Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermani – Skoci hap “Euro 2024”, nis beteja për trofeun e 17-të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjermani – Skoci hap “Euro 2024”, nis beteja për trofeun e 17-të
Lajmi i funditSport

Gjermani – Skoci hap “Euro 2024”, nis beteja për trofeun e 17-të

Published: June 14, 2024
Shpërndaje

Pritja e gjatë tani ka marrë fund. ‘Euro 2024’ më në fund fillon (14 qershor-14 korrik) këtë mbrëmje në orën 21:00 në ‘Allianz Arena’ të Mynihut me ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocinë.

Edicioni në tokën gjermane do të jetë i 17-ti në histori dhe pas atij në 2020 (u zhvendos në 2021 për shkak të pandemisë Covid-19) do t’i rikthehemi normalitetit. Italia është kampionia në fuqi, Gjermania (së bashku me Spanjën) është kombi që ka fituar më shumë (3).

Pavarësisht se është vendi pritës, Gjermania nuk është ndër favoritët. Është faji i Botërorit të fundit katastrofik, me eliminimin në raundin e parë dhe një Europiani në 2021, që përfundoi në 1/16 kundër Anglisë.

- Publicitet -

Për këtë rast, Toni Kroos bëri rikthimin në kombëtare dhe do t’i japë lamtumirën futbollit në fund të eventit. Nagelsmann ka vendosur të fokusohet në një përzierje eksperience (Kroos, Gundogan, Neuer, Muller, Rudiger dhe Kimmich) dhe lojtarëve të rinj premtues (Musiala, Schlotterbeck dhe Wirtz).

Për Skocinë, kjo është pjesëmarrja e katërt pas atyre të viteve 1992, 1996 dhe 2020. Skocezët do të përpiqen të shesin shtrenjtë, edhe nëse nuk e kanë kaluar asnjëherë fazën e grupeve. Pasi humbi ‘bolonjezin’ Ferguson për shkak të dëmtimit, elementët më të rëndësishëm mbeten Robertson (mbrojtësi i majtë i Liverpool), McTominay (mesfushori i Manchester United), playmaker Billy Gilmour (Brighton) dhe qendërmbrojtësi i Real Sociedad, Kieran Tierney.

Nga edicioni i parë në vitin 1960 e deri më sot, 10 ekipe kombëtare kanë fituar trofeun e ‘Henri Delaunay Cup’, të emëruar për nder të sekretarit të parë të përgjithshëm të UEFA-s dhe promovuesit të edicionit të parë të ngjarjes.

‘Libri i Artë’ përshkruan nga tre fitore për Gjermaninë (dy si Gjermania Perëndimore, 1972 dhe 1980, dhe një pas ribashkimit, në 1996) dhe Spanjën (1964, 2008, 2012), dy fitore për Italinë (1968, 2021) dhe Francën (1984, 2000), një fitore për Bashkimin Sovjetik (1960), Çekosllovakia (1976), Holanda (1988), Danimarka (1992), Greqia (2004) dhe Portugalia (2016).

Formacionet e mundshme të kësaj ndeshjeje janë:

Gjermani (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Andrich, Kroos, Gundogan; Musiala, Wirtz; Havertz. Tr. Nagelsmann.

Skoci (3-4-2-1): Gunn; Porteous, Hendry, Tierney; Ralston, McGregor, Gilmour, Robertson; McGinn, McTominay; Adams. Tr. Clark.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tifozi says:
    June 14, 2024 at 8:52 am

    O Zot çoje ekipin e zemres time ne finale te kti kompeticioni shqipria vetem fitore ,kalojm grupin .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?