Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO lë në burg të arrestuarit për korrupsion në Gjykatën e Korçës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > GJKKO lë në burg të arrestuarit për korrupsion në Gjykatën e Korçës
KronikeLajmi i fundit

GJKKO lë në burg të arrestuarit për korrupsion në Gjykatën e Korçës

Published: December 27, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të arrestuarit për korrupsion në Gjykatën e Korçës, ku tentuan që kundrejt parave të ulnin masën e dënimit për një të ndaluar.

Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që të Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici.

Të ndaluarit janë Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,Dritan Tabaku, Bledar Kozici dhe Artiana Kozici.

Vendimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 18.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt:Caktimin ndaj personave nën hetimN.H, N.J, D.K, D.T dhe B.K të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 tëK.Pr.Penale, si dhe caktimin ndaj personit nën hetim A.Ktë masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.

 

2.Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariElsa Ulliri,bazuar në nenin 244 të  K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 137 Akti, datë 25.12.2023, ndër të tjeravendosi:

 

Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.H,i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim B.K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim N.J, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i Kodit Penal.

 

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.K (N.)e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.
Urdhërohet personi nën hetim D.K (N) të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në lagjen në Korçë, në adresën: Rr. “******”, Nd. ***, **.*.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim D.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim,parashikuar nga neni 245/1/2-25 i K.Penal.

 

Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të martën e fundit të çdo muaji, ora 13.00.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe policia gjyqësore urdhërohen të kontrollojnë respektimin, ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e marrjes dijeni.
3. Pasi është bërëekzekutimit i masës së sigurimit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 tëK.Pr.Penale më datë26.12.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarjaElsa Ulliri, me vendimin Nr. 140 Akti, datë 27.12.2023, vendosi:

 

Pranimin e kërkesës.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.H me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim N.J me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të dhënë ndaj personit nën hetim D.K (N) me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Urdhërohet personi nën hetim D.K (N)të mos largohet nga banesa e saj, e ndodhur në Korçë, në adresën: Rr. “*****”, Nd. **, h.*.

 

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim D.T me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Urdhërohet personi nën hetim D.T të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të dhënë ndaj personit nën hetim A.K me vendimin Nr.137, datë 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Urdhërohet personi nën hetim A.K të paraqitet në policinë gjyqësore pranë prokurorisë, të enjten e fundit të çdo muaji, ora 14.00.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?