Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gënjeshtarë, s’e kam refuzuar ftesën e Putin”, Vuçiç tërhiqet dhe i ankohet ambasadorit rus për Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Gënjeshtarë, s’e kam refuzuar ftesën e Putin”, Vuçiç tërhiqet dhe i ankohet ambasadorit rus për Kosovën
AktualitetRajoni

“Gënjeshtarë, s’e kam refuzuar ftesën e Putin”, Vuçiç tërhiqet dhe i ankohet ambasadorit rus për Kosovën

Published: September 6, 2024
Shpërndaje

Nga turi i tij në Podrinje, Aleksandër Vuçiç është ndalur këtë të premte të flasë për ftesën që Vladimir Puti i bëri për t’iu bashkuar samitit të BRICS, që zhvillohet në Kazan në tetor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç u përpoq të sqaronte se as nuk e ka refuzuar dhe as nuk e ka pranuar ftesën e presidentit rus, duke thënë: “Do të shohim”.

“Ne do të marrim një vendim për këtë midis datave 10 dhe 15 tetor, por jo më parë. Nuk ka dyshim se ka ardhur një telefonatë e rëndësishme. Siç kemi planifikuar më parë vizita më të rëndësishme. As nuk dua të refuzoj dhe as të pranoj asgjë, ne kemi një agjendë shumë të ngjeshur”, u shpreh Presidenti serb.

- Publicitet -

Lideri i Beogradit paralajmëroi se do të zhvillojë takime të rëndësishme në të ardhmen e afërt, ndërsa ishte i ashpër në kritika për ta që sipas tij nxituan të shpreheshin se Vuçiç refuzoi ftesën e Putin.

“Dëgjova disa që thanë se unë refuzova diçka, e të tjerë që thanë se pranova diçka. Të dyja janë gënjeshtra. Unë thashë do të shohim. Thashë se ka vizita të paracaktuara. Dhe pas kësaj thashë do të shohim.

Do t’ua lë të dy këtyre palëve që nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë është politika sovrane të më sulmojnë. Kam parë edhe deklaratën e Rothit dhe shumë të tjera. Pikërisht kjo është çështja. Unë jam krenar që Serbia udhëheq një politikë të pavarur dhe se askush tjetër nuk do të vendosë për mua se ku, kur dhe si dhe me kë do të takohem.

Unë jam krenar për politikën tonë dhe besoj se është diçka që do të sjellë rezultate në të ardhmen, mendoj se ka sjellë rezultate të rëndësishme deri më tani”, tha Vuçiç.

Ndërkohë më herët gjatë ditës në Podrinje, Vuçiç pati një takim me ambasadorin rus Bocan

Harçenko.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme të rëndësisë dypalëshe për dy vendet tona. Ambasadorin e njoha me situatën në Kosovë dhe me provokimet brutale të përditshme, kërcënimet e përditshme ndaj paqes dhe stabilitetit.

Për reagimin joefektiv të të gjithë atyre që u përfshinë në dialog dhe që duhej të garantonin rezultatet e atij dialogu. Unë thashë se populli serb është në një pozitë të vështirë dhe më duket se kemi gjetur mirëkuptim për këtë çështje nga pala ruse”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, lideri i Beogradit sqaroi se në takim është diskutuar edhe për ftesën që i është dërguar Serbisë për samitin e BRICS.

“Së fundmi kam marrë listën e pjesëmarrësve, e cila duhet të pranoj se është jo vetëm e madhe, por edhe me vende të forta dhe të rëndësishme. Ambasadorit i kam thënë tashmë gjithçka që ju thashë, duke e falënderuar për ftesën dhe do t’i vazhdojmë ato bisedime me presidentin Putin”, nënvizoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?