Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjatë këtij viti u asgjësuan 300 mijë rrënjë kanabis, Balla: Vitin tjetër vëzhgim me dronët ‘bayraktar’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjatë këtij viti u asgjësuan 300 mijë rrënjë kanabis, Balla: Vitin tjetër vëzhgim me dronët ‘bayraktar’
AktualitetKronike

Gjatë këtij viti u asgjësuan 300 mijë rrënjë kanabis, Balla: Vitin tjetër vëzhgim me dronët ‘bayraktar’

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Mbi 300 mijë rrënjë kanabis sativa u asgjësuan përgjatë këtij viti, teksa rreth 500 persona janë arrestuar.

Në konferencën e përbashkët me partnerët italianë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se më shumë se 1/3 e parcelave me drogë u identifikuan nga Guardia di Finanza, e cila monitoroi edhe këtë sezon çdo pëllëmbë tokë të dyshuar.

“Janë 662 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, nga të cilat 549 janë raste kultivimi, e 113 procedime proaktive, duka asgjësuar pothuajse 300 mijë bimë narkotike në zonat më problematike të vendit. Janë kryer 184 mijë kontrolle dhe janë mbi 346 mijë orë shërbimi të strukturave të Policisë së Shtetit”, tha ministri Taulant Balla.

Për vitin e ardhshëm policia ka në plan të përdorë teknologjinë në luftën kundër kanabisit.

- Publicitet -

“Pa dyshim, teknologjia, është ajo që ka shërbyer më së miri, jo vetëm pjesa që lidhet me kontrollin ajror nga Guardia di Finanza, e cila qëndron në thelbin e suksesit, por edhe përdorimi i dronëve. Vitin e ardhshëm ne do të kemi mundësi të bëjmë edhe fotografimet, qoftë me satelit, por qoftë edhe me dronët “Bayraktar”, në mënyrë që të gjitha këto të rrisim sa më shumë kontrollin e të gjithë territorit”, vijoi Balla.

Italia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në bashkëpunimin kundër krimit.

“Nuk është e rastësishme që ndër 16 operacione ndërkombëtare që zhvillon aktualisht policia italiane, jashtë Italisë, 14 prej tyre janë me Policinë Shqiptare”, tha Balla.

Qarqet më problematike këtë vit për kultivimin e kanabisit ishin Lezha, Shkodra dhe Kukësi dhe Durrësi kryesisht në zonën e Krujës.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 22 Korrik 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti. on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Lala i Lushnjes on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin
  3. sinqeritet pushtetar on Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  4. Tafil Buzi on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin
  5. Anonymous on Revoltë në Përrenjas, kundër bashkimit me Librazhdin: Nis firmosja e një peticioni

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?