Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
AktualitetKronike

Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur

Published: July 30, 2026
Shpërndaje

Pas gati dy vitesh kërkimesh, duket se i ka ardhur fundi misterit të zhdukjes së Mark Joris, 72-vjeçarit nga Mortsel i Belgjikës, i cili humbi gjurmët në shtator të vitit 2024 gjatë një ekspedite malore në Shqipëri.

Mbetjet mortore dhe sendet personale të tij janë gjetur gjatë fundjavës në një shpat mali në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe pse analiza e ADN-së ende nuk ka përfunduar, familjarët dhe burime pranë çështjes bëjnë me dije se ka shumë gjasa që ato t’i përkasin turistit të zhdukur belg.

Mark Joris ishte nisur më 11 shtator 2024 nga Peshkopia, për të përshkuar itinerarin malor High Scardus Trail, një rrugë e gjatë ecjeje që shtrihet në zonën kufitare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Më 15 shtator, gjatë etapës së 19-të dhe të fundit të udhëtimit, ai humbi çdo kontakt dhe prej tij nuk pati më asnjë gjurmë.

- Publicitet -

Zbulimi u bë nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë një operacioni tjetër kërkimi gjeti mbetjet mortore dhe sendet personale në një terren të thepisur malor, mes zonës së njohur si Black Stone (pika kufitare E33) dhe liqenit Podgoreçko.

Sipas autoriteteve, pranë vendit të ngjarjes u gjetën edhe çanta e shpinës, tenda, thesi i gjumit, një këpucë për ecje malore, një kapele dhe dy telefona celularë.

“Hetimi me ADN është ende në vijim, por ka prova të forta që tregojnë se bëhet fjalë për personin e zhdukur”, tha Lieselotte Claessens nga Prokuroria e Antverpit.

Autoritetet kanë mundur gjithashtu të lidhin një nga telefonat e gjetur me Mark Joris përmes numrit IMEI, një kod unik identifikues i pajisjeve celulare.

Pas zhdukjes së tij, për gjetjen e 72-vjeçarit u angazhuan shërbimet lokale të emergjencës, ndërsa edhe familjarë e miq të tij udhëtuan drejt Shqipërisë për të ndihmuar në kërkimet.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë operacioneve të mëparshme ata kishin kaluar shumë pranë zonës ku më vonë u gjetën mbetjet e tij.

Mark Joris, banues në Mortsel, ishte pensionist dhe një pasionant i ecjeve malore. Përpara pensionimit, ai kishte qenë për shumë vite trombonist në orkestrën Brussels Philharmonic. Gjithashtu kishte drejtuar Orkestrën Harmonike të Edegem dhe kishte qenë pjesë e bandës muzikore ‘t Akkoord në Borgerhout.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  2. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. Kënua on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. Vjosa on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?