne gjuhen e folur dialektet fillojne dhe shuhen.
Kur e ben me ndergjegje qe mos te te marrin vesh te tjeret je idiot.
Edhe nje skocez kur flet me nje anglez flet ne gjuhen “zyrtare” se ndryshe nuk merret vesh me tjetrin.
Italianet apo francezet me njeri-tjetrin merren vesh ne gjuhe zyrtare se me dialekte nuk kane shans. etj.
Thjesht idiotja e rradhes ne parlament.
Rasti flagrant i deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, tregon se ne formularin e kandidateve per deputete duhet te shtohety nje pike e rendesishme: Njohja dhe perdorimi i Gjuhes Standarda Shqipe ne Kuvendin e Shqiperise. Nese Koceku nuk ka ndermend te shpreht ne gjuhen kombetare duhet t’i kerkohet te lere mandatin.
Perdorimi i dialektit ne fjalen e cdo deputeti ne Kuvend nuk ka pse te duket keq.Kur degjojme Pusht-etaret tane qe perdorin lloj – lloj fjalesh te huaja e nuk reagojme.Kur shohim medjan e folur e te shkruar jashte cdo sandarti gjuhesor,pse te mos pranohet e folura ne dialektin ku eshte rritur.Shteti yne duhet te kembemgule qe gjuha sandarte e vendosur ne Kongresin e Gjuhes ne 1972-in te mos deformohetne dokumenta shteterore,ne media e sidomos ne librat e shkolles.Cfar do qe ne te themi kusdo do te thote fjalen qe e ka me lehte.
Pyeteni IA çfarë është Koçeku, ja si të sqaron:
Hahaha 😄
“Koçeku” zakonisht përdoret në zhargon për testikujt (topthat) – pra është fjalë pak vulgare, që përdoret më shumë në muhabet shokësh, jo në situata formale.
Në disa zona mund të ketë edhe kuptime të tjera, por ky është kuptimi më i përhapur.
Pra kur dëgjon “më dhembin koçekët” → e ke të qartë ç’po thotë ai 😂
Pyete njëherë AI për fjalën kopil.
Në Gjirokstër, mbase dhe gjetkë, “koçek” quhet hambari ku depozitohen kallinjtë e misrit të pa shkoqur për t’u tharë.
Aty ketu, paraqiten personalitete me ide degraduese, per te bere emer, nga që degradimin per çdo veprim e kane vleren me te larte. Personalitete te ketilla, nuk bejne llogari afatgjate dhe si te till, do te perpiqen qe veç Kongresit te Drejtshkrimit edhe Kongresin e Manastirit apo edhe Shkollen e pare Shqipe te Korçes ta shlyejne nga historia. Sipas kesaj ideje degraduese do te paraqiten edhe te tjer si kjo per te kerkuar qe turqishtja, arabishtja, greqishtja apo edhe gjuhet sllave, gjuhet e pushtuesve te perdoren ne institucionet zyrtare.
Njerez te ketill, do te kerkojne qe edhe nendialektet, me 35 shkronja te perdoren te intitucionet zyrtare.
Turp.
Koceku ndofta është fjalë turke. Është hambar për misër të pashkermoqur. Per kallamoq, po te përdorim fjalët e Jozit. Kallamoqi është misër I plotë, me gjithë mishtrishte 😀 dmth misër I pashkermoqur. Dmth 😀😀😀, deputetja ka mbiemrin e duhur për deputete. Hambar kallamoqi. Thano ka humbur kohë dhe kualitet të merret me këtë argument. Jo për gjë, po çfarë pret nga hambari I kallamoqit? Të bëhet bibliotekë?! Këtë mall kemi në Kuvend. Këta janë prurja selektive e kryetarëve dhe listave të mbyllura. I dashur Thano, harrove Jozin? Jozi ishte nëna e vulgaritetit. Të shklynte për zhelash. Me duket se është kthyer prapë në Koceku e kallamoqit, dmth në Kuvend. Ne shqiptaret nuk çlirohemi dot nga këto prurje të listave. Laj – thaj tek kallamoqi përfundojmë.
