Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Pamjet e fundit të Ilir Metës, ashtu si u shfaqën, dhe, për më tepër, fjalët që u dëgjuan, zgjuan në njerëzit idenë se diçka e madhe ka ndodhur e ish presidentin. Në të vërtetë, nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Prej shumë kohe ai është në një gjendje të lemerishme, që , sa më shumë kohë shkon, aq më tepër shfaqin atë që është munduar ta fshehë. Gjendja e tij mendore është normale, veprimet e tij janë ato të një njeriu në prag të çmendjes.
Përse ka ndryshim mes dy gjendjeve, dhe a janë rastësi shpërthimet që po ndodhin, qoftë në konferenca shtypi, të shumta kësaj here, qoftë në daljet e tij të befasishme, apo, edhe më tej se kaq, në momentet kur sapo ka lënë pas zyrat e SPAK, dhe, si nuk ka ndodhur me askënd tjetër në këtë vend, detyron shoqëruesit e tij ta tërheqin për krahu që të mos bëjë budallallëqe tët tjera.
Ndoshta duket e largët në kohë, në zgjedhjet politike të vitit 2011, kur sapo kuptoi se loja e Ramës ndaj tij ishte drejt fundit, ai u shfaq në rrethinat e Lezhës, shoqëruar nga një grup të fortë , nga ata që më pas do të bëheshin të njohur për gjithë veprash, dhe bëri thirrjen e një njeriu të hurit e të litarit, se “ Ilir Meta po vjen bashkë me shokët e tij”, sikur po nisej drejt luftës dhe, jo shumë vonë në kohë, mllefi i tij politik.., e jo vetëm politik, shënoi viktimat e tij.
Për shumë kënd nuk është e largët paraqitja e Ilir Metës në televizionin e familjes Berisha, ashtu i @artur në fytyrë, më shumë vagabond rrugësh se sa njeri normal, duke bërë thirrjet çakërdisura për heronj mbi tanke apo Salvator Allende, luftë dhe bomba mbi malet me gropa, për avionë dhe raketa, për gatishmërinë e tij të sakrifikohet, si një shpallje lufte në një cep rruge ndaj Shteteve të Bashkuara.
Edhe atëherë ishte e lehtë të mendoje se ky njeri nuk ishte normal, por , për fat të keq ishte presidenti i Republikës, dhe, si të tillë, nuk mbante përgjegjësi për fjalët që thoshte, kërcënimet që lëshonte, veprimet që bënte.
Tani gjërat kanë shkuar më tej se kaq. Shfaqja e Ilir Metës, në një cep fushe, me vare në duar, duke shpallur kredon për luftë, me kallash në duar, thirrjet për t’u ngritur në luftë dhe përplasje ndaj qeverisë, shtetit të tij, dëshira për të vënë në këtë vend gjithçka kundër njëri tjetrit, nuk janë më kërcënime nga një president, që, falë postit edhe mund të falen përkohësisht. Ata nuk janë çaste deliruese të një njeriu që ende mendon se ka pushtet, apo se është në pushtet. Thirrjet e Ilir Metës janë të një rrugaçi politik, që tash 32 vite ka hyrë aty, ka qeverisur këtë vend, për faqen e zezë të shqiptarëve që fatin e tyre ua besojnë atyre që e vodhën deri në palcë, e shitën, e shkatërruan dhe përsëri duan ta çojnë në humnerë. Janë thirrjet e njeriut që nuk ka për gjë të vërë në gjak gjithë çka është e mundur, edhe pse askush nuk i ka hak. Në 3o vite jetë pluralë Shqipëria nuk ka njohur një çift bashkëshortë e bashkë politikanë që askush nuk i do më, veç atyre të pakët që janë lidhur me të dhe të gatshëm janë të hipin mbi barrikada. Është çifti ndaj të cilit nuk zgjohet asnjë dhembshuri, ndaj jetës dhe fatit të tyre, sado i rëndë të jetë, nuk i vjen keq askujt. Edhe kundërshtarit e hapur politikë, në kahun e majtë, edhe kundërshtarët e fshehur politikë, në kahun e djathtë , nuk i duan, nuk kanë asgjë çast dhembshurie ndaj tyre, sepse ata , në të vërtetë, prej kohe e kanë mbushur kupën.
Përse Ilir Meta kaloi në një stad më të lartë të çmendurisë së tij politike?
Janë shumë arsye për këtë.
Njëra ndër strukturat më të besuara në Shqipëri dhe në partnerët ndërkombëtarë, SPAK, sapo ka filluar të hapë dosjet e tij, të cilat kanë më shumë se sa disa gjëra të njohura, dhe ku, të njohurat janë më të lehta se sa të panjohurat.
