Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenerata Z: Pse të rinjtë hezitojnë për t’u bërë prindër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjenerata Z: Pse të rinjtë hezitojnë për t’u bërë prindër?
AktualitetEnciklopedi

Gjenerata Z: Pse të rinjtë hezitojnë për t’u bërë prindër?

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Borxhi i lartë i studimeve universitare. Kriza e klimës. Paga të ulëta. Anëtarët e gjeneratës Z dhe gjeneratës së mijëvjeçarit, i citojnë të gjitha si arsye përse nuk duan të lindin, apo rritin fëmijë. Ngurrimi i tyre ka ndihmuar në uljen e nivelit të lindjeve në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të qeverisë, shkalla e lindjeve në SHBA ra me 4% në vitin 2020. Kjo ishte rënia më e madhe njëvjeçare në gati 50 vjet. Qeveria vuri në dukje një rritje prej 1% të lindjeve në SHBA vitin e kaluar, por numri i foshnjave të lindura ishte ende më i ulët se përpara pandemisë së koronavirusit. Rreth 86 mijë më pak se në vitin 2019. Disa njerëz po kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, për të shmangur lindjen e fëmijve.

Në moshën 24-vjeçare, El Johnson ka vendosur të mos lindë fëmijë, megjithëse ajo dhe e dashura e saj nuk e kanë përjashtuar mundësinë e adoptimit.

Studentja e diplomuar, që punon në shërbime ligjore në Austin të Teksasit, ka një listë arsyesh pse nuk dëshiron të lindë: kriza klimatike dhe një sëmundje gjenetike mes të tjerash.

- Publicitet -

“Nuk mendoj se është e drejtë të sjellësh fëmijë në këtë botë. Tashmë ka fëmijë që kanë nevojë për familje. Nuk e di se çfarë lloj bote do të jetë pas 20, 30, 40 vjetësh”, thotë ajo.

El Johnson është aq e sigurt, në fakt, sa së shpejti do t’i heqë tubat e saj. Është një vendim paraprak që e mori pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë kundër abortit dhe kufizimet e rrepta për shërbimet e abortit në shtetin e saj dhe në mbarë vendin.

Gra të tjera të intervistuara përmendën gjithashtu ndryshimet klimatike, së bashku me borxhin studentor të shoqëruar me inflacionin, si arsyet që nuk do të duan kurrë të bëhen prindër. Disa djem të rinj, gjithashtu, po zgjedhin të bëjnë vazektomi.

Walter dhe Kyah King jetojnë në periferi të Las Vegasit. Walter, 29 vjeç, statisticien i të dhënave sportive, dhe Kyah, 28, këshilltare për arsimin e lartë, kanë qenë së bashku për gati 10 vjet, katër të fundit si çift i martuar. Dakortësia që të mos kishin fëmijë erdhi ngadalë për të dy.

“Ishin në fillim të të 20-ave kur u lidhëm,” thotë Kyah. “Ne ishim zhvendosur në Kaliforni dhe vërtet sapo po fillonim jetën tonë si të rritur. Mendoj se folëm për të pasur tre fëmijë në një moment. Por me ekonominë dhe gjendjen sot në botë si dhe duke menduar për rritjen e tyre, filluam të kishim dyshimet tona.”

Financat janë shqetësimi kryesor. Të ardhurat totale ata i kanë rreth 160,000 dollarë në vit, por duhet të paguajnë taskast, si dhe të shlyejnë kreditë për shkollën, rreth120,000 dollarë për Kyah-n dhe rreth 5,000 dollarë të mbetura për Walter-in. Çifti thotë se nuk do të ishin në gjendje të blinin një shtëpi dhe të përballonin koston qoftë edhe të një fëmije, pa sakrifica të mëdha, që ata nuk janë të gatshëm t’i bëjnë.

Por për Kyah-n, vendimi shkon përtej parave.

“Mendoj se do të ishim prindër të shkëlqyer, por mendimi për të hyrë në sistemin tonë shëndetësor për të lindur është vërtet i frikshëm. Gratë me ngjyrë, nënat zezake, nuk vlerësohen njësoj si nënat e bardha”, tha Kyah, e cila është afrikano-amerikane.

Jordan Davidson intervistoi më shumë se 300 njerëz për një libër të botuar në dhjetor, të titulluar, “Pra, kur do të keni fëmijë?” Pandemia, thotë ajo, bëri që shumë njerëz, në mesin e atyre që mendonin të kishin fëmijë, ta shtynin lindjen e fëmijëve.

“Afatet kohore që njerëzit krijuan për veten e tyre, për të realizuar X objektiva brenda tre vjetësh, ndryshuan. Njerëzit nuk ishin domosdoshmërisht të gatshëm t’i lëviznin këto objektiva dhe të thoshin, në rregull, unë do të heq dorë nga këto arritje dhe do ta bëj këtë ndryshe. Njerëzit ende duan të udhëtojnë. Ata ende duan të ndjekin studimet pasuniversitare. Ata ende duan të përmbushin disa standarde financiare”, thotë zonja Davidson.

Frika rreth ndryshimit të klimës ka çimentuar idenë e të jetuarit pa fëmijë për shumë njerëz, thotë zonja Davidson.

Në mesin e atyre që u intervistuan nga Jordan, shqetësimet për mjedisin ishin shumë më të përhapura tek grupi me më të rinj.

Alyssa Persson, 31 vjeç, u rrit në një qytet të vogël të Dakotës së Jugut. Martesa dhe lindja e fëmijëve ishin të rrënjosura në kulturë, thotë ajo. Vetëm pas divorcit nga i dashuri i saj i shkollës së mesme, ajo bëri një hap prapa dhe pyeti veten se çfarë donte në të vërtetë nga jeta.

“Shumica e grave nga jam unë humbasin identitetin e tyre në amësi,” thotë Alyssa Persson, e cila tani jeton në St. Louis dhe fiton rreth 47,000 dollarë në vit si bibliotekare.

Ajo paguan borxhin e kredisë studentore prej rreth 80,000 dollarësh. Persson është një ish-mësuese që i do fëmijët, por ajo ndjen se tani po mendon më qartë se kurrë për kostot, pasojat dhe sakrificat e të qënit prind.

“Të kesh fëmijë më duket si një kurth, të jem e sinqertë. Financiarisht, emocionalisht, fizikisht. Dhe nëse do të kisha ndonjë hije dyshimi, fakti që nuk mund ta mbaj veten mirë me rrogën time është i mjaftueshëm për të më trembur plotësisht nga ideja.”

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    August 31, 2022 at 7:30 am

    Propaganda dhe sistemi jane bere ashtu qe te ulet popullata e botes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Z on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?