Unë jamë nga zona kufitare veri lindore Kosovë -Serbi pra me verior se çdo veriorë i Shqipërisë(Shipnis) po të foli unë me dialektin lokal të krahines së Gallapit gjysma e Prishtinës nuk më marrin vesh edhe se aty folet gegnishte goxha e randë e jo ma Shkodër Tiranë Tetovë … po shqiptarët në Maqedoni çfarë standardi duhen përdorë edhe aty janë 3 dialkte shqip veri- mesmi-jugu
Ska dyshim se sulmi i gjuhës standarde dhe identitetit nacional vjen nga jashtë e sidomos nga serbosllavët deri sa ata integruan dialektet serbe dhe kroate dhe tentuan ta formojnë edhe kombin jugosllav ku duhej përfshi edhe jo sllavët në anën tjetër ndalohej që shqiptarët në ish Jugosllavi të thirreshin albanci njejtë me albanët mbrenda Shqipërisë por qëllimishtë impononon shprehjen gegnishte arkaike SHIPTAR e lere ma gjuhën e unisuar kjo deputete shfaq primitivizëm dhe pa edukatë shoqërore deri sa neve në Kosovë për çdo ditë përdorim fjalë serbe tyrqe arabe e së fundmi edhe angleze e…duhet të na pengojnë nëse përdorim 4 -5 shkronja të vëllezërve tanë të dialektit jugorë si p.sh ,ë, rë …
Deshta ta plotësoj artikullin sa i takon Hochdeutsch zbatohet zyrtarishtë edhe në Tyrolin jugor
Mendime dinjitoze nga nje pseudonim i papershtatshem.
Po mire moj deputeteve….me cfare Shqiperi i ke lexusr/mesuat librat ne shkolle Gegnisht apo gjuha Letrare?
Në Gjirokstër, mbase dhe gjetkë, “koçek” quhet hambari ku depozitohen kallinjtë e misrit të pa shkoqur për t’u tharë.
Qënke munduar shumë, të qënka dashur prokura e posaçme për gjetur ça dmth fjala koçek.
O idiote, gjuha letrare quhet edhe gjuha zyrtare, gjuha e shtetit. Kur je me te tute fol cfare te duash, dialektet e të folmet janë pasuri, por kur je në zyrat e shtetit duhet të flasësh gjuhën e shtetit e jo të katunit tënd.
Ky diskutim,e lere me si debat ose mosmarreveshje,eshte i panevojshem ne 2026 pasi e kemi zgjidhur ne praktike ketu e shume vite me pare.Secili ne shtepine e tij,ne qytetin e tij,ne rrethin e tij familjar apo shoqeror mund te perdor dialektin qe deshiron,por si vend kemi zgjedhur gjuhen zyrtare qe e mesojme ne shkolle dhe vlen per te gjithe pa perjashtim si mjet komunikimi,vecanerisht per organet publike dhe anetaret e tyre,keshtu qe cdo gje tjeter eshte nje zhurme e kote qe na humb kohen nga problemet reale.
Eshte per te vene ne dukje qe nje nga elementet e rendesishem percaktues per KOMBIN eshte gjuha. Kombet moderne e kane zgjidhur me kohe kete problem. Kane gjuhe te unifikuar ne shkrim e te folur ne institucionet shteterore te te gjitha kategorive. Kjo nuk i pengon qe te levrojne dialekte e te folme te ndryshme. Fakti qe ne shqiptaret akoma e diskutojme kete problem tregon qe jemi ne fazen foshnjore te krijimit te KOMBIT, sepse megjithese ne parim e kemi zgjidhur problemin e gjuhes se unifikuar, ende diskutojme e debatojme perdorimin e dialekteve, qe eshte shprehje e krahinizmit, qe indirekt tregon nje komb te pakonsoliduar. Kombi nuk konsolidohet me hymne e kenge pseudopatriotike e aq me pak me qendrime te tipit “gjuha e perendive”, “gjuha me e vjeter ne bote” etj. etj. Se i bie qe edhe perendite nuk paskan vendosur si te merren vesh me njeri tjetrin. O shqiptare, mblidhni mendjen se sic thoshte nje shqiptar i vjeter “Armiku me i keq i shqiptarit eshte shqiptari tjeter”.
Dialektet në Shqipëri kanë ardhur si rrjedhojë e izolimeve qindravjeçare të zonave dhe krahinave.
Koçeku flet “për pordhë shkodrani” dialektin e vet në Parliament, jo se nuk e njeh shqipen standarte.