Dalja e tij e fundit nga zyrat e SPAK shfaqi një njeri të degraduar, që e ndjen se po i vjen fundi, ku gjërat e mbledhura po shtohen me shpejtësi , dhe në të cilat gjithsecila është më e rëndë se tjetra. Tani nuk është më fjala thjeshtë për ÇEZ-DIA apo pasurimet e tij marramendëse, ku fajet synon të ia përcjellë gruas dhe bashkë punëtores së tij më të afërt, Kryemadhit, por edhe më tej se kaq. Pikërisht këto të tjerat e rëndojnë gjendjen e tij mendore, por nuk është i çmendur. As i lajthitur. Është plotësisht në vete, pasi, më mirë se gjithkush tjetër e di se çfarë ka bërë në jetën e tij, përse kjo dashuri mallëngjyese me Berishën është më tepër se kaq, çfarë fshihet pas kanosjeve të tij dhe a ka më shumë se kaq?
Ilir Meta është ndër ato njerëz të politikës që kanë pasur vetëm këtë zanat. Nuk ka punuar asnjëherë për çfarë ka studiuar, nuk ka ngritur firma ku të shquhej për aftësi organizative , por firmat kanë punuar për të; nuk është shquar as si financier i aftë, por llogaritë për pasurinë e tij i ka bërë si duhet. Ai nuk e ka ditur kurrë sa shumë ka në shportën e tij financiare, sa që edhe një tërheqje prej 20 mijë euro nuk mbahet në mendjen e tij; ai nuk e di se sa ka kushtuar mobilizimi i vilës në Gjirin e Lalzit, sepse 600 mijë euro, çfarë pat thënë me entuziazëm zonja e tij nuk përbën ndonjë shumë tronditëse. Të gjitha këto ai mund t’i kalojë, por, nëse thesi i bërjeve të tij hapet plotësisht, atëherë gjërat do të jenë shumë më të ashpra, të rënda dhe të papërballueshme. As për një njeri të pasur si është zoti Meta.
Meta nuk është i çmendur. Është thjeshtë një njeri që një ditë mund të kalojë në çmendje, nëse gjithçka e tij hapet plotësisht.
Ai e ndjen se vetmia e tij po bëhet gjithnjë e më madhe. Brenda familjes, kjo është më e lehta, më e kalueshme dhe me e përballueshme, ku është gati të sakrifikojë nënën e fëmijëve për jetën e tij. Jashtë familjes, kjo është më e rënda.
Njeriu i shfaqur me vare në duar nuk i bën dot gjëmën askujt. Asnjë njeriu të vetëm. Është në shembjen e jetës së tij politike, si ato banesat gërdalla që vjetrohen shumë shpejt. Dhe, due u shembur, zënë nën vete pikërisht të zotët e saj.
Do të jetë një fund i pa lavdishëm, por i vetmi fund i duhur.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
BOLL NA CAVE KOKEN
TE GJITHA I DIME
MBETE DUKE I RA
FYELLIT NE NJE VRIME
DIKUR ME SALIUN
TANI ME BORATIN
LECKE E BERE VETEN
KAQE PATE FATIN
NJE HIJE E MOCME
KE MBETUR MES NESH
RRI O BEDRO URTE
KE VAJTUR PER LESH
Me qetesi dhe dashuri,-Ilir Meta
Cpate o baba Teqeje!Cfare te pickoi qe je terbuar?
Fëmijët i shkolloi
Për vete shkalloi
Monikën magjistare
Do ta çmendi fare.
I mallkoi perëndia
Për gjëmat e tija
Kete pjesen e ketij shejtan budallait qe luan pjesen e morrem vesh. Por per kete tecin a do flisni? Apo i keni dedikuar nje shkrim te vecant? Sikur eshte planifikuar nje incenator ne kete zone ne mos gaboj. Mendohet te transformoje mbeturinat ne energji. Nje lloj teci qe perdor plehrat si lend djegese. Do duhet dhe nje tjeter per vec ketij do behen dy keshtu? Doni te ndotni pjesen me te begate te myzeqese. Mendoni qe gjithe ato ndotjet do te shkojne ne tryezat e njerzve. Mire e keni ju plasi b…a per prodhimin e vendit.
Apo do e kalojme me nje te thene, he mos ja vini re se ka shkare?
Duket sikur po cmendet, e mund te cmendet.
Si shpjegohet kjo dukuri e Metes?
Ka shume opsione, por mua me shkon ne mendje varjanti:
Ka mundesi qe ish presidenti filloj te besoj se po merte ate qe i takon,
nje forme droge psiqike, qe ndodh tek shume individe te tille,
qe mashtrojne veten e tyre, per te qene ne gjendje te flene.
A ka mundesi qe po luan kete rol, per te mare nje denim minimal?
