Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze
AktualitetBote

Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Në sfondin e gjendjes së popullsisë civile në Rripin e Gazës Gjermania do të shtojë ndihmën humanitare për territoret palestineze edhe me 38 milionë euro. Këtë e komunikoi ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, pas një bisede me kryeministrin palestinez Mohammed Shtaje në Ramallah në Jordanin Perëndimor. Me këtë shtesë ndihma e përgjithshme e Gjermanisë dërguar këtë vit për territoret palestineze arrin në mbi 160 milionë euro.

“Çdo jetë është e njësoj e çmuar. Gjithkush në Izrael apo në Palestinë ka të drejtë të jetojë në paqe e siguri”, theksoi Baerbock. Një hap i parë i rëndësishëm për njerëzit në Gazë janë pauzat humanitare. “Këto duhet të zgjerohen edhe më tej“, kërkoi Baerbock. Gjithashtu duhet t’u jepet siguri furnizimi spitaleve në veri të Rripit të Gazës.

Të shtunën në mbrëmje (11.11.2023) ministrja e Jashtme gjermane pati takime edhe me homologun e saj izraelit Eli Cohen dhe drejtuesin e opozitës Jair Lapid në Tel Aviv si edhe një bisedë me politikanin e opozitës Benny Gantz, i cili bën pjesë në kabinetin e krizës të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanjahu. Gjatë udhëtimit në Lindjen e Mesme në agjendën e bisedimeve të kryediplomates gjermane Baerbock janë gjendja e pengjeve në duart e Hamasit militant-islamik, situata humanitare e civilëve në Rripin e Gazës si dhe paqja e mundshme në të ardhmen përmes zgjidhjes me dy shtete. Baerbock po qendron për të tretën herë në rajonin e Lindjes së Mesmeqë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

- Publicitet -

Gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite, Baerbock sërish u angazhua për një ndërprerje humanitare të luftimeve Izrael-Hamas për të mundësuar furnizimin e popullsisë që po vuan pasojat në Rripin e Gazës. Në bisedimet me përfaqësuesit e Katarit dhe të Arabisë Saudite ka pasur dakordësi, që “ndërprerja e luftimeve është e nevojshme për të mundësuar furnizimin me ndihma humanitare”, mësohet nga delegacioni që shoqëron ministren e Jashtme në vizitat nëLindjen e Mesme.

Po ashtu gjatë këtyre bisedimeve palët kanë qenë të një mendimi, se paqja për palestinezët dhe Izraelin është e mundur vetëm me një perspektivë për zgjidhjen me dy shtete, thuhet më tej lidhur me bisedimet në Katar dhe Arabinë Saudite.

Scholz: Izraeli duhet të mbetet një vend i sigurtë për hebrenjtë nga e mbarë bota

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e Izraelit si një vend i sigurtë për hebrenjtë. “Është e rëndësishme të dihet në të gjithë botën, se ekziston ky vend”, theksoi ai në kuadër të një kongresi dyditor të socialdemokratëve europian (SPE) në qytetin juor të SPanjës, Malaga. Ndaj, sipas tij, duhet të jetë i “qartë solidariteti ynë” me Izraelin.

“Sulmi i tmerrshëm, barbar i Hamasitndaj qytetareve dhe qytetarëve të Izraelit, ndaj fëmijëve, të moshuarve, të rinjve, që merrnin pjesë në një festival, poshtërimet e filmuara atje, këto janë gjëra që ne nuk do t’i pranojmë kurrë”, tha Scholz. AI njëkohësisht nënvizoi, se duhet bërë gjithçka e mundshme, për të shmangur njëpërshkallëzim të konfliktit dhe për të mundësua rndihmat humanitare për njerëzzit në Rripin e Gazës. Kancelari kërkoi gjithashtu një ndërprerje të luftimeve, në mënyrë që të plagosurit, shtetasit e vendeve të tjera dhe po ashtu mundësisht edhe pengjet që mbahen nga Hamasi radikal.silamik të mund të largohen nga Rripi I Gazës. Kancelari theksoi edhe të drejtën e Izraelit për t’iu kundërvënë organizatës terroriste të Hamasit.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?