Pikërisht kështu. Ne kemi dy dialekte nga të cilat ka dalë një gjuhë zyrtare. Për gjuhën zyrtare është zgjedhur dialekti i Elbasanit, i vendit të Shkollës Normale për Mësues, e hapur që pas Luftës së Parë Botërore. Dhe dialekti i Elbasanit, vendlindjes së profesorëve të mëdhenj të shqipes, duke filluar nga Konstandin Kristoforidhi, Mahir Domi, Petër Elezi, Popat etj etj u zgjodh së pari gjatë konferencës së ‘Komisisë Letrare Shqipe’, e mbledhur në Shkodër gjatë viteve 1916-1918. Ajo e pranoi të folmen e Elbasanit si mbështetje kryesore për gjuhën e përbashkët, pasi ajo do të shërbente edhe si urë në mes të gegërishtes e toskërishtes. E kuptoni apo jo. Apo ju kanë verbuar dialektalizmat, ndarja në toskë dhe gegë, në myslimanë dhe të krishterë etj etj. Kjo malësorja le ta përdorë dialektin e saj në shtëpi apo në kishë, por në institucionet shtetërore, në gazeta, televizion, media elektronike duhet përdorur gjuha zyrtare e aprovuar nga profesorët nga Shqipëria dhe Kosova më 1972. tani do na dali edhe ndonjë i çmëndur ose e çmendur tjetër që do kërkojë të rrafshohen edhe hidrocentralet, meqë janë ndërtuar në epokën komuniste. fajin kryesor e ka Edi Rama që na mbledh nga këto plehra në Parlament! Edhe filologu i njohur Justin Rrota pranonte të folmen e Elbasanit, meqë gjendej në qendër të Shqipërisë. Për të, zgjedhja e një gjuhe së përbashkët ndihmon edhe në zhvillimin kulturor të një populli. Italianët psh përdorin dialektin e Firences si gjuhë të njëhsuar, në vend të napolitançes! britanikët anglishten e Londrës, etj etj. Veriu ka nja 5 dialekte, duke filluar nga Shna Nou për Shën Antonin etj etj. Boll me idiotizma që sjellin përçarje.
Shm e drejt ne krye vjen qe ata deputetet jane mediokra masivisht
Debati për gegnishten është luks në një Parlament qi vuan nga mungesa e mendimit
Parlamenti i mutit
dmth ju flasin greqisht e tre cereket e rraces suaj shiten si vorioepirot. ama urrejtja e verber ndaj gegnishtes vepron. shkumbin e siper duhet te luftoje per pavarsi nga pushtuesi bizantin.
Nga Lugina
Aty ketu, paraqiten personalitete me ide degraduese, per te bere emer, nga që degradimin per çdo veprim e kane vleren me te larte. Personalitete te ketilla, nuk bejne llogari afatgjate dhe si te till, do te perpiqen qe veç Kongresit te Drejtshkrimit edhe Kongresin e Manastirit apo edhe Shkollen e pare Shqipe te Korçes ta shlyejne nga historia. Sipas kesaj ideje degraduese do te paraqiten edhe te tjer si kjo per te kerkuar qe turqishtja, arabishtja, greqishtja apo edhe gjuhet sllave, gjuhet e pushtuesve te perdoren ne institucionet zyrtare.
Njerez te ketill, do te kerkojne qe edhe nendialektet, me 35 shkronja te perdoren te intitucionet zyrtare.
Turp.
kam pershtypjen qe zonja nuk din me e fol gjuhen letrare ashtu si ndonje deputete tjeter ne parlament qe flet toskerisht . I kisha sugjeru drejtuesve te parlamentit ti bejne disa ore mesimi me nje pedagoge te gjuhes shqipe per te gjithe parlamentaret e rinj . Se ndigjojme dhe Zeqinene etj qe flasimn nje gjuhe qe nuk i shkon atij parlamenti . Kjo eshte kur votohet me lista te mbyllura e mbesin jashte ato qe e meritojne .