Sesht hera e pare qe nje karagjoz burre, luan rolin e te cmendurit, vetem e vetem ta lehetsoi vehten sa me shume nga krimet, makuteria dhe pislleqet qe ka bere ne dem te shqiptareve ky maskara. Spaku duhet ti vere kufirin tek thana sa me pare, jo pse e shan e fyen Spakun dhe Kryetar Dumann, por, sa me shume dit te kalojne esht me keq per shqiptaret, qetesin dhe demokracin. pretendimet qe smban pergjegjesi per shpenzimet, luksin e krijuar , jo vetem ne gjirin e Lalezit, tek kodra e djellit apo kudo ku i ka dashur qefi keti banditi deshmojne me se miri se sa milion ero e dollare ka perfituar nga CEZ Dia , nga perqindja qe merte nga personat e besuar nga drejtoret e institucjoneve qe emeronte ne ministrit dhe drejtorit qe levronin me miliona para ne muaj e vit. Ne biseden me ish ministrin e energjis te ndjerin …………. per ti dhen Gimit nje koncesjon , ku dote merte si shperblim 700 mij ero, vec te tjersh i thote se mos ki frik nga drejtesia sepse, kryetares te gjukates te lart ja kam cuar vajzen ne amabasaden ton ne Austri. Vetem thirjet qe ben sikur ish president qe, per turpin e tij bente thirje per thika, hanxhare, cfurqe, nga lezha me nje grup rrugacesh per te mare armet dhe tani jo vetem me vare ne dore thyen ci del perpra qe i duket trimeri, por ben thirje per te rembyer armet , se pak ka vuajtur populli une nga luftrat dhe vellavrasja dhe nga vrasjet qe ndodhin cdo dite nga qyteret me armet qe u moren ne depot e ushtris. Zoti Dumani , jini ne rruge te mbare, mos u trmbeni nga Meta e Berisha . SHarjet, fyerjet dhe kercenimet qe ata bejne ndaj Jush dhe institucjonit qe ju drejtoni, vecse ju ritin emrin , shtojne besimin e qytetareve shqiptare tek drejtesia e re dhe miresin per shqiptaret demokracin dhe perparimin politik, ekonomik dhe shoqeror te SHqiperis per tu bere sa me shpejt natare e BE.
pritet qe ne gjendjen e renduar qe eshte do shkoje te mbyllet ne haremin e Jales qe te merret me trajnimin e lristave te Nafije dybekut bashke me Floida kerpacen, per te pergaditur nje kontigjent te rinjsh te mashtruar gati per revolucionin nr.8 se deri tani 7 revolucione qe ka nisur bashke me perbindeshin 80 vjecar te vicidolit kane deshtuar qysh ne nisje. Ulerimat e spiunit Agush per rrembim armesh nuk karikojne apo frymezojne ma asnje ne Shqiperi. Bile dhe sharebajgat e haremit te Jales e kane braktisur te lajthiturin duke e lene vetem me xhixho hundpinoken dhe Tedi bibiloshin gjelkokoshin e leshelise.
Ishte Rama ne 21 janar 2011 qe e nje video te ketij burrit nderseu socialistet tek gardhi i kryeministrise, per ta zgjedhur pas 2 vitesh kete burrin Kryetar Kuvendi e ne 2017…President te Republikes!
Tani gjeje vete o Berdiu partise se kush eshte me i cmenduri ne menyren e plote (e ke te lehte, mjafton deshira per ta pare realitetin)
Ilir Meta eshte trembur si lepur.Edi qe ka shkelur ne derrase te kalbur(ka vjedhur) pasurine e shqiptareve.
Edegjiuam ne aktivitetin e partise se tij qe fliste mbrockulla.Njerzit afer tij duhet ta keshillojne qe te terhiqet nga budallalleqet qe ben.Te mos degjoje Lefter Maliqin-nje polic i rtendomte.
Uroj qe zoti ti jap mend dhe te kthehet ne binare per te miren e familjes se tij.Per shoqerine eshte pa asnje vlere.
LIKE FLORIRI ËSHTË RREZIK PËR KOMBIN SHQIPTAR,Z.ISLAMI!
PO RREZIKOHET NJË 97 E DYTË,ASHTU SI SALA FAZLLIQ GËRDECLLARI QË THOSHTE:”U BËJ THIRRJE QYTETARËVE QË PËR SIGURINË E TYRE TË ARMATOSEN!”.
LIKJA DUHET ÇUAR TE 5-SA!
Kursejini deklarimet e forta o shoke rilindjote, se kush e di Rames qe nuk i rrihet pa Hurin e Metes ne prapanice e lidh serish aleancen me Liken, ben qeveri me te dhe ju le serish me mut ne goje si kur ua vuri President .
Bedri Kellira, mire e ke ti, po ai Teci ke do cmendi? Cfare i ndodh popullit te Roskovecit.
Shko atje dhe prishi jeten nje fshati te tere. Cdo te thote kjo?
Apo eshte me gallate te merresh me Meten?
Kush jane birbot qe po vjedhin e grabisin Shqiperine, po lene fshatrat pa uje?
Pse nuk flitet per ta?
Meta ka te drejte, po kete pune duhet ta bejne njerezit vete, jo te shkoje Meta ti mesoje
Popull i mbaruar