Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania refuzon ekstradimin e shqiptarit, në burgjet angleze ka…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjermania refuzon ekstradimin e shqiptarit, në burgjet angleze ka…
BoteKronikeKryesore

Gjermania refuzon ekstradimin e shqiptarit, në burgjet angleze ka…

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

 

Një gjykatë në Gjermani  ka refuzuar ekstradimin në Britani të një shtetasi shqiptar të akuzuar për trafik droge, dhe shkak për marrjen e këtij vendimi thuhet se janë bërë kushtet në burgun pritës.

The Guardian raporton se Shoqata e Avokatëve britanikë e ka konsideruar rastin një “kritikë të rëndë” dhe “të sikletshme” për Mbretërinë e Bashkuar.

- Publicitet -

I pandehuri shqiptar ka jetuar prej vitesh në Britani dhe akuzohet për trafikimin e rreth 5 kg kokainë dhe për pastrim parash në vlerat rreth 330 mijë paunde.

Për të është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar nga magjistratët e Uestminsterit, një njoftim i kuq për Interpolin, duke kërkuar kthimin e tij për gjykim në Britani. Ai udhëtoi për në Gjermani sepse e fejuara e tij ishte sëmurë rëndë.

Gjykata e lartë rajonale e Karlsruhe në Gjermaninë jugperëndimore vendosi për rastin në fillim të këtij viti, por vetëm së fundmi është bërë publike.

Sipas gjykatës: “Gjykata vendosi që ekstradimi i shqiptarit në Britani është ‘aktualisht i papranueshëm’. Pa marrë garanci nga pala britanike, ekstradimi nuk do të mundësohet për arsye të gjendjes së sistemit britanik të burgjeve. Nuk ka mjete juridike që mund ta zhbëjnë këtë.”

Shqiptari është arrestuar nga policia gjermane dhe është mbajtur në paraburgim për ekstradim.

Avokati i tij, Jan-Carl Janssen, ka studiuar në Glasgou dhe e ka shkruar diplomën e tij për kushtet e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Para gjykatës, Janssen përmendi studimet e tij në lidhje me mbipopullimin kronik të burgjeve britanike, mungesën e stafit dhe dhunën midis të burgosurve.

Gjykata tha se kërkohen garanci nga Mbretëria e Bashkuar për respektimin e standardeve minimale në përputhje me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, gjykata u kërkoi autoriteteve britanike të specifikojnë në cilat burgje do të mbahej shtetasi shqiptar dhe si do të ishin kushtet e paraburgimit të tij në ato ambiente.

Një stacion policie në Mançester iu përgjigj kërkesës së gjykatës në ditën e fundit të afatit, duke thënë se po ndërtohen 20 mijë vende shtesë në burgje për të trajtuar problemin e mbipopullimit. Ndërkohë, kërkesa e dytë për sigurinë e jetës në këto burgje nuk mori përgjigje nga pala britanike.

Meqenëse Mbretëria e Bashkuar nuk është më anëtare e BE-së, rregullat për urdhëarrestet europiane nuk zbatohen më. Marrëveshja e tregtisë dhe e bashkëpunimit e lidhur midis BE-së dhe Britanisë në vitin 2020 shprehet se një urdhërarrest mund t’i nënshtrohet kushteve të caktuara dhe “nëse ekzistojnë baza të arsyeshme për të besuar se mbrojtja e të drejtave themelore të personit të kërkuar është vërtet e kërcënuar, autoriteti gjyqësor mundet, aty ku është e përshtatshme, të kërkojë garanci shtesë”.

I pandehuri shqiptar nuk kërkohet për vepra penale të kryera në Gjermani dhe për shkak se nuk mori garancitë e kërkuara nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ai është lënë përsëri i lirë.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale
  2. Vlonjati on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. rapsodi popullor on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. TemO on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  5. demo on Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?