Me duket se jeni larg te qenit pragmatist por qendroni ne krahinalizem te toskerishtes. Si do t’i themi? Shpi e pastaj vjene Shpihem apo Shtepi e pastaj Shtepihem. Si do t’i themi Nanë ilirisht fjale e marre dhe nga latinet e ja kane kaluar gjysheve pake e devijuar Nona. Apo ti themi Mëmë nje dialekt i persishtes si Naim Frasheri. Si do t’i themi SKENDERBEU qe nuk asht e mbeshtetur ne asnje dokumentacin apo SCANDERBEG Gjergj Kastrioti ose ISCANDERBEG ashtu siç e ka lene LOGON ai vete e gjendet ne shume gravura. A do ti kthejme ata fjale te gegnishtes qe na afrojne me ilirishten e i kemi zevendesuar ose sakatuar me toskerishten. Jo duhet abroguar kongresi i drejteshkrimit por duhet shkelur me kembe e ribere nje kongres tjeter. Po ju jap nje shembull. Edhe ne kohen e Zogut gjuhetaret e paditur banin gabime sa per pake e hodhen ne gabim dhe Mbretin. Nje krahine ku kam ba ushtrine , tani vone i thonin LUZNI. Pak me para se luzni e shqiptonin LUZOENO. Mirpo po ne kete fshat ne kohen Ilire e kane pas thirrur LISHAN= LISHAM e asht LISHAN ilirisht e LISHAM gjermanisht e do te thote vend i banuar apo Citez (qytez) si i thone latinet. Me katolizimin e fshatit, LISHAN mbeti nenfshat, e fshatit ju vu emri latin LUTOZA dhe do te thote Rruga i shkone transversal(gjatas). Kur kaluan ushtria e Napoleonit me 1804 e deshifruan Frangjisht, LUZOENO, e kur shquhej prej vendesve mbeti LUZNOI. Ateher shkuan e i thane Zogut se shume fshatra ne Diber kane emra serb, jovetem matan Drinit por dhe ne kete ane. pershembull LUZNI vjene nga fjala luzo e i thone PETRITIT. ZOGU ju la dore te lire kthejani, Petritaj, shqip. Deshti zoti nuk u bane ata çuda. Ndaj gjuha shqipe duhet rishkruar se ka shume fakte te reja qe e kerkojne kete dhe e rrezojne kongresin e 1972. Edhe matan Drinit kemi fjalen MQELLAR. Gjuhetaret tane nuk thellohen ne ato devijime rimore qe ju bante Popi me ardhjen e sllaveve por mbledhin supat. E ajo te dashur, e ka latinisht ma shqiptimin MATËLAR e si themi si ne latinishten frenge MACELAR ose dyshekorja. Edhe krejt toponimet e tjera qe jane devijuar nga dredhia e popeve ose dalin ILIRISH ose dalin LATINISHT. Besoj te dashur toske, do me kuptoni per kete lloi kryeneçsie e mbeshtetur ne argumenta.
Un ejetoj ne Gjermani dhe ketu eshte komplet normale te degjosh kryeministrin e Bavarise te flase “bayerisch”, sepse edhe po te donte te fliste “hochdeusch/gjermanischtja zyrtare” ajo do te behej shume qesharak, ngaqe do te ishte e sforcuar dhe e pamundur. Ne rastin Koceku, eshte normale dhe llogjike te flase gjuhen e saj te Dukagjinit duke u munduar ta reduktoje pak ne “krahinorizma”, qe te behej pak me e kuptueshme, ndersa per te shkruajtu kemi gjuhen standarte zurtare, qe te gjithe e kemi mesuar ne shkollen fillore, edhe pse kjo gjuhe letrare iu imponua me force veriut ne 1972. Pra ky kompromis i arritur atehere duhet te mbahet, por vetem ne pjesen e shkresave zyrtare dhe jo patjeter ne ate gojore. Se ndryshe i bjen qe gjirokastrit te tallet me Shkodranin, dhe Vlonjatin, Kuksianin dhe Durrsakun.
Shkenctari i gjuhes dhe Filozofi Ludwig Wittgenstein (1889–1951) thote “Kufiri i gjuhes sime nenkupton kufiri e botes sime”, ora le ta mbajme te hapur boten tone nepermjet shumellojshmerise se gjuhes dhe jo ta cungojme apo ta imponojme.
Gjergj Fishta,,i riu,formimni juaj gjuhesor nuk arrin as ne nivelin e nje 8 vjecare fshati.Pse ti me kete formim te manget gjuhesor i jep mend brezave te gjuhetareve,Akademikeve,shkrimtareeve,perkthyesve,qe na lane nje Pasuri te madhe:Gjuhen Letrare Kombetare? Zhargoni:shpi,Sipas Standartit:shtepi,nuk ka asnje lidheje me foljen shpihem.Vjen nga latinishtja:ospital.
Takemi juaj e ka nje Akademi Gjuhesore Alternative me gjelloget e naftes Sazan Guri,Fredi Bala,me ekonomistin bujqesor Agron Dalipaj,guzhunjeren Fatbardha Aliu,mekanikun e NISH cigareve Aristotel Petro,zooteknikun Sami Dake,burrin cam te Mesila Dodes,Historianen fantashkencore Eleni Kocaqi dhe plot te tjere Turbofolkloriste.
