Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GJKKO shuan masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kreshnik Budllës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > GJKKO shuan masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kreshnik Budllës
AktualitetKronike

GJKKO shuan masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kreshnik Budllës

Published: April 2, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka vendosur për revokimin e masës “arrest në burg” ndaj Kreshnik Budllës.

Sipas GJKKO-së, masa është hequr pasi ka rezultuar se me përgjimet në aplikacionin “SKY ECC” ka ndodhur një ngatërresë me kodin personal të identifikimit të përdoruesit, dhe komunikimet e pretenduara se janë kryer nga Kreshnik Budlla (Farruku) janë kryer nga një shtetas tjetër me inicialet R.F.

Farruku u arrestua gjatë një aksioni të RENEA-s në 12 janar të këtij viti, me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit kriminal.

- Publicitet -

Më herët, Farruku ishte vetëdorëzuar dhe ishte lënë i lirë nga gjykata në Durrës.

NJOFTIMI I GJKKO:

1. Kërkuesi Kreshnik Budlla (Farruku) me datë 21.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Konstatimin e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së proçesverbalit të identifikimit të SKY ECC PIN ****, mbajtur nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit B.H, ku identifikon në mënyrë të gabuar si posedues dhe përdorues shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), në vend të poseduesit dhe përdoruesit real shtetasin R.F (vëllai i Kreshnik Budlla Farruku). 2. Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku), vendosur nëpërmjet vendimit Nr.1 Akti, datë 11.01.2025, vazhduar me vendimin e datës 13.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 260/1 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 76, datë 02.04.2025, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Kreshnik Budlla (Farruku). 2.

Revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), me vendimin Nr. 1, datë 11.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar dhe lënë në fuqi me vendimin nr.4, datë 13.01.2025, të Gjykatës së së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Kreshnik Budlla (Farruku), nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale. 4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?