Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjiknuri takon Martin Schulz: Shqipëria ka ndryshuar dhe meriton të ecë përpara; Ilir Meta është rreshtuar me koalicionin e së shkuarës, nuk ka më lidhje me të majtën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Gjiknuri takon Martin Schulz: Shqipëria ka ndryshuar dhe meriton të ecë përpara; Ilir Meta është rreshtuar me koalicionin e së shkuarës, nuk ka më lidhje me të majtën
Uncategorized

Gjiknuri takon Martin Schulz: Shqipëria ka ndryshuar dhe meriton të ecë përpara; Ilir Meta është rreshtuar me koalicionin e së shkuarës, nuk ka më lidhje me të majtën

Published: May 5, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri priti sot në një takim të veçantë Martin Schulz, një mik i Shqipërisë, aktualisht President i Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, ish-kryetar i socialdemokratëve gjerman dhe ish-President i Parlamentit Evropian.

Teksa e falënderoi për kontributin e tij konstant në shtyrjen përpara të proceseve integruese të Shqipërisë, Gjiknuri u shpreh se gjatë takimit është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mes Fondacioneve “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert”, ashtu sikurse bashkërendimin e qëndrimeve midis partive evropiane simotra dhe organizimin shumë shpejt në Tiranë të një konference ndërkombëtare me fokus integrimin.

“Z. Schulz është një nga personalitet e mëdha të politikës gjermane, ka qenë ish – President i Parlamentit Europian, drejtues i grupeve social – demokrate të majta, është një bashkëpunëtor i afërt i Partisë Socialiste, i qeverisë shqiptare, një mik i joni. Siç edhe e tha vetë, jemi duke punuar së bashku me Fondacionin “Friedrich-Ebert” në lidhje me politikën e jashtme, sfidat që po kalon Shqipëria në këtë periudhë, që kalon Ballkani Perëndimor dhe pse jo të rrisim bashkëpunimin në të gjitha nivelet Europiane. Bashkë me Fondacionin “Friedrich-Ebert” ne po përgatitemi të zhvillojmë një konferencë të madhe në lidhje me të majtën progresiste dhe idetë për të majtën sidomos me fokus Bashkimin Europian dhe sfidat që kalon Ballkani Perëndimor. Gjithashtu, z. Schulz, ka parë shumë ndryshime në Shqipëri, është një mbështetës i madh i politikave tona. Gjithçka është evidente që Shqipëria ka ndryshuar dhe meriton të ecë përpara”, tha Damian Gjiknuri.

- Publicitet -

I pyetur nëse në konferencën që do të mbahet në Tiranë për të majtën do të ftohet dhe Ilir Meta, numri dy i socialistëve tha: “Ilir Meta është i rreshtuar me koalicionin e së shkuarës dhe nuk ka më lidhje me të majtën. Dhe besoj se ju e dini që ai nuk është më pjesë e grupeve progresiste dhe nuk përfaqëson asgjë për të majtën. Madje dhe emrin e partisë e ka ndryshuar, kështu që e ka zgjidhur këtë dilemë vetë dhe nuk ka nevojë ta komentojmë ne këtu”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?