Demo dhe gjuhetaret akademik te tij. Tregonin nje histori ne fshatin fqinje qe kam ba ushtrine. Vijne gjeograf latine dhe hidhnin toponimet ilire ne hartat e kohes. Mali i dyte ne Diber per nga lartesia pas Korabit asht Mali i Runjes. Nje i ditur i fshatit qe ja thoshte deri diku latinishtes, i thoshte ky asht mali i UNJË(S) ( i shpjegonte se çdo vite mali UNJEJ (ulej) bahej me i vogel se kishte nje maje shume te mpreht me dhera dhe jo shkembor dhe erozioni bente punen e tij. Ne Diber nuk i thonin ULEM por Unjem(!). Vendesit kishin vene do gure ne forme shiriti, te gdhendur deri ne maje dhe vene numura me katran. Benin llogaritje sa ulej afersisht çdo vit. Ne fund latini e kuptoi, mirpo e habiti fjala UNJË(S) se i perngjante me fjalen latine RUINE (shkatrrine) qe shkatrrohej. Vendaliu thoshte Mali Unjës, Latini thoshte Mali Ruinë. E kapi vendaliu ne fyte gjeografin. Ateher gjeografi i tha po e Shkruaj Mali i RUNJËS se punimin do ta dergoi ne Rome dhe ne kur i shquajme emrat ju vendosim diçka para me latinishten e re. Po ne kete fshat ndodhet nje perrua dhe i thone Perroi i Qirsë. Po n je lagje ne Bulqize, ne kodren e Danit e ka lagjja e Qires por me Partine e Punes, akademiket e rregulluan gjoja pake dhe e shkruajten sipas kongresit te 1972: Lagjja e QIRJES./// I pyeta vendalinjte e Perroit te Qirsë: a ja dini manan ketije emri? Qeshnin e thonin: ketu ka jetuar ne kohe te vjeter nje qires i madhe, e munde t’i kete mbetur emri perroit. Jua shpjegova: Ky do te thote Perroi i Ferrave te Gomarit se ne latinisht Ferres se Gomarit i thone CIRSË. Me thane na e Rendove, ka qene me i lezeçem me historite e QIRSË se sa perroi i Ferrave te Gomarit. Ai ishte kthyer nje vend me ara pjellore dhe thonin te vjetrit ku rritet Ferra e Gomarit, toka asht pjellore. Zoti Demo ka nje fjale te vetme midis Latineve e Ilirve qe shpjegone te njejtin veprim por me sens (kahje) te kundert. Kjo tregone se populli jone asht vazhdues i popullit ilir. Kjo tregone se Iliret jane te vjeter sa latinet. Kur Latinishtja ndaloi(!) la Italishten, Spanjishten e Frangjishten. Kur gjuha Ilire vdiq(!) la vetem Toskerishten çalamane. Bashke me Akademiket gjejeni kete fjale dhe nuk asht nevoja per leksione te kota e te pafunda. Ka nje fjale te vetme midis Shqipes, latinishtes e greqishtes qe i jep vulen shqipes se greket e latinet kane marre nga ilirishtja. Le serbishten se asht ngopur me ilirishten dhe ka tretur popull te shumte ilir nen vedi si pasoje e gabimit te Romes katolike. Gjithashtu ju tosket bashke me akademiket e tallavas shekullore me gjeni te kunderten e fjales Bashkë. Perdorej shume kohe me para ne anet tona. Tani t’i mbledhesh tere akademiket nuk e gjejne dote. Me 8 klase(!) por dua te ju mesoi te pini uje me bisht te luges.
Gjuha standarde është ajo që bashkon shqiptarët dhe gjuhën e tyre në cdo lagje, fshat e qytet të tokës shqiptare.
Dëgjojmë deputet, kryeministra, e pa fund njerëz që krahës shqipes se kanë për keq të fusin fjalë në anglisht. Askush nuk skandalizohet që po cënohet pushteti i toskërishtes që e kemi zyrtare. Ndërsa po të flitet gegënishtja alarmohemi se po na marin pushtetin. Ju pëlqen ose jo gegët te raca shqiptare janë shumicë e konsiderueshme e shumicën nuk mund ta ndalosh të ushtrojë të drejtat e saj. Nuk jam kundër gjuhës zyrtare mundohem ta përdor me korektësi megjithse jam geg, por nuk ma ndjen fare kur toskët mendojnë se mund të më frikësojnë apo të më injorojnë. Kemi histori dinjetoze ne!