Plot mister është ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Sarandë ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, një person humbi jetën në gjirin e Sarandës, 100 metra larg Portit Detar. Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në orën 22.00, kur qyteti u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, i cili u dallua edhe vizualisht për shkak të zjarrit te shkaktuar por edhe një sasie të madhe tymi që la pas.
Vetëm pak minuta më pas, një gomone e vogël e drejtuar nga dy turistë të huaj solli një person të plagosur rëndë në Portin Detar të qytetit aty ku kishin mbërritur menjëherë forca të shumta të Komisariat të Policisë Sarandë. Ata e kishin gjetur rastësisht atë teksa po shkonin për tek jahti i tyre i ankoruar në radë.
I plagosuri, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Kur kanë kaluar rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë, ende nuk është arritur të identifikohet viktima dhe as të përcaktohet nëse është shqiptar apo i huaj.
Bashkë me këtë fakt nuk është përcaktuar as shkaku i shpërthimit, nëse bëhet fjalë për bombol oksigjeni apo lëndë eksplozive.
Policia ka ushtruar kontroll në gjirin e Sarandës por nuk ka gjetur as një mjet lundrues të braktisur që mund të lidhet me viktimën, kështu që ende nuk dihet arsyeja se pse ndodhej në mes të detit viktima. Mësohet se ai ishte i veshur si palombar, por janë ende të paqarta lëvizjet e tij në det. Trupi i viktimës ndërkohë është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa policia po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.
j.l./ dita

Ja,ua them uuuuuuuuu!
Ne gjirin e Sarandes kane pas qene tre Anije te lashta te mbytura me amfora,monedha,poceri dhe Relikte te lashtesise.
Arkeoliget shqiptare kane qene ne dijeni te tyre .
Tarja,qe ben sikur i djeg bytha per historine dhe arkeologjine,,se ne fakt eshte si edvini gjithollog.Nuk mer vesh as nga historia as nga arkeologjia,,por ju qep ketyre te huajve hajdute te relikteve arkeologjike dhe u tregoi Vendndodhjet e anijeve te lashta. Keta eksplorues(por ne fakt hajdute)Moren anije dhe skafe kerkimore me paisjet te tera dhe zhytesit e tyre i rropen mire cfare paten e nuk paten anijet e lashhte,Tarja mori pjesen e vet.
Era e kermes sjell Egersirat.
Hajduterit e Relikteve Arkeologjike qe solli Tarja u mesuan,,BISHA SHKON NE VENDIN KU KA LENE KERMEN,,Pas ariut shkon ujku,pas ujkut,cakalli dhe Orlat e kermespastrueset rreth e rrotull.
Prandaj ka ndodhur shperthimi.
Ay qe eshte vrare eshte nje zhytes Reliktesh,qe i ka shperthyer bombola oksigjenit ne kurris.
Ata dy te huajt me gomone,,nuk kane qene aty rastesisht gjoja po kontrollonin varken,por kane qene bashkepunetoret e zhytesit.Punedhenesit,se nga ajo gomone u hodh ne uje.Keta po kontrollonin Gjirin e Sarandes per Relikte.
Merri plasi brenda,se tregojne vete.
Ja ku jua beri demo Investigimin,gazetaresik,pa qene fare ne Vendngjarje,se demo eshte gazetar investigativ qe ne kohe te Hyske Borobojkes,kur e dergonte xha Gaqo,te investigonte magazinjeret hajduter te Ndermarrjeve Shteterore.
Mos peshkonte me Dinamit ky, dhe e ka fut fitilin me te shkurter nga c’duhet?
Ata qe e kan prur ne breg,,kan qen bashke,,,por kan then qe e gjetem ne breg te detit,,,gjeni dy gjoja turistet e huaj,dhe do ta kupton se per cfar behet fjalen,,dhe do identifikoni viktimen,,,